Blog

  • Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit

    Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit

    Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit

    Një lokal në Gjakovë ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur pasditen e së djeshme, ku persona ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin me vete një sasi të konsiderueshme ari.

    Sipas të dhënave nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, dy punonjësit që ndodheshin në lokal, kanë rrëfyer se të dyshuarit kanë hyrë me dhunë brenda, me njërin prej tyre të armatosur me armë të gjatë dhe tjetrin me çekan.

    Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit janë arratisur.

    “Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari”, thuhet në raport.

    Burimi: Insajderi

  • Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën “Smart”

    Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën “Smart”

    Rama ka sqaruar se çmimi prej 8.50 eurosh për metër të shiritit nuk paraqet vetëm koston e materialit, siç pretendon Kërçeli, por përfshin edhe një sërë shërbimesh të tjera të parapara me kontratë.

    Sipas kryetarit të Prishtinës, në këtë çmim përfshihen furnizimi me material, transporti, angazhimi dhe puna e punonjësve, vendosja e shiritit në kanalin përkatës, garancia 10-vjeçare, mirëmbajtja pa kosto shtesë dhe TVSH-ja.

    “Me i paraqitë krejt këto shërbime vetëm si çmim të një ‘shiriti’ është veprim i ulët”, ka deklaruar Rama në reagimin e tij.

    Ai ka theksuar se procedura e prokurimit është trajtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe hetuesia.

    Rama ka vënë në pikëpyetje edhe pretendimet e Kërçelit, duke kërkuar që deputeti të tregojë nëse konsideron se ka më shumë njohuri se institucionet që kanë trajtuar këtë procedurë.

    “ Nëse Ilir Kërçeli mendon që është më i dijshëm se të gjitha këto institucione dhe organe kompetente, le t’na kallxon!”, ka shkruar Rama.

    Kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar gjithashtu se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo deklarate që e konsideron shpifje, duke e lidhur reagimin e tij edhe me sulmet politike që, sipas tij, mund të pasojnë deklaratat e fundit për kryeministrin.

    Ndërkohë, Kërçeli kishte publikuar një fotografi të shiritit, duke pretenduar se çmimi i tij është faturuar më shtrenjtë sesa vlera reale.

    “Shiriti që po e shihni në foto është shiriti i famshëm që ka kushtuar herë 19 e herë 8.5 euro metri gjatësi”, ka shkruar ka shkruar Kërçeli.

    Sipas tij, ky shirit kushton shumë më lire sesa që u është faturuar qytetarëve të Prishtinës.

    Në anën tjetër, Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë ka dorëzuar një denoncim në Prokurorinë Speciale, duke pretenduar se kontrata “Smart” ka shkaktuar dëmtim të buxhetit komunal.

    Burimi: RTKLive

  • PRISHTINA MALL MBYLL JAVËN E MODËS ME EVENTIN “FASHION IN MOTION”

    PRISHTINA MALL MBYLL JAVËN E MODËS ME EVENTIN “FASHION IN MOTION”

    Më 7 nëntor, Prishtina Mall do të mbledhë përfaqësues të mediave, influencerë,
    fytyra publike dhe brende të modës në një event që shënon përfundimin e një
    jave të dedikuar modës dhe stilimit.

    Pas një jave aktivitetesh të ndryshme, Prishtina Mall do ta përfundojë programin
    “Fashion in Motion” me një event special, që mbahet më 7 nëntor, nga ora 19:00 deri në
    21:00, në Hyrjen Perëndimore të qendrës tregtare.

    Prishtina Mall sjell “Fashion in Motion” – moda, kreativiteti dhe stili në një përvojë unike

    Eventi do të bashkojë përfaqësues të mediave, krijues të përmbajtjes digjitale, fytyra
    publike, partnerë dhe përfaqësues të brendeve që operojnë në Prishtina Mall. Mbrëmja
    do të shoqërohet me muzikë nga DJ, duke shënuar përfundimin e programit javor.

    Gjatë javës, nga 1 deri më 6 nëntor, vizitorët patën mundësinë të marrin pjesë në
    aktivitete të ndryshme, në bashkëpunim me profesionistë të modës. Përmes këtij
    programi, Prishtina Mall i solli ata më afër publikut, duke krijuar mundësi që vizitorët të
    njihen me teknika të ndryshme të stilimit dhe të eksplorojnë më shumë rreth trendeve të
    modës.

    Me organizimin e aktiviteteve të tilla, Prishtina Mall vazhdon të pasurojë ofertën e saj
    për vizitorët, duke sjellë vazhdimisht koncepte dhe eksperienca të reja që shkojnë përtej
    blerjeve. Përmes një kalendari të pasur me aktivitete, evente dhe bashkëpunime të
    ndryshme, Prishtina Mall synon të mbetet një destinacion ku vizitorët gjejnë gjithmonë
    arsye të reja për ta vizituar.

