Blog

  • Back at the basketball elite, the chief guard is played in Pec

    One of the most important duels on this tour takes place in Suhareka, where Golden Eagle Star awaits the Union.

    The contenders come after victory over Rahoveci 029 and have a balance of four and three defeats, while the Priors lead the six-win rankings and only one defeat.

    At the first seasonal meeting between these teams, the Union had triumphed with 96:60, while the Star will seek further results from local fans.

    The traditional duel between Peja and Sigal Pristina, held on Saturday in the gym {Karagachiʹ, is also expected to take note. The two teams, which have built a long rivalry in Kosovo basketball, are not spending the best period in the championship. Peja has two victories and five losses, while Sigal Pristina has three victories and four losses.

    The defending champion, Trepca, hosts Rahovecin 029 in the gym, the minister. Mitrovicas have registered four successive victories in the championships and are aiming to continue this series against the Rahovecians. The first meeting between these teams, at the opening of the season, had ended with Trepca’s victory 106:101, after a match fought to the end.

    In the next fight, the Brotherhood hosts Bora in Gjakova. Locals seek the second seasonal victory, while the breeders aim to continue with positive results, following Peja’s triumph in last lap. Bora had won her first seasonal meeting between these teams, with 90:67.

    Superliga/eight Giro

    Saturday, November 7

    5 p.m. B.C.

    19:30

    Sunday, November 8

    Five o’clock Golden Eagle Star Union

    19:30 ‘

    Source Layer: RTKLive

  • Rikthehet elita e basketbollit, kryederbi luhet në Pejë

    Rikthehet elita e basketbollit, kryederbi luhet në Pejë

    Një nga duelet më të rëndësishme të kësaj xhiroje zhvillohet në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli pret Bashkimin.

    Therandasit vijnë pas fitores ndaj Rahovecit 029 dhe kanë bilanc prej katër fitoresh e tri humbjesh, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

    Në takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 96:60, ndërsa Ylli do të kërkojë rezultat tjetër para tifozëve vendas.

    Vëmendje pritet të marrë edhe dueli tradicional ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet të shtunën në palestrën “Karagaçi”. Dy skuadrat, që kanë ndërtuar një rivalitet të gjatë në basketbollin kosovar, nuk po kalojnë periudhën më të mirë në kampionat. Peja ka dy fitore dhe pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore dhe katër humbje.

    Kampionia në fuqi, Trepça, pret Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”. Mitrovicasit kanë regjistruar katër fitore radhazi në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj rahovecasve. Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave, në hapje të sezonit, kishte përfunduar me fitoren e Trepçës 106:101, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.

    Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi pret Borën në Gjakovë. Vendasit kërkojnë fitoren e dytë sezonale, ndërsa prishtinasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, pas triumfit ndaj Pejës në xhiron e kaluar. Bora kishte fituar bindshëm takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, me rezultat 90:67.

    Superliga/Xhiroja e tetë

    E shtunë, 7 nëntor

    17:00 | Vëllaznimi – Bora

    19:30 | Peja – Sigal Prishtina

    E diel, 8 nëntor

    17:00 | Golden Eagle Ylli – Bashkimi

    19:30 | Trepça – Rahoveci 029

    Burimi: RTKLive

  • Kosova nikoqire e garës “European Defense Tech”

    Kosova nikoqire e garës “European Defense Tech”

    Me organizim të Innovation Centre Kosovo, Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, dhe European Defense Tech Hub, kjo garë prestigjoze mbahet për herë të parë në Ballkan, prej 20-22 Nëntor, në Kazermën “Adem Jashari” dhe Ndërtesën Qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

    European Defense Tech Hackathon është një nismë e European Defense Tech Hub nga Gjermania, e cila mbledh së bashku inxhinierë, zhvillues softueri, shkencëtarë të të dhënave, ekspertë të sigurisë kibernetike, inxhinierë të dronave, sipërmarrës dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes për të adresuar sfidat më kritike të sigurisë dhe mbrojtjes në kontinentin evropian.

    Qëllimi kryesor i kësaj gare është përshpejtimi i inovacionit me përdorim të dyfishtë (dual-use) dhe ushtarak. Duke krijuar një urë lidhëse mes sektorit teknologjik civil, ekosistemit të startupeve dhe strukturave institucionale të mbrojtjes, gara synon:

    • Zhvillimin e shpejtë të prototipeve dhe zgjidhjeve funksionale për të rritur gatishmërinë dhe sovranitetin teknologjik të Evropës.
    • Identifikimin e talenteve të reja dhe nxitjen e sipërmarrjes në fushën e teknologjisë së mbrojtjes (Defense Tech).
    • Forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet vendeve anëtare të BE-së, aleatëve të NATO-s dhe industrisë.

    Sfidat e përcaktuara për garë janë (terminologjia zyrtare në gjuhën angleze):

    1. AI-Powered OSINT & Hybrid Threat Intelligence

    2. Cyber Defense of Critical Infrastructure Leveraging AI

    3. Automated Drone Detection & Situational Awareness

    6,000 Euro është fondi i shpërblimeve për ekipet fituese.

    Për të mësuar më shumë rreth garës, sfidave, regjistrimit dhe programit te detajuar, vizitoni këtë web.

    European Defense Tech Prishtina 2026 mbështetet nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes, NLB, Toyota Kosova, Ujë Rugove, Coca-Cola HBC Kosova, Drona, dhe XY Cyber.

    Partner medial është Telegrafi.com

  • Real Madrid launches search for Courto’s successor, three goalkeepers on the list of wishes

    Real Madrid has started to consider alternatives to the team gate, in the event of Thibaut Courto’s departure in the near future.

    According to reports, the directors of the Madrillan club are analyzing three options to find the goalkeeper who can replace the Belgian, whose contract with the Los Blancosʹ ends in the summer of 2027.

    The candidate list includes Bart Verbuggen of Brighton, Diogo Costa of Portos and Mike Penders, the Belgian goalkeeper owned by Chelsea.

    Verheugen, 24, is considered one of the main options. The Dutchman is having a good season at Premier League, and his contract with Brighton is valid until June 2028. Its market value is estimated at around 40m euros.

    Another name is Portuguese goalkeeper Diogo Costa, 27, and captain of Porto. His contract with the Portuguese club expires in June 2027, which may make it easier to reach an agreement on his transfer.

    Meanwhile, the third option is Mike Penders, the 21-year-old Belgian who is owned by Chelsea. It is seen as a long-term project and a goalkeeper with potential to take on major responsibilities in the future. His contract with the London club is valid until 2032.

    According to reports, Real Madrid scouts are expected to present the board with comparison reports to all three goalkeepers during the first months of 2017.

    The final decision will also depend on Courto’s future, which is still unclear if he will continue his stay in ‘%Santiago Bernabeu.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Real Madridi nis kërkimin për pasardhësin e Courtois, tre portierë në listën e dëshirave

    Real Madridi nis kërkimin për pasardhësin e Courtois, tre portierë në listën e dëshirave

    Real Madridi nis kërkimin për pasardhësin e Courtois, tre portierë në listën e dëshirave

    Real Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për portën e ekipit, në rast të largimit të Thibaut Courtois në të ardhmen e afërt.

    Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit madrilen po analizojnë tri opsione për të gjetur portierin që mund ta zëvendësojë belgun, kontrata e të cilit me “Los Blancos” përfundon në verën e vitit 2027.

    Në listën e kandidatëve janë përfshirë Bart Verbruggen i Brightonit, Diogo Costa i Portos dhe Mike Penders, portieri belg që është në pronësi të Chelseat.

    Verbruggen, 24-vjeçar, konsiderohet një nga alternativat kryesore. Holandezi po kalon një sezon të mirë në Ligën Premier, ndërsa kontrata e tij me Brightonin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 40 milionë euro.

    Një tjetër emër është portieri portugez Diogo Costa, 27-vjeçar dhe kapiten i Portos. Kontrata e tij me klubin portugez skadon në qershor të vitit 2027, çka mund ta bëjë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e tij.

    Ndërkohë, alternativa e tretë është Mike Penders, 21-vjeçari belg që është në pronësi të Chelseat. Ai shihet si një projekt afatgjatë dhe një portier me potencial për të marrë përgjegjësi të mëdha në të ardhmen. Kontrata e tij me klubin londinez është e vlefshme deri në vitin 2032.

    Sipas raportimeve, skautët e Real Madridit pritet t’i paraqesin bordit raportet krahasuese për të tre portierët gjatë muajve të parë të vitit 2027.

    Vendimi përfundimtar do të varet edhe nga e ardhmja e Courtois, i cili ende nuk e ka të qartë nëse do ta vazhdojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Singer Ardit Gebrea appears in SPAK

    The renowned television designer, Ardit Gebrea, was presented on the morning of this Friday in the Special Anti-corruption Prosecutor’s environments ( SCAK).

    The chamber was seen entering SPAK around 10:00.

    Source Layer: Insander

  • Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

    Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

    Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

    Moderatori i njohur televiziv, Ardit Gjebrea, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

    Gjebrea është parë të futet në SPAK rreth orës 10:00.

    Burimi: Insajderi

  • Alivanoset një person në Drenas, mjeku konstaton vdekjen e tij

    Alivanoset një person në Drenas, mjeku konstaton vdekjen e tij

    Alivanoset një person në Drenas, mjeku konstaton vdekjen e tij

    Gjatë ditës së djeshme, në Drenas është raportuar se një person i gjinisë mashkullore është alivanosur.

    Por, pas kontrollimit nga mjeku, është konstatuar vdekja e tij.

    “Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv

  • Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 mln €, zbulohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

    Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 mln €, zbulohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

    Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 mln €, zbulohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

    Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.

    Sipas mediave spanjolle, droga u gjet në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës.

    Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga.

    Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.

    Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë procesit të shkarkimit.

    Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit.

    Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës.

    Në vendngjarje intervenoi një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.

    Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe pjesën e dytë të drogës, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.

    Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro, raporton TCH, transmeton Klankosova.tv

  • Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

    Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

    Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një stërvitje e përbashkët në Kërkim-Shpëtimin Malor ndërmjet efektivëve të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile – BMEC të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Stërvitja, sipas Nufit, është zhvilluar mes datave 2-5 nëntor 2026 në Prevallë të Prizren, e cila “shërbeu për shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, përfshirë evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor”.

    “Një aktivitet që forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave”, tha Nufi në një postim në Facebook. /Klankosova.tv