
Shtëpia e Bardhë ka mohuar spekulimet se sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohen nga detyrat e tyre pas zgjedhjeve.
Mediat amerikane kanë raportuar se ka kërkesa për zëvendësimin e Hegsethit, veçanërisht për shkak të mënyrës se si e ka menaxhuar luftën me Iranin, e cila po fajësohet për humbjet e mëdha të republikanëve në zgjedhje.
Ndërkohë, një kongresist republikan që po largohet nga detyra ka kërcënuar se që javën e ardhshme do të kërkojë votim për shkarkimin e Hegsethit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, Hegseth ka publikuar një video-mesazh, ku ka mbrojtur punën e tij dhe ka kundërshtuar përpjekjet për largimin e tij.
“Na sulmojnë sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, ka deklaruar ai.