Blog

  • Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

    Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

    Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një sqarim mbi pretendimet e ngritura nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, për çmimin e një shiriti sinjalizuar.

    Sipas pretendimeve të Kërçelit, çmimi i këtij shiriti, qytetarëve të Prishtinës u është faturuar 3500 euro, e që sipas tij, kushton vetëm 12 euro, raporton Klankosova.tv.

    E kryetari Rama, pretendimet e deputetit Kërçeli i ka quajtur “show politik”.

    Ai pretendoi se deputeti i Vetëvendosjes po e mashtron opinionin “kur e paraqet çmimin e një shërbimi si çmim të një shiriti”.

    Ky është postimi i Ramës:

    SQARIM PËR SHOW-N E RADHËS POLITIK ME “SHIRIT”

    Deputeti i VETËVENDOSJES po e mashtron opinionin kur e paraqet çmimin e një SHËRBIMI si çmim të një SHIRITI.

    8.50 euro për metër përfshijnë:

    * Furnizimin me material.

    * Transportin.

    * Angazhimin dhe punën e punonjësve të kompanisë.

    * Shtrirjen dhe vendosjen e shiritit në kanalin përkatës nga punonjësit kompetentë.

    * Garancinë për 10 vjet, sipas kushteve të kontratës.

    * Mirëmbajtjen për 10 vjet, sipas nevojës, pa kosto shtesë.

    * Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

    Krejt këto shërbime me i paraqitë vetëm si çmim të një “shiriti” është veprim i ulët.

    Për më tepër, kjo procedurë është trajtuar nga:

    📢Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

    📢Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

    📢Auditorët e  brendshëm.

    📢Auditorët e jashtëm.

    📢 Hetuesia.

    Nëse Ilir Kërçeli mendon që është më i dijshëm se të gjitha këto institucione dhe organe kompetente, le t’na kallxon!

    Për më tepër, i propozoj që, kur del në publik për me bo shfaqje televizive, t’i marrë informacionet bazë.

    ❌ Ai shirit nuk shërben për ta kufizuar zonën e punimeve.

    📢 Është shirit nëntokësor që paralajmëron praninë e kabllove elektrike, për të shmangur dëmtimin e tyre dhe mos me i rreziku punëtorët gjatë gërmimeve në të ardhmen nga:

    📢 Ujësjellësi,

    📢 KEDS-i,

    📢 Termokosi ose cilado kompani apo ndërmarrje tjetër.

    E di që pas deklaratave të mia për Kryeministrin do të ketë invazion sulmesh ndaj meje, por më lejoni t’ju rikujtoj se do të kujdesem që për secilën shpifje ta ndjek rrugën ligjore.

    Ilir, për herën tjetër, lexoje kontratën. Kuptoje. Pastaj dil para qytetarëve,  

  • Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

    Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

    Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

    Shtëpia e Bardhë ka mohuar spekulimet se sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohen nga detyrat e tyre pas zgjedhjeve.

    Mediat amerikane kanë raportuar se ka kërkesa për zëvendësimin e Hegsethit, veçanërisht për shkak të mënyrës se si e ka menaxhuar luftën me Iranin, e cila po fajësohet për humbjet e mëdha të republikanëve në zgjedhje.

    Ndërkohë, një kongresist republikan që po largohet nga detyra ka kërcënuar se që javën e ardhshme do të kërkojë votim për shkarkimin e Hegsethit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

    Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, Hegseth ka publikuar një video-mesazh, ku ka mbrojtur punën e tij dhe ka kundërshtuar përpjekjet për largimin e tij.

    “Na sulmojnë sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, ka deklaruar ai.

  • Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra

    Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklarimeve të këtij të fundit lidhur me çmimin e shiritit nëntokësor, i cili, sipas Ramës, kushton 8.50 euro për metër dhe përfshin edhe shërbime të tjera.

