Blog

  • LSDM: Mickoski dhe Sllaveski do të mbahen përgjegjës për Alta Bankën

    LSDM: Mickoski dhe Sllaveski do të mbahen përgjegjës për Alta Bankën

    “Mickoski ofron dy skenarë. I pari – të gjejë një blerës. I dyti – banka falimenton. Skenari i parë: të gjejë një blerës. Nuk ka blerës. Mospagimi nga VMRO dhe Mickoski është të fajësohet dikush tjetër. Por e vërteta është se askush nuk dëshiron të blejë një portofol kriminal të një banke në pronësi të një njeriu që deri dje drejtonte një zyrë të vogël këmbimi në Zemun”, thonë nga LSDM në lidhje me skenarët e Mickoskit për Alta Bankën.

    Nga LSDM thonë se asnjë bankë serioze nuk do ta merrte përsipër këtë, pasi reputacioni është shkatërruar, kapitali është nën dyshime dhe hetimet janë duke vazhduar në Serbi, Mal të Zi dhe BE.

    “Skenari i dytë: banka falimenton. Kjo ka ndodhur tashmë. Një bankë në Serbi falimenton. Kur një bankë humbet licencën e saj të funksionimit, është normale që ajo të falimentojë. Mickoski thotë se të gjithë duhet të jenë të qetë dhe se të gjithë do të marrin para. Së pari, qytetarët do të marrin para deri në një depozitë prej 30,000 euro nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave”.

    “Së dyti, ata nuk do të marrin shumat më të mëdha plotësisht – vetëm pjesën e siguruar. Së treti, ajo që Mickoski nuk e përmend janë paratë e ndërmarrjeve publike. Përsëri, paratë e qytetarëve të Maqedonisë. Pra, Mickoski, si zakonisht, gënjen. Ai nuk thotë se çfarë po ndodh me ato para. Sa para po humbet shteti? Sa janë asetet e bankës? Kur thotë se pjesa tjetër do të mblidhet nga pasuria e falimentimit – mbi çfarë baze?”.

    “Një shembull me Bankën Serbe Alta: u pretendua se banka kishte pothuajse 400 milionë euro në thesar, dhe në fund u konfirmua se Matsura i kishte nxjerrë tashmë ato. Pyetje për Mickoskin: sa para publike, para të qytetarëve të Maqedonisë, janë në Bankën Alta? Nuk ka heshtje ndërsa numrat janë të fshehur. Nuk ka siguri ndërsa paratë kriminale mbrohen në llogaritë e depozituesve. I vetmi skenar që Mickoski nuk e përmendi është se është 100% e sigurt se ai dhe Slaveski do të mbahen përgjegjës. Se ata do të përballen me drejtësinë”, thonë nga LSDM.

  • Banorët e Dumnicës tërhiqen nga protestat për emërimin e imamit, por thonë se nuk pajtohen me vendimin e BIK-ut

    Banorët e Dumnicës tërhiqen nga protestat për emërimin e imamit, por thonë se nuk pajtohen me vendimin e BIK-ut

    Banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës kanë vendosur të tërhiqen nga protestat kundër emërimit të imamit në xhaminë e re të fshatit, por kanë bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të pakënaqur me vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

    Përmes një njoftimi publik, organizatorët e protestave, Burim Zejnullahu, Nesib Podvorica dhe Edmond Gimolli, kanë bërë të ditur se vendimi për ndërprerjen e protestave është marrë pas konsultimeve dhe shqyrtimit të rrethanave të krijuara.

    Sipas tyre, një nga arsyet kryesore të këtij vendimi është vizita që pritet të realizohet këtë të premte nga donatori i xhamisë, i cili vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Ata kanë thënë se nuk dëshirojnë që protestat të bëhen pengesë për donacionet dhe mbështetjen që mund të ofrohen nga donatori edhe në të ardhmen.

    Megjithatë, organizatorët kanë theksuar se tërheqja nga protestat nuk nënkupton ndryshim të qëndrimit të tyre apo pajtim me vendimin e BIK-ut.

    “Ne vazhdojmë të jemi thellësisht të pakënaqur me përzgjedhjen e imamit në xhaminë tonë. Konsiderojmë se është bërë një padrejtësi e madhe me mosmbajtjen e premtimit të dhënë ndaj hoxhës Fidan Musliu, që ai të emërohej imam në këtë xhami”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.

    Ata kanë bërë të ditur se për ta çështja nuk përfundon me ndërprerjen e protestave, duke përsëritur se kërkesa e tyre ka qenë mbajtja e premtimit për emërimin e Fidan Musliut.

    “Për ne, kjo çështje nuk përfundon me ndërprerjen e protestave. Ne e kemi shprehur pakënaqësinë tonë, kemi qëndruar në bindjet tona dhe nuk do ta harrojmë atë që e konsiderojmë padrejtësi”, kanë deklaruar organizatorët.

    Në të njëjtin njoftim, ata kanë falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe profesionalizmin gjatë ditëve të protestave.

    “Policia është treguar jashtëzakonisht e kujdesshme, bashkëpunuese dhe profesionale në ruajtjen e sigurisë dhe paqes. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë zyrtarët policorë që ishin të angazhuar”, thuhet në reagim.

    Çështja e emërimit të imamit në xhaminë e re të Dumnicës ka nxitur kundërshtime të një pjese të banorëve, pasi Bashkësia Islame e Kosovës kishte vendosur që në këtë objekt fetar të shërbente mr. Eset Qerimi.

    Banorët që kundërshtojnë këtë vendim kanë kërkuar që imam të emërohet hoxhë Fidan Musliu. Sipas përfaqësuesve të tyre, parcela për ndërtimin e xhamisë dhe projekti kishin nisur me pritjen që Musliu të ishte imami i këtij objekti.

    Në kuadër të kundërshtimit, banorët kishin organizuar protesta, ndërsa kishin përmendur edhe një peticion me rreth 300 nënshkrime në mbështetje të kërkesës së tyre.

    Situata ishte tensionuar më 19 dhe 20 tetor, kur imami i emëruar nga BIK-u, mr. Eset Qerimi, kishte hyrë në xhaminë e re nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, në kohën kur një pjesë e banorëve po kundërshtonin emërimin e tij.

    Protestat më pas kishin vazhduar edhe para zyrave të Bashkësisë Islame të Kosovës në Podujevë, ku banorët kishin përsëritur kërkesën për emërimin e Fidan Musliut.

    Me vendimin e fundit për tërheqje nga protestat, organizatorët kanë bërë të ditur se aktivitetet protestuese ndërpriten, por kundërshtimi i tyre ndaj emërimit të imamit aktual mbetet. /Telegrafi/

  • Rama reiterates invitation for dialogue on students

    Prime Minister Edi Rama has reiterated this Friday the invitation for dialogue to students.

    The head of the government has again placed the stone field before the prime minister, on which he left letters with the inscription “Dialog.”

    Good morning, writes Rama in his post on social networks. Rama has repeatedly declared that he is willing to sit at the table of dialogue with anyone who believes in communication and the solution through negotiations at any time and anywhere.

    So far, however, the invitation for dialogue has been rejected by protesters.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve

    Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve

    Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve.

    Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “Dialog”.

    “Mirëmëngjes”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale. Rama ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.

    Megjithatë, deri më tani, ftesa për dialog është refuzuar nga protestuesit.

    Burimi: Dukagjini

  • It was postponed because of a lack of uniforms, today the 63rd generation of police graduated.

    C# source filesThe sensational graduation era of the 63rd generation of Kosovo Police will be held today.

    They were meant to graduate on October 30, but that the ceremony was not held due to a lack of uniforms, reports I did. tv.

    Meanwhile, during the day, from 4: 00 p.m., as the journalist of Klan Kosova, Enis Recica, reported, is expected to be held because, as Klan Kosova has learned, uniforms have already been provided for them.

    This new police team consists of about 400 new members.

    The issue became major because of a lack of uniforms and possibly weapons, which this new police staff has not been able to obtain.

    According to journalist Recica, this trouble has resulted from problems in procurement.

    Meanwhile, during yesterday, the Kosovo Police Inspectorate has recommended the suspension of Kosovo Police’s procurement chief, as he allegedly misused his position. /I did. tv

  • U shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë

    U shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë

    U shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë

    Ceremonia e bujshme e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot.

    Ata ishte paraparë të diplomonin më 30 tetor, por që ceremonia nuk u mbajt për shkak të mungesë së uniformave, raporton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, nga ora 16:00, siç ka raportuar gazetari i Klan Kosova, Enis Reçica, kjo ceremoni pritet të mbahet pasi, siç ka mësuar Klan Kosova, tashmë janë siguruar uniformat për ta.

    Ky ekip i ri i Policisë përbëhet nga rreth 400 pjesëtarë të rinj.

    Çështja u bë e madhe për shkak të mungesës së uniformave dhe me gjasë edhe të armëve, që ky staf i ri policor nuk ka pasur mundësi t’i marrë.

    Sipas gazetarit Reçica, ky telash ka ardhur si pasojë e problemeve në prokurim.

    Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të prokurimit të Policisë së Kosovës, pasi ai dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij. /Klankosova.tv

  • Real Madridi hesht pas daljes në pension të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

    Real Madridi hesht pas daljes në pension të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

    Real Madridi nuk ka reaguar ende ndaj tërheqjes së Cristiano Ronaldos nga kombëtarja e Portugalisë.

    Sulmuesi 41-vjeçar njoftoi përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare të enjten pasdite pas disa problemeve mes tij, federatës dhe trajnerit që nuk gjeten zgjedhje.

    Pensionimi i tij nga kombëtarja bëri që Ronaldo të jetë temë, duke u diskutuar nga të gjithë, por jo edhe nga ish-klubi i tij, Real Madridi, me të cilin fitoi shumë trofe.

    Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Real Madridi nuk ka publikuar ende një deklaratë në lidhje me këtë rast në rrjetet sociale ose në faqen e tij të internetit.

    Të gjitha klubet e tjera për të cilat luajti Cristiano nga Sporting Lisbona te Manchester United, Juventus dhe Al-Nassr, kanë postuar homazhe kushtuar yllit portugez.

    Vlen të përmendet se Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e klubit madrilen. Gjatë kohës së tij me Los Blancos, ai luajti 438 ndeshje dhe shënoi 450 gola. /Telegrafi/

  • Sot nis xhiro e 13-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në orar

    Sot nis xhiro e 13-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në orar

    Dukagjini dhe Llapi përballen sot (e premte) në Klinë, në ndeshjen që hap xhiron e 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa katër takimet e tjera do të zhvillohen gjatë fundjavës.

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot me një përballje interesante, ku Dukagjini pret Llapin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 17:00.

    Të dy skuadrat hyjnë në këtë takim me synimin për të marrë pikët e plota, në një përballje që mund të ketë rëndësi të veçantë për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.

    Dukagjini do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për të dalë me rezultat pozitiv, por përballë do ta ketë një skuadër të Llapit që udhëton drejt Klinës me ambicie për të mos u kthyer duarbosh.

    Kjo është ndeshja e vetme e programuar për ditën e sotme, ndërsa xhiroja e 13-të do të vazhdojë të shtunën me dy takime: Feronikeli ’74-Ballkani, nga ora 13:00 në Drenas, dhe Gjilani–Malisheva, nga ora 16:00 në Gjilan.

    Ndërkohë, të dielën do të zhvillohen edhe dy përballjet e fundit të kësaj jave, Vushtrria–Prishtina dhe Drenica–Drita, të dyja me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

  • 1,905 fines for exceeding speed in Ferizaj region during October

    According to the police report, this activity is accomplished under the awareness project Speed is not a skill, it’s a risk, with the motto “Don’t measure life by mile per hour.”

    Police have called on all traffic participants to respect speed restrictions and adjust their driving to road conditions, stressing that inadequate speed poses a serious risk to the lives of drivers and other participants in communications.

    Also, Ferizaj Regional Police have announced that the raids will continue in the coming days, with the aim of increasing road safety and preventing accidents.

    Source Layer: RTKLive

  • 1,905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

    1,905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

    Sipas njoftimit të policisë, ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit vetëdijesues “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.

    Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin mënyrën e ngasjes me kushtet e rrugës, duke theksuar se shpejtësia e papërshtatshme paraqet rrezik serioz për jetën e shoferëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

    Gjithashtu, Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

    Burimi: RTKLive