Blog

  • “Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

    “Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

    “Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

    Një ekspozitë e veçantë kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, do të hapet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

    E titulluar “Kosova e Kadaresë”, ekspozita organizohet në kuadër të shënimit të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, duke sjellë një koleksion të veçantë materialesh për jetën, krijimtarinë dhe rrugëtimin e tij letrar. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin letra të rralla të Kadaresë drejtuar liderëve botërorë, dorëshkrime, botime dhe objekte nga fondi personal i shkrimtarit, si dhe materiale të ruajtura në fondet e muzeut, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

    Ekspozita organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë.

    Hapja e ekspozitës do të bëhet, në orën 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. /KlanKosova.tv

  • Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

    Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

    Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar për një bashkëpunim të suksesshëm mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave.

    Si rezultat i veprimeve hetimore të Prokurorisë Speciale, mësohet se pas arrestimit të një të dyshuari me inicialet A.G., rast i ndodhur dhjetorin e vitit 2025, të njëjtit i janë konfiskuar edhe pasuritë e përfituara nga aktivitetet kriminale.

    Ndërkaq, sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial të Kosovës, “rasti tashmë ka marrë epilog gjyqësor në Suedi dhe përbën precedentin e parë kur ky shtet ka arritur të sekuestrojë pasuri jashtë juridiksionit të vet territorial”.

    Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me autoritetet suedeze, “do të ndërmarrë hapa të mëtejmë për ekzekutimin final të pasurive të konfiskuara në Kosovë me vendim të plotfuqishëm të autoriteteve suedeze”.

    Në njoftim theksohet se ky rast paraqet një shembull të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në konfiskimin e aseteve të përfituara përmes veprimtarive kriminale, pavarësisht vendit ku ato ndodhen.

    Institucioni i Prokurorit të Shtetit ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me vendet partnere në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit me element ndërkombëtar.

    Rasti ka të bëjë me arrestimin e ndodhur dhjetorin e vitit 2025, ku sipas njoftimit të Autoritetit Suedez për Krimet Ekonomike (SECA), një person ishte ndaluar në kuadër të një hetimi për trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje të rëndë të parave, ku thuhej se janë sekuestruar prona të paluajtshme, para të gatshme dhe një automjet në Kosovë.

    Sipas komunikatës së këtij Autoriteti, të publikuar më 22 dhjetor 2025, i dyshuari ishte arrestuar në rajonin e Goteborgut të Suedisë.

    I dyshuari ishte ndaluar nën dyshimin për vepra veçanërisht të rënda të trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarje të rëndë të parave.

    “Në kuadër të operacionit, kontrolle ishin kryer njëkohësisht në Suedi dhe Kosovë. Në Kosovë, me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë vendore, ishin sekuestruar prona të paluajtshme, para të gatshme dhe një automjet. Ndërkaq, në Suedi ishin siguruar sende me vlerë dhe dokumentacion digjital, për të mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe analizimin e rrjedhave financiare”, thuhej në komunikatën e SECA.

    Prokurori shtetëror suedez, Daniel Larson, kishte vlerësuar lart bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

    “Bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Kosovës është karakterizuar nga një nivel i lartë profesionalizmi dhe bashkëpunimi i plotë, gjë që ka qenë parakusht për të arritur sekuestrimin e pronave, parave të gatshme dhe një automjeti në këtë rast”, kishte deklaruar Larson.

    Ai kishte theksuar se autoritetet suedeze janë duke përdorur legjislacionin e ri për të mundësuar qasjen dhe konfiskimin e pasurive edhe jashtë territorit të Suedisë.

    Operacioni ishte rezultat i një hetimi të gjatë, në të cilin kishin bashkëpunuar disa institucione me synimin për të goditur krimin e organizuar dhe për të konfiskuar përfitimet e siguruara nga aktivitetet kriminale, si në Suedi ashtu edhe jashtë saj.

  • BE-ja humb afro 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

    BE-ja humb afro 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

    Vendet e Bashkimit Evropian humbin çdo vit rreth 60 miliardë euro të ardhura nga tatimet, për shkak të transferimit të fitimeve të kompanive shumëkombëshe në parajsa fiskale, ku normat tatimore janë më të ulëta.

    Sipas një analize të organizatës Tax Justice Network, këto praktika u mundësojnë korporatave të mëdha të deklarojnë fitimet në juridiksione me tatime të favorshme, në vendet ku zhvillojnë realisht aktivitetin e tyre ekonomik.

    Franca dhe Gjermania janë vendet që pësojnë humbjet më të mëdha. Franca humb rreth 13.1 miliardë euro në vit, ndërsa Gjermania 11.8 miliardë euro. Së bashku, këto dy shtete përbëjnë 42 për qind të humbjeve të përgjithshme të Bashkimit Evropian.

    Humbje të konsiderueshme regjistrojnë edhe Spanja, me 4.8 miliardë euro, Polonia me 4.7 miliardë dhe Belgjika me 4.1 miliardë euro. Ndërkohë, Italia humb 3.6 miliardë euro dhe Holanda 3.5 miliardë euro në vit.

    Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre humbjeve lidhet me rrjetin e territoreve britanike që shërbejnë si parajsa fiskale. Sipas analizës, rreth tetë miliardë euro nga humbjet e vendeve të BE-së lidhen me këtë rrjet, që përfshin Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishujt Kajman dhe Bermudet, shkruan euronews.

    Transferimi i fitimeve ndodh kur kompanitë deklarojnë të ardhurat në vende me tatime më të ulëta, në vend të shteteve ku zhvillojnë aktivitetin ekonomik. Kjo realizohet shpesh përmes transaksioneve brenda të njëjtit grup të kompanive, duke zvogëluar fitimin mbi të cilin duhet të paguhet tatimi.

    Sipas OECD-së, shumica e këtyre praktikave nuk janë të paligjshme, por ato dëmtojnë sistemet tatimore dhe ulin të ardhurat e buxheteve shtetërore.

    Edhe vetë Mbretëria e Bashkuar pëson humbje të mëdha nga kjo praktikë. Vlerësohet se ajo humb rreth 14.7 miliardë euro në vit, pasi kompanitë shumëkombëshe transferojnë fitimet në parajsa fiskale në pjesë të tjera të botës.

    Në nivel global, humbjet janë edhe më të mëdha. Kur përfshihen edhe pasuritë e padeklaruara të individëve të pasur në llogari jashtë vendit, humbjet nga abuzimet tatimore vlerësohen në rreth 416 miliardë euro në vit. /Telegrafi/

  • Real Madridi etiketon tre emra portierësh për të zëvendësuar Courtois

    Real Madridi etiketon tre emra portierësh për të zëvendësuar Courtois

    Real Madridi ka filluar kërkimin për portierin e radhës titullar për të ardhmen e ekipit të parë, duke pasur parasysh largimin e Thibaut Courtois në të ardhmen e afërt. Një nga objektivat kryesorë të transferimeve të Real Madridit është një portier i klasit botëror që mund të marrë përsipër përgjegjësinë e zëvendësimit të belgut.

    Florentino Perez dhe Jose Mourinho po planifikojnë pasardhësin e portierit belg, kontrata e të cilit me klubin përfundon verën e ardhshme të vitit 2027, duke hartuar një treshe alternativash të përbërë nga Bart Verbruggen, Diogo Costa dhe Mike Penders.

    Alternativa e parë serioze është reprezentuesi holandez Bart Verbruggen, 24 vjeç, portieri i Brightonit. Portieri i “Pulëbardhave” po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën Premier me gjashtë ndeshje pa pësuar portë dhe vetëm shtatë gola të pësuar.

    Ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2028 dhe një vlerë tregu në Transfermarkt prej 40 milionë eurosh. Mosha e re, gjatësia dhe cilësia e tij me këmbë përputhen me kërkesat teknike të stafit teknik të Real Madridit.

    Krahas tij është portieri portugez Diogo Costa, 27 vjeç, një lojtar kyç për ekipin kombëtar portugez dhe kapiten i Portos. Portieri i Portos ka pësuar 11 gola dhe ka mbajtur portën e paprekur në 7 ndeshje zyrtare në të gjitha garat këtë sezon.

    Situata e tij kontraktuale është veçanërisht tërheqëse për zyrat e Los Blancos: kontrata e tij me ‘Dragonjtë’ skadon në qershor 2027, gjë që do ta detyrojë klubin portugez të negociojë largimin e tij me një çmim më të ulët ose nën vlerësimin e tij prej 40 milionë eurosh në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbasë atë falas një vit më vonë, një skenar i favorshëm për ndërhyrjen e Mourinhos.

    Opsioni i tretë në kërkim është një lojtar afatgjatë: portieri 21-vjeçar belg, Mike Penders, aktualisht në pronësi të Chelseat. I konsideruar në vendin e tij si pasardhësi natyror i Courtois për shkak të aftësive të tij si portier dhe kontrollit në ajër, portieri ka fituar rëndësi në klubin londinez pas dëmtimit të Emiliano Martinez.

    Nën drejtimin e Xabi Alonsos, lojtari i akademisë së Genkut i ka përmbushur pritshmëritë, duke pësuar vetëm 6 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshje në 6 paraqitje, gjë që e ka kënaqur shumë trajnerin e lindur në Tolosa.

    Pavarësisht se Chelsea i siguroi një kontratë afatgjatë deri në qershor 2032, Real Madridi vazhdon ta monitorojë nga afër me qëllim që t’i bëjë një ofertë në afatet e ardhshme të transferimeve të verës.

    Skautët e Real Madridit do t’i paraqesin raportet e tyre krahasuese bordit gjatë muajve të parë të vitit 2027. Nëse Courtois vendos të mos e zgjasë qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu, Real Madridi do të kërkojë nënshkrimin e njërit prej këtyre tre portierëve për të udhëhequr pozicionin e portierit të ekipit. /Telegrafi/

  • Balluket pas të 50-ave: Cilat modele e freskojnë fytyrën dhe cilat mund t’ju bëjnë të dukeni më të moshuara?

    Balluket pas të 50-ave: Cilat modele e freskojnë fytyrën dhe cilat mund t’ju bëjnë të dukeni më të moshuara?

    Balluket mund ta ndryshojnë dukshëm pamjen e fytyrës, por jo çdo model i përshtatet secilës grua. Forma e fytyrës, lartësia e ballit, dendësia dhe ngjyra e flokëve janë vendimtare për një rezultat elegant dhe natyral

    Pas moshës 50-vjeçare, shumë gra dëshirojnë ta freskojnë pamjen pa bërë ndryshime rrënjësore në flokë. Balluket janë një nga mënyrat më të thjeshta për ta arritur këtë, pasi mund t’i zbusin tiparet, ta theksojnë shikimin dhe t’i japin fytyrës një pamje më të gjallë.

    Megjithatë, zgjedhja e gabuar mund të krijojë efektin e kundërt. Balluket tepër të dendura, vijat e prera ashpër dhe ngjyrat shumë të errëta ndonjëherë e bëjnë fytyrën të duket më e rënduar.

    Cilat balluke e bëjnë fytyrën të duket më e freskët?

    Pas të 50-ave, modelet e buta, të lehta dhe me shtresa janë veçanërisht të përshtatshme. Ato krijojnë lëvizje natyrale, nuk e mbulojnë rëndë ballin dhe i zbusin vijat e fytyrës.

    Balluket e dendura, të prera drejt dhe në një gjatësi të njëtrajtshme, mund ta bëjnë shprehjen e fytyrës më të ashpër. Përkundrazi, fijet e holla dhe skajet e shkallëzuara krijojnë një pamje më delikate.

    Si t’i zgjidhni balluket sipas formës së fytyrës?

    Fytyra e rrumbullakët: Balluket më të gjata, të shkallëzuara dhe të vendosura anash, e zgjasin vizualisht fytyrën. Modelet shumë të shkurtra dhe prerjet e drejta mund ta theksojnë rrumbullakësinë.

    Fytyra e zgjatur ose katrore: Balluket e pjerrëta, me lëvizje të butë drejt anëve, krijojnë ekuilibër. Te fytyra katrore, ato ndihmojnë në zbutjen e këndeve të nofullës.

    Fytyra në formë zemre: Mund të përshtaten balluket franceze, të shkurtra dhe të lehta, ose modelet më të gjata anash. Kujdes kërkojnë balluket që krijojnë vëllim të tepërt në pjesën e sipërme të fytyrës.

    Balli i lartë apo i ulët? Një detaj bën ndryshimin

    Balli i lartë ofron më shumë mundësi eksperimentimi. Balluket e drejta, të gjata ose të pjerrëta mund të krijojnë përmasa harmonike.

    Te balli i ulët, rëndësi të veçantë ka pika nga ku fillojnë balluket. Marrja e flokëve pak më prapa, drejt majës së kokës, mund të krijojë përshtypjen e një balli më të gjatë.

    Kur është më mirë të shmangen balluket?

    Me kalimin e viteve, flokët mund të humbin dendësinë, sidomos pranë ballit dhe tëmthave. Kur rrallimi është i theksuar, balluket shumë të holla mund ta bëjnë atë edhe më të dukshëm.

    Në këto raste, një prerje më e shkurtër, me formë dhe vëllim të shpërndarë mirë, mund të jetë zgjedhje më e përshtatshme.

    Edhe ngjyra e flokëve ndikon në pamje

    Ngjyrat shumë të errëta, të kombinuara me balluke të dendura dhe të drejta, mund të krijojnë kontrast të fortë me fytyrën dhe t’i theksojnë vijat e saj.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se flokët e errët duhen shmangur. Balluket e lehta, me skaje të buta dhe lëvizje natyrale, mund të duken elegante në çdo moshë.

    Rregulli kryesor është i thjeshtë: balluket duhet t’i përshtaten fytyrës dhe flokëve, jo numrit të viteve. /Telegrafi/

  • Argentina has its mark on Mess, no one can wear a legendary fan.

    The Argentina national has made a special decision on the fanella number 10, which has been held for years by Lionel Messi.

    According to silver medium reports The TiC Sport, choice Lionel Scalon, has decided that no footballer will wear this number in the two friendly matches of November, writes Indexline.

    Thus, the iconic fanele of number 10 will remain unusable, following the withdrawal of Mess from international football in September, according to the reporting in question.

    A decision has not yet been made as to which footballer will inherit this number in the future.

    For Argentina, the number 10 has a unique symbol, for besides the Mess, it has been carried by legends like Diego Maradona.

    Source Layer: Insander

  • Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

    Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

    Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

    Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, e cila për vite me radhë është mbajtur nga Lionel Messi.

    Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e bartë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, shkruan Indeksonline.

    Kështu, fanella ikonike e numrit 10 do të mbetet e papërdorur, pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, sipas raportimit në fjalë.

    Ende nuk është marrë një vendim se cili futbollist do ta trashëgojë këtë numër në të ardhmen.

    Për Argjentinën, numri 10 ka një simbolikë të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda si Diego Maradona.

    Burimi: Insajderi

  • The pediments tonight challenge Italy, LIVEs at RTK

    The Dardans and the Italians will meet in the Palace of Youth and Sports, a match you can attend at RTK.

    Our Nationale last night has held his final pre-face training with Italy.

    During the last four days, the Dardanians have developed intensive preparations, working on all aspects of this important challenge to a strong opponent.

    The players and staff of the Nationals are ready for the match and await the great support of fans tonight, so together they can aim for another victory at this stage of qualifications.

    The match between Kosovo and Italy starts at 8:00.

    Source Layer: RTKLive

  • Dardanët e futsallit sonte sfidojnë Italinë, LIVE në RTK

    Dardanët e futsallit sonte sfidojnë Italinë, LIVE në RTK

    Dardanët dhe italianët do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

    Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Italinë.

    Gjatë katër ditëve të fundit, Dardanët kanë zhvilluar përgatitje intensive, duke punuar në të gjitha aspektet për këtë sfidë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

    Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë gati për ndeshjen dhe presin mbështetjen e madhe të tifozëve sonte, në mënyrë që së bashku të synojnë një tjetër fitore në këtë fazë të kualifikimeve.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Italisë nis në orën 20:00.

    Burimi: RTKLive

  • Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

    Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

    Nëse pini alkool rregullisht gjatë javës, mund t’ia atribuoni gjumin e keq dyshekut, kafeinës ose ekraneve para gjumit.

    Nutricionistët thonë se vetëm një javë pa pirë alkool mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, si dhe tretjen dhe energjinë gjatë ditës. Edhe pse alkooli mund t’ju bëjë të përgjumur, ai e bën më të vështirë për trupin të marrë gjumin e thellë dhe restaurues që i nevojitet, shkruan Real Simple.

    Alicia Galvin, një nutricioniste, thotë se edhe një javë pa alkool mund të përmirësojë cilësinë e gjumit.

    “Edhe pse alkooli mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, ai mund të shtypë gjumin REM, të rrisë numrin e zgjimeve gjatë natës dhe ta bëjë gjumin të ndërprerë në gjysmën e dytë të natës. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz flenë më thellë dhe zgjohen më të pushuar pas disa netësh pa alkool”, shpjegon Galvin.

    Alkooli ndikon gjithashtu në zorrë, gjë që ndikon edhe në gjumë. Sipas Galvin, zorra dhe truri komunikojnë në të dyja drejtimet, kështu që një ekuilibër më i mirë i mikrobiotës së zorrëve dhe më pak inflamacion mund të kontribuojnë në rregullim më të mirë të gjumit me kalimin e kohës.

    Galvin pohon se pas një jave pa alkool, zgjoheni më rrallë gjatë natës, keni më shumë gjumë REM dhe gjumë restaurues, jeni më të pushuar në mëngjes dhe keni më shumë energji dhe një mendje më të qartë gjatë ditës. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë më pak gërhitje dhe mund të vihen re përmirësimet e para në funksionin e zorrëve.

    Nutricionistja Kezia Joy thotë se do të jeni më të hidratuar menjëherë.

    “Ndalimi i konsumimit të alkoolit vetëm për një javë do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar më gjatë. Gjithashtu do të zvogëlojë fryrjen dhe efektet e tjera të dehidratimit”, thotë ajo.

    Sipas saj, mund të prisni energji, humor dhe oreks më të qëndrueshëm, si dhe përqendrim më të mirë.