Blog

  • Kontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

    Kontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

    Sipas komunikatës së IQMT-së, inspektimet po realizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), duke përfshirë shërbimet postare në të gjithë territorin e vendit.

    Gjatë këtij aksioni, 10 ekipe inspektuese kanë realizuar mbi 24 inspektime, ku janë evidentuar parregullsi të ndryshme. Në mesin e shkeljeve të konstatuara janë raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe raste të mungesës së deklaracionit të prejardhjes së produktit dhe dokumentacionit përcjellës.

    IQMT ka bërë të ditur se subjekteve përkatëse u është dhënë afat për të prezantuar dokumentacionin e nevojshëm. Në rast të mosplotësimit të kërkesave ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e gjobave.

    Kontrollet nuk janë kufizuar vetëm në produktet gjatë transportit, por përfshijnë edhe monitorimin e faqeve online të bizneseve, reklamimin e produkteve dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

    Sipas komunikatës, aktivitetet inspektuese janë zhvilluar në tetë komunat kryesore të vendit dhe janë zgjeruar edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit, përfshirë Klinën, Istogun, Deçanin, Junikun, Rahovecin, Malishevën, Suharekën dhe Dragashin.

    IQMT ka ritheksuar përkushtimin për forcimin e mbikëqyrjes së tregut, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke kërkuar që çdo produkt i tregtuar në Kosovë të jetë në përputhje me kërkesat ligjore.

    Burimi: RTKLive

  • Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës, sot miraton buxhetin

    Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës, sot miraton buxhetin

    Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës, sot miraton buxhetin

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor.

    Kjo pritet të ndodhë në orën 14:00.

    Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.

    Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S. i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

    Vrasja e saj ka nxitur protesta të përditshme në kryeqytet. /Klankosova.tv

  • Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe mbikëqyrjen e produkteve në transport drejt konsumatorëve

    Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe mbikëqyrjen e produkteve në transport drejt konsumatorëve

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aktivitetet inspektuese ndaj bizneseve që operojnë online, me fokus të veçantë në mbikëqyrjen e produkteve që janë në transport drejt konsumatorëve.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ekipet e IQMT-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), po realizojnë inspektime të shërbimeve postare në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    “Përmes 10 ekipeve inspektuese, janë realizuar mbi 24 inspektime. Gjatë këtyre kontrolleve janë evidentuar raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe raste të tjera kur mungonte deklaracioni i prejardhjes së produktit dhe dokumentacioni përcjellës”, thuhet në njoftim.

    Tutje siç thuhet në njoftim në përputhje me ligjin për IQMT-në, inspektorët u kanë dhënë afat subjekteve përkatëse që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm, në të kundërtën, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e masave ndëshkuese.

    “Ky aksion mbikëqyrës përfshin gjithashtu inspektimin e faqeve online të bizneseve, reklamave të produkteve, si dhe trajtimin e ankesave të paraqitura nga konsumatorët. Përveç tetë komunave kryesore të vendit, aktivitetet inspektuese janë shtrirë edhe në komunat e tjera të rajonit të Dukagjinit, përkatësisht në Klinë, Istog, Deçan, Junik, Rahovec, Malishevë, Suharekë dhe Dragash”, bëhet e ditur në njoftim.

    IQMT mbetet i përkushtuar në forcimin e mbikëqyrjes së tregut, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke siguruar që çdo produkt që tregtohet në Republikën e Kosovës të jetë në përputhje me kërkesat ligjore. /Telegrafi/

  • Policia në rajonin e Gjilanit shqipton 1 mijë e 498 gjoba për një javë, 38 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

    Policia në rajonin e Gjilanit shqipton 1 mijë e 498 gjoba për një javë, 38 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

    Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1 mijë e 498 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 30 tetor – 5 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë kësaj periudhe janë hetuar shtatë aksidente trafiku me dëme materiale dhe 14 aksidente me persona të lënduar.

    Ndërkaq, 41 shoferë janë gjobitur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, ndërsa po aq për mosvendosje të rripit të sigurisë.

    Gjatë aktiviteteve policore, 38 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

    Policia Rajonale e Gjilanit u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë.

    Po ashtu, ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe respektim të sinjalistikës rrugore dhe semaforëve. /Telegrafi/

  • Infantino faces a rival from Japan, Tasha aims at FIFA presidency

    FIFA’s current president, Gianni Infantino, could face a serious rival in the race for re-election at the helm of the world’s top football institution.

    The member of the FIFA Council, Japanese Kozo Tashima, who has co-operated with Infantino for nearly 11 years, is planning to run for the president’s post, Japanese media have reported.

    The current is considered the first serious candidate to face Infantino, while the deadline for the surrender of the candidacy is 18 November.

    The former president of the Japanese Football Federation has received the full support of this institution for its candidacy.

    Meanwhile, FIFA is facing criticism over some recent developments, including the failure of Infantino’s plan to sell shares to private investors.

    Commenting on the possibility of a race without counterconventions, Tashhima has criticised such a scenario.

    The worst thing that can happen is for Infantino to be re-elected to post without a choice at all, he has declared.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump warns agreement on ending the war that could involve all of Europe

    US President Donald Trump has stated that a possible agreement on the outcome of the war between Russia and Ukraine could involve not only the two warring countries but other European states, even potentially the entire continent.

    Speaking to reporters at the White House, Trump said the conflict could end soon, but did not provide concrete details about the content of the potential peace plan.

    His statements came after a meeting with Kiril Dmitrivin, Russian President Vladimir Putin’s special envoy.

    It will involve more than Ukraine. I can even say it could involve all of Europe, Trump declared.

    Meanwhile, Jared Kouchner, the US president’s son-in-law, announced that the US’s goal is to address the security concerns of all sides, through practical solutions that would prevent the outbreak of new conflicts.

    Under diplomatic efforts, First American Lady Melanie Trump also held a meeting at the White House with Russian and Ukrainian officials. Discussions relate to a humanitarian ceasefire in the town of Olishky, in the region of Kherson.

    However, Trump has not disclosed which European countries can be included in the agreement, nor what will be the concrete conditions of the war outcome plan.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

    Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

    Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të përfshijë jo vetëm dy vendet ndërluftuese, por edhe shtete të tjera evropiane, madje potencialisht të gjithë kontinentin.

    Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se konflikti mund të përfundojë së shpejti, por nuk dha detaje konkrete për përmbajtjen e planit të mundshëm të paqes.

    Deklaratat e tij erdhën pas një takimi me Kirill Dmitrievin, të dërguarin special të presidentit rus, Vladimir Putin.

    “Do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën. Madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën”, deklaroi Trumpi.

    Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, bëri të ditur se synimi i SHBA-së është të adresojë shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve, përmes zgjidhjeve praktike që do të parandalonin shpërthimin e konflikteve të reja.

    Në kuadër të përpjekjeve diplomatike, Zonja e Parë amerikane, Melania Trump, zhvilloi gjithashtu një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë rusë dhe ukrainas. Diskutimet lidhen me një armëpushim humanitar në qytetin Oleshky, në rajonin e Khersonit.

    Megjithatë, Trumpi nuk ka bërë të ditur se cilat vende evropiane mund të përfshihen në marrëveshje dhe as cilat do të jenë kushtet konkrete të planit për përfundimin e luftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

    Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

    Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

    Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, mund të përballet me një rival serioz në garën për rizgjedhje në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

    Anëtari i Këshillit të FIFA-s, japonezi Kohzo Tashima, i cili ka bashkëpunuar me Infantinon për gati 11 vjet, po planifikon të kandidojë për postin e presidentit, kanë raportuar mediumet japoneze.

    Tashima konsiderohet kandidati i parë serioz që mund t’i dalë përballë Infantinos, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 18 nëntori.

    Ish-presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit ka marrë përkrahjen e plotë të këtij institucioni për kandidaturën e tij.

    Ndërkohë, FIFA po përballet me kritika lidhur me disa zhvillime të fundit, përfshirë dështimin e planit të Infantinos për shitjen e aksioneve te investitorët privatë.

    Duke folur për mundësinë e një gare pa kundërkandidat, Tashima ka kritikuar një skenar të tillë.

    “Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që Infantino të rizgjedhet në post pa zgjedhje fare”, ka deklaruar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Argjentina merr vendim për numrin e Messit

    Argjentina merr vendim për numrin e Messit

    Argjentina merr vendim për numrin e Messit

    Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, e cila për vite me radhë është mbajtur nga Lionel Messi.

    Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e bartë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor.

    Kështu, fanella ikonike e numrit 10 do të mbetet e papërdorur, pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, sipas raportimit në fjalë.

    Ende nuk është marrë një vendim se cili futbollist do ta trashëgojë këtë numër në të ardhmen.

    Për Argjentinën, numri 10 ka një simbolikë të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda si Diego Maradona.

    Burimi: Insajderi

  • Kongresi amerikan më femëror dhe më i ri pas zgjedhjeve të mesmandatit

    Kongresi amerikan më femëror dhe më i ri pas zgjedhjeve të mesmandatit

    Sipas të dhënave paraprake të Qendrës së Universitetit Rutgers për Gratë dhe Politikën Amerikane, të paktën 125 gra janë zgjedhur në Kongres, ndërsa numërimi i votave vijon në disa shtete. Ky rezultat mund të tejkalojë rekordin e vitit 2024, kur në Kongres u zgjodhën 127 gra.

    Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cilësoi këtë zhvillim si një moment historik për përfaqësimin e grave.

    “Kur arrita në Kongres në vitin 1987, kishte vetëm 12 gra demokrate”, kujtoi Pelosi.

    Ajo theksoi se ndryshimi është i dukshëm edhe në numrin e grave të zgjedhura këtë vit.

    “Sot, ne festojmë zgjedhjen e më shumë se 100 grave demokrate në Dhomë, një burim i jashtëzakonshëm gëzimi dhe krenarie”, deklaroi Pelosi.

    Diversitet më i madh në përfaqësimin politik

    Kongresi i ri pritet të shënojë gjithashtu disa arritje historike në përfaqësimin e komuniteteve të ndryshme.

    Demokrati Hakeem Jeffries shihet si kandidati kryesor për t’u bërë kryetari i parë me ngjyrë i Dhomës së Përfaqësuesve.

    Ndërkohë, Abdul El-Sayed pritet të bëhet senatori i parë mysliman, pas fitores në Michigan. Në Minesota, Peggy Flanagan ka siguruar zgjedhjen si senatore, duke u bërë gruaja e parë me origjinë amerikane vendase që mban këtë post.

    Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me Chris Pappas, i zgjedhur në New Hampshire, i cili do të jetë burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që shërben në Senatin amerikan.

    Kaukusi i Barazisë ka vlerësuar gjithashtu rritjen e përfaqësimit LGBT+ në Kongresin e ardhshëm, duke e cilësuar atë si “MË HOMOSEKSUALI në historinë” e Shteteve të Bashkuara.

    Një brez më i ri në politikën amerikane

    Ndryshimet nuk lidhen vetëm me gjininë dhe prejardhjen, por edhe me moshën e përfaqësuesve të zgjedhur.

    Të dhënat paraprake tregojnë një diferencë të ndjeshme mes senatorëve që largohen nga detyra dhe atyre që pritet t’i zëvendësojnë. Mosha mesatare e senatorëve që do të përfundojnë mandatin në janar është rreth 70 vjeç, ndërsa ajo e pasardhësve të tyre është afërsisht 55 vjeç.

    Në Teksas, demokrati James Talarico, 37 vjeç, do të pasojë senatorin republikan John Cornyn, 74 vjeç.

    Një nga emrat më të spikatur të brezit të ri është Melat Kiros, 29 vjeçe, e zgjedhur në Kongres nga Kolorado. Ajo pritet të bëhet gruaja e parë e Gjeneratës Z që shërben në Dhomën e Përfaqësuesve.

    E lindur në Etiopi dhe e emigruar në SHBA në moshë të vogël, Kiros arriti të mposhtë në zgjedhjet paraprake demokratike përfaqësuesen aktuale Diana DeGette, e cila kishte hyrë në Kongres në vitin 1997, po atë vit kur lindi Kiros.

    Anëtarësimi i saj në Socialistët Demokratë të Amerikës dhe qëndrimet në krahun e majtë të Partisë Demokratike pritet të ndikojnë edhe në debatet e brendshme të partisë.

    Kiros nuk ka dhënë mbështetjen e saj për Hakeem Jeffries në garën për kryetarin e ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, duke sinjalizuar përçarjet që mund të shoqërojnë drejtimin e demokratëve në Kongresin e ri.

    Me më shumë gra, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme dhe politikanë të rinj, Kongresi amerikan po hyn në një fazë të re, e cila pritet të sjellë ndryshime jo vetëm në përbërjen e tij, por edhe në debatet dhe prioritetet e politikës amerikane.

    Burimi: RTKLive