Blog

  • Kosovo Theatre Showcase rikthen në Prizren emrat e njohur të skenës botërore

    Kosovo Theatre Showcase rikthen në Prizren emrat e njohur të skenës botërore

    Kosovo Theatre Showcase rikthen në Prizren emrat e njohur të skenës botërore

    Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren do të bëhet sërish pikëtakim i teatrit bashkëkohor ndërkombëtar, duke mirëpritur nga sot e deri më 8 nëntor 2026, edicionin e radhës të Kosovo Theatre Showcase.

    Kjo platformë, e organizuar nga Qendra Multimedia, synon të promovojë krijimtarinë teatrore, të nxisë shkëmbimin artistik dhe të hapë diskutime mbi zhvillimet dhe prirjet e reja të skenës bashkëkohore. Për të dytin vit radhazi, Teatri “Bekim Fehmiu” do të mbledhë artistë, regjisorë, dramaturgë, kritikë dhe profesionistë të teatrit nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

    Programi i këtij edicioni përfshin punëtori, konferenca, diskutime me panelistë ndërkombëtarë dhe shfaqje teatrore, duke krijuar mundësi për dialog, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime të reja artistike.

    Në mesin e folësve dhe panelistëve të konfirmuar janë emra të njohur të skenës ndërkombëtare, si Mark Ravenhill, Sebastian Nubling, Mattias Andersson, Oliver Frljic, Giannina Carbunariu, Data Tavadze dhe Natasha Tripney. /KlanKosova.tv

  • “Aromë Femre” përgatitet për premierën në New York

    “Aromë Femre” përgatitet për premierën në New York

    “Aromë Femre” përgatitet për premierën në New York

    Në New York kanë nisur përgatitjet për realizimin e dramës Aromë Femre, me autore Ibi Abazin, regji dhe produksion të Avni Abazit.

    Më 31 tetor 2026, në teatrin “The Producers Club në Manhattan”, u mbajtën audicionet për përzgjedhjen e aktorëve të kësaj shfaqjeje.

    Interesimi ishte i konsiderueshëm. Nga rreth 150 aplikime, 23 kandidatë u përzgjodhën në rrethin e ngushtë për tri personazhet e dramës: Dori, Lori dhe Doni.

    Pamjet nga audicioni dokumentojnë interpretimet e disa aktorëve amerikan që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes.

    Aromë Femre trajton pasojat psikologjike dhe njerëzore të luftës në Kosovë, me theks të veçantë te dhuna seksuale gjatë luftës dhe traumat e mbetura pas saj.

    Shfaqja është produksion i Honey & Blood Theatre dhe do të realizohet në gjuhën angleze.

    Premiera do të mbahet më 9 dhjetor 2026, ndërsa shfaqja do të jepet edhe më 10 dhe 11 dhjetor, nga ora 19:30, në teatrin “The Producers Club”, 358 West 44th Street, Manhattan, New York. /Klankosova.tv

    “Aromë Femre” përgatitet për premierën në New York

  • Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër

    Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër

    Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër

    Për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe kufizimit të qarkullimit në Rrugën B, të shtunën, do të ketë ndryshime të përkohshme në itineraret e disa linjave të transportit publik në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, ndryshimet do të vlejnë nga ora 08:00 deri në 12:00, transmeton Klankosova.tv

    Linja numër 1 do ta ketë stacionin e fundit te Fakulteti Teknik.

    Ndërkaq, linjat 3 dhe 3A, nga rrethrrotullimi te Flamuri, do të qarkullojnë nëpër rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”, për të vazhduar djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe më pas në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë.

    I njëjti itinerar do të shfrytëzohet edhe në drejtimin e kundërt.

  • Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës

    Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se deficiti tregtar vazhdon të përbëjë një nga sfidat kryesore për ekonominë e vendit, pavarësisht rritjes ekonomike dhe avancimit të eksporteve.

    Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë.

    Ai theksoi se gjatë vitit 2025, Kosova importoi mallra në vlerë prej rreth shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportet arritën në afërsisht një miliard euro.

    Sipas tij, edhe gjatë vitit 2026, ndonëse është shënuar rritje e eksporteve, diferenca mes importit dhe eksportit vazhdon të mbetet e theksuar.

    “Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importoi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh. E ne duam që sa ëmn shumë mallra që blejmë nga jashtrë t’i prodhojmë në Kosovë”, ka thënë Kurti

    Ndërkaq, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme tregojnë se në shtator të vitit 2026, deficiti tregtar u rrit për 2,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

    Vlera e deficitit tregtar në shtator të këtij viti arriti në 534 milionë euro, nga 520,5 milionë euro sa ishte në shtatorin e vitit 2025. /Telegrafi/

  • EU calls on citizens to prepare for crisis, recommends food and water reserves for 72 hours

    The European Commission has published new guidelines for citizens of the European Union, calling on them to be better prepared for emergency situations, such as power cuts, cyber attacks and various disasters.

    According to recommendations, each family should have food supplies, water and other basic articles for at least 72 hours of a crisis until the organisation and arrival of aid from public services.

    The instructions were presented at the European Forum for Civil Protection in Brussels by European Commissioner for Hospitality and Crisis Management Hadja Lahbib.

    She stressed that the first few hours are crucial in emergency situations and that citizens should know how to protect their families and how to help others. According to her, preparation should start at home, schools and local communities.

    One of the main recommendations is to prepare an emergency case with the most necessities, if citizens are forced to leave their homes quickly.

    The European Commission also requires that children be educated for crisis situations in gardens and schools, through appropriate activities for their age and without creating fear. Special attention is also given to protecting disabled persons and improving authorities ‘ communication of potential dangers.

    October 23rd Proposed as European Day of Readiness

    Under these measures, the European Commission has proposed that October 23rd be proclaimed the European Day of Readiness, which would be marked annually by 2027.

    This date relates to the establishment of the European Civil Protection Mechanism in 2001. The aim is to raise the awareness of citizens and local authorities of the risks, as well as to organise regular exercises to cope with emergencies.

    Meanwhile, member states have been called on to hold regular tests on the assessment of readiness and to draft plans to continue operating services in crisis situations.

    National Civil Protection Centres must ensure constant co-ordination of aid, 24 hours a day, even in the event of power cuts, collapse of communications networks or cyberattacks.

    Although guidelines are not legally binding, they are part of the EU’s broader strategy for strengthening resistance to crises. This strategy also relies on last year’s report by former Finnish President Saul Niinistö, stressing the need for Europe to create a culture of readiness in the face of climate disasters and geopolitical threats.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë

    BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë

    BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë

    Komisioni Evropian ka publikuar udhëzime të reja për qytetarët e Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje që të jenë më të përgatitur për situata emergjente, si ndërprerjet e energjisë elektrike, sulmet kibernetike dhe fatkeqësitë e ndryshme.

    Sipas rekomandimeve, çdo familje duhet të ketë rezerva ushqimore, ujë dhe artikuj të tjerë bazë për të paktën 72 orët e para të një krize, deri në organizimin dhe mbërritjen e ndihmës nga shërbimet publike.

    Udhëzimet u prezantuan në Forumin Evropian për Mbrojtjen Civile në Bruksel nga komisionerja evropiane për gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib.

    Ajo theksoi se orët e para janë vendimtare në situata emergjente dhe se qytetarët duhet të dinë si të mbrojnë familjet e tyre dhe si t’u ndihmojnë të tjerëve. Sipas saj, përgatitja duhet të nisë në shtëpi, shkolla dhe komunitetet lokale.

    Një nga rekomandimet kryesore është përgatitja e një çante emergjente me gjërat më të domosdoshme, në rast se qytetarët detyrohen të largohen me shpejtësi nga banesat e tyre.

    Komisioni Evropian kërkon gjithashtu që fëmijët të edukohen për situatat e krizave në kopshte dhe shkolla, përmes aktiviteteve të përshtatura për moshën e tyre dhe pa krijuar frikë. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara dhe përmirësimit të komunikimit të autoriteteve për rreziqet e mundshme.

    Propozohet 23 tetori si Dita Evropiane e Gatishmërisë

    Në kuadër të këtyre masave, Komisioni Evropian ka propozuar që 23 tetori të shpallet Dita Evropiane e Gatishmërisë, e cila do të shënohej çdo vit nga viti 2027.

    Kjo datë lidhet me themelimin e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në vitin 2001. Synimi është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe autoriteteve lokale për rreziqet, si dhe organizimi i ushtrimeve të rregullta për përballimin e emergjencave.

    Ndërkohë, shteteve anëtare u është bërë thirrje që të zhvillojnë teste të rregullta për vlerësimin e gatishmërisë dhe të hartojnë plane për vazhdimin e funksionimit të shërbimeve në situata krize.

    Qendrat kombëtare të mbrojtjes civile duhet të sigurojnë koordinim të pandërprerë të ndihmës, 24 orë në ditë, edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, rënies së rrjeteve të komunikimit apo sulmeve kibernetike.

    Edhe pse udhëzimet nuk janë ligjërisht të detyrueshme, ato janë pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj krizave. Kjo strategji mbështetet edhe në raportin e vitit të kaluar të ish-presidentit finlandez Sauli Niinistö, ku theksohej nevoja që Evropa të krijojë një kulturë të gatishmërisë përballë fatkeqësive klimatike dhe kërcënimeve gjeopolitike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjenden granata mortajash të Luftës së Parë Botërore gjatë ndërtimit të autostradës Manastir-Prilep

    Gjenden granata mortajash të Luftës së Parë Botërore gjatë ndërtimit të autostradës Manastir-Prilep

    Dy granata mortajash të kalibrit 75 mm, të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, janë gjetur në një lokacion ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e autostradës Manastir-Prilep.

    Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) i ka larguar granatat në mënyrë të sigurt. Fillimisht, vendi ku ishin gjetur mjetet shpërthyese është shënuar, ndërsa më pas një person i specializuar ka kontrolluar atë lokacion dhe zonën përreth, për të verifikuar nëse ka edhe mjete të tjera të pashpërthyera të mbetura nga luftërat e kaluara.

    Konkretisht, dje pasdite, pirotekniku i DMSH-së, Gjorgji Stefanov, në përputhje me procedurat standarde operative për mjetet e pashpërthyera, i ka larguar dy mjetet shpërthyese nga lokaliteti Karakli, afër fshatit Alincë, në Komunën e Prilepit, dhe i ka vendosur në deponi. Më pas, ato do të shkatërrohen në mënyrë të planifikuar dhe të sigurt në një lokacion të përshtatshëm, në poligon.

    DMSH-ja rikujton se, në rast të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, për arsye sigurie është rreptësisht e ndaluar prekja, zhvendosja apo manipulimi me to. Pas gjetjes së një mjeti të tillë në çfarëdo terreni, duhet të njoftohen menjëherë autoritetet përmes numrit të vetëm falas për raste urgjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), ose përmes stacionit më të afërt policor, në numrin 192. Pas sigurimit të lokacionit, largimin dhe shkatërrimin e mjeteve e kryejnë piroteknikë të autorizuar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Ndryshe, granata mortajash të pashpërthyera të kalibrit 75 mm dhe mjete të tjera shpërthyese të mbetura nga Lufta e Parë Botërore gjenden shpesh në territorin e Maqedonisë, veçanërisht në rajonet ku kalonte Fronti i Maqedonisë, i njohur edhe si Fronti i Selanikut. Mjete të tilla zakonisht zbulohen gjatë punimeve bujqësore, gërmimeve dhe ndërtimeve, por edhe gjatë shëtitjeve në natyrë, në zonat ku janë zhvilluar luftime në të kaluarën.

  • Ukraine uses 28 combat robots against Russian positions

    Ukraine has used a group of 28 ground robots and drones in an attack on Russian positions near the town of Lyman, in the Donnetsk region, witnessing the growing use of robotic technology in the war between the two countries.

    The attack was reported by the Russian channel at Telegram, Voicey Osvedomytel, which supports Moscow’s war. According to this source, the operation is conducted with three different types of robotics equipped for attacks on military positions and equipment.

    Among the vehicles used were eight kamikasis ground scares designed to hit targets by blowing up during contact with them.

    The rest of the group consisted of 18 robots armed with antitank grenade launchers, while two other vehicles were equipped with Mk 19.

    This combination of tools indicates that earth’s robotic systems can be used for various duties on battlefields, from self – destructive attacks to heavy gun strikes.

    Unlike air drones, which have become one of the most important elements of the war in Ukraine, earth robots move across the ground and can be equipped with explosives, machine guns, or other weapons systems.

    Their use enables military forces to perform several operations without directly exposing soldiers to the enemy’s fire. They can also serve for detection, ammunition transport and supplies, as well as evacuation of the wounded.

    Lyman is a strategically important area east of Ukraine, due to his position in the transportation and proximity network with some of the main front sectors in the Donnetsk region.

    However, information about the 28 robot vehicle attack has been published by a Russian channel in Telegram and so far has not been independently confirmed. Neither has the damage caused or the consequences of the attack on Russian positions been disclosed. /Telegraphy/

  • Ukraina përdor 28 robotë luftarakë ndaj pozicioneve ruse

    Ukraina përdor 28 robotë luftarakë ndaj pozicioneve ruse

    Ukraina ka përdorur një grup prej 28 robotësh dhe dronësh tokësorë në një sulm ndaj pozicioneve ruse pranë qytetit të Lymanit, në rajonin e Donetskut, duke dëshmuar përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë robotike në luftën mes dy vendeve.

    Sulmi është raportuar nga kanali rus në Telegram, Voyenny Osvedomitel, i cili mbështet luftën e Moskës. Sipas këtij burimi, operacioni është realizuar me tri lloje të ndryshme të mjeteve robotike, të pajisura për sulme ndaj pozicioneve dhe pajisjeve ushtarake.

    Në mesin e mjeteve të përdorura ishin tetë dronë tokësorë kamikazë, të projektuar për të goditur objektivat duke shpërthyer gjatë kontaktit me ta.

    Pjesa tjetër e grupit përbëhej nga 18 robotë të armatosur me granatahedhës antitank, ndërsa dy mjete të tjera ishin pajisur me granatahedhës automatikë të tipit Mk 19.

    Ky kombinim i mjeteve tregon se sistemet robotike tokësore mund të përdoren për detyra të ndryshme në fushëbetejë, nga sulmet vetëshkatërruese deri te goditjet me armë të rënda.

    Ndryshe nga dronët ajrorë, të cilët janë bërë një prej elementeve më të rëndësishme të luftës në Ukrainë, robotët tokësorë lëvizin nëpër terren dhe mund të pajisen me eksplozivë, mitralozë ose sisteme të tjera armatimi.

    Përdorimi i tyre u mundëson forcave ushtarake të kryejnë disa operacione pa i ekspozuar drejtpërdrejt ushtarët ndaj zjarrit të kundërshtarit. Ata mund të shërbejnë gjithashtu për zbulim, transport të municionit dhe furnizime, si dhe për evakuimin e të plagosurve.

    Lymani është një zonë me rëndësi strategjike në lindje të Ukrainës, për shkak të pozitës së tij në rrjetin e transportit dhe afërsisë me disa prej sektorëve kryesorë të frontit në rajonin e Donetskut.

    Megjithatë, informacionet për sulmin me 28 mjete robotike janë publikuar nga një kanal rus në Telegram dhe deri më tani nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Nuk janë bërë të ditura as dëmet e shkaktuara apo pasojat e sulmit në pozicionet ruse. /Telegrafi/

  • Kurte does not answer for Svecla and Gervala dismissal requests

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has declined to plead for the media over requests for the dismissal of Interior Minister Jalal Svecla and Justice Minister Donika Grovalla.

    Kurti has refused to answer journalists’ questions, while protesters from the Centre for Religious Thoughts are continuing to seek the dismissal of two ministers following the murder of Arlinda Zekitaj.

    Protesters are seeking institutional responsibility for the case, insisting on the dismissal of the respective ministers.

    Source Layer: Insander