Blog

  • Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

    Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

    Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, është duke mbajtur mbledhje.

    Pasi ka miratuar rendin e ditës së mbledhjes ka mbyllur dyert për media.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?

    Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy përballjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit, dhe Republikës së Irlandës, ku në listë janë edhe tre emra të rinj.

    “Dardanët” do të luajnë gjatë këtij muaji dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, ku fillimisht presin Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë dhe pastaj udhëton drejt Dublinit për ndeshjen e fundit ndaj Irlandës më 17 nëntor.

    Për këto dy ndeshje, Foda ka zgjedhur t’i grumbullojë plotë 27 futbollistë, ku përveç ‘senatorëve’ të ekipit dhe lojtarëve të formacionit, nuk mungojnë as risitë.

    Tri janë prurjet e reja te Kosova në këtë grumbullim, me emra si Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi, futbollistë për të cilët ka raportuar Telegrafi tash e një kohë të gjatë se do t’i bashkohen Dardanëve.

    Por, kush janë këta futbollistë, ku luajnë dhe për kë luajtën para se ta zgjedhin Kosovën, Telegrafi do t’ju njoftojnë me anë të një profili për secilin.

    Lindrit Kamberi, kapiteni i Zurichut që pas Zvicrës zgjedh Kosovën

    Lindrit Kamberi është njëri prej emrave më të spikatur në listën e re të Kosovës. Mbrojtësi 27-vjeçar vjen pas një periudhe të mirë te FC Zurich, ku është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës dhe këtë sezon ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

    I lindur më 7 tetor 1999 në Cyrih të Zvicrës, Kamberi është produkt i akademisë së FC Zurichut, ku është zhvilluar që nga moshat e reja. Ai ka kaluar nëpër grupmoshat U17, U18 dhe U19 të klubit zviceran, përpara se të niste rrugëtimin në futbollin profesionist.

    Për të fituar përvojë, mbrojtësi ka qenë i huazuar te FC Wil dhe Winterthur, ndërsa më pas është rikthyer te Zurichu, klub me të cilin vazhdon të jetë i lidhur. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke i ofruar trajnerit Franco Foda më shumë alternativa në repartin mbrojtës.

    Në nivel ndërkombëtar, Kamberi ka qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës U19 dhe U20, duke regjistruar shtatë paraqitje me këto grupmosha. Megjithatë, ai nuk ka debutuar me ekipin e parë të Zvicrës dhe tashmë ka vendosur që në nivelin senior ta përfaqësojë Kosovën.

    Ftesa e parë nga Dardanët vjen pas paraqitjeve të mira në kampionatin zviceran dhe pas një pritjeje të gjatë për të veshur fanellën e vendit të tij.

    Bleon Kurtulus, talenti i Malmo FF që vjen nga shkollat e futbollit suedez

    Bleon Kurtulus është një prej emrave më premtues në listën e Kosovës. Mbrojtësi i lindur më 24 qershor 2007 në Halmstad të Suedisë, pavarësisht moshës së re, ka arritur të fitojë përvojë të rëndësishme në futbollin elitar suedez.

    19-vjeçari është produkt i Halmstads BK, klub ku ka kaluar nëpër grupmoshat U16, U17, U19 dhe U21, përpara se të depërtonte në ekipin e parë. Debutimin në elitën e futbollit suedez e bëri në vitin 2024, kur ishte vetëm 16-vjeçar, ndërsa në sezonin pasues u shndërrua në një futbollist të rëndësishëm të skuadrës, duke regjistruar 28 paraqitje në kampionat.

    Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re dhe në shkurt të vitit 2026 ai realizoi një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Malmo FF. Me gjigantin suedez nënshkroi kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2030, duke dëshmuar besimin që klubi ka në potencialin e tij.

    Në aspektin ndërkombëtar, Kurtulus ka përfaqësuar Suedinë në disa grupmosha. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses U16, U17, U19 dhe U21, duke regjistruar gjithsej 35 paraqitje me ekipet e reja suedeze.

    Tashmë, mbrojtësi me prejardhje nga Kosova ka vendosur ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Dardanët, duke qenë një investim për të tashmen dhe të ardhmen e repartit defensiv të përfaqësueses së Kosovës.

    Enis Rexhepi, sulmuesi i Stuttgartit që po shkëlqen në Evropë dhe zgjedh Kosovën

    Enis Rexhepi është një prej talenteve më interesantë që Kosova ka siguruar së fundmi. Sulmuesi i ri po kalon një periudhë fantastike me ekipet e Stuttgartit, ku me golat dhe paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen në futbollin gjerman dhe në garat evropiane për të rinj.

    Rexhepi është pjesë e akademisë së VfB Stuttgartit, ku ka kaluar nëpër grupmoshat U17 dhe U19. Ai ka nisur të fitojë përvojë edhe me ekipin e dytë të klubit, Stuttgart II, që garon në Ligën e Tretë gjermane, duke hedhur kështu hapat e parë drejt futbollit të seniorëve.

    Sezoni aktual ka qenë veçanërisht mbresëlënës për të. Rexhepi ka realizuar gola të rëndësishëm në kampionatin U19 dhe në UEFA Youth League, ku është dalluar edhe në ndeshjet kundër kundërshtarëve të njohur evropianë. Paraqitjet e tij kanë bërë që të konsiderohet një prej futbollistëve me potencial të madh në akademinë e Stuttgartit.

    Në dallim nga dy emrat e tjerë, Rexhepi ka pasur përvojë me përfaqësueset e Shqipërisë. Ai ka luajtur për Shqipërinë U17 dhe U18, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit U19. Megjithatë, pas bisedimeve me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, talenti i Stuttgartit ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.

    Ky është një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen e Dardanëve, pasi bëhet fjalë për një futbollist të ri 18 vjeç që po zhvillohet në një prej akademive të njohura të futbollit gjerman dhe që tashmë ka nisur të lërë gjurmë edhe në arenën evropiane. /Telegrafi/

  • Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi

    Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi

    Aprilia ka prezantuar RSV4 Obscure Spe.Ed., një edicion special të kufizuar në vetëm 500 njësi, të zhvilluar për performancë maksimale në pistë. Me 220 kuaj fuqi, rrota prej fibrash karboni dhe aerodinamikë të frymëzuar nga MotoGP, kjo është një nga motoçikletat më ekskluzive dhe më të avancuara të prodhuesit italian.

    Modeli i ri është zhvilluar me kontributin e Aprilia Racing, divizionit përgjegjës për teknologjitë e garave, të cilat më pas aplikohen edhe në modelet serike. Ai mbështetet në platformën e njohur RSV4, një motoçikletë që ka fituar shtatë tituj botërorë në Kampionatin Botëror Superbike, ndërsa Aprilia numëron gjithsej 54 tituj botërorë.

    Më e lehtë, më aerodinamike dhe më e shpejtë

    Një nga përmirësimet kryesore të RSV4 Obscure Spe.Ed. është ulja e peshës përmes përdorimit të gjerë të fibrave të karbonit. Parafangot, panelet anësore, mbrojtëset e mbështetëseve të këmbëve dhe kanalet e ajrit për ftohjen e frenave të përparme janë realizuar nga ky material.

    Ndryshimi më i rëndësishëm vjen nga rrotat BST prej karboni, të cilat janë mbi dy kilogramë më të lehta se rrotat prej alumini të farkëtuar të RSV4 Factory. Kjo ndikon drejtpërdrejt në manovrim, përshpejtim dhe frenim.

    Falë këtyre përmirësimeve, pesha e motoçikletës është reduktuar në 201 kilogramë, apo tre kilogramë më pak se RSV4 Factory. Me instalimin e sistemit të plotë të shkarkimit ART (Aprilia Racing Technology), me fundore SC Project prej karboni, pesha zbret në vetëm 196 kilogramë.

    Një tjetër risi është sistemi aerodinamik Leg Wings, i zhvilluar nga Aprilia Racing dhe i përdorur në prototipin RS-GP të MotoGP. Këto elemente prej karboni gjenerojnë forcë aerodinamike shtypëse, duke rritur me 20 për qind forcën që vepron mbi boshtin e pasmë dhe duke përmirësuar kapjen e gomës.

    Paketa aerodinamike përfshin gjithashtu elemente të vendosura poshtë pjesës së përparme dhe në panelet anësore, të cilat reduktojnë rezistencën e ajrit dhe largojnë nxehtësinë e motorit nga trupi i drejtuesit.

    Motor V4 me deri në 223 kuaj fuqi

    Në zemër të RSV4 Obscure Spe.Ed. qëndron motori i njohur V4 me kapacitet 1,099 cc, i cili zhvillon 220 kuaj fuqi në 13,000 rrotullime në minutë dhe çift rrotullues prej 127 Nm në 10,800 rpm.

    Sipas Aprilias, këto shifra e rendisin RSV4 ndër superbike-t serike më të fuqishme në botë, të homologuara për përdorim rrugor.

    Me sistemin opsional të shkarkimit ART, fuqia rritet në 223.1 kuaj fuqi, ndërsa çift rrotullues arrin në 131.8 Nm.

    Për kontroll më të saktë në pistë, modeli është pajisur me pezullim Öhlins NIX në pjesën e përparme dhe Öhlins TTX në pjesën e pasme, të dyja me rregullim mekanik të plotë. Ky konfigurim u mundëson drejtuesve të përshtatin karakteristikat e pezullimit sipas stilit të vozitjes dhe kushteve të pistës.

    Sistemi i frenimit përfshin disqe të përparme 330 mm me kalipera Brembo Hypure, ndërsa në pjesën e pasme është vendosur një disk 220 mm.

    Teknologji nga garat për kontroll maksimal

    Aprilia RSV4 Obscure Spe.Ed. vjen me një paketë të avancuar elektronike, që përfshin gjashtë mënyra vozitjeje, tri për rrugë dhe tri për pistë, si dhe sistemin APRC (Aprilia Performance Ride Control).

    Ky sistem mundëson kontrollin e tërheqjes, ngritjes së rrotës së përparme, frenimit të motorit dhe mënyrës së shpërndarjes së fuqisë. Motoçikleta është e pajisur gjithashtu me Cornering ABS me tri nivele rregullimi dhe ndërrues elektronik të shpejtësive, pa përdorimin e tufës.

    Paketat Track Pack dhe Race Pack janë pjesë e pajisjeve standarde. Ato sjellin funksione si kontrolli i nisjes, kufizuesi i shpejtësisë në zonën e bokseve dhe rregullimi automatik i parametrave elektronikë sipas kthesave të pistës.

    Për analizimin e performancës, RSV4 Obscure Spe.Ed. përfshin modul GPS që regjistron automatikisht kohët e xhirove, si dhe sistemin multimedial Aprilia MIA të gjeneratës së katërt, i cili mundëson lidhjen me telefonin inteligjent dhe shkarkimin e të dhënave të vozitjes.

    Vetëm 500 njësi me dizajn ekskluziv

    RSV4 Obscure Spe.Ed. do të prodhohet në vetëm 500 njësi të numeruara, duke u pozicionuar si modeli më ekskluziv i familjes RSV4, krahas versioneve standarde RSV4 dhe RSV4 Factory.

    Motoçikleta vjen ekskluzivisht në ngjyrë të zezë, me kombinimin e sipërfaqeve mat dhe me shkëlqim, të plotësuara nga elementet e karbonit. Edhe korniza dhe krahu i pasmë i pezullimit janë të përfunduar në të zezë mat.

    Emri i modelit dhe numri individual i prodhimit janë të gdhendur me laser në pjesën e përparme të kornizës, duke theksuar karakterin e tij ekskluziv.

    Pavarësisht orientimit drejt performancës në pistë, Aprilia RSV4 Obscure Spe.Ed. është e homologuar edhe për përdorim në rrugë publike, ndërsa ulësja dhe mbështetëset e këmbëve për pasagjerin mund të hiqen për instalimin e elementeve aerodinamike Leg Wings.

    Me këtë edicion special, Aprilia zgjeron familjen RSV4, duke sjellë një kombinim të fuqisë së motorit V4, materialeve të lehta dhe teknologjisë së zhvilluar në garat MotoGP.

    Në Kosovë, Ventoro Motors by Auto Mita është përfaqësues zyrtar i markës Aprilia, duke ua mundësuar motoçiklistëve qasje në modelet e prodhuesit italian, i njohur për teknologjinë e avancuar, performancën dhe traditën e pasur në garat e motoçiklizmit. /Telegrafi/

  • Fines up to 160 euros for drivers driving slowly on Italy’s highways

    Drivers who circulate at extremely low speeds in several segments of highways in Italy may face fines of up to 160 euros, according to a new proposal intended to improve traffic flow and avoid traffic barriers in circulation.

    According to reports by the Italian legal portal éBloue News, the move will initially be implemented on six lane highways and is expected to be included in the new Italian road legislation.

    The proposal envisions that in the lane located near the middle of the highway, with at least three lanes in each direction, vehicles move at minimum speeds of 100 miles [100 km] an hour.

    However, this restriction will not apply in all circumstances. Exceptions are presented in cases where traffic signaling determines differently or when weather and traffic conditions require slowdown.

    These include dense fog, heavy rainfall, accidents, street work, and motorcades.

    Drivers who do not respect this rule, without justified reasons, may be fined between 40 and 160 euros.

    The move is part of the new Road Code project, which was approved by the Council of Ministers in October and was then forwarded to Parliament. The final text is still expected to be adopted.

    Otherwise, even in Italy it is currently forbidden to drive for no reason too low, if it impedes circulation or risks other traffic participants. Similar rules apply in Switzerland.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë

    Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë

    Gjobë deri në 160 euro për shoferët që vozisin ngadalë në autostradat e Italisë

    Shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tepër të ulët në disa segmente të autostradave në Itali mund të përballen me gjoba deri në 160 euro, sipas një propozimi të ri që synon të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të shmangë pengesat në qarkullim.

    Sipas raportimeve të portalit ligjor italian “Brocardi” dhe uebfaqes zvicerane “Blue News”, masa fillimisht do të zbatohet në autostradat me gjashtë korsi dhe pritet të përfshihet në legjislacionin e ri rrugor italian.

    Propozimi parasheh që në korsinë e vendosur pranë ndarëses së mesit të autostradës, ku ka të paktën tri korsi në secilin drejtim, automjetet të lëvizin me shpejtësi minimale prej 100 kilometrash në orë.

    Megjithatë, ky kufizim nuk do të vlejë në të gjitha rrethanat. Përjashtime parashihen në rastet kur sinjalistika rrugore përcakton ndryshe ose kur kushtet atmosferike dhe të trafikut kërkojnë uljen e shpejtësisë.

    Këto përfshijnë mjegullën e dendur, reshjet e mëdha të shiut, aksidentet, punimet në rrugë dhe kolonat e automjeteve.

    Shoferët që nuk e respektojnë këtë rregull, pa pasur arsye të justifikuara, mund të dënohen me gjoba nga 40 deri në 160 euro.

    Masa është pjesë e projektit të Kodit të ri Rrugor, i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave në tetor dhe më pas iu përcoll Parlamentit. Teksti përfundimtar ende pritet të miratohet.

    Ndryshe, edhe aktualisht në Itali është e ndaluar vozitja pa arsye me shpejtësi tepër të ulët, nëse ajo pengon qarkullimin ose rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Rregulla të ngjashme zbatohen edhe në Zvicër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Italy plans to fine drivers driving too slowly

    SHofers that circulate at extremely low speeds in specific segments of highways in Italy may face fines of up to 160 euros in the future. The move aims to improve traffic flow and avoid traffic barriers in circulation.

    The new rule will initially be implemented on six-lane highways and is expected to be included soon in Italian legislation, Italian legal portals report {Blue News] and Swiss intelligence website, according to the report. dpa, broadcast I did. tv.

    Each year millions of tourists travel through Italian highways. According to Italian Environmental Protection Agency I SPRA, during 2024, some 40.7 million foreign visitors entered Italy in cars, making up nearly 46 percent of all international visitors ‘ entrances.

    According to reports, the proposal envisions a minimum speed of 60 miles [100 km] an hour in the lane immediately near the middle of the highway divider. It’s about segments that have at least three lanes in each direction.

    However, exceptions to this rule are also provided, in cases when road signaling determines another speed or when traffic conditions require slower movement.

    These include dense fog, heavy rainfall, accidents, street work, and motorcades.

    The fine of 40 to 160 euros is part of the new Road Code project, which was approved by the Council of Ministers in October and then handed over to the Parliament. His final text is still expected to be adopted.

    In Germany, where much of the highway network has no speed limit, there is no law that directly prohibits slow driving. However, the prevention of traffic flow is considered administrative offence and penaltyd with a small fine.

    In many countries drivers who move noticeably slower than the rest of the traffic can be fined for reckless or irresponsible driving.

    Even in Italy, driving at extremely low speeds, when hindering circulation or endangering other traffic participants, is forbidden. Such a rule applies to Switzerland. /I did. tv

  • Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

    Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

    Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

    Shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tepër të ulët në segmente të caktuara të autostradave në Itali mund të përballen në të ardhmen me gjoba deri në 160 euro. Masa synon të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të shmangë pengesat në qarkullim.

    Rregulli i ri fillimisht do të zbatohet në autostradat me gjashtë korsi dhe pritet të përfshihet së shpejti në legjislacionin italian, raportojnë portali ligjor italian “Brocardi” dhe uebfaqja informative zvicerane “Blue News”, sipas dpa, transmeton Klankosova.tv.

    Çdo vit, miliona turistë udhëtojnë nëpër autostradat italiane. Sipas agjencisë italiane për mbrojtjen e mjedisit ISPRA, gjatë vitit 2024 rreth 40.7 milionë vizitorë të huaj hynë në Itali me vetura, që përbënin afro 46 për qind të të gjitha hyrjeve të vizitorëve ndërkombëtarë.

    Sipas raportimeve, propozimi parasheh një shpejtësi minimale prej 100 kilometrash në orë në korsinë që ndodhet menjëherë pranë ndarëses së mesit të autostradës. Bëhet fjalë për segmentet që kanë të paktën tri korsi në secilin drejtim.

    Megjithatë, parashihen edhe përjashtime nga ky rregull, në rastet kur sinjalistika rrugore përcakton një shpejtësi tjetër ose kur kushtet e qarkullimit kërkojnë lëvizje më të ngadalshme.

    Këtu përfshihen mjegulla e dendur, reshjet e mëdha të shiut, aksidentet, punimet në rrugë dhe kolonat e automjeteve.

    Gjoba prej 40 deri në 160 euro është pjesë e projektit të Kodit të ri Rrugor, i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave në tetor dhe më pas iu dorëzua Parlamentit. Teksti përfundimtar i tij ende pritet të miratohet.

    Në Gjermani, ku një pjesë e madhe e rrjetit të autostradave nuk ka kufizime të shpejtësisë, nuk ekziston një ligj që ndalon drejtpërdrejt vozitjen e ngadalshme. Megjithatë, pengimi i rrjedhës së trafikut konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet me një gjobë të vogël.

    Në shumë shtete, shoferët që lëvizin dukshëm më ngadalë se pjesa tjetër e trafikut mund të gjobiten për vozitje të pakujdesshme ose të papërgjegjshme.

    Edhe në Itali, vozitja pa arsye me shpejtësi tepër të ulët, kur pengon qarkullimin ose rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik, është e ndaluar. Një rregull i tillë zbatohet edhe në Zvicër. /Klankosova.tv

  • Woman in Albanian families and religion: Chuckman talks about the cover, Hodge Lady says Islam makes sense to them

    VWomen’s cases, social education and religion are discussed today on the show Kosovo Today, in Klan Kosova.

    Avni Chuckakaku has commented on cases within the family, including serious crime against Arlinda Zekaj, where he said that despite the maximum punishments given, such events continue to occur.

    According to him, the only way is to educate future generations, Klankosova broadcasts. tv

    It’s proven that acts like Arlinda have received maximum sentences. Despite that, the murders are continuing. Which is, you know, the best way to go is to invest in generation education, which you don’t need to say work like that, because education makes him act at those frames, Cakmak said.

    Speaking of family and religion, he has also stopped at the cover, rejecting claims that he is putting pressure on women.

    All the time you’re pretending that your wife’s covers are being put on tight. We’ve seen confessions made by women, public figures, that have shown they had problems with family members who have been admitted. The cover is not pressure. A believer who takes Islam seriously is obliged to cover himself, He declared it.

    Meanwhile, Hodge Luddi has talked about the importance that Islam costs to women’s role in family and society.

    She knows Islam for the female is a mother, an educator of society. So all men who have come up to be better commanders of the world are the children of those mothers who have been educated by their mothers. Our beloved prophet says Janet is under her mother’s feet. Islam places great importance, He declared it.

  • Gruaja në familjet shqiptare dhe feja: Çakmaku flet për mbulesën, hoxhë Ladi thotë se Islami u jep rëndësi

    Gruaja në familjet shqiptare dhe feja: Çakmaku flet për mbulesën, hoxhë Ladi thotë se Islami u jep rëndësi

    Gruaja në familjet shqiptare dhe feja: Çakmaku flet për mbulesën, hoxhë Ladi thotë se Islami u jep rëndësi

    Vrasjet e grave, edukimi i shoqërisë dhe feja janë diskutuar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

    Avni Çakmaku ka komentuar rastet brenda familjes, përfshirë krimin e rëndë ndaj Arlinda Zekajt, ku tha se pavarësisht dënimeve maksimale që janë dhënë, ngjarjet e tilla vazhdojnë të ndodhin.

    Sipas tij, rruga e vetme është edukimi i gjeneratave të ardhshme, transmeton Klankosova.tv

    “Është e vërtetuar që veprat që ndodhën si ajo e Arlindës i kanë marrë dënimet maksimale. Përkundër kësaj, vrasjet po vazhdojnë. Që i bie, më e rrugës është që të investohet në edukimin e gjeneratave, që nuk ke nevojë t’i thuash puno kështu, për shkak se edukata e shtyn të veprojë në ato korniza”, ka thënë Cakmaku.

    Teksa ka folur për familjen dhe fenë, ai është ndalur edhe te mbulesa, duke kundërshtuar pretendimet se u vendoset grave me presion.

    “Tërë kohën po pretendoni se mbulesa gruas po i vendoset me zor. Ne kemi parë rrëfime që i kanë bërë gratë, figura publike, që kanë treguar se kanë pasur problem me familjarët që s’i kanë pranuar. Mbulesa nuk është presion. Një besimtar që e merr seriozisht Islamin, e ka të obligueshme mbulesën”, ka deklaruar ai.

    Ndërkaq, hoxhë Ladi ka folur për rëndësinë që Islami i kushton rolit të gruas në familje dhe shoqëri.

    “Ajo që njeh Islami për femrën është nënë, edukatore e shoqërisë. Pra, të gjithë ata burra që kanë dalë komandantë më të zotë botërorë, janë bijtë e atyre nënave që janë edukuar prej nënave të tyre. Pejgamberi ynë i dashur thotë se Xheneti është nën këmbët e nënës. Islami i jep shumë rëndësi”, ka deklaruar ai.

  • Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

    Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

    Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se konferenca për media e përzgjedhësit Foda do të mbahet të hënën, më 9 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

    Në këtë konferencë pritet që Foda të flasë për dy përballjet e radhës dhe pritshmëritë nga futbollistët e ftuar për këtë grumbullim.

    Ja lista e plotë: