Blog

  • Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

    Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

    Ylli i muzikës latine, Maluma, pritet të vijë në Prishtinë në kuadër të turneut të tij botëror për vitin 2027.

    Këngëtari kolumbian ka publikuar në rrjetet sociale posterin zyrtar të turneut të ri, të titulluar “LOCO X VOLVER World Tour 2027”, ku në mesin e qyteteve të përzgjedhura figuron edhe kryeqyteti i Kosovës.

    Në poster shfaqen disa qytete nga Amerika Latine, Evropa dhe Amerika e Veriut, ku artisti pritet të mbajë koncerte gjatë turneut të tij të ardhshëm.

    Maluma e ka shoqëruar publikimin me mbishkrimin në gjuhën spanjolle: “¿Dónde nos tomamos el cafecito?”, që në shqip përkthehet: “Ku do ta pimë kafen së bashku?”, duke iu drejtuar fansave të tij në qytetet ku do të performojë.

    Përfshirja e Prishtinës në këtë listë është një lajm i veçantë për fansat kosovarë të artistit, i cili është një nga emrat më të njohur të muzikës latine në skenën ndërkombëtare.

    Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje konkrete për datën e koncertit në Prishtinë, lokacionin ku do të mbahet apo mënyrën e shitjes së biletave.

    Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare me hite të shumta dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore. /Telegrafi/

  • Milan records more negative results when Ardon Jashar is the title

    Ardon Jashar is failing to show his shape at the Brugge Club before Milan’s big transfer for nearly 36m euros in the summer of 2025.

    The 24-year-old midfielder, which represents Switzerland, has still failed to fully adapt to the Italian team, while its timing has been limited, even because of an injury at the beginning of the previous edition.

    Milan isn’t going through a good time either, while the team’s negative results have been more frequent in the games when Jashar was in the title formation, writes the Swiss media media. SRF.

    The Swiss President has had the opportunity to prove his values both under the direction of Massimiliano Allegri and coach Reuben Amorim, but so far has failed to trace his appearance.

    Milan’s recent loss came Thursday, when the Italian team was defeated 2.0 at home by Ferencvaroshi, registering third defeat in the League of Europe.

    Yasar was a title in all Milan’s games in the race.

    In all competitions, Milan has suffered four losses in 14 matches, while each Jashari was in the title formation. With the Swiss midfielder in its first minute, the team has recorded three more victories.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

    Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

    Milani regjistron më shumë rezultate negative kur Ardon Jashari është titullar

    Ardon Jashari nuk po arrin ta tregojë formën që kishte te Club Brugge, para transferimit të bujshëm te Milani për afro 36 milionë euro në verën e vitit 2025.

    Mesfushori 24-vjeçar, i cili përfaqëson Zvicrën, ende nuk ka arritur të përshtatet plotësisht te skuadra italiane, ndërsa minutazhi i tij ka qenë i kufizuar, edhe për shkak të një lëndimi në fillim të edicionit të kaluar.

    As Milani nuk po kalon një periudhë të mirë, ndërsa rezultatet negative të skuadrës kanë qenë më të shpeshta në ndeshjet kur Jashari ka qenë në formacionin titullar, shkruan mediumi zviceran “SRF”.

    Reprezentuesi zviceran ka pasur mundësinë të dëshmojë vlerat e tij si nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ashtu edhe me trajnerin Ruben Amorim, por deri më tani nuk ka arritur të lërë gjurmë me paraqitjet e tij.

    Humbja e fundit e Milanit erdhi të enjten, kur skuadra italiane u mposht 2:0 në shtëpi nga Ferencvaroshi, duke regjistruar humbjen e tretë në Ligën e Evropës.

    Jashari ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Milanit në këtë garë.

    Në të gjitha kompeticionet, Milani ka pësuar katër humbje në 14 ndeshje, ndërsa në secilën prej tyre Jashari ishte në formacionin titullar. Me mesfushorin zviceran nga minuta e parë, skuadra ka regjistruar edhe tri fitore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The drill meets McGrath: Reforms in Justice, precondition for EU Integration

    Justice Minister Donika Grovalla has met with European Commissioner for Democracy, Justice, Law Rule and Consumer Protection Michael McGrath, under the EU Ministerial Forum for Justice, which is being held in Budva in Montenegro.

    Gervala has indicated that during the meeting they have discussed Kosovo’s priorities in the field of justice and rule of law, co-operation with the European Union and the country’s progress towards European integration.

    We also talked about reform in justice, with special emphasis on the complete establishment and functionality of the State Bureau, which our citizens have long been looking forward to, as a guarantee that unwarranted wealth is not behind power, has written Gervala.

    It has also stressed the importance of implementing the package of law reform laws, which, according to it, aims to radically transform the judiciary in Kosovo.

    I also stressed that independence of the judiciary is the foundation of the rule of law, but it cannot and should not serve as a shield for anyone involved in crime and corruption, the minister has declared.

    The drill has stressed that reforms in justice are the precondition for a strong legal and functional state.

    Reforms in justice are preconditions for a strong legal and functional state. And, Kosovo is moving them forward with firm determination, strengthening the mechanisms of justice, effectively fighting corruption and organised crime and ensuring that our path to the European Union is irreversible, Gervala has written. 

    Source Layer: RTKLive

  • Gërvalla takon McGrath: Reformat në drejtësi, parakusht për integrimin në BE

    Gërvalla takon McGrath: Reformat në drejtësi, parakusht për integrimin në BE

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka takuar komisionerin evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve, Michael McGrath, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

    Gërvalla ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për prioritetet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe përparimin e vendit drejt integrimit evropian.

    “Folëm edhe për reformën në drejtësi, me theks të veçantë për themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Byrosë Shtetërore, të cilën qytetarët tanë e presin me padurim prej kohësh, si garancë që pasuria e pajustifikueshme të mos fshihet pas pushtetit”, ka shkruar Gërvalla.

    Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e zbatimit të pakos së ligjeve të reformës në drejtësi, e cila, sipas saj, synon të transformojë rrënjësisht gjyqësorin në Kosovë.

    “Theksova gjithashtu se pavarësia e gjyqësorit është themel i shtetit ligjor, por ajo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë për askënd që përfshihet në krim dhe korrupsion”, ka deklaruar ministrja.

    Gërvalla ka theksuar se reformat në drejtësi janë parakusht për një shtet të fortë ligjor dhe funksional.

    “Reformat në drejtësi janë parakusht për një shtet të fortë ligjor dhe funksional. Dhe, Kosova po i çon ato përpara me vendosmëri të palëkundur, duke forcuar mekanizmat e drejtësisë, luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe garantuar se rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është e pakthyeshme”, ka shkruar Gërvalla. 

    Burimi: RTKLive

  • Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

    Sveçla: Profesioni i policit kërkon përkushtim, disiplinë dhe guxim

    Në fjalimin e tij, Sveçla ka thënë se siguria dhe rendi janë ndër simbolet e qetësisë dhe besimit të qytetarëve, si dhe të përpjekjeve për ndërtimin e një vendi ku ligji vlen për të gjithë.

    “Siguria dhe rendi. Ajo është një nga simbolet e qetësisë sonë, e besimit të qytetarëve dhe përpjekjes sonë për të ndërtuar një vend ku ligji vlen për të gjithë dhe ku secili qytetar ndihet i sigurt dhe i mbrojtur”, ka thënë Sveçla.

    Ai ka theksuar se për ndërtimin e një vendi më të drejtë dhe më të sigurt duhet të punohet vazhdimisht, në mënyrë që liria, barazia dhe drejtësia të mos mbeten vetëm parime, por të jenë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve.

    Ministri ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si të pazëvendësueshëm në këtë rrugëtim.

    Sveçla ka thënë se diplomimi i gjeneratës së 63-të është një moment i rëndësishëm jo vetëm për kadetët që kanë përfunduar përgatitjen e tyre, por edhe për Policinë e Kosovës dhe vendin, të cilit i bashkohet një gjeneratë e re e gatshme për të marrë përgjegjësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

    Duke iu drejtuar kadetëve të diplomuar, ai ka theksuar se me përfundimin e kësaj faze të përgatitjes, ata po nisin një rrugëtim të ri në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Ministri u ka kujtuar se profesioni i policit kërkon përkushtim të vazhdueshëm, disiplinë, guxim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi edhe në rrethanat më sfiduese.

    “Dua t’ju rikujtoj se uniforma që do të mbartni nuk është simbol i pushtetit mbi qytetarët, por i përgjegjësisë ndaj tyre”, ka thënë Sveçla.

    Burimi: RTKLive

  • Kërcënimet me bombë, shkaktojnë ndërprerje në kanalet televizive anembanë Evropës

    Kërcënimet me bombë, shkaktojnë ndërprerje në kanalet televizive anembanë Evropës

    Kërcënimet me bombë, shkaktojnë ndërprerje në kanalet televizive anembanë Evropës

    Të premten, stacioneve televizive në të gjithë Evropën iu dërguan kërcënime me bombë, në të cilat thuhej se “koha po ikën”, gjë që çoi në evakuime dhe pezullim të transmetimeve.

    Sipas kompanive, këto paralajmërime iu dërguan transmetuesit irlandez RTE, rrjetit britanik Sky, stacionit privat bullgar Nova TV dhe të tjerëve. Në asnjë nga vendet e prekura nuk u gjetën bomba. Programet e RTE-së u zëvendësuan me muzikë dhe një mesazh të regjistruar paraprakisht; në disa raste, kjo zgjati deri në tri orë, transmeton Klankosova.tv

    Këto alarme pasojnë një sërë kërcënimesh të rreme me bombë, të cilat ditët e fundit kanë shkaktuar ndërprerje në fluturimet e pasagjerëve – nga Serbia e Finlanda deri në Spanjë e më gjerë – duke detyruar ndryshime të itinerareve, ulje emergjente dhe kontrolle sigurie, ndonëse deri më tani nuk është gjetur asnjë lëndë shpërthyese.

    Sipas Reuters, ato vijnë gjithashtu në një kohë kur është shtuar shqetësimi lidhur me mashtrimet kibernetike gjatë javëve të fundit, përfshirë sulmet kibernetike ndaj supermarketeve.

    “Duam që e gjithë bota të dijë për ne; prandaj, një nga operativët tanë ka vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj”, thuhej në një email që Nova dhe RTE morën të premten.

    “Ai do të shpërthejë pas 45 minutash. Koha po ikën”

  • Youri Baas ëndërron Barcelonën “Është klubi më i madh në botë”

    Youri Baas ëndërron Barcelonën “Është klubi më i madh në botë”

    Youri Baas ëndërron Barcelonën “Është klubi më i madh në botë”

    Mbrojtësi holandez Youri Baas nuk e ka fshehur entuziazmin për interesimin e Barcelonës, duke e cilësuar gjigantin katalanas si klubin më të madh në botë.

    Qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Ajaxit është një nga emrat që drejtori sportiv Deco po shqyrton për të përforcuar repartin defensiv të skuadrës së trajnerit Hansi Flick, me synimin për ta afruar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Pas ndeshjes evropiane ndaj Midtjyllandit, Baas reagoi për lajmet që e lidhin me Barcelonën, duke shprehur hapur admirimin për klubin katalanas. “Besoj se është klubi më i madh në botë. Është një kompliment i jashtëzakonshëm”, deklaroi mbrojtësi holandez.

    Baas është një mbrojtës i majtë, profil që përputhet me kërkesat e Barcelonës për përforcimin e mbrojtjes.

  • Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

    Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

    Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

    Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të.

    Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për t’i shërbyer vendit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të zbatuar ligjin.

    Në mesin e kësaj gjenerate janë edhe 118 vajza dhe gra, të cilat kanë zgjedhur t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

    Betimi:

    “Unë, polic i Kosovës, betohem se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës, do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, do t’i bindem urdhrave të mbikëqyrësve të mi, do t’i kryej detyrat, duke treguar gjithnjë profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, gjinie, religjioni apo ngjyre.” /Klankosova.tv

  • New Kosovo police officers sworn in

    Some 400 new members have joined the Kosovo Police after taking the formal oath during the 63rd Geneva graduation ceremony.

    In this case, the cadets have officially assumed responsibility to serve the country, maintain order and public safety, and enforce the law.

    Among these genes are 118 girls and women who have chosen to join the Kosovo Police ranks.

    During the ceremony, new members have pledged to adhere to the Constitution and laws of the Republic of Kosovo, exercising office professionally, responsibility and honesty.

    New cops’ vows:

    I, Kosovo police officer, swear I will observe the Constitution of the Republic of Kosovo and the laws of Kosovo, defend the sovereignty and territorial integrity of the Republic of Kosovo, obey the orders of my supervisors, perform tasks, always showing professionalism, responsibility and honesty in the interest of all citizens of the Republic of Kosovo, indiscretion of ethnic, gender, religion or colour. )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal