Blog

  • Ardit Gjebrea merret në pyetje për mbi dy orë e gjysmë në SPAK, zbardhen arsyet e thirrjes

    Ardit Gjebrea merret në pyetje për mbi dy orë e gjysmë në SPAK, zbardhen arsyet e thirrjes

    Ardit Gjebrea merret në pyetje për mbi dy orë e gjysmë në SPAK, zbardhen arsyet e thirrjes

    Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje.

    “BalkanWeb” raporton se Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

    Burime bëjnë me dije se pyetjet ndaj producentit janë përqendruar te pagesat e përfituara nga institucioni i drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj.

    Referuar të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj.

    Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës.

    Burimi: Insajderi

  • A mjafton buxheti i vitit 2027 për komunat? Flet kryetari i AKK-së

    A mjafton buxheti i vitit 2027 për komunat? Flet kryetari i AKK-së

    A mjafton buxheti i vitit 2027 për komunat? Flet kryetari i AKK-së

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka komentuar mjetet që planifikohet të ndahen nga buxheti për për 2027.

    Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Ibrahimi ka thënë se, sipas tij, mjetet e ndara janë pothuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar, pa u marrë parasysh inflacioni dhe rritja e kostove.

  • “Kush i hëngri kapelet?” - Baner ironizues për Xhelal Sveçlën pranë Qeverisë

    “Kush i hëngri kapelet?” – Baner ironizues për Xhelal Sveçlën pranë Qeverisë

    “Kush i hëngri kapelet?” - Baner ironizues për Xhelal Sveçlën pranë Qeverisë

    Një baner ironizues me fytyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është vendosur në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Në fotografi, shfaqet Sveçla me një kapelë të kuqe, ndërsa krahas fotografisë është vendosur mbishkrimi ironizues: “Kush i hëngri kapelet?”, raporton Klankosova.tv

    Nuk dihet se kush e ka vendosur këtë foto aty, por që ky veprim vjen pas raportimeve lidhur me mungesën e kapelave për kadetët e Policisë së Kosovës, të cilët do të diplomojnë sot. /Klankosova.tv

  • Nesër mbyllet një segment i Rrugës B, shkak gara e çiklizmit “Criterium Prishtina”

    Nesër mbyllet një segment i Rrugës B, shkak gara e çiklizmit “Criterium Prishtina”

    Nesër mbyllet një segment i Rrugës B, shkak gara e çiklizmit “Criterium Prishtina”

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të një segmenti të Rrugës B, të shtunën, më 7 nëntor 2026, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, edicioni i parë.

    Bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.

    Megjithatë, sipas njoftimit të Komunës, rrethrrotullimi te Maxi 24 nuk do të bllokohet, pasi shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

    Për të shmangur kolonat dhe vonesat në trafik, Komuna u ka rekomanduar qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

    Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, teksa ka kërkuar nga të njëjtit që të dalin dhe të mbështesin garën e çiklizmit në kryeqytet. /Klankosova.tv

  • Skandali i Mbappes përplasi Kinën me La Ligën, ambasadori zbulon zhvillimet e fundit

    Skandali i Mbappes përplasi Kinën me La Ligën, ambasadori zbulon zhvillimet e fundit

    Ambasadori i Kinës në Spanjë, Yao Jing, ka konfirmuar se qeveria kineze është në komunikim me Real Madridin, La Ligën dhe institucione të tjera spanjolle lidhur me polemikat e shkaktuara nga komentet e Kylian Mbappes.

    Duke folur për agjencinë e lajmeve EFE të premten, diplomati sqaroi se nuk bëhet fjalë për negociata zyrtare, por për komunikime që synojnë arritjen e një mirëkuptimi të ndërsjellë mes palëve.

    “Nuk ka negociata, por ka komunikim, i bazuar në mirëkuptimin e ndërsjellë”, deklaroi Yao Jing.

    Polemikat nisën pasi Mbappe kishte përmendur si një nga memet e tij të preferuara një imazh ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të një diktatori kinez.

    Ndonëse sulmuesi francez nuk e kishte përmendur drejtpërdrejt emrin e Mao Ce Dunit, ish-lideri historik i Kinës shfaqej në fotografinë në fjalë.

    Pas reagimeve të shumta, si futbollisti francez, ashtu edhe Real Madridi kërkuan falje për incidentin.

    Megjithatë, televizioni shtetëror kinez, CCTV, vazhdon të mbajë të pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës.

    Ambasadori Yao Jing theksoi se Kinës i nevojitet më shumë kohë për ta tejkaluar këtë incident, duke lënë të kuptohet se rikthimi i transmetimeve të kampionatit spanjoll nuk pritet të ndodhë menjëherë. /Telegrafi/

  • ​Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

    ​Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër protestës në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh janë në revoltë.

    Përmes një mesazhi, Berisha kërkoi mobilizimin e qytetarëve pa dallim moshe apo bindjeje politike. Ai e cilëson protestën studentore si një sukses për të gjithë shqiptarët.

    “Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.

    Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend. Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë. Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve”, tha ai.

    Berisha gjithashtu vlerësoi studentët për guximin dhe vendosmërinë e tyre.

    “Thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre. Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve. Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre. Ata meritojnë çdo mbështetje. /Euronews.al/

  • Sweden confiscated property in Kosovo, first case in history outside its territory

    A joint action between the Kosovo Special Prosecution and Swedish authorities has marked a key achievement in the fight against narcotics and money laundering. Following the arrest of the suspect with the initials A.G. In December 2025, investigations resulted in the seizure of his assets seized by criminal activities.

    The State Chief Prosecutor’s Office announced that the case has already received a judicial epilogue in Sweden, marking the first case in history where the Swedish state manages to sequentise wealth outside its territorial borders.

    The Office for the Return of Assets, which operates under the Office of the Chief State Prosecutor, along with Swedish authorities, will take steps to comment on the final execution of property seized in Kosovo with the almighty decision of the Swedish authorities.

    The case concerns the arrest that took place December 2025, where, according to the Swedish Economic Crimes Authority ( SECA, a person was detained under an investigation into narcotics trafficking and heavy money laundering, where real estate, cash and a vehicle in Kosovo were said to have been seized.

    According to the communiqué of this Authority, published on December 22, 2025, the suspect was arrested in Sweden’s Goteborgu region.

    The suspect was detained under suspicion of particularly serious acts of narcotics trafficking and heavy money laundering.

    Source Layer: Insander

  • Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë në histori jashtë territorit të saj

    Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë në histori jashtë territorit të saj

    Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë në histori jashtë territorit të saj

    Një aksion i përbashkët mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze ka shënuar një arritje kyçe në luftën kundër narkotikëve dhe shpëlarjes së parave. Pas arrestimit të të dyshuarit me inicialet A.G. në dhjetor të vitit 2025, hetimet rezultuan me konfiskimin e asetave të tij të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bëri të ditur se rasti ka marrë tashmë epilog gjyqësor në Suedi, duke shënuar rastin e parë në histori ku shteti suedez arrin të sekuestrojë pasuri jashtë kufijve të tij territorialë.

    Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me autoritetet suedeze, “do të ndërmarrë hapa të mëtejmë për ekzekutimin final të pasurive të konfiskuara në Kosovë me vendim të plotfuqishëm të autoriteteve suedeze”.

    Rasti ka të bëjë me arrestimin e ndodhur dhjetorin e vitit 2025, ku sipas njoftimit të Autoritetit Suedez për Krimet Ekonomike (SECA), një person ishte ndaluar në kuadër të një hetimi për trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje të rëndë të parave, ku thuhej se janë sekuestruar prona të paluajtshme, para të gatshme dhe një automjet në Kosovë.

    Sipas komunikatës së këtij Autoriteti, të publikuar më 22 dhjetor 2025, i dyshuari ishte arrestuar në rajonin e Goteborgut të Suedisë.

    I dyshuari ishte ndaluar nën dyshimin për vepra veçanërisht të rënda të trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarje të rëndë të parave.

    Burimi: Insajderi

  • Shaban: DUI has no credibility to talk about representation of Albanians at Military Academy

    Deputy Defence Minister Admir Shabani has reacted to DUI’s allegations regarding the representation of Albanians at the Military Academy of Northern Macedonia, saying that this party has no credibility to raise the issue, as according to him, the current situation has been inherited from previous governments.

    Shaban has recalled that Talat Xhaferi has been deputy defence minister from 2004 to 2006, the period during which the Military Academy was placed under the mortorium and had rejected primary-cycle students by 2008. He has also stressed that Xhaferi has been defence minister at Nikola Gruevski’s government from 2013 to 2014.

    According to Shaban, even during LSDM’s last term, when Xhaferi was chairman of the Parliament and later technical prime minister, in the Military Academy contests applied only one or two Albanian screws annually.

    ) DUI has no credibility to talk about the participation of Albanians as candidates at the Military Academy, Saban has declared.

    He has acknowledged that the trend of reducing the number of Albanian candidates is disturbing, but has stressed that this issue cannot be resolved overnight and requires a systematic approach, starting in the orientation of young people in high schools.

    Shaban has said in some cases he has called public for Albanian candidates to apply at the Military Academy, since, according to him, even during DUI rule, the number of Albanian applicants was very low.

    He has called for continued sensationalisation of young people and parents so that the Military Academy can be seen as career opportunities, representation and contributions to state institutions.

    In the end, Shaban has called on DUI to stop, as he has described, manipulations and attempts to create the impression that Albanians are being discriminated against only now that this party is in opposition.

  • Shabani: BDI nuk ka kredibilitet të flasë për përfaqësimin e shqiptarëve në Akademinë Ushtarake

    Shabani: BDI nuk ka kredibilitet të flasë për përfaqësimin e shqiptarëve në Akademinë Ushtarake

    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo parti nuk ka kredibilitet të ngrejë këtë çështje, pasi sipas tij, gjendja aktuale është trashëguar nga qeverisjet e mëparshme.

    Shabani ka rikujtuar se Talat Xhaferi ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes nga viti 2004 deri në vitin 2006, periudhë gjatë së cilës Akademia Ushtarake ishte vendosur nën moratorium dhe nuk kishte pranuar studentë të ciklit të parë deri në vitin 2008. Ai gjithashtu ka theksuar se Xhaferi ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, nga viti 2013 deri në vitin 2014.

    Sipas Shabanit, edhe gjatë mandatit të fundit të LSDM-së, kur Xhaferi ishte kryetar i Kuvendit dhe më pas kryeministër teknik, në konkurset e Akademisë Ushtarake aplikonin çdo vit vetëm një ose dy kadetë shqiptarë.

    “BDI-ja nuk ka kredibilitet të flasë për pjesëmarrjen e shqiptarëve si kadetë në Akademinë Ushtarake”, ka deklaruar Shabani.

    Ai ka pranuar se trendi i rënies së numrit të kandidatëve shqiptarë është shqetësues, por ka theksuar se kjo çështje nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe kërkon një qasje sistematike, duke filluar që nga orientimi i të rinjve në shkollat e mesme.

    Shabani ka thënë se në disa raste ka bërë thirrje publike që kandidatët shqiptarë të aplikojnë në Akademinë Ushtarake, pasi, sipas tij, edhe gjatë qeverisjes së BDI-së numri i aplikuesve shqiptarë ishte shumë i ulët.

    Ai ka bërë thirrje për sensibilizim të vazhdueshëm të të rinjve dhe prindërve, në mënyrë që Akademia Ushtarake të shihet si mundësi për karrierë, përfaqësim dhe kontribut në institucionet shtetërore.

    Në fund, Shabani i ka bërë thirrje BDI-së që të ndalojë, siç i ka cilësuar ai, manipulimet dhe përpjekjet për të krijuar përshtypjen se shqiptarët po diskriminohen vetëm tani që kjo parti ndodhet në opozitë.