Blog

  • Fifteen years without you, Diana, her mother publishes the touching message and remembers the failure of institutions to already protect the deceased.

    Fifteen years, six months and 12 days after Diana Kastrati’s tragic murder, her mother, Makfire Kastrati, has shared a very touching message on Facebook to remind her daughter and the unmarked pain that leaves such a loss.

    Through this reaction, she once again turned her attention to the failure of institutions to offer protection to Diane.

    About a month before the fatal event, Diane had approached the court with a request for emergency protection, a call for help ignored by the system.

    Fifteen years and 12 days without my daughter Diana, 15 years couldn’t stop the State Killer, who begged Enver Saban for a defense order, but he didn’t even act to protect and record? Diane Where the State Was
    And then after that Valdete Daka raised the highest position, I told Valdette if she said anything, but I told her that I was weeping over my daughter’s grave like Tiiji did when I touched her, she wasn’t a thing for my daughter Diana.
    Your name never forgets Diana’s heart until the black earth wrote the mother of the deceased.

    Meanwhile, the case of Diana Kastrati’s murder has taken on a new development in justice. After 15 years of crime and three years from the establishment of the indictment, Pristina’s Founding Prosecutorship has demanded that the trial of Adnan Jashar be carried out in absentia, as institutions have failed to ensure his presence.

    Yasar allegedly killed his former partner, Diane, with firearms in Pristina in May 2011. According to the indictment, he had shot him twice, hitting him in the neck.

    Diana was killed on May 18, 2011, just 22 days after seeking emergency protection from the Municipal Court in Pristina, following alleged threats against her and her daughter. According to data published on the case, the request was not addressed within the 24-hour legal deadline.

    In February 2013, the Constitutional Court had decreed violations of the right to life of Diana Kastract as a result of the court’s inaction. And in February 2023, the Court of Appeals had decided that the Kosovo Judicial Council and Government paid their parents 30 thousand euros in compensation.

    The initial hearing against Adnan Jashar is expected to be held this month, while the court has called on him to surrender and appear before her.

    Source Layer: Insander

  • “15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

    “15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

    “15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

    15 vjet, gjashtë muaj dhe 12 ditë pas vrasjes tragjike të Diana Kastratit, nëna e saj, Makfire Kastrati, ka ndarë një mesazh mjaft prekës në Facebook për të kujtuar vajzën e saj dhe dhimbjen e pashuar që lë pas një humbje e tillë.

    Përmes këtij reagimi, ajo riktheu edhe një herë në vëmendje dështimin e institucioneve për t’i ofruar mbrojtje Dianës.

    Rreth një muaj përpara ngjarjes fatale, Diana i ishte drejtuar gjykatës me kërkesë për urdhër mbrojtjeje emergjente, një thirrje për ndihmë që u shpërfill nga sistemi.

    “15 vjet e 6 muj e 12 ditë pa vajzen time Diana, 15 vite nuk u bë e mundur te ndaloj vrasësin shteti, qe ju lut Enver shabanit per urdhër mbrojtje po aj as që veproj për ta mbrojt e negëlizhoj?Dianën ku ishte shteti
    Si pas asaj Valdete Daka e ngriti pozit ma te lart, unë qka i thash Valdetes a keni fmi ajo mu përgjigj po kamë i thash qysh po vajtoj mbi varrin e vajzes time ashtu vajtofsh edhe tiiiii ju ndru qehrja kur e preka ne fmi se ishte nan grua, nuk u bë asgj për vajzen time Diana
    Emri yt nuk harrohet kurr zemra nonës Diana deri sa te mbuloj dheu ziiii”, ka shkruar nëna e të ndjerës.

    Ndërkohë, rasti i vrasjes së Diana Kastratit ka marrë një zhvillim të ri në drejtësi. Pas 15 vjetësh nga krimi dhe tri vjetësh nga ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj Adnan Jasharit të zhvillohet në mungesë, pasi institucionet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tij.

    Jashari dyshohet se në maj të vitit 2011, në Prishtinë, e kishte vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Dianën. Sipas aktakuzës, ai e kishte qëlluar dy herë, duke e goditur në qafë.

    Diana ishte vrarë më 18 maj 2011, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, pas kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës. Sipas të dhënave të publikuara për rastin, kërkesa nuk ishte trajtuar brenda afatit ligjor prej 24 orësh.

    Në shkurt të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje të së drejtës për jetë të Diana Kastratit, si pasojë e mosveprimit të gjykatës. Ndërsa, në shkurt të vitit 2023, Gjykata e Apelit kishte vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria t’u paguanin prindërve të saj 30 mijë euro dëmshpërblim.

    Seanca fillestare ndaj Adnan Jasharit pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje të dorëzohet dhe të paraqitet para saj.

    Burimi: Insajderi

  • Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

    Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

    Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka akuzuar Serbinë për heshtjen dhe shtrembërimin e fakteve gjyqësore mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë.

    Në një reagim në platformën X, Kandiq ka kritikuar mënyrën se si institucionet dhe shoqëria serbe trajtojnë të kaluarën, duke theksuar se vendimet e gjykatave po zëvendësohen me të ashtuquajturën “e vërteta e popullit”.

    Ajo iu referua deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, i cili kishte paralajmëruar se glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte bie ndesh me vlerat evropiane.

    Sipas Kandiqit, përfaqësuesi i BE-së duhej të ngrinte shqetësimin edhe për praktikën e heshtjes ndaj aktgjykimeve dhe fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare.

    Ajo ka vlerësuar se shtrembërimi i së kaluarës është veçanërisht i theksuar në rastin e gjenocidit në Srebrenicë dhe të viktimave të luftës në Kosovë.

    Kandiq ka theksuar se përballja me të kaluarën kërkon respektimin e vendimeve gjyqësore dhe ndërprerjen e praktikave që mohojnë ose relativizojnë krimet e dokumentuara.

    Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare ka rikujtuar se kjo organizatë posedon një bazë të gjerë të dhënash për viktimat e luftës në Kosovë, ku dokumentohet fati individual i tyre, pavarësisht përkatësisë etnike.

    Sipas saj, Fondi disponon dokumente gjyqësore, dëshmi të familjarëve dhe dëshmitarëve, si dhe video-incizime të dëshmive të dhëna para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

    Ajo ka vlerësuar se ky dokumentacion mund t’i shërbejë Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, nëse institucioni vepron në mënyrë të pavarur dhe i mbështet hetimet në prova, e jo në udhëzime politike.

    “Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kandiq.

    Kandiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të ofrojë mbështetje politike dhe financiare për përfshirjen e të rinjve në hulumtimin e luftërave të viteve 1990.

    Ajo ka theksuar se studentët dhe të diplomuarit duhet të kenë mundësi të shqyrtojnë dokumentet, të analizojnë dëshmitë dhe të nxjerrin përfundime të pavarura për ngjarjet e së kaluarës.

    Sipas saj, politikat e kujtesës po përdoren për thellimin e ndarjeve kombëtare, mohimin e krimeve dhe glorifikimin e autorëve të tyre.

    Kandiq ka vlerësuar se dokumentimi i pavarur dhe respektimi i fakteve gjyqësore janë të domosdoshëm për ndërtimin e një kulture të përgjegjshme të kujtesës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

    Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

    Aktorja amerikane Morgan Fairchild, e njohur për rolet e saj në serialet “Dallas”, “Falcon Crest” dhe “Friends”, në moshën 76-vjeçare hapi një profil në platformën për të rritur OnlyFans dhe menjëherë u tha fansave se nuk do të publikonte përmbajtje eksplicite atje.

    Lajmi u raportua për herë të parë nga TMZ, ku aktorja tha në një deklaratë se po ngarkonte foto dhe video të reja në platformë.

    “Para se dikush të pyesë: jo, ata nuk janë të atij lloji,” tha Fairchild.

    Pjesa më e madhe e përmbajtjes, siç deklaroi ajo, do të jenë video ku bën shaka dhe flet për atë që ka në mendje për momentin.

    “Njerëzit i njohin personazhet, rrobat dhe flokët e gjatë. Do të doja shumë të ndaja më shumë rreth kësaj. Jam ende kurioze, ende më pëlqen të mësoj gjëra të reja dhe jam gjithmonë e gatshme për një aventurë të vogël. Nuk e kuptoj pse kjo do të ndryshonte tani”, tha ajo për TMZ.

    Fairchild i tha Entertainment Weekly se u bind të ndërmerrte këtë hap nga miqtë që janë tashmë në platformë.

    “Disa nga miqtë e mi filluan OnlyFans dhe më inkurajuan ta provoja. Dhe kishin të drejtë! Është shumë argëtuese të gjesh mënyra të reja për të arritur fansat”, tha ajo.

    Ajo zbuloi për USA Today se aktorja Donna Mills i shpjegoi se platforma dëshironte më shumë përmbajtje jo-pornografike. Mills u bashkua me OnlyFans në korrik në moshën 85 vjeç. Fairchild tha se ajo poston pamje prapa skenave, siç janë dekorimet e saj për Halloween, udhëtimet ose grimi i dhomës së hotelit.

    Morgan Fairchild, e lindur si Patsy Ann McClenny në Dallas, e filloi karrierën e saj në telenovelën “Search for Tomorrow”. Ajo ishte aktorja e parë që luajti rolin e Jenna Wade në “Dallas” dhe u nominua për një Glob të Artë për rolin e saj në “Flamingo Road”. Ajo njihet më së miri për audiencën e re si Nora Tyler Bing, nëna e Chandler Bing, në “Friends”.

  • Real Madrid wins Manchester United’s 16-year talent race, JJ Gabriel picks the Spanish giant

    Real Madrid is very close to transferring one of Manchester United’s most promising talents, 16-year-old JJ Gabriel.

    According to journalist Sky Sports, Florian Pletenberg, negotiations between the parties have advanced significantly, and the agreement in principle has already been reached.

    Gabriel has chosen the Madrile club in front of other European giants, such as Bayern Munich, Paris Saint Germani and Barcelona.

    According to the report, medical tests remain to be assigned as the movement is scheduled to take place on January 1st, thanks to the European football passport.

    Manchester Unitedi is expected to benefit compensation for removing the talent, as he will leave the club without continuing his stay at his academy.

    Initially, JJ Gabriel is expected to join Real Madrid’s second team, where he will continue his football development.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

    Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

    Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

    Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të Manchester Unitedit, 16-vjeçarit JJ Gabriel.

    Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja në parim tashmë është arritur.

    Gabriel ka zgjedhur klubin madrilen para gjigantëve të tjerë evropianë, si Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

    Sipas raportimit, kanë mbetur të caktohen edhe testet mjekësore, ndërsa lëvizja planifikohet të realizohet më 1 janar, falë pasaportës evropiane të futbollistit.

    Manchester Unitedi pritet të përfitojë kompensim për largimin e talentit, pasi ai do të largohet nga klubi pa e vazhduar qëndrimin në akademinë e tij.

    Fillimisht, JJ Gabriel pritet t’i bashkohet ekipit të dytë të Real Madridit, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij futbollistik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama repeats call for dialogue with students

    KAlbania’s minister, Edi Rama, has reiterated the call for dialogue to the students, who have been following protests in Tirana for weeks, demanding his dismissal.

    By means of a Facebook post, the head of the Albanian government has again shared the video with the stone table, where he placed the notes with the inscription “Dialolog,” conveying the message that he remains open to communication with students.

  • Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

    Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

    Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

    Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë sërish videon me tryezën prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se mbetet i hapur për komunikim me studentët.