    Përmes një reagimi në Facebook, Kërçeli ka vënë në pikëpyetje nivelin e argumentimit të kryetarit të Prishtinës, duke e sfiduar atë në një debat publik televiziv.

    “Kryetar, nuk po më besohet në çfarë niveli amatorizmi ke rënë. Përnjëmend, rrena i ka këmbët e shkurtra! Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, e hajde të debatojmë!”, ka shkruar Kërçeli.

    Reagimi i deputetit të LVV-së vjen pasi Rama e kishte akuzuar atë se po e paraqet çmimin e një shërbimi si çmim të vetëm të shiritit, duke theksuar se vlera prej 8.50 eurosh për metër përfshin furnizimin, transportin, punën e punonjësve, vendosjen, si dhe garancinë dhe mirëmbajtjen për 10 vjet.

    Rama, në reagimin e tij paraprak, kishte paralajmëruar edhe ndjekje të rrugës ligjore ndaj, siç i kishte quajtur, shpifjeve që mund të bëhen ndaj tij. /Telegrafi/

  • From the fraud of a blind old man to the violation of a 19-year-old who is Ramush Salihu who was sentenced to nine and a half years in prison

    The signal newspaper has reported over years of cases involving Ramush Salihu, 42-year-old who will now serve a nine-year prison sentence for rape, sexual harassment and false presentation as an official person.

    His name had been reported by the signal since December 2022, when Salih was accused of defrauding a blind old man who lived alone in the village of Sadovine of the Year. According to the indictment, he was suspected of putting the elderly man into custody, claiming that he had brought him a package of help and thus received about 200 euros.

    At the time, the signal had also reported on the failure of the court hearing against him, as the police had failed to find him to bring him to court. The judge had warned of the warrant.

    Later, the signal had also reported on a serious case in Pristina, where Salihu was suspected of violating a 19-year-old. He was suspected of initially being presented as a member of the Kosovo Police, while then threatened and blackmailed the victim before forcing him to engage in sexual relations without her own desire.

    For these criminal acts, Salihu has been sentenced to nine years and six months in prison. He is currently in Kosovo after being extradited from France on November 5, 2026.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nga mashtrimi i një të moshuari të verbër te dhunimi i një 19-vjeçareje – kush është Ramush Salihu që u dënua me 9 vjet e gjysmë burgim

    Nga mashtrimi i një të moshuari të verbër te dhunimi i një 19-vjeçareje – kush është Ramush Salihu që u dënua me 9 vjet e gjysmë burgim

    Nga mashtrimi i një të moshuari të verbër te dhunimi i një 19-vjeçareje – kush është Ramush Salihu që u dënua me 9 vjet e gjysmë burgim

    Gazeta Sinjali ka raportuar ndër vite për rastet ku ishte i përfshirë Ramush Salihu, 42-vjeçari që tashmë do të vuajë dënimin prej nëntë vjetësh e gjashtë muajsh burgim për dhunim, ngacmim seksual dhe prezantim të rremë si person zyrtar.

    Emri i tij ishte raportuar nga Sinjali që në dhjetor të vitit 2022, kur Salihu akuzohej për mashtrimin e një të moshuari të verbër, i cili jetonte i vetëm në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë. Sipas aktakuzës, ai dyshohej se e kishte vënë në lajthim të moshuarin me pretendimin se i kishte sjellë një pako me ndihma dhe, në këtë mënyrë, i kishte marrë rreth 200 euro.

    Në atë kohë, Sinjali kishte raportuar edhe për dështimin e seancës gjyqësore ndaj tij, pasi policia nuk kishte arritur ta gjente për ta sjellë me detyrim në gjykatë. Gjykatësi kishte paralajmëruar lëshimin e urdhërarrestit.

    Më vonë, Sinjali kishte raportuar edhe për një rast të rëndë në Prishtinë, ku Salihu dyshohej për dhunimin e një 19-vjeçareje. Ai dyshohej se fillimisht i ishte prezantuar rrejshëm si pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa më pas e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën, para se ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

    Për këto vepra penale, Salihu është dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim. Ai tashmë ndodhet në Kosovë, pasi u ekstradua nga Franca më 5 nëntor 2026.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Why are highway directions green in some countries and blue in others?

    When driving across Europe, you may find that highways do not have the same color in all countries. In Kosovo, Switzerland, Italy and Sweden they are green, while in Germany, France and Austria they are blue.

    The reason is the international rules of communication, which allow both colors to be used.

    The colors of highway navigation boards are arranged by the Vienna Convention on Road Signs and Signals, adopted in 1968 under the auspices of the United Nations.

    The purpose of this convention is to harmonise road signals between states so that drivers can know the signs and understand their meaning, regardless of which country they are in.

    The convention stipulates that highway navigational signs can have a green or blue background with white inscriptions. So countries have the right to choose one of these two colors, but they have to implement the system uniformly.

    Which countries use blue boards, and what green ones?

    Blue tables are used in Germany, France, Austria, Norway, Spain, and Portugal.

    Meanwhile, green boards are used in Bosnia and Herzegovina, Croatia, Serbia, Switzerland, Italy, Sweden, Finland, Bulgaria and other countries.

    Hence, differences in the colors of the signs do not imply that some states do not respect international standards. Rather, both options are in advance with the Vienna Convention. /Telegraphy/

  • Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera?

    Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera?

    Kur udhëtoni me makinë nëpër Evropë, mund të vëreni se tabelat orientuese në autostrada nuk kanë të njëjtën ngjyrë në të gjitha shtetet. Në Kosovë, Zvicër, Itali dhe Suedi ato janë të gjelbra, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Austri janë të kaltra.

    Arsyeja qëndron te rregullat ndërkombëtare të komunikacionit, të cilat lejojnë përdorimin e të dyja ngjyrave.

    Ngjyrat e tabelave orientuese në autostrada rregullohen nga Konventa e Vjenës për Shenjat dhe Sinjalizimin Rrugor, e miratuar në vitin 1968 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

    Qëllimi i kësaj konvente është harmonizimi i sinjalistikës rrugore ndërmjet shteteve, në mënyrë që shoferët t’i njohin më lehtë shenjat dhe ta kuptojnë kuptimin e tyre, pavarësisht se në cilin shtet ndodhen.

    Konventa përcakton se tabelat orientuese në autostrada mund të kenë sfond të gjelbër ose blu, me mbishkrime të bardha. Pra, shtetet kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga këto dy ngjyra, por duhet ta zbatojnë sistemin në mënyrë të njëtrajtshme.

    Cilat shtete përdorin tabelat blu dhe cilat ato të gjelbra?

    Tabelat blu përdoren në Gjermani, Francë, Austri, Norvegji, Spanjë dhe Portugali.

    Ndërkaq, tabelat e gjelbra përdoren në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Zvicër, Itali, Suedi, Finlandë, Bullgari dhe vende të tjera.

    Prandaj, dallimet në ngjyrat e tabelave nuk nënkuptojnë se disa shtete nuk i respektojnë standardet ndërkombëtare. Përkundrazi, të dyja alternativat janë të parapara me Konventën e Vjenës. /Telegrafi/

  • Për nëntë muaj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.337 vepra penale të dhunës në familje

    Për nëntë muaj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.337 vepra penale të dhunës në familje

    MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 1.337 vepra penale nga fusha e dhunës në familje, për të cilat janë denoncuar 1.388 kryerës, nga të cilët 1.278 burra dhe 110 gra, si dhe 1.433 viktima, nga të cilat 289 burra dhe 1.144 gra.

    Në periudhën e njëjtë janë regjistruar 191 kundërvajtje të ndërlidhura me dhunën në familje, për të cilat janë denoncuar 228 kryerës (196 burra dhe 32 gra) dhe 221 viktima (126 burra dhe 95 gra).

    “Gjithashtu, janë evidentuar 3.869 ankesa për dhunë në familje, me ç’rast janë denoncuar 3.971 kryerës, nga të cilët 3.090 burra dhe 881 gra, si dhe 3.961 viktima, nga të cilat 1.394 burra dhe 2.567 gra. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos e fshehin dhunën në familje, por të denoncojnë me kohë çdo rast të tillë”.

    “Secili që është viktimë e dhunës në familje, si dhe secili që ka njohuri për raste të këtilla, mund t’i denoncojë ato në stacionin më të afërt policor ose në numrat telefonikë 112 dhe 19”, thonë nga MPB.

  • With long guns addressed to the owners, hammered out the closets, details from the silverjacking in Gjakova, authors walked out with gold and money.

    Two masked men, one with long arms and the other with the hammer, have committed an armed robbery in a jewelry store in Gjakova, threatening the people in it and taking a first and ready amount of gold. After the robbery, the authors have left on foot, while police have started searching for identification and capture.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on Thursday, November 5, 2026, around 17:15, at the silversmithy. JINONGOLD, on Mother Teresa Street in Gjakova.

    At the moment of the robbery, in the jewelry store were Luljeta Prenay, 56, and Nicole Praja, 23, who, according to information provided by the signal, faced two people dressed in black clothes and their faces covered.

    One of the suspects carried a long gun, which he had directed to the people inside the jewelry store. Meanwhile, his associate had used a hammer to break the closets where the ornaments were kept.

    Under the threat of the gun, the suspects had received a quantity of gold and cash before leaving the scene.

    The amount of stolen gold and the value of money seized have not yet been determined, while the overall damage remains to be estimated.

    After the robbery, the two have walked in an unknown direction, avoiding immediate capture.

    The signal teaches that police had initially accepted information on theft through the 192 emergency number. However, when the patrol arrived at the scene, it was found to be an armed robbery.

    The jewelry store has emerged from relevant police units, which have launched investigative actions to clear the case and identify the authors.

    The State Prosecutor has been notified of the event, which has directed the initiative of the case for criminal work CHArabija.

    So far, the identity of two suspected persons remains unknown, while investigations continue on their discovery and full clarification of the circumstances of the robbery.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

    Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

    Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

    Dy persona të maskuar, njëri me armë të gjatë dhe tjetri me çekan, kanë kryer një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjakovë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda dhe duke marrë një sasi ari e para të gatshme. Pas grabitjes, autorët janë larguar në këmbë, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të enjten, më 5 nëntor 2026, rreth orës 17:15, në argjendarinë “XHINTONGOLD”, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.

    Në momentin e grabitjes, në argjendari ndodheshin Luljeta Prenaj, 56 vjeçare dhe Nikoll Prenaj, 23 vjeçar, të cilët, sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, janë përballur me dy persona të veshur me rroba të zeza dhe me fytyra të maskuara.

    Njëri prej të dyshuarve mbante një armë të gjatë, të cilën ua kishte drejtuar personave që ndodheshin brenda argjendarisë. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij kishte përdorur një çekan për të thyer dollapët ku mbaheshin stolitë.

    Nën kërcënimin e armës, të dyshuarit kishin marrë një sasi ari dhe para të gatshme, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

    Sasia e arit të grabitur dhe vlera e parave të marra ende nuk janë përcaktuar, ndërsa dëmi i përgjithshëm mbetet për t’u vlerësuar.

    Pas grabitjes, dy personat janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur, duke iu shmangur kapjes së menjëhershme.

    Sinjali mëson se Policia fillimisht kishte pranuar një informacion për vjedhje përmes numrit emergjent 192. Mirëpo, kur patrulla kishte mbërritur në vendngjarje, ishte konstatuar se bëhej fjalë për një grabitje të armatosur.

    Në argjendari kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

    Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Grabitja”.

    Deri më tani, identiteti i dy personave të dyshuar mbetet i panjohur, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbulimin e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të grabitjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali