Blog

  • Sveçla në diplomimin e gjeneratës së 63-të: Një polici e fortë është ajo që di të jetë pranë qytetarit

    Sveçla në diplomimin e gjeneratës së 63-të: Një polici e fortë është ajo që di të jetë pranë qytetarit

    Sveçla në diplomimin e gjeneratës së 63-të: Një polici e fortë është ajo që di të jetë pranë qytetarit

    Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Gjatë ceremonisë, ministri Sveçla në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e një policie profesionale, të fortë dhe në shërbim të qytetarëve.

    “Një polici e fortë nuk është vetëm ajo që përballet me sfidat e sigurisë, është edhe ajo që di të jetë pranë qytetarit, që e dëgjon, respekton dhe e trajton me dinjitet”, u shpreh mes tjerash Sveçla.

    Ai gjithashtu theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës dhe çdo forme të veprimtarisë së paligjshme do të vazhdojë pa kompromis.

  • The third-year-old family lawyer who died at KKUK: We didn’t get any answers from the DA.

    Lawyer Africa Salihu, who represents the Shala family, whose three-year-old daughter died in February this year after an intervention at the Orthopedic Clinic in KKUK, has declared that despite continued demands, she has received no official response from the State Prosecutor and Kosovo Police concerning the case.

    Salihu, invited to ʹ IN Dukagjin, he has announced that he first accepted all the information on the case, while in February 2026 he was addressed to the State Prosecutor, originally via email and then by official paperwork, seeking information on the progress of the investigation.

    He has said that until now it has not been announced whether the decision has been made to initiate investigations, whether witnesses or suspected persons have been interviewed, or whether the indictment has been filed.

    I, even though I insisted on a host of emails and official paperwork, have not officially accepted any communication from the State Attorney or the Kosovo Police. I don’t officially know if there’s a decision to start an investigation, whether, who, or who, has any witnesses been questioned, is someone taken as a suspected party and, if so. I was constantly interested, but I didn’t get any answers, Salih declared.

    Due to lack of answers, the lawyer has indicated that the day before he was officially addressed to Pristina’s chief prosecutor.

    He says that lack of information about the stage in which the case occurs is struggling to exercise his rights as the family’s legal representative.

    I didn’t take any calls, no emails. Therefore, I have officially turned to Pristina Foundation Prosecutor’s Chief Prosecutor with all things, since as a lawyer I have been violated all rights because I’m not getting any information on which stage we are at. We don’t know if anyone’s been questioned, whether the charge was filed, and no other information, he said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Avokati i familjes së trevjeçares që vdiq në QKUK: Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria

    Avokati i familjes së trevjeçares që vdiq në QKUK: Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria

    Avokati Afrim Salihu, i cili përfaqëson familjen Shala, vajza trevjeçare e së cilës ka vdekur në shkurt të këtij viti pas një ndërhyrjeje në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, ka deklaruar se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës lidhur me rastin.

    Salihu, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka bërë të ditur se fillimisht ka pranuar të gjitha informatat për rastin, ndërsa në shkurt të vitit 2026 i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit, fillimisht përmes emailit e më pas edhe me shkresë zyrtare, duke kërkuar informacione për ecurinë e hetimeve.

    Ai ka thënë se deri më tani nuk është njoftuar nëse është marrë vendim për fillimin e hetimeve, nëse janë intervistuar dëshmitarë apo persona të dyshuar, apo nëse është ngritur aktakuzë.

    “Unë, edhe pse kam insistuar me një mori emailesh dhe shkresash zyrtare, nuk kam pranuar zyrtarisht asnjë komunikim nga Prokuroria e Shtetit e as nga Policia e Kosovës. Nuk di zyrtarisht a ekziston një aktvendim për fillimin e hetimeve, nëse po, ndaj kujt, apo a është marrë ndonjë dëshmitar në pyetje, a është marrë dikush si palë e dyshuar dhe, nëse po, kush. Jam interesuar në vazhdimësi, por nuk kam marrë asnjë përgjigje”, ka deklaruar Salihu.

    Për shkak të mungesës së përgjigjeve, avokati ka bërë të ditur se ditë më parë i është drejtuar zyrtarisht edhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Ai thotë se mungesa e informacioneve për fazën në të cilën ndodhet rasti po ia pamundëson ushtrimin e të drejtave të tij si përfaqësues ligjor i familjes.

    “Nuk kam pranuar asnjë telefonatë, asnjë email. Prandaj, detyrimisht para disa ditësh zyrtarisht i jam drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës me të gjitha gjërat, pasi si avokat më janë shkelur të gjitha të drejtat, pasi nuk po marr asnjë informatë se në cilin stad të rastit jemi. Nuk dimë a është marrë dikush në pyetje, a është ngritur aktakuzë dhe asnjë informacion tjetër”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Svechla texted to the new cops: The uniform is not a symbol of power, but of responsibility

    Svechla texted to the new cops: The uniform is not a symbol of power, but of responsibility

    Minister of Internal Affairs Xhelal Svechla, at the graduation ceremony of the 63rd generation of Kosovo Police, has said this profession requires commitment, discipline, courage and willingness to take responsibility even under challenging circumstances.

    He has stressed that Kosovo police have an irreplaceable role in building a safer country, where the law applies to all, reminding that the uniform is a symbol of responsibility towards citizens.

    In his speech, Svechla has said that security and order are among the symbols of the calmness and trust of citizens, as well as of efforts to build a country where the law applies to all.

    Security and order. It is one of the symbols of our calmness, of our citizens’ faith and our efforts to build a place where the law applies to all and where each citizen feels safe and protected, Svechla said.

    He has stressed that to build a more just and secure country, it must constantly be worked so that freedom, equality, and justice remain not only principles but part of the daily lives of citizens.

    The minister has praised the role of the Kosovo Police, calling it irreplaceable on this road.

    Svechla has said that the graduation of the 63rd generation is an important moment not only for the cadets who have completed their preparation, but also for the Kosovo Police and the country to which a new generation ready to take responsibility for serving citizens.

    Addressing the graduates, he has stressed that with the completion of this phase of preparation, they are beginning a new route in the service of the Republic of Kosovo and its citizens.

    The minister has reminded them that the police profession requires constant commitment, discipline, courage, and willingness to take responsibility even under the most challenging circumstances.

    I want to remind you that the uniform you wear is not a symbol of power over citizens, but of responsibility to them, Svechla said.

  • Sveçla me mesazh për policët e rinj: Uniforma nuk është simbol i pushtetit, por i përgjegjësisë

    Sveçla me mesazh për policët e rinj: Uniforma nuk është simbol i pushtetit, por i përgjegjësisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se ky profesion kërkon përkushtim, disiplinë, guxim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi edhe në rrethana sfiduese.

    Ai ka theksuar se Policia e Kosovës ka rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një vendi më të sigurt, ku ligji vlen për të gjithë, duke rikujtuar se uniforma është simbol i përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

    Në fjalimin e tij, Sveçla ka thënë se siguria dhe rendi janë ndër simbolet e qetësisë dhe besimit të qytetarëve, si dhe të përpjekjeve për ndërtimin e një vendi ku ligji vlen për të gjithë.

    “Siguria dhe rendi. Ajo është një nga simbolet e qetësisë sonë, e besimit të qytetarëve dhe përpjekjes sonë për të ndërtuar një vend ku ligji vlen për të gjithë dhe ku secili qytetar ndihet i sigurt dhe i mbrojtur”, ka thënë Sveçla.

    Ai ka theksuar se për ndërtimin e një vendi më të drejtë dhe më të sigurt duhet të punohet vazhdimisht, në mënyrë që liria, barazia dhe drejtësia të mos mbeten vetëm parime, por të jenë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve.

    Ministri ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si të pazëvendësueshëm në këtë rrugëtim.

    Sveçla ka thënë se diplomimi i gjeneratës së 63-të është një moment i rëndësishëm jo vetëm për kadetët që kanë përfunduar përgatitjen e tyre, por edhe për Policinë e Kosovës dhe vendin, të cilit i bashkohet një gjeneratë e re e gatshme për të marrë përgjegjësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

    Duke iu drejtuar kadetëve të diplomuar, ai ka theksuar se me përfundimin e kësaj faze të përgatitjes, ata po nisin një rrugëtim të ri në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Ministri u ka kujtuar se profesioni i policit kërkon përkushtim të vazhdueshëm, disiplinë, guxim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi edhe në rrethanat më sfiduese.

    “Dua t’ju rikujtoj se uniforma që do të mbartni nuk është simbol i pushtetit mbi qytetarët, por i përgjegjësisë ndaj tyre”, ka thënë Sveçla.

  • Altina Hoti me mision në Malishevë, nga sfidat si trajnere te ëndrrat e futbollistëve për fanellën e Kosovës

    Altina Hoti me mision në Malishevë, nga sfidat si trajnere te ëndrrat e futbollistëve për fanellën e Kosovës

    Në një sport ku për shumë vite rolet kryesore drejtuese u janë atribuar kryesisht burrave, Altina Hoti po dëshmon se futbolli nuk njeh gjini dhe se përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria për lojën janë ato që përcaktojnë vlerat e një trajneri.

    Ajo është trajnere e ekipit të djemve U11 të Malishevës, ku përmes punës së përditshme po kontribuon në zhvillimin e një gjenerate të re futbollistësh.

    Rrugëtimi i një gruaje në futboll, veçanërisht në rolin e trajneres së një ekipi të djemve, bart me vete edhe sfida që shkojnë përtej fushës së lojës. Në një ambient ku ende ekzistojnë stereotipa dhe paragjykime për rolin e grave në sport, arritja e respektit dhe besimit shpesh kërkon kohë, përkushtim dhe dëshmi të vazhdueshme të aftësive profesionale.

    Megjithatë, për Altina Hotin, dashuria për futbollin ka qenë shtysa kryesore për ta ndjekur këtë rrugëtim dhe për ta kthyer pasionin në profesion.

    Ajo ka zgjedhur të jetë pjesë aktive e zhvillimit të futbollit, duke marrë përgjegjësinë për të udhëhequr futbollistët e vegjël të Malishevës dhe për t’i ndihmuar ata të hedhin hapat e parë drejt një të ardhmeje në këtë sport.

    Në një intervistë për Telegrafin, Hoti ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në futboll, dashurinë që ka për këtë sport dhe përvojën si trajnere e grupmoshës U11.

    Ajo ka folur edhe për gjeneratën që drejton, rezultatet pozitive të arritura deri më tani dhe ambientin në të cilin zhvillohet puna e saj e përditshme.

    Trajnerja është shprehur e kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion, duke vlerësuar cilësitë dhe potencialin e tyre.

    Sipas saj, bëhet fjalë për një gjeneratë të mirë, e cila po tregon përkushtim dhe përparim, ndërsa rezultatet pozitive janë një tregues i punës që po bëhet gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

    Puna me fëmijët e kësaj moshe kërkon një qasje të veçantë, pasi përtej rezultateve, rëndësi të madhe ka formimi i tyre si futbollistë dhe si individë.

    Në këtë fazë, ata mësojnë bazat e lojës, zhvillojnë aftësitë teknike e taktike, por njëkohësisht kuptojnë rëndësinë e disiplinës, bashkëpunimit, respektit dhe përgjegjësisë ndaj ekipit.

    Një prej elementeve më interesante të rrëfimit të Hotit është edhe përvoja e saj lidhur me paragjykimet gjinore në futboll. Ndonëse ky profesion vazhdon të perceptohet nga një pjesë e shoqërisë si fushë ku dominojnë burrat, ajo ka treguar se nuk është përballur me paragjykime për faktin se është grua.

    Përkundrazi, Hoti ka theksuar se gjatë angazhimit të saj ka gjetur mbështetje nga kolegët, prindërit e futbollistëve dhe i gjithë stafi, të cilët i kanë qëndruar pranë dhe e kanë ndihmuar në punën e saj.

    Ky është një aspekt i rëndësishëm i historisë së saj, pasi tregon se përtej stereotipave që vazhdojnë të ekzistojnë në sport, krijimi i një ambienti të shëndetshëm dhe mbështetës është i mundur.

    Besimi, respekti dhe vlerësimi për punën duhet të jenë mbi çdo dallim gjinor, ndërsa profesioni i trajnerit duhet të matet nga njohuritë, përkushtimi dhe aftësia për të udhëhequr një ekip.

    Përvoja e Altina Hotit është një shembull se gratë mund të jenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të futbollit edhe në pozitat drejtuese.

    Prania e tyre në këtë profesion ndihmon në zgjerimin e mundësive dhe në ndryshimin gradual të mentalitetit se futbolli është një sport që u përket vetëm burrave.

    Por kjo histori nuk përfundon vetëm te rrugëtimi i trajneres. Në qendër të saj janë edhe futbollistët e rinj, të cilët po rriten dhe po zhvillohen nën drejtimin e saj.

    Në intervistën për Telegrafin kanë folur edhe tre lojtarët e Malishevës U11, Diar Mazreku, Aldon Zulfaj dhe Almand Mazreku, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre nga puna me trajneren Hoti.

    Ata kanë shprehur besimin që kanë te trajnerja e tyre, duke vlerësuar mënyrën se si ajo i udhëzon dhe punon me ta.

    Për futbollistët e rinj, stërvitjet janë një mundësi për të përmirësuar vazhdimisht lojën dhe për të mësuar më shumë rreth futbollit.

    Duke folur për karakteristikat e tyre në fushën e lojës, ata kanë veçuar edhe aftësitë në driblim, ndërsa kanë treguar për rëndësinë e taktikave që mësojnë gjatë punës me ekipin.

    Këto elemente janë pjesë e procesit të tyre të zhvillimit, në një moshë kur përvetësimi i njohurive dhe krijimi i shprehive të duhura kanë rëndësi të veçantë.

    Përtej përditshmërisë në stërvitje dhe ndeshjeve me Malishevën, futbollistët e rinj kanë edhe ambicie për të ardhmen.

    Në veçanti, Almand Mazreku ka shprehur dëshirën që një ditë ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke e cilësuar përfaqësimin e vendit si një ëndërr të madhe në rrugëtimin e tij futbollistik.

    Kështu, rrëfimi i Altina Hotit dhe futbollistëve të saj sjell dy dimensione të rëndësishme të futbollit: në njërën anë, një grua që me pasion dhe përkushtim po ndërton karrierën e saj në një profesion ku stereotipat ende nuk janë zhdukur plotësisht, ndërsa në anën tjetër, një gjeneratë e re që po rritet me besim te trajnerja, dashuri për lojën dhe ambicie për të ardhmen.

    Në fund, historia e tyre dëshmon se futbolli nuk është vetëm çështje rezultatesh, por edhe një hapësirë ku ndërtohen karaktere, thyhen barriera dhe lindin ëndrra.

    Për Altina Hotin, suksesi nuk matet vetëm me atë që arrin ekipi në fushë, por edhe me përparimin e fëmijëve që ka në duar dhe me vlerat që arrin t’u përcjellë atyre.

    Sepse, përpara se të bëhen futbollistë të mëdhenj, këta djem po mësojnë të besojnë në veten e tyre, ndërsa trajnerja e tyre po dëshmon se në futboll vend për sukses ka kushdo që ka pasion, dije dhe vullnet për të punuar. /Telegrafi/

  • Mucunski-Kasis: Integrimi evropian e forcon pozicionin e Maqedonisë në realitetin e ri gjeopolitik

    Mucunski-Kasis: Integrimi evropian e forcon pozicionin e Maqedonisë në realitetin e ri gjeopolitik

    Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si dhe rëndësia e OSBE-së në kontekstin aktual të sigurisë, janë prioritetet e përbashkëta që i theksuan sot në konferencën e përbashkët për media në Shkup ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesi i OSBE-së, Ignasio Kasis.

    Në takimin, i cili u mbajt në kuadër të vizitës së ministrit zviceran në vend, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, tregtinë, ekonominë dhe mundësitë për investime të reja dhe partneritete biznesi, si dhe për bashkëpunimin zhvillimor në periudhën 2025–2028. Të dy ministrat diskutuan gjithashtu për sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, kryesimin zviceran me OSBE-në, zhvillimet në rajon, procesin e reformave në vend dhe perspektivën e tij evropiane.

    Mucunski vlerësoi se vizita ka një rëndësi të dyfishtë, pasi përveç çështjeve dypalëshe, në fokus është edhe roli i Kasis si kryesues i OSBE-së. Ai theksoi se takimi mbahet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë, por paraqet gjithashtu një mundësi për konfirmimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe të përcaktimit të përbashkët për avancimin e tyre të mëtejshëm.

    “Me ministrin Kasis biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë te tregtia, ekonomia dhe investimet. Vlerësuam se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike përmes ndërlidhjes më të madhe ndërmjet komuniteteve të biznesit dhe partneriteteve të reja në më shumë fusha. Qëllimi është që bashkëpunimi ekonomik të bëhet një shtyllë edhe më e fortë e marrëdhënieve dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi edhe për qytetarët”, theksoi Mucunski.

    Ai theksoi se në bisedime vëmendje e veçantë iu kushtua OSBE-së dhe zhvillimeve aktuale në rajon, me ç’rast u përshëndet angazhimi i kryesimit zviceran në kushtet e një konteksti të ndërlikuar të sigurisë.

    Mucunski shprehu bindjen se nën kryesimin zviceran, OSBE-ja do të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në ndërtimin e besimit, dialogut dhe sigurisë, duke theksuar se Zvicra në këto përpjekje ka mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë.

    “Ne mbetemi partnerë të OSBE-së dhe të përkushtuar ndaj parimeve, të cilat në rrethanat aktuale kanë gjithnjë e më shumë rëndësi”, tha Mucunski.

    Sa i përket integrimit evropian, ai përsëriti përcaktimin e vendit për një të ardhme evropiane dhe theksoi se me Kasis biseduan për procesin e reformave dhe qëllimin strategjik të Maqedonisë, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

    Mucunski theksoi se qasja e Qeverisë është reale, por edhe ambicioze, me vazhdimin e reformave, afrimin me standardet evropiane dhe forcimin e lidhjeve me të gjitha shtetet evropiane.

    “Me homologun Kasis u pajtuam se realiteti i ri gjeopolitik kërkon më shumë lidership, solidaritet dhe unitet. Në kohën e ndryshimeve serioze globale, na nevojiten parashikueshmëri, përgjegjësi dhe partneritete të fuqishme. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë paqen dhe prosperitetin në kontinentin evropian”, tha Mucunski.

    Kasis, nga ana e tij, theksoi se Zvicra ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me Maqedoninë që nga fillimi i pavarësisë së saj, duke shtuar se kjo është vizita e tij e parë gjatë nëntë viteve në funksionin e ministrit.

    Në fjalimin e tij ai veçoi tri aspekte të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit – dimensionin human dhe diversitetin, bashkëpunimin ekonomik, si dhe stabilitetin dhe integrimin evropian.

    Ai shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën që vendi i ofroi Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana më 1 janar të këtij viti. Ai kujtoi se mbështetja e Maqedonisë ishte ndër të parat që mbërriti pas aksidentit, me vendin që ofroi jo vetëm solidaritet spontan, por edhe ndihmë konkrete, duke marrë parasysh përvojën e vet me tragjedinë në Koçani.

    “Dua të falënderoj Maqedoninë e Veriut për solidaritetin e saj të menjëhershëm dhe të shpejtë pas tragjedisë që ndodhi nëntë muaj më vonë, më 1 janar të këtij viti në Kran-Montana të Zvicrës. Vendi juaj ishte një nga të parët që ofroi ndihmë, jo vetëm duke shprehur solidaritet spontan, por edhe duke ofruar mbështetjen e nevojshme, duke pasur parasysh përvojën që, për fat të keq, keni kaluar tashmë”, tha Kasis.

    Ai gjithashtu falënderoi diasporën e Maqedonisë për kontributin në Zvicër, e cila, siç theksoi ai, numëron rreth 100,000 njerëz. Kasis vlerësoi se diaspora kontribuoi gjithashtu në inkurajimin e mbështetjes zvicerane për zhvillimin e rajonit të Ballkanit pas rënies së Jugosllavisë, kur vendet në rajon duhej të rindërtonin institucionet dhe shoqëritë e tyre.

    Duke iu referuar diversitetit kulturor dhe gjuhësor, ai tha se si Zvicra ashtu edhe vendi janë udhëkryqe të kulturave, gjuhëve dhe traditave të ndryshme, gjë që përfaqëson një mundësi për pasurim të ndërsjellë.

    Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Kasis kujtoi se presidenti i Konfederatës Zvicerane dhe ministër i Ekonomisë, Gi Parmelan, u takua me Mucunskin gjatë vizitës së tij në prill të këtij viti dhe kontribuoi në themelimin e Odës Ekonomike Zvicër-Maqedonia e Veriut.

    Ai vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike janë një nga segmentet më të rëndësishme që duhen zhvilluar, duke theksuar se tregtia dhe shkëmbimi ekonomik kontribuojnë në paqe dhe stabilitet.

    “Marrëdhëniet ekonomike janë gjëja më e rëndësishme që duhet të zhvillohet, sepse aty ku kalojnë mallrat, nuk kalojnë armët”, tha Kasis.

    Si një element të dytë të rëndësishëm të bashkëpunimit, ai theksoi programin e bashkëpunimit për zhvillim për periudhën 2025–2028, përmes të cilit Zvicra mbështet reformat që vendi dëshiron të zbatojë.

    Ai shpjegoi se qëllimi është që mbështetja të zhvendoset gradualisht drejt një ndihme më konkrete për ekonominë, krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të investimit deri në vitin 2028. Në këtë mënyrë, tha ai, duhet të forcohen kapacitetet ekonomike të vendit dhe duhet të kontribuohet në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

    Aspekti i tretë që ai theksoi ishte stabiliteti dhe integrimi evropian. Ai theksoi se prosperiteti dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë një përparësi për Zvicrën dhe të gjithë rajonin e OSBE-së, duke mirëpritur dhe mbështetur perspektivën evropiane të vendit, të cilën ai e vlerësoi se do të kontribuonte në forcimin e pozicionit të tij në kontekstin më të gjerë të sigurisë dhe politikës.

    Kasis theksoi se OSBE-ja mund të ndihmojë në procesin e integrimit duke monitoruar dhe analizuar situatën e sundimit të ligjit, si dhe duke lehtësuar marrëdhëniet me vendet fqinje. Në këtë drejtim, ai theksoi se organizata, përmes misionit të saj në vend, është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje.

    “Ne duam të ruajmë besimin, sepse pa besim nuk ka siguri dhe pa siguri nuk ka prosperitet. Këto janë tre konceptet që Zvicra ka zgjedhur si slogan për OSBE-në”, tha Kasis.

  • Ukraine claims to have hit Russian oil industry, 15 refinery out of office

    Ukraine claims that 15 of Russia’s largest oil refinerys are out of office as a result of continued attacks on Russian energy infrastructure.

    Ukrainian shocks are causing significant damage to the Russian oil industry, hampering the activity of a large number of refinerys and reducing their processing capacities.

    According to Ukrainian intelligence data, at the end of September, 15 of the 38 main Russian refinerys were out of office, while another 12 had reduced production capacities, writes Sky News.

    A spokesman for Ukraine’s Defense Intelligence Agency has stated that the total volume of oil processing in these facilities had dropped by 55.4 percent compared with the beginning of the year.

    Meanwhile, Ukrainian attacks on Russian energy facilities are continuing. During the past weekend, after shooting at several locations, large fires were reported in Russian refinerys.

    Developments come after the controversial ceasefire between Ukraine and Russia, which has to do with attacks on energy infrastructure, is already over.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ukraina pretendon se ka goditur industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit

    Ukraina pretendon se ka goditur industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit

    Ukraina pretendon se ka goditur industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit

    Ukraina pretendon se 15 nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi janë jashtë funksionit, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

    Goditjet ukrainase po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në industrinë ruse të naftës, duke penguar aktivitetin e një numri të madh rafinerish dhe duke ulur kapacitetet e tyre të përpunimit.

    Sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, në fund të shtatorit, 15 nga 38 rafineritë kryesore ruse ishin jashtë funksionit, ndërsa 12 të tjera kishin reduktuar kapacitetet e prodhimit, shkruan Sky News.

    Një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se vëllimi i përgjithshëm i përpunimit të naftës në këto objekte kishte rënë për 55.4 për qind, krahasuar me fillimin e vitit.

    Ndërkohë, sulmet ukrainase ndaj objekteve energjetike ruse po vazhdojnë. Gjatë fundjavës së kaluar, pas goditjeve në disa lokacione, në rafineritë ruse u raportuan zjarre të mëdha.

    Zhvillimet vijnë pasi armëpushimi i diskutueshëm mes Ukrainës dhe Rusisë, që kishte të bënte me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, tashmë ka përfunduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albulena Haxhiu policëve të rinj: Dhuna ndaj grave të trajtohet me seriozitet

    Albulena Haxhiu policëve të rinj: Dhuna ndaj grave të trajtohet me seriozitet

    Albulena Haxhiu policëve të rinj: Dhuna ndaj grave të trajtohet me seriozitet

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës u ka thënë kadetëve të rinj se me përfundimin e këtij kapitulli po marrin përsipër një nga detyrat më të rëndësishme në shërbim të vendit, mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, jetës dhe ligjit.

    “Këtë ditë do ta mbani mend gjatë, ngase këtë po e mbyllni një kapitull të rëndësishëm të jetës suaj dhe filloni një kapitull tjetër, për të marrë përsipër një nga detyrat më të rëndësishme në shërbim të Republikës së Kosovës: të kujdeseni për sigurinë e qytetarëve të Republikës tonë, të mbroni jetën e tyre, të drejtat e tyre dhe ligjin që na bën të gjithëve të barabartë.  Ju po hyni në një institucion që ka një vend të veçantë në historinë tonë të re. Policia e Kosovës u themelua në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur vendi ynë po niste të ndërtonte institucionet e veta”, tha Haxhiu.

    Haxhiu ka theksuar se guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun, por edhe në zbatimin e drejtë të ligjit, pa dallim.

    “Por, të nderuar pranishëm, guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun. Guxim është edhe të veprosh drejt kur është më e vështirë të hashët, të mos e shfajësosh pushtetin që tjetër uniforma, të mbrosh të dobëtin edhe kur përballë ke një të fuqishëm, të mbrosh ligjin edhe kur shkelja e tij vjen nga dikush që e njeh.  Sepse autoriteti i policit buron nga ligji, ndërsa dinjiteti i tij fitohet me sjellje dhe po ashtu edhe me vepra. Të dashur kadetë, në mesin tuaj sot janë 118 vajza dhe gra që kanë zgjedhur t’i shërbejnë vendit përmes Policisë së Kosovës”, shtoi ajo.

    Haxhiu ka përmendur edhe rëndësinë e rolit të grave në Policinë e Kosovës, duke bërë të ditur se në këtë gjeneratë janë 118 vajza dhe gra.

    Ajo ka kërkuar nga policët që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me seriozitet dhe që institucionet të marrin masa në kohë për mbrojtjen e tyre.

    “Prania e më shumë grave në institucionet e sigurisë është një zhvillim i rëndësishëm për vendin tonë, por derisa gjithnjë e më shumë gra po marrin përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve, shumë gra të tjera vazhdojnë të jetojnë në kërcënimin e dhunës, madje fatkeqësisht edhe brenda shtëpive të tyre.  Për shumë prej tyre, vendimi për ta denoncuar dhunën vjen pas një historie të gjatë kërcënimesh, kontrolli, por po ashtu edhe frike.  Ato e dinë se denoncimi mund t’i ekspozojë ndaj një rreziku edhe më të madh.  Prandaj, kur një grua u drejtohet institucioneve, rreziku duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat për mbrojtjen e saj duhen marrë me kohë.  Nuk mund të pranojmë që dhuna ndaj grave trajtohet si një çështje private dhe si një mosmarrëveshje familjare, apo që paragjykimet patriarkale ndikojnë në vendimet e tyre që kanë për detyrë t’i mbrojnë.  Kjo mendësi është në kundërshtim me detyrën e policit dhe me përgjegjësinë që shteti ka për mbrojtjen e jetës, andaj nuk duhet të zërë vend në institucionet e Republikës së Kosovës.  Të nderuar pranishëm, Republika e Kosovës ka nevojë për një polici të fuqishme, profesionale dhe të pajisur me mjetet e nevojshme për t’ju përgjigjur sfidave të kohës”, potencoi Haxhiu.

    Burimi: Insajderi