  • Alishani akuzon Komunën e Prizrenit për favorizim të një biznesi përmes subvencionimit të transportit urban

    Alishani akuzon Komunën e Prizrenit për favorizim të një biznesi përmes subvencionimit të transportit urban

    Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prizren, Dafina Alishani, ka kritikuar vendimin e Komunës për subvencionimin e transportit urban, duke pretenduar se përmes këtij programi po favorizohet një biznes i caktuar.

    Në një postim në Facebook, Alishani ka thënë se Komuna e Prizrenit e ka subvencionuar një biznes që, sipas saj, i kishte sjellë autobusët në qytet pa u përmbyllur thirrja publike për marrjen e linjës së transportit urban.

    Ajo ka pretenduar se thirrja publike ishte përgatitur në atë mënyrë që biznesi në fjalë të përmbushte kriteret, ndërsa ka ngritur dyshime për favorizim të operatorit.

    “Pra ky subvencionim është bërë për dosta të cilëve ju është kurdisur thirrja publike. Meqë biznesi për tu diferencuar nga konkurrenca i është dashur ti blej autobusët e rinj dhe ti bie tamam me kriteret e kurdisura, ju është deshtë me investu shumë dhe tash komuna ja kthen borxhin në qafë të qytetarëve”, ka shkruar Alishani.

    Ajo ka vlerësuar se Komuna ka prioritizuar, siç e ka quajtur, favorizimin e personave të afërt me qeverisjen lokale, në vend të zhvillimit të trafikut urban.

    “Komuna e Prizrenit ka prioritet favorin për dosta e jo trafikun urban!”, ka deklaruar ajo.

    Alishani ka ngritur gjithashtu çështjen e shtrirjes së subvencionimit, duke pyetur se si do të reagonin qytetarët nëse një kryetar nga LVV-ja do të subvenciononte vetëm linjën urbane dhe jo edhe linjat në fshatra.

    Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë shërbimin e transportit falas, ndonëse ka paralajmëruar se subvencionimi do t’i kushtojë shumë Komunës.

    “Për fund, meqë ky vendim ka kaluar me shumicë votash, dilni dhe shfrytëzoni në maksimum këtë shërbim sepse ky subvencionim do ti kushton shumë komunës. Edhe pse qëllimi nuk jeni ju, ju lutem shfrytëzoni sa më shumë këtë të drejtë”, ka shkruar ajo.

    Ndërkaq, Alishani ka pretenduar se bizneset e tjera që operojnë në linja të ndryshme të transportit nuk përfitojnë subvencione.

    Komuna e Prizrenit kishte njoftuar më herët se programi i subvencionimit të transportit urban do të niste së zbatuari më 2 nëntor 2026. Sipas njoftimit të saj, subvencionimi do të bëhet me 1.20 euro për kilometër, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.

    Nga programi parashihet të përfitojnë disa kategori të qytetarëve, përfshirë pensionistët, nxënësit, studentët, punëtorët e arsimit, pjesëtarët e Policisë dhe të Ushtrisë, zjarrfikësit, si dhe personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre.

    Shënim redaksional: Pretendimet për kurdisje të thirrjes publike dhe favorizim të biznesit janë akuza të asamblistes dhe nuk duhet të paraqiten si fakte të vërtetuara pa dokumente ose përgjigje nga Komuna. Për një raportim të balancuar, duhet kërkuar qëndrimi i Komunës së Prizrenit lidhur me këto pretendime dhe sqarim për procedurën e përzgjedhjes së operatorit. /Telegrafi/

  • Mbi 6,500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë

    Mbi 6,500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë

    Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se mbi 6,500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.

    Sipas njoftimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

    Gjatë kësaj vizite, ata janë njoftuar nga afër me punën dhe aktivitetet që po zhvillohen në këtë institucion, si dhe kanë falënderuar mjekët dhe infermierët për angazhimin dhe kujdesin e përditshëm ndaj qytetarëve.

    Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Kryeqyteti, numri i qytetarëve të vaksinuar kundër gripit sezonal ka kaluar 6,500. /Telegrafi/