Blog

  • Stephen Miller emërohet shef i kabinetit të Trumpit

    Stephen Miller emërohet shef i kabinetit të Trumpit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të premten se zëvendësshefi i kabinetit, Stephen Miller, do ta zëvendësojë Susie Wiles në pozitën e shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

    Në një postim në platformën Truth Social, Trump e ka vlerësuar punën e Wiles, duke thënë se ajo ka bërë një “punë të jashtëzakonshme”, ndërsa ka bërë të ditur se ajo do të kalojë në kuadër të “Trump Political Operation”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Sipas njoftimit të Trumpit, Miller do ta marrë zyrtarisht detyrën e re të hënën.

    Ky ndryshim në administratën amerikane vjen pas një serie humbjesh të mëdha të republikanëve në zgjedhjet afatmesme të vitit 2026, përfshirë humbjen e kontrollit mbi të dy dhomat e Kongresit.

    Sipas një zyrtari amerikan, Wiles ia kishte dorëzuar dorëheqjen Trumpit të enjten në mbrëmje. Tri burime i kanë thënë CBS News se largimi i saj lidhet me rezultatet e dobëta të republikanëve në zgjedhjet afatmesme.

    Në një deklaratë, Wiles ka thënë se të qenit pjesë e ekipit të Trumpit ishte “nderi i jetës së saj”.

    “Jam shumë krenare që kam qenë pjesë e asaj që kemi arritur së bashku, nga sigurimi i kufirit dhe ulja e taksave, te forcimi i ekonomisë sonë dhe vendosja e Amerikës të parën. Edhe pse roli im mund të ndryshojë, përkushtimi im ndaj Presidentit dhe misionit nuk do të ndryshojë kurrë”, ka deklaruar ajo.

    Wiles konsiderohej një nga figurat më me ndikim në administratën Trump dhe një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të presidentit amerikan.

    Madje, muajin e kaluar, kur ishte pyetur nëse Wiles mund të zëvendësohej së shpejti, Trump kishte mohuar një mundësi të tillë.

    “Zero mundësi. Susie është këtu dhe do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, kishte deklaruar ai.

    Ndërkohë, Stephen Miller njihet si arkitekti i politikave të ashpra të Trumpit për emigracionin dhe dëbimet.

    Ai ishte këshilltar i lartë i presidentit edhe gjatë mandatit të tij të parë dhe ka mbetur një nga aleatët më besnikë të tij, edhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

    Përveç Wiles, pas zgjedhjeve afatmesme është raportuar edhe për largimin e disa zyrtarëve të tjerë të administratës amerikane.

    Në mesin e tyre janë John Eisenberg, drejtues i Divizionit të Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, si dhe Jason Reding Quiñones, i njohur për përfshirjen në hetimet lidhur me zyrtarët që kishin shqyrtuar trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trumpi.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Luftës, pranon Raportin Vjetor të Punës

    Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Luftës, pranon Raportin Vjetor të Punës

    Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Luftës, pranon Raportin Vjetor të Punës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të premten Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ku nga drejtori Atdhe Hetemi ka pranuar Raportin Vjetor të Punës.

    Kurti tha se raporti përmban të arriturat e institutit, duke theksuar rëndësinë e punës së tij në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Ai veçoi publikimin e listës preliminare të viktimave të vrara gjatë luftës, në të cilën janë përfshirë 13 mijë e 195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000.

    Sipas Kurtit, databaza e viktimave përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit pritet të publikohen pas gjashtë muajsh, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë vizitës, kryeministri pa nga afër edhe arkivin e institutit, duke vlerësuar punën për mbledhjen, digjitalizimin dhe verifikimin e materialeve dokumentuese mbi krimet e luftës.

    “Pasurimi i vazhdueshëm i arkivit të Institutit, të cilin gjithashtu e vizitova kësaj radhe, përmes mbledhjes, digjitalizimit dhe verifikimit të materialeve dokumentuese mbi krimet e kryera gjatë luftës, është një e arritur shumë e rëndësishme e këtij instituti që po shndërrohet në kujtesë institucionale për historinë e popullit tonë”, ka thënë Kurti.

    Ai ka falënderuar drejtorin Hetemi dhe bashkëpunëtorët e institutit për angazhimin e tyre në dokumentimin e krimeve të luftës, me qëllim që kjo trashëgimi dokumentare t’u përcillet edhe brezave të ardhshëm.

  • Anjeza shpërtheu në lot sepse Nichi ia përmendi të dashurin, në PRIME tregon çka e preku

    Anjeza shpërtheu në lot sepse Nichi ia përmendi të dashurin, në PRIME tregon çka e preku

    Anjeza shpërtheu në lot sepse Nichi ia përmendi të dashurin, në PRIME tregon çka e preku

    Në Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza nuk arriti t’i mbante lotët pas një situate të krijuar me Nichin, kur ky i fundit ia përmendi të dashurin.

    Gjatë Prime-it, Anjeza foli hapur për atë që e kishte lënduar, duke sqaruar se reagimi i saj nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me Nichin, por me faktin që në diskutim u përfshi një person që nuk është pjesë e shtëpisë.

    “Nuk është puna që kam shpërthyer ndaj Nichit… Sa i përket shpërthimit, unë e kam pasur problemin te personi që e ka përmendur”, u shpreh Anjeza.

    Për më shumë:

  • Resuli për Akilin: Ka shumëçka për t’i dhënë shtëpisë, duhet ta tregojë lojën e tij të vërtetë (VIDEO)

    Resuli për Akilin: Ka shumëçka për t’i dhënë shtëpisë, duhet ta tregojë lojën e tij të vërtetë (VIDEO)

    Resuli për Akilin: Ka shumëçka për t’i dhënë shtëpisë, duhet ta tregojë lojën e tij të vërtetë (VIDEO)

    Opinionisti Resul Sinani ka komentuar provokimet dhe lojën e Nichit me Akilin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Ai tha se Nichi po i provokon të gjithë banorët dhe se njëri prej tyre, patjetër, do të ishte edhe Akili. Resuli gjithashtu i tërhoqi vëmendjen Nichit që të mos i pengojë dike derisa është duke ngrënë.

    Sa i përket dy banorëve, Resuli tha se të dy janë protagonistë në mënyrën e tyre, por nga Akili pret të mos bëjë një lojë të tillë, por të shfaqë lojën e tij origjinale.

    Ai shtoi se Akili po paraqitet ndryshe nga ajo që është në realitet, duke theksuar se ka shumëçka për t’i dhënë shtëpisë.

  • Sharon Stone, 68 vjeçe, mahnit në Beverly Hills me pallton e zezë prej lëkure: Një paraqitje plot guxim dhe stil

    Sharon Stone, 68 vjeçe, mahnit në Beverly Hills me pallton e zezë prej lëkure: Një paraqitje plot guxim dhe stil

    Në ceremoninë Women in Film, diva hollivudiane dëshmoi se vetëbesimi dhe personaliteti mund ta shndërrojnë edhe një veshje të thjeshtë në një paraqitje mbresëlënëse

    Sharon Stone vazhdon të jetë një nga gratë më tërheqëse dhe më të guximshme të Hollywoodit, jo vetëm për shkak të pamjes, por edhe për mënyrën se si e interpreton modën. Në moshën 68-vjeçare, aktorja e njohur nuk ndjek verbërisht tendencat dhe as nuk i përshtat zgjedhjet e saj me pritshmëritë që shoqëria shpesh ka për gratë e një moshe të caktuar.

    Këtë e dëshmoi edhe më 5 nëntor, gjatë ceremonisë Women in Film Honors 2026, të organizuar në hotelin Beverly Hilton, në Beverly Hills, ku u shfaq me një kombinim tërësisht të zi, elegant dhe njëkohësisht provokues në mënyrën më të rafinuar.

    Palltoja prej lëkure që i dha karakter gjithë paraqitjes

    Në vend të një fustani klasik mbrëmjeje, ylli i filmit Basic Instinct zgjodhi një pallto të zezë prej lëkure, me jakë të theksuar, prerje që ndjek linjat e trupit dhe rrip në bel.

    Materiali me shkëlqim të lehtë, struktura e qëndrueshme dhe forma elegante krijuan një siluetë të fuqishme, ndërsa ngjyra e zezë i dha kombinimit një elegancë të përmbajtur.

    Aktorja e plotësoi veshjen me çorape të holla të zeza, këpucë elegante me taka dhe një çantë të vogël në të njëjtën ngjyrë. Aksesorët ishin të zgjedhur me kujdes, pa e mbingarkuar paraqitjen.

    Flokët bionde i kishte krehur prapa, duke e lënë fytyrën tërësisht të zbuluar, ndërsa grimi i përmbajtur theksonte tiparet e saj natyrale.

    Rezultati ishte një kombinim që bashkonte elegancën klasike me një frymë moderne, paksa rebele, karakteristike për stilin e saj ndër vite.

    profimedia

    Kur vetëbesimi bëhet pjesa më e rëndësishme e veshjes

    Ajo që e veçon Sharon Stone nga shumë figura të tjera të famshme është marrëdhënia e saj me moshën dhe pamjen personale. Aktorja nuk përpiqet të krijojë përshtypjen se koha ka ndalur, por e shfrytëzon përvojën dhe sigurinë në vetvete për të ndërtuar një stil gjithnjë e më të dallueshëm.

    Paraqitja në Beverly Hills ishte një tjetër shembull se eleganca nuk kërkon domosdoshmërisht fustane luksoze, bizhuteri të shumta apo kombinime të ndërlikuara.

    Një pallto e zgjedhur mirë, këpucë klasike dhe disa detaje të menduara mund të krijojnë një pamje po aq mbresëlënëse.

    Në një mbrëmje ku morën pjesë emra të njohur të kinematografisë, përfshirë Salma Hayek, Jane Fonda dhe Hannah Waddingham, Sharon Stone arriti të tërhiqte vëmendjen me një zgjedhje që reflektonte karakterin e saj.

    Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron forca e stilit të saj: nuk vishet për t’iu përshtatur moshës, por për të shprehur atë që është. /Telegrafi/

  • Enver Zymber’s sons and Africa Bunnjak graduate as police officers, Kurti: They’ll follow your parents’ trail.

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti, during the graduation ceremony of 397 new cadets, has indicated that among the graduates there are Sokol Zymer and Jetlum Bulnjak, who are following the footsteps of their fathers, who are in charge.

    Kurti has said both will continue their parents’ commitment to maintaining order and implementing law in the Republic of Kosovo.

    There are two sons of our heroes, Sokol Zymer and Jetlum Bulnjak. In the footsteps of their parents, they will continue their commitment to maintaining order and implementing the law, because we only empower the Republic of Kosovo and security and peace for all, Kurti has declared.

    He has recalled Enver Zymber’s contribution and Africa Bunnjak, calling on young police not to forget their sacrifice and all members of the police who have fallen into office.

    Every day, remember, but honors and even reminds them of the life and contribution of Kosovo Police heroes such as Enver Zymber, Africa Bulnjak and all those who fell in charge. They are the compass that guides your commitment and commitment, the prime minister has said.

    At the graduation ceremony of the 63rd generation of Kosovo Police graduated a total of 397 screws, of them 118 women and 279 men.

    Kurti has called on graduates to be guided by honesty, responsibility and professional and personal integrity during the service, stressing that from now on they are no longer cadres, but part of the generation that will build the future of the Kosovo Police.

  • Djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut diplomojnë si policë, Kurti: Do të ndjekin gjurmët e prindërve

    Djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut diplomojnë si policë, Kurti: Do të ndjekin gjurmët e prindërve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të rinj, ka bërë të ditur se në mesin e të diplomuarve janë edhe Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku, të cilët po ndjekin gjurmët e baballarëve të tyre, të rënë në krye të detyrës.

    Kurti ka thënë se të dy do të vazhdojnë angazhimin e prindërve të tyre në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

    “Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, sepse vetëm kësisoj e fuqizojmë Republikën e Kosovës dhe sigurinë e paqen për të gjithë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka rikujtuar kontributin e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, duke u bërë thirrje policëve të rinj që të mos harrojnë sakrificën e tyre dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë që kanë rënë në krye të detyrës.

    “Secilën ditë, mos harroni, por i nderoni dhe i kujtoni edhe jetën e kontributin e heronjve të Policisë së Kosovës si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës. Ata janë busulla e cila orienton angazhimin dhe përkushtimin tuaj”, ka thënë kryeministri.

    Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës diplomuan gjithsej 397 kadetë, prej tyre 118 gra dhe 279 burra.

    Kurti u ka bërë thirrje të diplomuarve që gjatë shërbimit të udhëhiqen nga ndershmëria, përgjegjësia dhe integriteti profesional e personal, duke theksuar se nga ky moment ata nuk janë më kadetë, por pjesë e gjeneratës që do të ndërtojë të ardhmen e Policisë së Kosovës.

  • Prattipati awaits US general, praised co-operation in defence field

    In charge of the work of the United States Embassy in Kosovo, Anu Prattipati, has hosted the Adjutantin General of the National Guard of Aiva, Major General Stephen Osborn, during his official visit to Kosovo.

    During the meeting, Prattipati thanked Major General Osborn for his leadership and commitment to strengthening co-operation in the field of defence between the United States of America and Kosovo, Klankosova broadcasts.tv.

    It also praised its contribution to advancing the State Partnership between the National Guard of Montenegro and Kosovo, which plays an important role in deepening co-operation and strengthening relations between the two countries.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prattipati pret gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

    Prattipati pret gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

    Prattipati pret gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

    E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim Adjutantin Gjeneral të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajorin Stephen Osborn, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

    Gjatë takimit, Prattipati e falënderoi Gjeneralmajorin Osborn për udhëheqjen dhe angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e tij në avancimin e Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Kosovës, i cili luan një rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Putin confirms new round of trilateral war talks in Ukraine

    Russian President Vladimir Putin has confirmed that the next round of trilateral talks between Russia, the United States of America and Ukraine will begin next Tuesday in Abu Dhabi of the United Arab Emirates.

    As international media reports, the news has been made known during a meeting held with the permanent members of the Russian Security Council, where Putin gathered representatives of the Russian delegation who will travel to the capital of Emirates to participate in these diplomatic negotiations.

    Since negotiations are expected to take place Tuesday, I invited colleagues who will take part in this round of talks, the Kremlin’s head has indicated during the preparation meeting.

    Senior state officials Vladimir Madinsky, Igor Costyukov, Yuri Usshakov, Mikhail Galuzin and Sergei Ryabkov, who are expected to make up the nucleus of Moscow’s negotiating team, attended this meeting with Russian President.

    The main focus of the trilateral meeting in Abu Dhabi is expected to be detailed discussion on security guarantees, lowering military tensions on the ground, as well as handling humanitarian issues. Among other things, the parties are expected to consider concrete steps that could lead to a possible peaceful solution to the conflict.

    Source Layer: Signal