Blog

  • Putin konfirmon raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për luftën në Ukrainë

    Putin konfirmon raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për luftën në Ukrainë

    Putin konfirmon raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për luftën në Ukrainë

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës do të nisë të martën e ardhshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, lajmi është bërë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ku Putin mblodhi përfaqësuesit e delegacionit rus që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Emirateve për të marrë pjesë në këto negociata diplomatike.

    “Duke qenë se negociatat pritet të zhvillohen të martën, i ftova kolegët që do të marrin pjesë në këtë raund bisedimesh,” është shprehur kreu i Kremlinit gjatë takimit përgatitës.

    Në këtë mbledhje me presidentin rus kanë marrë pjesë zyrtarët e lartë shtetërorë Vladimir Medinsky, Igor Kostyukov, Yuri Ushakov, Mikhail Galuzin dhe Sergei Ryabkov, të cilët pritet të përbëjnë bërthamën e ekipit negociator të Moskovit.

    Fokusi kryesor i takimit trepalësh në Abu Dhabi pritet të jetë diskutimi i hollësishëm mbi garancitë e sigurisë, uljen e tensioneve ushtarake në terren, si dhe trajtimi i çështjeve humanitare. Ndër të tjera, palët pritet të shqyrtojnë hapa konkretë që mund të çojnë drejt një zgjidhjeje të mundshme paqësore për konfliktin.

    Burimi: Sinjali

  • Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje në Gjilan

    Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje në Gjilan

    Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje në Gjilan

    Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji katër personave, të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit të gjykatës, të dyshuarit me inicialet B. T., L. H., Sh. R. dhe L. C. janë arrestuar pas një incidenti të ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 22:50, në kafiterinë “Intro”, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjatë kontrollit te tre prej të dyshuarve janë gjetur tri pistoleta, ndërsa te personi i katërt është gjetur një thikë.

    Njëra nga pistoletat ishte e prodhimit zviceran dhe kishte një karikator me dhjetë fishekë. Një tjetër ishte e tipit TT M59, me tetë fishekë, ndërsa arma e tretë ishte e tipit SIG SAUER P938.

    Armët dhe thika janë sekuestruar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjilan, pasi të dyshuarit nuk posedonin leje për to.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqë nëse të dyshuarit do të liheshin të lirë, mund të ndikonin te dëshmitarët e tjerë, me qëllim të koordinimit të deklarimeve dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të dyshuara.

    Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • The 28th anniversary of the KLA’s fallen martyrs is commemorated in Opterusa of Rahovec

    At the crossroads of the Skopje village of Rahovec, family, war veterans, representatives of institutions and guests have commemorated the martyrs of the Kosovo Liberation Army, Jelal Hajda quite Toonij, Seladin Mullabasei quite a few years ago, Hamdi Hajriz, Bekes Haliti and Nezir Ymer.

    In this case, their sacrifice for Kosovo freedom was praised, while fellow fighters said they would remain guides of freedom efforts.

    Rahovec Mayor Smajl Latifi recalled the confronting of KLA fighters with Serbian motorised forces, where the martyrs fell.

    On the road to freedom, right here, they encountered Serb motorised forces. The confrontation was uneven, and in the field of honor, our foremost companions fell behind honor, glory, and pride, Latif said.

    Meanwhile, fellow fighter Daut Haradinaj spoke of injustice, which, according to him, is becoming former KLA leaders being tried at The Hague, calling for unity around the KLA national flag and emblems.

    Gezim Saraqi too stressed the importance of preserving the truth and the dignity of warriors.

    Only when we defend the truth, preserve the dignity of warriors, and do not allow efforts to distort our history, Saraqi said.

    Wartime memories also divided the warrior from Istog, Azem Zeka.

    While the family representative of the martyrs, Ermal Mullabas, said the martyrs remain inspired for continuing the road to national unity.

    He also mentioned former KLA leaders Hashim Thaci, Kadri Veselini, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi, who he said hopes will soon return to Kosovo.

    The song, dedicated to the martyrs on November 6th, was also first presented on this anniversary, sung by artist Volnet Zahuqi.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Në Opterushë të Rahovecit përkujtohet 28 vjetori i dëshmorëve të rënë të UÇK-së

    Në Opterushë të Rahovecit përkujtohet 28 vjetori i dëshmorëve të rënë të UÇK-së

    Në udhëkryqin e fshatit Opterushë të Rahovecit, familjarë, veteranë të luftës, përfaqësues të institucioneve dhe mysafirë kanë përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhelal Hajda – “Toni”, Selajdin Mullabazi – “Mici”, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri.

    Me këtë rast, u vlerësua sakrifica e tyre për lirinë e Kosovës, ndërsa bashkëluftëtarët thanë se ata do të mbeten udhërrëfyes të përpjekjeve për liri.

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kujtoi përballjen e luftëtarëve të UÇK-së me forcat e motorizuara serbe, ku ranë dëshmorët.

    “Gjatë rrugëtimit të lirisë, pikërisht këtu, u ndeshën me forcat e motorizuara serbe. Përballja ishte e pabarabartë, e në fushën e nderit ranë shokët tanë më të shquar, duke lënë pas nder, lavdi e krenari”, tha Latifi.

    Ndërkaq, bashkëluftëtari Daut Haradinaj foli për padrejtësinë që, sipas tij, po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke bërë thirrje për bashkim rreth flamurit kombëtar dhe emblemës së UÇK-së.

    Edhe Gëzim Saraqi – Vushtrria theksoi rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe dinjitetit të luftëtarëve.

    “Amanetin e dëshmorëve e jetësojmë vetëm atëherë kur ne e mbrojmë të vërtetën, e ruajmë dinjitetin e luftëtarëve, si dhe nuk lejojmë përpjekjet për ta shtrembëruar historinë tonë”, tha Saraqi.

    Kujtime nga koha e luftës ndau edhe bashkëluftëtari nga Istogu, Azem Zeka.

    Ndërsa përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve, Ermal Mullabazi, tha se dëshmorët mbeten frymëzim për vazhdimin e rrugës drejt unitetit kombëtar.

    Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për të cilët tha se shpreson që së shpejti të kthehen në Kosovë.

    Në këtë përvjetor u prezantua për herë të parë edhe kënga kushtuar dëshmorëve të rënë më 6 nëntor, e kënduar nga artisti Vullnet Zhuniqi.

     

    Burimi: RTKLive

  • You’ve gone too far — Opinionist Rudina with criticism of Nichin and Achilles.

    DThe severe executions between Nichi and Achilles have not been stopped all week at Big Brother’s house V IP Kosovo 5.

    Continued clashes between the two residents were commented even during Prime, where Opinionist Rudina shared her stance on the report they are showing in the game.

    She stressed that both know very well that they have crossed borders.

    They know very well that they had gone too far… You’re still in the first few days to cross the line… opinion was expressed.

    For more:

  • “E keni tepruar”- Opinionistja Rudina me kritika për Nichin dhe Akilin

    “E keni tepruar”- Opinionistja Rudina me kritika për Nichin dhe Akilin

    “E keni tepruar”- Opinionistja Rudina me kritika për Nichin dhe Akilin

    Diskutimet e ashpra mes Nichit dhe Akilit nuk janë ndalur gjatë gjithë javës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Përplasjet e vazhdueshme mes dy banorëve u komentuan edhe gjatë Prime-it, ku opinionistja Rudina ndau qëndrimin e saj lidhur me raportin që ata po shfaqin në lojë.

    Ajo theksoi se të dy e dinë shumë mirë që kanë kaluar kufijtë.

    “…Ata e dinë shumë mirë se e kishin tepruar… Jeni akoma në ditët e para për ta tejkaluar cakun…”, u shpreh opinionistja.

    Për më shumë:

  • Nichi kritikon lojën e banorëve, përfshin edhe Akilin (VIDEO)

    Nichi kritikon lojën e banorëve, përfshin edhe Akilin (VIDEO)

    Nichi kritikon lojën e banorëve, përfshin edhe Akilin (VIDEO)

    Nichi ka komentuar lojën e banorëve brenda shtëpisë së BBVK5, duke thënë se ata janë shumë të kufizuar kur në diskutim përmendet familja. Këtë koment ia dedikoi edhe Akilit.

    Akili u përgjigj se mendon që mes tyre ka pasur një armëpushim.

    Ndërkohë, Jonida ia rikujtoi atij deklaratën e një dite më parë, kur i kishte thënë se nuk ka edukatë dhe mend.

    Akili sqaroi se këtë e kishte thënë vetëm për ta provokuar dhe se nuk mendon ashtu për të.

    Ai shtoi se gjithçka që ndodh brenda lojës, duhet të mbetet brenda saj. Megjithatë, Nichi theksoi se, pavarësisht kësaj, është ndier i kërcënuar nga Akili.

  • Harry Bajraktari për ambasadorin Wendt: Populli shqiptar është me fat që e ka një ambasador që kupton rëndësinë e aleancës me Amerikën

    Harry Bajraktari për ambasadorin Wendt: Populli shqiptar është me fat që e ka një ambasador që kupton rëndësinë e aleancës me Amerikën

    Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas mesazhit të ambasadorit amerikan Wendt drejtuar popullit shqiptar, duke vlerësuar angazhimin e tij për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

    Përmes një postimi, Bajraktari e ka falënderuar ambasadorin për mesazhin, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve, shkruan Telegrafi.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e ambasadorit për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe avancimin e synimeve të përbashkëta.

    “Populli shqiptar është me fat që ka një Ambasador amerikan që e kupton rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet Amerikës dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Bajraktari.

    Në mesazhin e tij, veprimtari shqiptaro-amerikan ka shprehur edhe urimet për suksesin e ambasadorit në misionin e tij, duke e përmbyllur postimin me një mesazh për të dy popujt.

    “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë”, ka përfunduar Bajraktari./Telegrafi/

  • Physical contact …

    During the show, moderator Aludite Hamiti addressed the residents with an important explanation regarding the rules of the Great Brother.

    I want to explain to you one thing that affects all of you, as regards the rules of Big Brother, Aluddin said it.

    This reaction came after Achilles used a conversation with the Great Brother as an argument during a debate with other residents.

    For this reason, Aluddin decided to draw attention to the inhabitants, recalling the importance of respecting household rules.

    In a message the Great Brother said to the inhabitants: Big Brother doesn’t need anyone’s reporting to intervene, Achilles warned that you were made in the confession room because of your actions. Physical contact or spraying another resident’s perfume are actions that exceed borders. This is a message for everyone. Next time I won’t come with a warning.

    Source Layer: Insander

  • “Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

    “Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

    “Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

    Gjatë spektaklit, moderatori Alaudin Hamiti iu drejtua banorëve me një sqarim të rëndësishëm lidhur me rregullat e Vëllait të Madh.

    “Dua t’ju sqaroj një gjë që prek të gjithë ju, sa i përket rregullave të Vëllait të Madh”, u shpreh Alaudini.

    Ky reagim erdhi pasi Akili përdori një bisedë të zhvilluar me Vëllain e Madh si argument gjatë një debati me banorët e tjerë.

    Për këtë arsye, Alaudini vendosi t’ua tërhiqte vëmendjen banorëve, duke rikujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave të shtëpisë.

    Ndërsa në një mesazh Vëllai i Madh i tha banorëve: Vëllai i Madh nuk ka nevojë për raportimet e askujt për të ndërhyrë, Akil vërejtja që të është bërë në dhomën e rrëfimit ka ardhur për shkak të veprimeve të tua. Kontakti fizik apo spërkatja me parfum e një banori tjetër janë veprime që tejkalojnë kufijtë. Ky është një mesazh për të gjithë. Herën tjetër nuk do të vij me paralajmërim.

    Burimi: Insajderi