Dardanët e futsallit sonte sfidojnë Italinë, LIVE në RTK

Dardanët e futsallit sonte sfidojnë Italinë, LIVE në RTK

Written by

in

Dardanët dhe italianët do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Italinë.

Gjatë katër ditëve të fundit, Dardanët kanë zhvilluar përgatitje intensive, duke punuar në të gjitha aspektet për këtë sfidë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë gati për ndeshjen dhe presin mbështetjen e madhe të tifozëve sonte, në mënyrë që së bashku të synojnë një tjetër fitore në këtë fazë të kualifikimeve.

Ndeshja mes Kosovës dhe Italisë nis në orën 20:00.

Burimi: RTKLive