    Fashion in Motion – Prishtina Mall
     Data: 7 nëntor 2026
     Ora: 19:00–21:00
     Lokacioni: Hyrja Perëndimore (Western Entrance), Prishtina Mall

    Burimi: Dukagjini

  • Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”

    Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”

    Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”

    Ka vdekur në moshën 50-vjeçare aktorja dhe modelja amerikane Kimmarie Johnson, e njohur për paraqitjen e saj në serialin “Beverly Hills 90210”.

    Lajmi është konfirmuar nga mbesa e saj, Rhonda Scott.

    Johnson kishte pësuar një emergjencë shëndetësore në shtëpinë e saj në Los Angeles më 27 tetor dhe ishte dërguar në spital, ku ishte diagnostikuar me një problem të rëndë që lidhej me aneurizëm të zemrës.

    Përveç serialit “Beverly Hills 90210”, Johnson ishte e njohur edhe për paraqitjen në filmin “Dude, Where’s My Car?”.

  • Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit

    Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit

    Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, kanë marrë një sasi të madhe ari.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje pasdite, transmeton Klankosova.tv.

    Dy viktimat, një burrë dhe një grua, kanë deklaruar se derisa ndodheshin në vendin e punës, aty kanë hyrë të dyshuarit, njëri prej të cilëve ishte me armë të gjatë, e tjetri me një çekan.

    Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit janë arratisur.

    “Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari.” /Klankosova.tv

  • "Thyen dollapët me çekan", dy persona të armatosur vodhën stoli ari në Gjakovë

    “Thyen dollapët me çekan”, dy persona të armatosur vodhën stoli ari në Gjakovë

    Një grabitje e armatosur është raportuar në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar kanë vjedhur një sasi të madhe ari nga një vend pune.

    Sipas raportit policor, dy viktimat kanë deklaruar se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, aty kanë hyrë dy persona të dyshuar.

    Njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur me armë të gjatë, ndërsa tjetri mbante një çekan.

    “Gjakovë / 05.11.2026 – 17:14. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç thuhet në njoftim rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore të dyshuarit kanë thyer dollapët dhe më pas kanë marrë një sasi të madhe ari. /Telegrafi/

  • “Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

    “Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

    Arlinda dhe Nichi e kanë pasur një diskutim të tensionuar mbrëmë me regjisoren duke e kritikuar për sjelljen e tij me Anjezën.

    Debati mori kthesë deri në pikën ku Arlinda e kritikoi ashpër reperin duke e quajtur njeri të keq e negativ.

    “Ti je negativ edhe je njeri shumë i keq, ti derisa e preke njeriun në sende private, ja përmendëshe frajerin je dobësia ma e madhe që kam pa une ndonjëherë, mua m’kish ardhë marre me dalë në televizion”, i thoshte Arlinda atij.

    “Injorancën qaq e ki të lartë, dy lidhje me kry si ki bre njeri, dy lidhje, më vjen keq, ta kom pa një intervistë folshe kot, ‘unë s’ban me u dashuru, se të hup jeta’, s’ki bre, lidhje bre ti s’ki, zverdhesh kur folë mençur najsend”, vazhdoi ajo.

    Megjithatë, reperi qëndroi indiferent por vetëm i kthente përgjigje aprovuese me nota ironie. /Telegrafi/

  • Të dehur rrahen dy persona në mes vete në Leposaviq, njëri dërgohet në mbajtje

    Të dehur rrahen dy persona në mes vete në Leposaviq, njëri dërgohet në mbajtje

    Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga një person tjetër.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se palët kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

    Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “Leposaviq / 05.11.2026 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Come on.

    The chief of the Socialist Party Parliamentary Group in the Albanian Parliamentary Assembly, Taulant Balla, has shared the message of former Kosovo president Hashim Thaci, who has delivered it from The Hague.

    With Thaci’s photo spread on Facebook, Balla wrote “Athedheu waits for President.”

    Source Layer: Insander

  • ‘‘Atdheu të pret, President’’, Balla shpërndan mesazhin e Thaçit

    ‘‘Atdheu të pret, President’’, Balla shpërndan mesazhin e Thaçit

    ‘‘Atdheu të pret, President’’, Balla shpërndan mesazhin e Thaçit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka shpërndarë mesazhin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka dhënë nga Haga.

    Me foton e Thaçit të shpërndarë në Facebook, Balla ka shkruar “Atdheu të pret President”.

    Burimi: Insajderi