Blog

  • Dogana zbulon 72 mijë e 600 euro mallra të padeklaruara në Vërmicë

    Dogana zbulon 72 mijë e 600 euro mallra të padeklaruara në Vërmicë

    Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti është identifikuar gjatë procedurës së zhdoganimit, pasi zyrtari doganor ka dyshuar në saktësinë e të dhënave të paraqitura për peshën e ngarkesës.

    “Gjatë verifikimit është konstatuar mospërputhje në peshën e kamionit, i cili rezultonte më i rëndë sesa ishte deklaruar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Pas këtij konstatimi, zyrtarët doganorë kanë realizuar kontroll të detajuar të automjetit, ku kanë zbuluar gjithsej 1,036 palë këpucë dhe 2,980 copë veshmbathje, të cilat nuk ishin përfshirë në deklaratën doganore.

    Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara vlerësohet në rreth 72,600 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.

    Lidhur me rastin, Dogana ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe se procedura administrative është në vazhdim. Për trajtimin e mëtejmë të rastit janë njoftuar edhe organet kompetente.

    Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, të gjitha mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore duhet të deklarohen saktë dhe në përputhje me gjendjen faktike.

    “Deklarimi i pasaktë ose mosdeklarimi i mallrave mund të përbëjë shkelje të legjislacionit doganor dhe të sjellë masa ligjore”, thuhet në njoftim.

    Institucioni ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet për parandalimin e kontrabandës, shmangies së detyrimeve doganore dhe mbrojtjen e konkurrencës së drejtë në treg.

    Burimi: RTKLive

  • Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

    Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

    Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar mbrëmë se është arritur marrëveshje me Sindikatën dhe se puna e punëtorëve teknikë në shkolla pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

    Sipas një njoftimi nga Kryeqyteti, veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar dje, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.

    Ndërsa, deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.

    Komuna tha dje se pret që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, ndërsa çdo situatë që cenon kushtet higjieno-sanitare do të trajtohet me përgjegjësi dhe me masat e nevojshme.

    Megjithatë, së paku dy shkolla të kryeqytetit tashmë kanë bojkotuar procesin mësimor për ditën e sotme.

    Janë “Ismail Qemali” dhe “Mehmet Gjevori” dy shkollat që sot janë pa nxënës, pas vendimit të Këshillit të Prindërve për të mos i dërguar fëmijët për shkak të mungesës së higjienës.  

    Gazetarja Gremisa Latifi raportoi nga shkolla ShFMU “Mehmet Gjevori”.

    “Të gjitha klasat në këtë shkollë janë boshe, pa nxënës, pasi prindërit kanë marrë vendim për bojkotimin e mësimit për sot për shkak të mungesës së higjienës”, deklaroi Latifi.

    Megjithatë, ajo saktësoi se klasat tashmë janë pastruar, gjë që i është konfirmuar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle.

    “Klasat tashmë janë pastruar dhe nuk ka mbeturina. Edhe drejtoresha Teuta Maliqi bëri me dije se komuna mbrëmë ka angazhuar punëtorët të ndërmarrjes Pastrimi dhe e kanë pastruar shkollën”, u shpreh gazetarja e Klan Kosova.

  • Oda e Inxhinierëve pezullon aktivitetet, shkak mungesa e fondeve nga Ministria e Mjedisit

    Oda e Inxhinierëve pezullon aktivitetet, shkak mungesa e fondeve nga Ministria e Mjedisit

    Oda e Inxhinierëve pezullon aktivitetet, shkak mungesa e fondeve nga Ministria e Mjedisit

    Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetet dhe shërbimet administrative, për shkak të mungesës së financimit.

    Përmes një njoftimi zyrtar, OIRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Bordi Drejtues, në mbledhjen e mbajtur më 3 nëntor, ndërsa ka hyrë në fuqi më 5 nëntor 2026. Pezullimi thuhet se do të vazhdojë deri në sigurimin e financimit të nevojshëm.

    Sipas Odës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka obligim ligjor që ta mbështesë financiarisht atë përmes grantit, raporton Klankosova.tv.

    OIRK bën të ditur se planifikimin buxhetor për vitin 2026 e ka dorëzuar më 21 tetor 2025, ndërsa më 10 gusht 2026 ka përcjellë planin e përditësuar sipas kërkesave të Komisionit Ministror për Themelimin e Odave. Sipas njoftimit, më 28 tetor janë dorëzuar edhe korrigjimet dhe sqarimet përfundimtare të kërkuara nga Ministria.

    Megjithatë, pavarësisht përmbushjes së këtyre kërkesave, OIRK thitë se granti për vitin 2026 ende nuk është realizuar.

    Oda thekson se mungesa e financimit që nga korriku i këtij viti ka shkaktuar mospagesën e pagave të administratës, krijimin e detyrimeve të tjera financiare dhe pamundësinë e realizimit të aktiviteteve të parapara në Planin Vjetor të Punës.

    Gjatë periudhës së pezullimit, zyrat dhe shërbimet administrative të OIRK-së do të mbeten të mbyllura. Megjithatë, Oda tha se licencat profesionale të inxhinierëve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. /Klankosova.tv

  • Dy gjigantët e Ligës Premier i bashkohen garës për transferimin e Tresoldit

    Dy gjigantët e Ligës Premier i bashkohen garës për transferimin e Tresoldit

    Manchester City dhe Chelsea janë ndër pretendentët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, me disa skuadra të mëdha evropiane që e monitorojnë sulmuesin e frytshëm.

    Sipas Tuttomercatoëeb, të dy klubet e Ligës Premier kanë dërguar vëzhgues për ta vëzhguar 22-vjeçarin disa herë.

    Arsenali, Tottenhami, Juventusi dhe Milani janë gjithashtu të interesuar, duke përgatitur terrenin për një betejë të mundshme transferimi.

    Tresoldi ka shënuar 14 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë një tregolësh historik në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

    Club Brugge ngurron ta shesë atë në janar dhe thuhet se e vlerëson atë në 50 milionë euro ose më shumë.

    Rekordi i tij në Superligën e Belgjikës aktualisht është tetë gola dhe një asistim në 10 ndeshje, duke e bërë Tresoldin një emër shumë të kërkuar. /Telegrafi/

  • Irani i vendos SHBA-së shtatë kushte për negociata, refuzon bisedimet pa u plotësuar ato

    Irani i vendos SHBA-së shtatë kushte për negociata, refuzon bisedimet pa u plotësuar ato

    Irani i ka përcjellë Shteteve të Bashkuara, përmes Katarit, një propozim lidhur me programin e tij bërthamor, por ka bërë të qartë se është i gatshëm të diskutojë për këtë çështje vetëm pasi Uashingtoni t’i plotësojë shtatë kërkesat e Teheranit.

    Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian për agjencinë Reuters, duke shtuar se administrata amerikane është duke e shqyrtuar propozimin. Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera rreth përmbajtjes së dokumentit.

    Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nëse e kishte parë propozimin iranian. Ai u përgjigj se Irani “nuk bën asgjë pa miratim” dhe se, çfarëdo që të jetë duke shqyrtuar Uashingtoni, Irani nuk do të ketë armë bërthamore.

    Ndërkohë, zyrtari më i lartë iranian për sigurinë, Mohsen Rezaei, gjatë një vizite në Rusi, konfirmoi se Teherani i ka paraqitur Uashingtonit shtatë kushte, shkruan reuters.

    “Sa i përket diplomacisë, amerikanëve ua kemi bërë të ditura shtatë kushtet tona. Derisa ato të plotësohen, nuk do ta hapim Ngushticën e Hormuzit dhe as nuk do të negociojmë”, deklaroi Rezaei.

    Ndër kërkesat e Iranit janë heqja e sanksioneve amerikane, lirimi i aseteve iraniane të ngrira dhe pagesa e dëmshpërblimeve të luftës.

    Nga ana tjetër, Uashingtoni insiston që çështjet bërthamore të jenë pjesë e të gjitha negociatave fillestare.

    Ndërmjetësuesit kanë intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Iranit dhe SHBA-së, nga frika se konflikti mund të përshkallëzohet sërish pas zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

    Trumpi nuk e përjashtoi mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake pas zgjedhjeve, ndërsa Irani ka paralajmëruar kundërpërgjigje më të gjerë nëse lufta vazhdon. /Telegrafi/

  • Trump for continuing war against Iran: You’ll know soon enough

    US President Donald Trump said he will soon decide whether to continue the fight against Iran, which the United States and Israel launched in February aimed at preventing Tehran from developing nuclear weapons.

    Trump told reporters at the White House that he was considering whether he would continue the attacks to ensure Iran’s nuclear programme stops forever. At the same time, he expressed his desire to avoid Iran’s further destruction, but did not rule out the possibility of new attacks.

    After a meeting with national security advisers, Trump said the United States had achieved everything it wanted to achieve in Iran and that they would now decide on further steps.

    American portal Axios reported, citing an American government official, that the US Central Command ( CENTCOM) is accelerating preparations for possible continued large-scale military operations in Iran, but that it has not yet received new orders from Washington.

    Mediators have been in Tehran several times recently for talks, and Trump himself spoke of possible progress in negotiations to end the conflict.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

    Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

    Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se së shpejti do të vendosë nëse do të vazhdojë luftën kundër Iranit, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e nisën në shkurt me qëllim parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore.

    Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se po shqyrtonte nëse do të vazhdonte sulmet për të siguruar që programi bërthamor i Iranit të ndalet përgjithmonë. Në të njëjtën kohë, ai shprehu dëshirën e tij për të shmangur shkatërrimin e mëtejshëm të Iranit, por nuk përjashtoi mundësinë e sulmeve të reja.

    Pas një takimi me këshilltarët e sigurisë kombëtare, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin arritur gjithçka që donin të arrinin në Iran dhe se tani do të vendosnin për hapat e mëtejshëm.

    Portali amerikan Axios raportoi, duke cituar një zyrtar të qeverisë amerikane, se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) po përshpejton përgatitjet për vazhdimin e mundshëm të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë në Iran, por se ende nuk ka marrë urdhra të rinj nga Uashingtoni.

    Ndërmjetësit kanë qenë në Teheran disa herë kohët e fundit për bisedime dhe vetë Trump foli për përparimin e mundshëm në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 64-year-old Kosovo arrested in Germany, allegedly sexually molesting two women at a store

    A 64-year-old from Kosovo has been arrested in Germany’s Winnenden city, under suspicion of sexually molesting two women at a clothing store.

    According to police announcement in the Rems-Murr region, the first case occurred Thursday evening, between 18:15 and 18:35, at a store on Wallstraque Street.

    One woman reported having been improperly affected by a man whose identity was initially unknown.

    Shortly thereafter, the suspect left the store, while the woman followed him and noticed that he was touching another woman in the back.

    After police reports from the victim, police officials have been able to locate and arrest the 64-year-old on Paulinenstraque Street.

    Police have launched investigations into the case and are searching for the second woman, whose identity is still unknown.

    German authorities have also called on witnesses and other persons who may have been harassed by the suspect to appear and provide information on the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kosovo in Fusall faces European champion twice, Italy comes to Pristina for major challenge

    Kosovo’s representative to the town of Fusall will face a strong opponent, Italy, twice champion of Europe, Friday evening.

    The match will take place at Pristina’s Youth and Sport Palace, starting at 8:00, within the Group 10 of the main World Cup qualifying round 2028.

    Kosovo comes to this confrontation after the big victory of 3:2 over Georgia in Tbilisi last month. Both representatives — Kosovo and Italy — have three points after the first match was held.

    Kosovo’s successor, Agon Ramadani, expects a difficult confrontation, but has expressed optimism about his team’s performance.

    We as staff did our work, together with the players we analyzed the Italian match that played against Georgia. I think we’re both psychologically and physically ready. I think we do not lack anything to make a good presentation towards them, Ramadani has declared the official page of the Kosovo Football Federation.

    Italy is one of the representatives with great history in the establishment. It has won the European Championships in 2003 and 2014, while in 2004 it was the world’s vice champion. In the World Wars of 2008 and 2012, the Italians won the bronze medal.

    Kosovo players have also expressed optimism about this confrontation, hoping in great support from fans in the stands.

    The return match between Kosovo and Italy will take place on November 10th, while our representative will close this phase of qualifications on February 24th, when she will host Georgia.

    In the next round, local elite Roundı, advance the winners of the 12 groups and the four best representatives ending in second place. For the other eight countries, the opportunity of qualification remains through pleoff.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

    Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

    Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

    Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të përballet të premten mbrëma me një kundërshtar të fortë, Italinë, dy herë kampione të Evropës.

    Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00, në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

    Kosova vjen në këtë përballje pas fitores së madhe 3:2 ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi muajin e kaluar. Të dyja përfaqësueset, Kosova dhe Italia, kanë nga tri pikë pas ndeshjes së parë të zhvilluar.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Agon Ramadani, pret një përballje të vështirë, por është shprehur optimist për paraqitjen e ekipit të tij.

    “Ne si staf e kemi bërë punën tonë, së bashku me lojtarët e kemi analizuar ndeshjen e Italisë që e luajti ndaj Gjeorgjisë. Mendoj se jemi të gatshëm si në aspektin psikologjik, ashtu edhe fizikisht jemi mirë. Mendoj se nuk na mungon asgjë të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj tyre”, ka deklaruar Ramadani për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Italia është një prej përfaqësueseve me histori të madhe në futsall. Ajo ka fituar Kampionatin Evropian në vitet 2003 dhe 2014, ndërsa në vitin 2004 ishte nënkampione e botës. Në Botërorët e viteve 2008 dhe 2012, italianët fituan medaljen e bronztë.

    Edhe lojtarët e Kosovës janë shprehur optimistë për këtë përballje, duke shpresuar në përkrahje të madhe nga tifozët në tribuna.

    Ndeshja kthyese mes Kosovës dhe Italisë do të zhvillohet më 10 nëntor, ndërsa përfaqësuesja jonë do ta mbyllë këtë fazë të kualifikimeve më 24 shkurt, kur do të presë Gjeorgjinë.

    Në raundin tjetër, “Elite Round”, avancojnë fituesit e 12 grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira që përfundojnë në vendin e dytë. Për tetë vendet e tjera të dyta, mundësia e kualifikimit mbetet përmes plejofit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali