Blog

  • Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

    Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

    Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

    25 tetori i këtij viti, dita kur Arlinda Zekajt iu mor jeta duke u goditur me sëpatë nga kunati i saj, lëkundi themelet e institucioneve të rendit e drejtësisë.

    Kjo pasi që 49-vjeçarja kishte lënë pas vetes të dokumentuar çdo neglizhencë ndaj saj.

    Mirëpo çka pas saj?

    Kiks Kosova ka grumbulluar raportet ditore të Kosovës fillimisht që nga data 26 tetor, një ditë pas vrasjes së Arlindës, e deri më 2 nëntor kur edhe u përgatit kronika.

    Për gjashtë ditë, sipas raporteve të Policisë së Kosovës, në atë institucion u drejtuan rreth 47 gra.

    Raportimet, mënyrat e dhunës dhe situatat ishin nga më të ndryshmet.

    Në këto rastet e listuara për më pak se një javë, listës i prinin ish-bashkëshortët burra që qoftë përmes dhunës fizike apo psiqike, assesi të lënë rehat ish-gratë e tyre.

    Madje në një rast në Viti, vëllau e ndihmoi dhëndrin që t’ia rrah motrën.

    Sipas raportit, në pasditen e 29 tetorit, një burrë prishtinas largoi me forcë nga shtëpia gruan e tij bashkë me foshnjën.

    Në krejt këto raste të dhunës, nuk mungoi as kërcënimi ndaj të dashurës me video incizime.

    Dhuna e burrave në disa raste, qe edhe kundrejt nënës, motrës e vajzës.

    Pas raporteve ditore, nga Policia e Kosovës emisioni ka siguruar raportin 9 mujorësh të raportimeve të dhunës në familje.

    Sipas këtyre statistikave, nga janari deri më shtator 2026, janë raportuar 1626 raste ku viktimat janë gra.

    Në këtë numër katërshifror, sipas statistikave, 154 raste të vajzave që raportuan dhunën janë të moshës 0 deri në 18 pra minorene.

    Rrugën për në polici që të raportonin partnerin për më shumë se një herë, e morën qindra gra.

    Pra sipas statistikave, në 1626 raste, prej tyre të përsëritura janë 176.

    Ndërsa sa i përket vendit, për raportim të dhunës në familje nga gratë, kryeson kryeqyteti me 550 viktima ndërsa pas tij vjen Peja me 215 dhe më tutje qytetet e tjera.

    Burimi: Insajderi

  • Trump paralajmëron marrëveshje të afërt për paqe në Ukrainë

    Trump paralajmëron marrëveshje të afërt për paqe në Ukrainë

    Trump nuk zbuloi detaje nga biseda, por deklaroi se marrëveshja e mundshme mund të përfshijë edhe vende të tjera evropiane. Ndërkohë, më 10 dhe 11 nëntor pritet të zhvillohen bisedime mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi, me ndërmjetësimin amerikan.

    Takimi u zhvillua në të njëjtën ditë kur Dmitriev mori pjesë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar nga Melania Trump, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ukrainas. Aktiviteti shënoi përpjekjet për një armëpushim të përkohshëm gjashtëditor në qytetin Oleshky, i cili tashmë ka përfunduar.

    Nga ana tjetër, Jared Kushner bëri të ditur se negociatorët amerikanë, ukrainas dhe evropianë kanë zhvilluar diskutime për garancitë e sigurisë së Ukrainës dhe stabilitetin afatgjatë të Evropës.

    Zhvillimet vijnë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët fituan shumicën në Kongres, duke rritur mundësinë e presionit ndaj administratës Trump për politikën e saj ndaj Ukrainës dhe Rusisë.

    Megjithatë, beteja ligjore pritet të ndikojë në afatet e projektit, ndërsa vendimi i gjykatëses Chutkan e ndalon administratën të ndërmarrë veprime ndërtimore për një periudhë fillestare prej 14 ditësh.

    Burimi: RTKLive

  • “Shtesat për fëmijë mbeten larg nevojave të familjeve kosovare”

    “Shtesat për fëmijë mbeten larg nevojave të familjeve kosovare”

    Në kohën kur rritja e kostos së jetesës po rëndon buxhetin e familjeve kosovare, rritja graduale e shtesave për fëmijë, e paralajmëruar nga Qeveria për katër vitet e ardhshme, vlerësohet si vendim i mirëpritur, por i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat reale të familjeve.

    Ekonomisti Fidan Qerimi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ndonëse çdo ndihmë financiare për familjet është e mirëseardhur, shuma aktuale e shtesave mbetet shumë e ulët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpenzimet që kanë prindërit për fëmijët e porsalindur.

    “Natyrisht, edhe një euro është ndihmë për familjet. Padyshim që është një vendim i mirëpritur prej të gjitha familjeve, por këto shtesa të fëmijëve janë jashtëzakonisht të ulëta, e që ndoshta shpenzimet, tri ose maksimalisht një javë, nuk i mbulojnë këto shtesa për fëmijët, që janë sidomos të porsalindurit”, ka deklaruar Qerimi.

    Ai ka vlerësuar se institucionet nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme për familjet me fëmijë, duke veçuar vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet e reja dhe gratë që nuk janë aktive në tregun e punës.

    Sipas tij, shtesat për fëmijë duhet të jenë një mbështetje më e konsiderueshme financiare, e cila do t’u ndihmonte familjeve në mirërritjen e fëmijëve.

    “Fatkeqësisht, nuk është si vend që kemi një trajtim të duhur ndaj kësaj kategorie të fëmijëve, duke pasur parasysh që në tregun e punës, sidomos gjinia femërore e moshës, të cilat potencialisht mund të jenë nëna të reja, nuk është që janë aktive në tregun e punës dhe kjo do të ishte një mbështetje për këto familje dhe për këtë kategori të popullatës, që të jetë një mbështetje në mirërritjen e atyre fëmijëve”, ka thënë ai.

    Qerimi ka theksuar se nevoja për mbështetje më të madhe financiare bëhet edhe më e rëndësishme në kohën kur Kosova po përballet me rënie të numrit të lindjeve.

    Ai ka përmendur se krahas faktorëve ekonomikë, edhe nevoja e të rinjve për zhvillim profesional dhe akademik ndikon në vendimet për krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve. Sipas tij, vështirësitë financiare e rëndojnë edhe më shumë këtë situatë.

    “Fatkeqësisht, nuk është që i kemi trajtuar në mënyrën e duhur dhe mendoj që ka vend jashtëzakonisht shumë për përmirësim dhe për mbështetje të kësaj kategorie, duke pasur parasysh që numri i lindjeve ka rënë jashtëzakonisht shumë krahasuar me vitet e kaluara, kur ka qenë ndoshta shumë sfiduese, por fatkeqësisht rrethanat e reja, do të thotë nevoja për rritje profesionale, akademike, bën që këto lindshmëri të jenë në nivel të ulët. Kur i shtojmë edhe këtë problem financiar, është edhe më tepër ndikuese negative në uljen e lindshmërisë”, ka deklaruar Qerimi.

    Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2027 në mbledhjen e Qeverisë, ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, me synimin që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen.

    Sipas planit të prezantuar nga Kurti, rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa tri rritjet e tjera do të zbatohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

    “Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25 për qind, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25 për qind, në janar 2029 përsëri 25 për qind dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka dhënë edhe shembuj konkretë të ndikimit të rritjes së parë në buxhetin familjar. Aktualisht, një familje me një fëmijë përfiton 30 euro në muaj, ndërsa nga 1 janari 2027 kjo shumë do të rritet në 37.50 euro, apo 7.50 euro më shumë.

    Një familje me dy fëmijë, që aktualisht merr 60 euro në muaj, do të përfitojë 75 euro, ndërsa ajo me katër fëmijë, nga 180 euro sa merr aktualisht, do të përfitojë 225 euro në muaj.

    Rritja e shtesave do të vazhdojë në mënyrë graduale në fillim të secilit vit, deri në dyfishimin e tyre në janar të vitit 2030.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti sot, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

    Moti sot, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

    Moti sot, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell.

    Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

  • Water from Banje Poming Station in Gjilan returns for consumption

    CRU KIHIdromoreva Gjilan has announced that water from the Baña Poming Station can be reused for drinks and other household needs.

    In the release, the company has announced that laboratory tests have confirmed that water is safe for consumption.

    After rising turbulence from recent rainfall, laboratory Analysis shows that water meets the standards and criteria set out in Administrative Guide ( UA) No. 10/2021 For Human Consumer Water Quality, it is reported on the announcement of the KRU Hedromorova.

    The company has thanked consumers for understanding during the period of restrictions.

    We thank you for understanding during the restriction period, the announcement says. /Telegraphy/

  • Uji nga Stacioni i Pompimit Banjë në Gjilan rikthehet për konsum

    Uji nga Stacioni i Pompimit Banjë në Gjilan rikthehet për konsum

    KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar se uji nga Stacioni i Pompimit Banjë mund të përdoret sërish për pije dhe për nevoja të tjera të amvisërisë.

    Në njoftimin e publikuar, kompania ka bërë të ditur se analizat laboratorike kanë konfirmuar se uji është i sigurt për konsum.

    “Analizat laboratorike të kryera pas rritjes së turbullirës nga reshjet e fundit tregojnë se uji i plotëson standardet dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ (UA) Nr. 10/2021 për Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njerëzit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.

    Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë periudhës së kufizimit.

    “Ju falënderojmë për mirëkuptimin gjatë periudhës së kufizimit”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

  • Over 10 tonnes of cocaine worth 100m euros, an Albanian criminal organisation focused on investigations of one of Spain’s largest anti-drug operations

    More than 10 tonnes of cocaine have been discovered in two industrial strongholds in the Spanish town of Águilas, in an operation that has put an Albanian criminal organisation at the centre of investigations.

    According to Spanish media, drugs were stored in two industrial environments, allegedly used as the basis for collecting and distributing them in Spain and other European countries, broadcast Tch.

    One of the most important details discovered during the investigation is that the addresses to which drugs were to be sent were listed in the cocaine boxes. This element is expected to serve investigators to rebuild the distribution network and identify those behind the traffic organization.

    Drugs were discovered in the industrial zone of El Labradorcico, after a cocaine-loaded pallet fell during the dismissal process.

    The crash caused damage to some of the cargo and the distribution of several cocaine packages on the canyon floor.

    Environmental workers quickly left the vehicle. A municipal police patrol arrived on the scene, which was reported on a possible accident at work, but found no one in the industrial environments.

    After the raids, authorities also discovered the second grip, bringing the total amount of cocaine to over 10 tons.

    According to reports, more than 5 tons of cocaine has been counted in the first cap, while the discovery of the second environment significantly increased the secuested amount.

    The burden value on the illegal market is estimated to be over 100m euros.

    Investigators at the Unit for Combating Organised Crime and Drug Trafficking are analyzing the addresses listed in the box to determine the organisation’s cargo destinations and logistical structure.

  • Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, një organizatë kriminale shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

    Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, një organizatë kriminale shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

    Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.

    Sipas mediave spanjolle, droga ishte magazinuar në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës, transmeton Tch.

    Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga. Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.

    Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë procesit të shkarkimit.

    Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit.

    Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës. Në vendngjarje mbërriti një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.

    Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe kapanonin e dytë, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.

    Sipas raportimeve, në kapanonin e parë janë numëruar më shumë se 5 tonë kokainë, ndërsa zbulimi i ambientit të dytë e rriti ndjeshëm sasinë e sekuestruar.

    Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro.

    Hetuesit e Njësisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës po analizojnë adresat e shënuara në kuti, për të përcaktuar destinacionet e ngarkesave dhe strukturën logjistike të organizatës.

  • Pesë filma francezë shfaqen në Pejë, hyrja në Kinema “Jusuf Gërvalla” pa pagesë

    Pesë filma francezë shfaqen në Pejë, hyrja në Kinema “Jusuf Gërvalla” pa pagesë

    Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë do të organizojë një javë të filmit francez, gjatë së cilës publiku do të ketë mundësi të shikojë pesë filma, me hyrje pa pagesë.

    Sipas njoftimit, programi do të mbahet nga 9 deri më 13 nëntor, me nga një shfaqje çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 19:00.

    Në kuadër të këtij programi do të shfaqen katër filma të animuar dhe një komedi klasike, me histori që trajtojnë tema të ndryshme, nga emigrimi dhe familja, te letërsia, fantashkenca dhe aventurat komike.

    “No Dogs or Italians Allowed” (2022)

    Java e filmit francez do të nisë më 9 nëntor me filmin “No Dogs or Italians Allowed” (2022), me regji të Alain Ughetto, i cili rrëfen historinë e një familjeje italiane që emigron drejt Francës në kërkim të një jete më të mirë.

    Më 10 nëntor do të shfaqet “Blind Willow, Sleeping Woman” (2022), me regji të Pierre Földes, i bazuar në tregimet e shkrimtarit japonez Haruki Murakami.

    Programi vazhdon më 11 nëntor me filmin fantastiko-shkencor “Mars Express” (2023), të regjisorit Jérémie Périn, që sjell një histori të vendosur në vitin 2200, ku një detektive dhe partneri i saj android hetojnë zhdukjen e një studenteje në Mars.

    “Mars Express” (2023)

    Ndërkaq, më 12 nëntor publiku do të mund të shikojë filmin e animuar “The Triplets of Belleville” (2003), të regjisorit Sylvain Chomet, që tregon përpjekjet e një gjysheje për të shpëtuar nipin e saj, një çiklist i rrëmbyer gjatë garës Tour de France.

    Java do të përmbyllet më 13 nëntor me komedinë “Asterix & Obelix: Mission Cleopatra” (2002), me regji të Alain Chabat, ku Asteriksi dhe Obeliksi ndihmojnë Kleopatrën në ndërtimin e një pallati për Jul Cezarin.

    “Asterix & Obelix: Mission Cleopatra” (2002)

    Sipas organizatorëve, disa nga filmat e përzgjedhur janë vlerësuar në festivale ndërkombëtare, përfshirë Festivalin e Animacionit në Annecy, European Film Awards dhe çmimet César.

    Të gjitha shfaqjet do të fillojnë në orën 19:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë. /Telegrafi/

  • Fifteen years without you, Diana, her mother publishes the touching message and remembers the failure of institutions: It didn’t happen to my daughter.

    It has been 15 years, six months and 12 days since Diana Kastrat’s murder, and her mother, Makfire Kastrati, has published a touching message, recalling her daughter and expressing pain for her loss.

    In a Facebook post, she once again turned her attention to the failure of institutions to protect Diana, who, about a month before she was killed, had requested an emergency court defense order.

    15 years and 12 days without my daughter Diana. 15 years it was not possible for the State to stop the murderer, whom Diana demanded a defense order, but he did not act to protect him or neglect him, she wrote.

    Your name never forgets, mother Diana, until the earth covers me, that message is over.

    Meanwhile, the case of Diana Kastrati’s murder has taken on a new development in justice. After 15 years of crime and three years from the establishment of the indictment, Pristina’s Founding Prosecutorship has demanded that the trial of Adnan Jashar be carried out in absentia, as institutions have failed to ensure his presence.

    Yasar allegedly killed his former partner, Diane, with firearms in Pristina in May 2011. According to the indictment, he had shot him twice, hitting him in the neck.

    Diana was killed on May 18, 2011, just 22 days after seeking emergency protection from the Municipal Court in Pristina, following alleged threats against her and her daughter. According to data published on the case, the request was not addressed within the 24-hour legal deadline.

    In February 2013, the Constitutional Court had decreed violations of the right to life of Diana Kastract as a result of the court’s inaction. And in February 2023, the Court of Appeals had decided that the Kosovo Judicial Council and Government paid their parents 30 thousand euros in compensation.

    The initial hearing against Adnan Jashar is expected to be held this month, while the court has called on him to surrender and appear before her.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal