Blog

  • Minçev: Po ndërtojmë një administratë ku dija shndërrohet në rezultate

    Minçev: Po ndërtojmë një administratë ku dija shndërrohet në rezultate

    “Qytetarët nuk i vlerësojnë institucionet sipas planeve dhe premtimeve tona. Ata i vlerësojnë sipas shërbimit që marrin, përgjigjes që presin dhe besimit që kanë te sistemi. Qëllimi ynë është që dija të bëhet forca e administratës, profesionalizmi standardi i saj, ndërsa besimi i qytetarëve rezultati i saj më i madh”, porositi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në fjalimin e tij në ciklin e tretë të trajnimeve gjenerike për nëpunësit administrativë për vitin 2026, i mbajtur në Kumanovë për nëpunësit e Rajonit Verilindor.

    Minçev theksoi se reforma e administratës publike tashmë po merr bazë konkrete institucionale dhe ligjore, ndërsa përparimi është njohur edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026. Në raport evidentohen hapat e ndërmarrë për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Administratës Publike, avancimin e sistemit për menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe krijimin e një kornize më të qëndrueshme për funksionimin profesional dhe të përgjegjshëm të administratës.

    “Vlerësimet e Komisionit Evropian janë tregues i rëndësishëm se jemi në një rrugë reformuese që duhet ta vazhdojmë me një dinamikë edhe më të fuqishme. Por për ne më e rëndësishmja është që reformat të mos mbeten vetëm zgjidhje ligjore dhe ndryshime institucionale. Ato duhet të ndihen në punën e përditshme të institucioneve dhe në shërbimet që marrin qytetarët”, theksoi Minçev.

    Duke u ndalur te faza e ardhshme e profesionalizimit të administratës, Minçev veçoi krijimin e Akademisë për Përparim Profesional dhe Trajnim të Nëpunësve Administrativë, si një nga shtyllat kryesore të reformës.

    “Nuk po e ndërtojmë Akademinë që të kemi edhe një institucion tjetër në sistem. Po e ndërtojmë që të vendosim një mekanizëm që do të sigurojë mësim të vazhdueshëm, programe cilësore, standarde të unifikuara dhe mundësi reale për zhvillim profesional.

    Duam që dija të mos përfundojë me trajnimin, por të zbatohet në punë dhe të sjellë rezultate më të mira”, deklaroi Minçev.

    Si pjesë e procesit reformues, ministri përmendi edhe zgjidhjet e reja ligjore për drejtuesit e lartë, nëpunësit administrativë dhe të punësuarit në sektorin publik, me të cilat vendosen kritere më të qarta profesionale, vlerësim sipas rezultateve dhe përgjegjësi më e madhe në punë.

    “Ministria e Administratës Publike vazhdon të ndërtojë një sistem në të cilin dija vlerësohet, profesionalizmi nxitet dhe përgjegjësia është standard për të gjithë. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një administrate të fortë, kompetente dhe efikase, e cila do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe do ta arsyetojë besimin e tyre përmes shërbimeve cilësore dhe rezultateve konkrete”, përfundoi Minçev.

  • Five years without new uniforms, Kurti-new cops: You’ll have us alongside you, compared to previous periods.

    Over 300 new police officials have joined the Kosovo Police, within the 63rd Geneva, whose graduation ceremony is being held Friday, at 16:30.

    Prime Minister Albin Kurti, who in his address to new police officials, also attended the graduation ceremony, spoke of the support his government has offered to the Kosovo Police, according to him.

    Kurti told the new police that they will always have the support of the government, while comparing the support offered during its rule to previous periods.

    Our government will always be with you. Support for the Kosovo Police has consistently witnessed much higher and unmatched with previous periods. Besides increasing the budget, over 50 percent of us have 20 stations and bases that have been established and strengthened throughout our country.

    Police have been equipped with long weapons missing earlier, and vehicles and new cars, Kurti said.

    The 63rd Geneva graduation ceremony was scheduled to be held on October 30th, but was postponed. As it had been known, the reason for the postponement was the lack of uniforms and equipment needed for the new cadets.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pesë vjet pa uniforma të reja, Kurti-policëve të rinj: Do t’na keni përkrah, s’krahasohemi me periudhat e mëparshme

    Pesë vjet pa uniforma të reja, Kurti-policëve të rinj: Do t’na keni përkrah, s’krahasohemi me periudhat e mëparshme

    Pesë vjet pa uniforma të reja, Kurti-policëve të rinj: Do t’na keni përkrah, s’krahasohemi me periudhat e mëparshme

    Mbi 300 zyrtarë të rinj policorë i janë bashkuar Policisë së Kosovës, në kuadër të Gjeneratës së 63-të, ceremonia e diplomimit të së cilës është duke u mbajtur të premten, nga ora 16:30.

    Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në fjalën e tij para zyrtarëve të rinj policorë foli për mbështetjen që, sipas tij, Qeveria e tij i ka ofruar Policisë së Kosovës.

    Kurti u tha policëve të rinj se do ta kenë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa krahasoi mbështetjen e ofruar gjatë qeverisjes së tij me periudhat e mëparshme.

    “Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah. Mbështetjen për Policinë e Kosovës e kemi dëshmuar vazhdimisht shumë më lart dhe pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme. Përveç se është rritur buxheti, mbi 50 për qind, i kemi 20 stacione dhe baza që janë ngritur dhe forcuar në gjithë veriun e vendit tonë.

    Policia është pajisur me armë të gjata që mungonin më herët, dhe automjete e autoblinda të reja”, u shpreh Kurti.

    Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 63-të ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ishte shtyrë. Siç ishte bërë e ditur, shkak për shtyrjen ishte mungesa e uniformave dhe pajisjeve të nevojshme për kadetët e rinj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu discusses with British ambassador for European reforms and agenda

    During the meeting, Haxhiu has stressed the commitment to advancing reforms through dialogue and parliamentary co-operation.

    Special attention was given to the bills connecting with the Development Plan and the importance of parliamentary co-operation for their review and approval within the set deadlines.

    At the end of the meeting, Haxhiu has thanked Ambassador Hargreeves for continuing support of the United Kingdom towards Kosovo, expressing readiness for further expansion of co-operation. 

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik për reformat dhe agjendën evropiane

    Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik për reformat dhe agjendën evropiane

    Gjatë takimit, Haxhiu ka theksuar përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

    Në fund të takimit, Haxhiu ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

    Burimi: RTKLive

  • Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)

    Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)

    Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)

    Një përballje e drejtpërdrejtë mes Valdetit dhe Jonës ka ndodhur disa orë para Prime, në Big Brother VIP Kosova 5.

    Valdeti e ka pyetur Jonën lidhur me disa komente fyese që dyshohet se janë bërë në një grup të mbyllur në Facebook, ku Jona kishte treguar se ishte administratore së bashku me disa shoqe të saj.

    Gjatë diskutimit, Valdeti e pyeti “Pse në grupin tënd në Facebook më ke thënë: ‘Ti s’ki mjekërr edhe s’je burrë’?”

    Nga ana tjetër, Jona i mohoi këto pretendime, duke u shprehur se nuk i kujtohet të ketë bërë një koment të tillë.

    “Unë s’kam thanë… Unë s’pe maj men që kam thanë”, deklaroi ajo.

    Kujtojmë se ditët e fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar diskutime lidhur me disa komente fyese dhe pretendime për bullizim ndaj vajzave dhe personave të tjerë, të cilat dyshohet se janë shkruar në grupin e përmendur.

    Ndërkohë, në promon e publikuar për spektaklin e sontëm të Big Brother VIP Kosova 5, është paralajmëruar se Jona do të përballet me këto pretendime.

    Për më shumë:

  • Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

    Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

    Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

    Një fëmijë dhe një i ri kanë humbur jetën pasi një autobus u aksidentua në Francën lindore, kanë bërë të ditur autoritetet vendore, transmeton klankosova.tv

    Sipas prokurorisë së Bourg-en-Bresse, në autobus ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë 15 fëmijë. Tre persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 13 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

    Prokuroria njoftoi se “ka nisur një hetim për ngjarjen, mbi akuzat për vrasje në aksident rrugor dhe shkaktim të lëndimeve të rënda në trafik”.

    Sipas BBC, drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për shkak të lëndimeve dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, deklaroi se testet fillestare nuk treguan gjurmë alkooli apo droge në gjakun e tij.

  • Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

    Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

    Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, ka përmendur dy djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, që janë pjesë e gjeneratës së 63-të.

    Kurti tha se ata, duke ndjekur gjurmët e prindërve të tyre, do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit.

    “Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymberi dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, sepse vetëm kësisoj e fuqizojmë Republikën e Kosovës, si dhe sigurinë dhe paqen për të gjithë.

    Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah. Mbështetjen për Policinë e Kosovës e kemi dëshmuar vazhdimisht, në nivel shumë më të lartë dhe të pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme.” /Klankosova.tv

  • Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë reformat dhe Planin e Rritjes

    Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë reformat dhe Planin e Rritjes

    Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë reformat dhe Planin e Rritjes

    Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

    Gjatë takimit, kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

    “Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e mirëfilltë dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara” , thuhet në njoftimin e parlamentit rreth takimit, transmeton Klankosova.tv.

    Në përfundim, kryekuvendarja Haxhiu falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim.

  • African Bulnjak’s son and Enver Zymer graduate in the new generation of Kosovo Police

    Jethlum Bulnjaku and Sokol Zymer, the boys of heroes Africa Bulnjak and Enver Zymer, two police officials who fell to the post, have graduated at today’s ceremony as part of the 63rd generation of Kosovo Police.

    Sergeant Africa Bulnjak was killed on September 24, 2023, in the early hours of the morning during the terrorist attack on Banjska. He was part of the police team that responded to the roadblock at the entrance of the village by two trucks. Police were attacked with heavy weapons by Milan Radojic’s group, while Bunjak was killed at the scene.

    Police Enver Zymer had also been killed in the north. He was initially seriously injured on July 25th 2011, during a Kosovo Police Special Unit action for taking control of the border checkpoints in Jarinje and Brnjak, but one day later had died as a result of the wounds suffered. He was shot during an attack on police convoy in Zubin Potok’s area.

    Bulnjak and Zymer have also been declared heroes of the state.

    Source Layer: Insander