Blog

  • The AUV allowed thermal treatment of 21 tons of salmonella meat from the company Mekaí after the deadline expired.

    Food and Veterinary Agency ( The AUV has allowed thermal processing of a load of 21,000 pounds of chicken imported from the company Mecca, where the presence of the Salmonella bacteria is detected.

    The decision to allow thermal treatment has been taken after the shipment had expired the usage deadline, while the border inspector had initially refused access to Kosovo’s goods.

    As Portal Northu.info reported, the cargo imported from Brazil was stopped at the border post after laboratory tests confirmed the presence of the Salmonella Enterprise bacteria.

    Although initial administrative guidelines envision reverse or annihilation of the contaminated product, the case has been handled through alternative procedures allowed with special food safety regulations.

    The situation was further complicated, as during the time the cargo stood under measures of deadlock and administrative procedures, the product expired.

    Despite initial rejection by the field inspector for entry of this product into the direct consumer market, AUV has ruled that allows thermal meat processing a technology procedure that destroys salmonella bacteria, provided the product is used only as the first material for industrial processing.

    From the Food and Veterinary Agency, they show that the decision is based on norms in power that allow thermal meat treatment contaminated under controlled industrial conditions, ensuring that the final product is not a threat to public health.

    On the other hand, the question of long-term product prosecution remains open along the treatment process.

    The company Mecca and AUV are continuing the monitoring procedures of this stock until competent authorities have announced any direct violations that would jeopardise consumers in the open market.

    Source Layer: Insander

  • AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

    AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

    AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

    ​Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lejuar përpunimin termik të një ngarkese prej 21 mijë kilogramësh mish pule të importuar nga kompania “Meka”, tek e cila është detektuar prania e bakterit Salmonella.

    Vendimi për lejimin e trajtimit termik është marrë pasi ngarkesës i kishte skaduar afati i përdorimit, ndërsa inspektori kufitar fillimisht kishte refuzuar hyrjen e mallit në Kosovë.

    Siç ka raportuar portali Veriu.info, ngarkesa e importuar nga Brazili ishte ndaluar në pikën kufitare pasi analizat laboratorike konfirmuan praninë e bakterit Salmonella Enterprise.

    Ndonëse udhëzimet fillestare administrative parashikojnë kthimin mbrapsht ose asgjësimin e produktit të kontaminuar, rasti është trajtuar përmes procedurave alternative të lejuara me rregullore të veçanta të sigurisë ushqimore.

    Gjendja u ndërlikua më tej pasi gjatë kohës sa ngarkesa qëndronte nën masat e bllokimit dhe procedurave administrative, produktit i skadoi afati i ruajtjes.

    Pavarësisht refuzimit fillestar nga inspektori i terrenit për hyrjen e këtij produkti në tregun e konsumit të drejtpërdrejtë, AUV-ja ka nxjerrë vendim që lejon përpunimin termik të mishit — një procedurë teknologjike që shkatërron bakterin e salmonelës me kusht që produkti të përdoret vetëm si lëndë e parë për përpunim industrial.

    Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tregojnë se vendimi është bazuar në normativat në fuqi që lejon trajtimin termik të mishit të kontaminuar në kushte të kontrolluara industriale, duke garantuar se produkti final nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

    Në anën tjetër, mbetet e hapur çështja e procedimit të produktit me afat të skaduar përgjatë procesit të trajtimit.

    ​Kompania “Meka” dhe AUV-ja po vazhdojnë procedurat e monitorimit të këtij stoku, derisa autoritetet kompetente nuk kanë njoftuar për ndonjë shkelje direkte që do të rrezikonte konsumatorin në tregun e hapur.

    Burimi: Insajderi

  • Lorent Tolaj zgjedh Zvicrën para Kosovës dhe Shqipërisë, ftohet në listën rezervë

    Lorent Tolaj zgjedh Zvicrën para Kosovës dhe Shqipërisë, ftohet në listën rezervë

    Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj ka zgjedhur ta përfaqësoj kombëtaren e Zvicrës, duke refuzuar kështu një përfshirje te Kosova apo Shqipëria, të cilat ishin pjesë e ekuacionit.

    Trajneri i kombëtares zvicreane, Murat Yakin ka thirrur 28 lojtarë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në këtë muaj.

    Granit Xhaka rikthehet si lider pas suspendimit, Breel Embolo, Miro Muheim, Ruben Vargas, dhe Denis Zakaria janë pesë lojtarë që munguan në kampin e fundit për arsye të ndryshme dhe tashmë janë përfshirë.

    “Helvetikët” që do të luajnë dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve për këtë vit kundër Sllovenisë dhe Skocisë kanë publikuar edhe një listë me emra rezervë.

    Ajo që bie në sy është përfshirja e sulmuesit me prejardhje nga Kosova, Lorent Tolaj, i cili po luan me shumë sukses te Bristol City në Championship, përcjell Telegrafi.

    Sulmuesi 25-vjeçar ishte cak edhe i kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, por përfshirja e Tolajt në listën rezervë të Zvicrës si duket ka konfirmuar zgjedhjen e lojtarit për të përfaqësuar Helvetikët.

    Pjesë e listës rezervë janë edhe lojtarë tjerë shqiptarë, Uran Bislimi dhe Kastriot Imeri.

    Ndryshe, Tolaj në të kaluarën ka luajtur edhe me moshat e Zvicrës U17, U18 dhe U19, ku ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka shënuar po aq gola. /Telegrafi/

  • Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

    Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në lindje të Francës, ku një autobus me 43 udhëtarë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, një fëmijë dhe një i ri humbën jetën, ndërsa 16 persona të tjerë u lënduan.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 në qytetin Lent, derisa autobusi po udhëtonte nga Lyoni drejt Bourg-en-Bresse. Në mesin e 43 udhëtarëve ishin edhe 15 fëmijë.

    Sipas prokurorisë së Bourg-en-Bresse, tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa 13 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, shkruan bbc.

    Shoferi i autobusit, i cili gjithashtu është lënduar, është dërguar në spital dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

    Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, konfirmoi se në mesin e udhëtarëve kishte nxënës, duke shprehur keqardhje për aksidentin.

    Në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekipet e emergjencës, helikopterët mjekësorë dhe më shumë se 100 zjarrfikës. Të lënduarit rëndë janë transportuar drejt një spitali të specializuar.

    Ndërkohë, ndërtesa e komunës së qytetit është hapur për të ofruar strehim dhe për të koordinuar operacionet e ekipeve të emergjencës. /Telegrafi/

  • Beata in his element, surprises with dance style

    BBig Brother’s uncle V IP Kosova, Bata, has called attention to his dance at the pace of the songs that were released at home this morning.

    He appears to be full of energy and to enjoy music.

    So, Bata comes into his element..

  • Arlinda destroys Nichi’s sleep, wets it with water ( VIDEOS)

    TIntensions in the report with Nichin, Arlinda appears to be continuing during his stay at Big Brother’s house V IP Kosova.

    This morning, she decided to go to Nicet’s sleep, wet her with water.

  • Arlinda ia prish gjumin Nichit, e lag me ujë (VIDEO)

    Arlinda ia prish gjumin Nichit, e lag me ujë (VIDEO)

    Arlinda ia prish gjumin Nichit, e lag me ujë (VIDEO)

    Tensionet në raportin me Nichin, Arlinda duket se do t’i vazhdojë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Këtë mëngjes, ajo ka vendosur t’ia prishë gjumin Nichit, duke e lagur me ujë.

  • Bejta në elementin e tij, befason me stilin e vallëzimit

    Bejta në elementin e tij, befason me stilin e vallëzimit

    Bejta në elementin e tij, befason me stilin e vallëzimit

    Banori i Big Brother VIP Kosova, Bejta, ka tërhequr vëmendjen me vallëzimin e tij nën ritmet e këngëve që u lëshuan këtë mëngjes në shtëpi.

    Ai shfaqet me plot me energji e duke shijuar muzikën.

    Kështu, Bejta del në elementin e tij..

  • 82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)

    82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)

    82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)

    Para 70 vitesh, nga malet e Rugovës, drejt Pejës zbriti një djalosh i vogël me emrin Bajram.

    Ishte ende fëmijë kur nisi rrugëtimin e tij, pa e ditur se një ditë do të bëhej pjesë e historisë së një zanati të vjetër.

    Pas shtatë dekadash pune, do të shndërrohej në mohikanin e fundit të një zeje në Kosovë.

    Një zanat që dikur kishte jetë, zhurmë e duar të arta, sot po shuhet bashkë me kujtimet e brezave që e mbajtën gjallë.

    Bajrami ka mbetur i vetmi. I fundit. Fatkeqësisht…

    Në kohën kur gjithçka bëhet me nxitim, ai vazhdon të jetë po ai: pedant, i përpiktë, besnik ndaj punës dhe fjalës së dhënë.

    Një esnaf i vjetër, nga ata që nuk e matin jetën me vite, por me punën që lënë pas.

    Emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosova ka qëndruar në vizitë te Bajram Bardhaj, leshnurësi i fundit i Kosovës.

    Te një njeri që për 70 vjet nuk ka ruajtur vetëm një zanat, por një copë të kujtesës sonë.

    Dhe kur një ditë ai ta mbyll derën e punëtorisë së tij, kush do t’i hapë përsëri këto dyer?

    Kush do t’i dëgjojë duart e tij duke punuar?

    Fatkeqësisht, pas Bajramit, mund të mos mbetet askush.

    Ndiqeni emisionin e plotë të realizuar nga gazetari dhe autori Milot Hasimja:

  • Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë

    Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar 79 mijë e 154 vizitorë në hotelet e Kosovës, që paraqet rritje prej 22.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas statistikave të publikuara nga ASK-ja, nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 29 mijë e 928 ishin vendorë, ndërsa 49 mijë e 226 të huaj.

    Në shtator të vitit 2025, hotelet kishin regjistruar gjithsej 64 mijë e 727 vizitorë.

    Ndërkohë, numri i net-qëndrimeve në shtator 2026 arriti në 156 mijë e 984. Prej tyre, 95 mijë e 950 net-qëndrime, apo 61.1 për qind, u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 61 mijë e 35, apo 38.8 për qind, nga vizitorët vendorë.

    Sa u përket vizitorëve të huaj, ASK-ja ka evidentuar rritje prej 24.9 për qind në krahasim me shtatorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 39 mijë e 397 vizitorë të jashtëm.

    Shtetasit e Shqipërisë prinë për nga numri i vizitave në hotelet e Kosovës, me 8 mijë e 908 vizitorë, pasuar nga ata të Gjermanisë me 5 mijë e 485, Zvicrës me 4 mijë e 182 dhe Turqisë me 3 mijë e 291 vizitorë.

    Edhe në numrin e net-qëndrimeve nga vizitorët e huaj, Shqipëria prin me 14 mijë e 788 net-qëndrime, e ndjekur nga Gjermania me 8 mijë e 929, Turqia me 4 mijë e 804 dhe Zvicra me 5 mijë e 141.

    Të dhënat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të raportit për Statistikat e Hotelerisë për muajin shtator 2026. /Telegrafi/