Blog

  • TË HASH VETËM

    TË HASH VETËM

    Poezi nga: Li-Young Lee
    Përktheu: Irena Dono

    I shkula edhe qepët e reja të fundit të vitit;
    Kopshti është i zbrazët tani;
    Toka është e ftohtë, kafe dhe e vjetër.
    Çfarë ka mbetur te panjat në cep të syrit tim nga flaka e ditës?
    Kthehem, një zog këngëtar zhduket.
    Pranë derës së qilarit laj qepët,
    më pas pi ujë nga rubineti metalik i akullt.
    Një herë, vite më parë, ecja pranë babait mes dardhave të rrëzuara nga era. Fjalët nuk më kujtohen. Mund të kemi shëtitur në heshtje. Por ende e shoh atë të përkulë dorën e majtë të mbërthyer në gju, duke e kërcitur për ta ngritur dhe mbajtur para syrit tim një dardhë të kalbur.
    Një grerëz rrotullohej çmendurisht, e lyer me lëng të ngadaltë e të ndritshëm.
    Ishte babai im ai që pashë këtë mëngjes, duke më bërë me dorë nga pemët. Mënt i thirra, teksa po afrohesha dhe më zunë sytë lopatën,
    të mbështetur atje ku e kisha lënë, në hijen e gjelbër përdredhëse e të thellë.
    Oriz i bardhë në avull, pothuajse gati. Bizele të ëmbla gjelbërane, të fërguara në qepë.
    Karkaleca të zier në vaj susami dhe hudhër. Dhe unë në vetminë time.
    Çfarë mund të doja më shumë unë, një djalë i ri?!

  • Kenya sentenced to 200 years in prison the leader of the religious sect for killing 191 children

    The leader of a religious sect in Kenya, Paul Mackenzie, has been sentenced to 200 years in prison for killing 191 people, almost all children, in one of the most shocking cases of forced abuse and fasting in the country.

    Mackenzie, founder of the International Good News Church, was convicted and sentenced Friday by the Supreme Court in Mombasa, along with more than two dozen others involved in the case.

    According to the investigation, Mackenzie had convinced his followers to abandon their homes and settle in the Shakahola Forest, east of Kenya. He had promised them that by fasting to the point of death they would draw closer to God and be prepared to enter Paradise.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve

    Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve

    Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve

    Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, Paul Mackenzie, është dënuar me 200 vite burg për vrasjen e 191 personave, pothuajse të gjithë fëmijë, në një nga rastet më tronditëse të abuzimit dhe agjërimit të detyruar në vend.

    Mackenzie, themelues i Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë, u shpall fajtor dhe u dënua të premten nga Gjykata e Lartë në Mombasa, së bashku me më shumë se dy duzina persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

    Sipas hetimeve, Mackenzie kishte bindur ndjekësit e tij të braktisnin shtëpitë dhe të vendoseshin në pyllin Shakahola, në lindje të Kenias. Ai u kishte premtuar se përmes agjërimit deri në vdekje do të afroheshin më shumë me Zotin dhe do të përgatiteshin për të hyrë në parajsë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.D. e Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, udhëheq takim ndërinstitucional për forcimin e koordinimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    U.D. e Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, udhëheq takim ndërinstitucional për forcimin e koordinimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    U.D. e Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, udhëheq takim ndërinstitucional për forcimin e koordinimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si dhe avancimit të mekanizmave për mbrojtjen e viktimave.

    Në takim morën pjesë prokurorët e shtetit, përfshirë koordinatorin e ri për rastet e dhunës në familje në Prokurorinë Themelore në Pejë, prokurorin e shtetit Ermal Demhasaj, prokurorët për të mitur, mbrojtësit e viktimave, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë.

    Gjatë hapjes së takimit, U.D. e Kryeprokurores, Valbona Disha-Haxhosaj, theksoi se trajtimi i rasteve të dhunës në familje kërkon angazhim të përbashkët, reagim të shpejtë dhe përgjegjësi të qartë institucionale, duke nënvizuar se mbrojtja e viktimave duhet të jetë prioritet në çdo fazë të trajtimit të rastit.

    Duke iu drejtuar përfaqësuesve të institucioneve pjesëmarrëse, ajo theksoi rëndësinë e adresimit të hapur të mangësive institucionale dhe të marrjes së përgjegjësisë për përmirësimin e reagimit institucional.

    “Nuk duhet të kemi frikë të flasim për atë që nuk funksionon. Duhet të kemi përgjegjësi që ta ndryshojmë atë që nuk funksionon. Viktimat nuk kanë nevojë për premtime. Kanë nevojë për mbrojtje. Nuk kanë nevojë për arsyetime. Kanë nevojë për veprime. Dhe nuk kanë nevojë që institucionet të reagojnë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Kanë nevojë që ne të veprojmë para se të jetë tepër vonë. Ky është standardi që kërkoj nga vetja, nga Prokuroria që udhëheq dhe nga secili prej jush”, është shprehur Disha-Haxhosaj.

    Ajo kërkoi që gjatë trajtimit të secilit rast të dhunës në familje, institucionet të kenë në fokus të veçantë identifikimin e hershëm të rasteve me rrezik të lartë, veçanërisht atyre ku ekziston mundësia e përsëritjes apo përshkallëzimit të dhunës dhe rrezikimit të jetës së viktimave.

    Po ashtu, u theksua rëndësia e shkëmbimit të shpejtë dhe të ligjshëm të informacioneve ndërmjet institucioneve, koordinimit të veprimeve konkrete dhe sigurimit të mbrojtjes së vazhdueshme për viktimat, jo vetëm në momentin e raportimit të dhunës, por përgjatë gjithë procedurave hetimore dhe gjyqësore, si dhe pas ndërmarrjes së masave mbrojtëse.

    Një vëmendje e veçantë iu kushtua përcaktimit të përgjegjësive konkrete të secilit institucion, caktimit të personave kontaktues për komunikim dhe koordinim të drejtpërdrejtë, si dhe krijimit të një mekanizmi për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve dhe veprimeve të dakorduara. Po ashtu, u dakordua që secili mekanizëm institucional të përgatisë raporte lidhur me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve që përfshijnë persona me probleme të shëndetit mendor dhe viktima të mitura, me qëllim të identifikimit të mangësive dhe përmirësimit të reagimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

    Në këtë drejtim, koordinatori i ri për rastet e dhunës në familje, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj, do të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me institucionet përkatëse, koordinimin e veprimeve dhe avancimin e praktikave të përbashkëta në trajtimin e këtyre rasteve.

    Gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve shkëmbyen qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me sfidat që hasin në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke diskutuar mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta e të koordinuara.

    Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje, me qëllim të mbrojtjes efektive të viktimave dhe parandalimit të përsëritjes së dhunës.

    Burimi: Insajderi

  • ‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit

    ‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit

    Legjenda e “Djajve të Kuq” beson se sulmuesi 16-vjeçar duhet të tregojë më shumë durim dhe të mos nxitojë për ta vazhduar karrierën në një klub tjetër, pavarësisht interesimit të madh nga gjiganti spanjoll.

    Sipas raportimeve, Real Madridi i ka ofruar Gabrielit një kontratë afatgjatë dhe shpreson ta transferojë në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Talenti anglez nuk është stërvitur me ekipin e Manchester Unitedit që nga shtatori, pasi ka kërkuar largimin për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për të luajtur.

    Giggs, duke komentuar situatën e tij, mori si shembull talentin e Arsenalit, Max Dowman, i cili pavarësisht potencialit të madh po pret me durim mundësinë për të fituar një rol më të rëndësishëm në ekipin e parë.

    “Deri më tani, gjithçka në karrierën e tij po shkon mirë. Pse duhet ta ndërpresë këtë rrugëtim? Është në drejtimin e duhur. Unë kam filluar të stërvitem në moshën 15-vjeçare, por në ekipin e parë kam luajtur vetëm dy vjet më vonë. Duhet të kesh durim, diçka që duket se po mungon te shumë të rinj sot”, deklaroi Giggs.

    Ish-futbollisti i Manchester Unitedit theksoi se paraqitjet në ekipet e të rinjve nuk mund të krahasohen me përgjegjësitë që sjell aktivizimi në skuadrën e parë.

    Ai gjithashtu vlerësoi talentin e Max Dowmanit, duke theksuar se futbollisti i Arsenalit nuk po krijon pakënaqësi për shkak të mungesës së minutave.

    “Max Dowman është i jashtëzakonshëm, por aktualisht nuk po luan për Arsenalin. Jam i sigurt se edhe ai dëshiron më shumë, por nuk po krijon probleme. E di se pas disa vitesh mund të jetë futbollisti kryesor i Arsenalit”, u shpreh Giggs.

    Ndërkohë, Manchester United rrezikon të humbasë një prej talenteve më premtues të akademisë së tij. Një rast i ngjashëm ishte ai i Rio Ngumohas, i cili u largua nga akademia e Chelseat për t’iu bashkuar Liverpoolit në vitin 2024.

    Liverpooli u detyrua të paguante së paku 2.8 milionë funte si kompensim për transferimin e tij, ndërsa vlera e futbollistit është rritur ndjeshëm që atëherë.

    Burimi: RTKLive

  • Sveçla ngre shqetësime për gjendjen financiare të Komunës së Prishtinës

    Sveçla ngre shqetësime për gjendjen financiare të Komunës së Prishtinës

    Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka kritikuar menaxhimin financiar të Komunës së Prishtinës, duke ngritur shqetësime për rënien e të hyrave, rritjen e shpenzimeve dhe obligimet financiare të komunës.

    Gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal, Sveçla ka kritikuar edhe mungesën e kryetarit Përparim Rama, duke thënë se ai vetë e kishte thirrur seancën për të diskutuar raportin financiar të komunës.

    “Është për keqardhje që i pandehuri Rama nuk është këtu edhe pse e ka ftuar vetë seancën që t’i dëgjojë kritikat e asamblistëve në lidhje më raportin financiar të komunës që ai e drejton”, tha fillimisht Sveçla.

    Ai e ka cilësuar shqetësuese gjendjen financiare të kryeqytetit, duke pretenduar se të hyrat po bien, ndërsa shpenzimet po rriten.

    “Gjendja është shqetësuese financiare në komunën e Prishtinës, të hyrat po bien, shpenzimet po rriten, nuk po dihet ku po shkon buxheti i qytetarëve”, u shpreh ai.

    Sveçla ka përmendur edhe shumat që, sipas tij, janë në procedura përmbarimore, duke thënë se këtë vit ato arrijnë në afro 20 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar ishin 45 milionë euro.

    “Këtë vit, gati 20 milionë euro në procedura përmbarimore dhe vitin e kaluar 45 milionë euro dhe a e dini që Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka arritur ta saktësojë sa prej këtyre 45 milionë eurove të vitit të kaluara janë borxh bazë, sa janë kamate dhe sa janë tarifa të përmbaruesve, pasi komuna nuk i ka këto dokumente, keqmenaxhimi financiar është në përmasa alarmante”, deklaroi Sveçla.

    Gjatë fjalës së tij, ai ka paralajmëruar edhe për mundësinë që mungesa e kryetarit të ndikojë në mbajtjen e seancave të Kuvendit Komunal.

    “Kryetari do të rri më shumë në prokurori se në komunë, prandaj mos i lëshoni seancat si javën e kaluar sepse do mbesim pa i mbajte seancat”, është shprehur Sveçla.

    Gjatë diskutimit pati edhe kundërshtime nga shefi i grupit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili ndërhyri derisa Sveçla po fliste.

    Në vazhdim të reagimit të tij, shefi i asamblistëve të LVV-së ka kritikuar edhe përfaqësuesit e tjerë politikë, duke pretenduar se disa prej tyre po përfitojnë nga angazhimet dhe kontratat komunale.

    “Derisa i duartrokisni veprimet e tilla të një personi që zyrtarisht është i dyshuar për keqpërdorim financiar, këtë po mundoni ta heshtni sepse iu delegojnë disa punë në ‘Termokos’, disa tenderë që rriten me nga 100 mijë euro për dy muaj, edhe ata shkojnë në stacion e në Prokurorinë Speciale pa merak, secili nga ju do të japë përgjegjësi”, ka thënë Sveçla. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Tomorrow is temporarily blocked a B Street segment in Pristina, Comuna announces alternative roads

    The Pristina municipality has announced that on Saturday, November 7, 2026, a segment of the B Street will be provisionally closed, due to the organisation of the urban cycling race ♫Criterium Pristina 202650, which is held this year for the first time.

    According to the announcement, the deadlock will be in effect from 8:30 to 12: 00 p.m., in the circle segment related to the A Street to the siege of N.M.

    However, the municipality has made it known that the siege of ʹMaxi 24) will not be blocked, as its inner tape will remain open for normal circulation.

    To avoid traffic columns and delays, citizens have been recommended to take advantage of alternative roads, including A Street, C Street, and ʹFadil Vataʹ, through the Sun Coast district.

    The municipality has called for the understanding and cooperation of citizens during this period, while inviting them to come out and support the cycling race in the capital.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nesër bllokohet përkohësisht një segment i Rrugës B në Prishtinë, Komuna njofton rrugët alternative

    Nesër bllokohet përkohësisht një segment i Rrugës B në Prishtinë, Komuna njofton rrugët alternative

    Nesër bllokohet përkohësisht një segment i Rrugës B në Prishtinë, Komuna njofton rrugët alternative

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 7 nëntor 2026, do të mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, që këtë vit mbahet për herë të parë.

    Sipas njoftimit, bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.

    Megjithatë, Komuna ka bërë të ditur se rrethrrotullimi te “Maxi 24” nuk do të bllokohet, pasi shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

    Për të shmangur kolonat dhe vonesat në trafik, qytetarëve u është rekomanduar të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

    Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe, ndërsa i ka ftuar ata të dalin dhe të mbështesin garën e çiklizmit në kryeqytet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Man City aims to restore victories at Premier League

    The team led by Enzo Maresca travels to the stadium, the City Ground, with the objective of collecting three points and narrowing the gap with the Arsenal leader.

    Manchester City is currently ranked second, with three points less than Arsenal, while the front side will be Nottingham Forestin, located on the bottom of the table.

    Locals have achieved only one victory in the last nine championship matches and have not won in the last six house encounters at Premierliga.

    However, Forest can count on the fact that it has scored in two of the last three domestic matches against Manchester City.

    Nottingham Forest will be absent Nicolas Dominguez and Igor Jesus because of muscle injuries, while outside is also defender Nicolas Savona.

    On the other hand, Manchester City has only one confirmed absence, that of Antoine Semenyo, who is recovering from a knee injury.

    The match between Nottingham Forest and Manchester City takes place on Saturday, starting at 18:30 in Kosovo’s time.

    City aims to disrupt the series of negative results in the championship, having suffered losses in the last two matches against Aston Willas and Brighton, while in midweek it triumphed over RB Leipzig in the Champions League.

    On the other hand, Nottingham Forest needs a positive result to get away from the danger zone.

    Possible formations:

    Nottingham Forest: Sels, Cunha, Milenkovic, Murillo, Aina, McAthee, Schlager, Williams, Ndoje, Gibbs-White, Delap.

    Manchester City: Donarumma, Nunes, Khusanov, Dias, Gwardilol, Anderson, Bouaddi, Féjaye, Fernandez, Dok, Haaland.

    Source Layer: RTKLive

  • Man City synon rikthimin te fitoret në Premier League

    Man City synon rikthimin te fitoret në Premier League

    Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca udhëton drejt stadiumit “City Ground”, me objektivin për t’i arkëtuar tri pikët dhe për ta ngushtuar diferencën me liderin Arsenal.

    Manchester City aktualisht renditet në pozitën e dytë, me tri pikë më pak se Arsenali, ndërsa përballë do ta ketë Nottingham Forestin, që ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

    Vendasit kanë arritur vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe nuk kanë fituar në gjashtë përballjet e fundit në shtëpi në Premierligë.

    Megjithatë, Forest mund të mbështetet në faktin se ka marrë pikë në dy prej tri ndeshjeve të fundit si vendas kundër Manchester Cityt.

    Nottingham Forestit do t’i mungojnë Nicolas Dominguez dhe Igor Jesus për shkak të lëndimeve muskulore, ndërsa jashtë vazhdon të jetë edhe mbrojtësi Nicolo Savona.

    Në anën tjetër, Manchester City ka vetëm një mungesë të konfirmuar, atë të Antoine Semenyo, i cili po rikuperohet nga një lëndim në gju.

    Ndeshja ndërmjet Nottingham Forestit dhe Manchester Cityt zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 18:30 sipas kohës së Kosovës.

    City synon ta ndërpresë serinë e rezultateve negative në kampionat, pasi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit ndaj Aston Villas dhe Brightonit, ndërsa në mesjavë triumfoi ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve.

    Në anën tjetër, Nottingham Forestit i nevojitet një rezultat pozitiv për t’u larguar nga zona e rrezikut.

    Formacionet e mundshme:

    Nottingham Forest: Sels, Cunha, Milenkovic, Murillo, Aina, McAtee, Schlager, Williams, Ndoye, Gibbs-White, Delap.

    Manchester City: Donnarumma, Nunes, Khusanov, Dias, Gvardiol, Anderson, Bouaddi, Ndiaye, Fernandez, Doku, Haaland.

    Burimi: RTKLive