Blog

  • WhatsApp teston një funksion të ri

    WhatsApp teston një funksion të ri

    WhatsApp po teston një funksion të ri për pajisjet Android, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të lexojnë mesazhet pa dërguar konfirmimin se ato janë lexuar. Kjo do të thotë se personi që e ka dërguar mesazhin nuk do të njoftohet përmes dy shenjave blu se mesazhi është hapur.

    Sipas raportimeve të portalit Android Authority, funksioni i ri është zbuluar në versionin beta të WhatsApp për Android 2.26.44.12 dhe aktualisht është ende në fazën e zhvillimit.

    Mundësia e re do të funksionojë përmes një dritareje paraprake, e cila hapet duke mbajtur gishtin të shtypur mbi një bisedë në listën e mesazheve. Në këtë mënyrë, përdoruesit do të mund të shohin mesazhet e fundit pa hyrë drejtpërdrejt në bisedë.

    Një tjetër veçori interesante është se përdoruesit do të mund të lëvizin nëpër mesazhet më të vjetra brenda kësaj dritareje, pa aktivizuar konfirmimin e leximit.

    Përveç kësaj, dritarja e re do të ofrojë edhe disa mundësi të shpejta për menaxhimin e bisedave, përfshirë arkivimin, heshtjen e njoftimeve, vendosjen e bisedës në krye të listës dhe fshirjen e saj.

    Ky funksion ngjason me mundësinë e parashikimit të mesazheve që ekziston në pajisjet iPhone, por versioni për Android pritet të ofrojë më shumë fleksibilitet.

    Megjithatë, funksioni ende nuk është vënë në dispozicion as për të gjithë testuesit e versionit beta. WhatsApp nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohet zyrtarisht për përdoruesit e Android.

    Nëse kalon me sukses fazën e testimit, kjo risi mund t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë dhe mënyrën se si komunikojnë në platformë. /Telegrafi/

  • KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 06.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Orllani (kodi: 14015002) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti. Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10[kV].

    Punime në projekte investive

    Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 09:00 deri në orën 18:00 Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët. Arsyeja: Punime në rrjet.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re, montimi i konzollës anije, montimi i izolatorëve etj. Energjizimi i TS-së nuk do të bëhet deri pas rregullimit të të gjithë dokumentacionit.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Deçani 110/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Lumbardhi me Kod 53000005 nga ora 09:30 deri në 14:30 Vendet: Shaptej Lajmrim Me Kusht, Shaptej, Ratish I Epërm, Ratish e Ulët, Pozhar, Maznik, Lumbardh, Llukë e Epërme, Lluka e Ulët, Lluka, Llukë e Ulët, Kodrali, Irzniq, Gramaqel, Gllogjan, Dashinoc Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në defektet e identifikuara me dron.

    Punime me projekte investive

    Nga TS Peja 2 110/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV LP 10kV Loxha me Kod 51000008 nga ora 09:00 deri në 14:00 Vendet: Zllapek, Zagermë, Strellc i Epërm, Raushiq, Pejë, Lubeniq, Loxhë, Graboc, Dardani, Bellopojë Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara me dron.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Pirana 35/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Randobrava me Kod 30034010 nga ora 10:00 deri në 14:00 Vendet: Retijë, Reti e Poshtme, Randobravë Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Nga TS Zhuri 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Shpenzim vetanak me Kod 30035000

    Dalja 10 kV Dobrusht – Gorozhup me Kod 30035008

    Dalja 10 kV Ujësjellësi Zhur me Kod 30035002

    Dalja 10 kV Zhuri me Kod 30035003

    Dalja 10 kV Hoqë e Qytetit me Kod 30035005

    Dalja 10 kV Poslishta me Kod 30035006

    Dalja 10 kV Dogana me Kod 30035007

    Dalja 10 kV Gurishta me Kod 30035009

    Dalja 10 kV Kampi Bektel-Enka me Kod 30035004 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Zhur, Zhur, Shkozë, Planejë, Milaj, Gorozhup, Dobrushtë, Zhur, Vërmicë, Zhur, Shkozë, Zhur, Lubiqevë, Lez, Leskovec, Jeshkovë, Hoçë e Qytetit, Billushë, Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Muradem, Kobajë, Grazhdanik, Vërmicë, Shkozë, Kampi Bektel-Enka Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dragashi 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Shpenzim vetanak me Kod 30036000

    Dalja 10 kV Remateks me Kod 30036010

    Dalja 10 kV Restelica me Kod 30036002

    Dalja 10 kV Sharri II me Kod 30036003

    Dalja 10 kV Sharri I me Kod 30036005

    Dalja 10 kV Bresana me Kod 30036007

    Dalja 10 kV Bellobradi me Kod 30036008

    Dalja 10 kV Rapqa me Kod 30036009 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Adem Jashari, Rruga e Dëshmorëve, Zlipotok, Vranishtë, Restelicë, Orqushë, Mlikë, Lubovishtë, Kukjan, Krushevë, Glloboçicë, Rruga e Restelicës, Rruga e Dëshmorëve, Rruga e Dëshmorëve, Zaplluxhë, Struzhë, Kuklibeg, Kuk, Buzez, Brodosanë, Blaç, Zym i Sharrit, Zgatar, Xërxë, Shajnë, Pllajnik, Kosavë, Kapre, Brrut, Bellobrad, Rrenc, Rapqë e Poshtme, Rapqë e Epërme, Plavë, Kërstec, Buçe, Brezne Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dragashi 35/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Eurokos HC me Kod 30040001 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Mlikë Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dragashi 35/10 [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV HC Orçusha me Kod 30050000 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Orçushë Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Nga TS Dikanca 35/10 [kV] do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Brodi me Kod 30037003

    Dalja 10 kV Frigofood me Kod 30037001

    Dalja 10 kV Radesha me Kod 30037006 nga ora 09:30 deri në 13:30 Vendet: Dikancë, Brod, Radesh, Leshtan, Dikancë, Baçkë Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 35/10(20) [kV] Magure do të ndërpritet: Dalja 20[kV] J07 Drenica (Kodi: 41048001) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Fshatrat: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i vërejtjeve nga droni.

    Nga NS 110/6 [kV] Hani i Elezit do të ndërpritet: Dalja 6 [kV] G01 Glloboqica (kodi: 42000002) nga ora 09:00 deri në orën 14:00 Vendet: Fshatrat: Seçishtë, Fusha e Seçishtës, Glloboqicë, Gorancë, Hani i Elezit (një pjesë), Krivenik, Lagjja e Maliqëve (një pjesë), Lagjja e Re dhe Rezhancë, si dhe rrugët: Të Përndjekurve dhe një pjesë e rrugës UÇK. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

    Pastrim i trasesë. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Ferizaj Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J07 Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 09:00 deri në orën 14:00 Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhancë, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Punime në projekte investive

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 08:30 deri në orën 18:00 Vendet: Rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Ef Jubani (një pjesë). Fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët. Arsyeja: Ngritja e shtyllave nën tension.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Vushtrria 2 110/10(20) [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV Novolani me Kod 73000005 nga ora 10:00 deri në 14:30 Vendet: Vërnicë, Shallcë, Reznik (Makiqt), Reznik, Novolan, Mihaliq, Kollë, Druar, Bukosh

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Ilirida (kodi: 70000011) nga ora 10:00 deri në orën 17:00 Vendet: TMK, Hamza, Jakup Ceraja, Sh. Ferati, Eki, një pjesë e rrugës Ulqini. Arsyeja: Punimi i sistemit hyrje-dalje. Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J02 Fidanishtja (kodi: 70000003) nga ora 09:00 deri në orën 17:00 Vendet: Rrugët: Afrim Hajrizi (një pjesë), Artim Jashari, Ali Pashë Gucia (një pjesë), Aziz Zhilivoda (një pjesë), Bashkimi Kombëtar (një pjesë), Badri Hasani (një pjesë), Behram Mehmeti (një pjesë), Beteja e Kosharës (një pjesë), Dan Doroci, Harun Beka (një pjesë), Ilirida, Ismail Loshi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretëreshë Teuta, Magjistralja e Adriatikut (një pjesë), Mujë Krasniqi, Musa Hoti (një pjesë), Qamëria (një pjesë), Muharrem Kurti (një pjesë), Mehmet Isai (një pjesë), Meliha Rama (një pjesë), Ramadan Zeqiri (një pjesë), Ramadan Peci, Hilmi Kajtazi, Safet Rexhepi (një pjesë), Olise Paskali (një pjesë), Riza Selaci (një pjesë), Ukshin Kovaqica, Mursel Rama dhe Xhevdet Ahmeti (një pjesë).

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS Gjakova I 35/10(20) [kV] do të ndërpritet: Dalja 10 kV J10 Ponosheci me Kod 80080053 nga ora 10:00 deri në 15:00 Vendet: Stubell, Smolic, Shishman, Sheremet, Rrypaj, Rracaj, Ramoc, Popoc, Ponoshec, Pacaj, Orize, Nivokaz, Nec, Morinë, Morin, Molliq, Meje, Madanaj, Korenic, Jahoc, Gusk, Duzhnje, Dobrosh, Devë, Dallashaj, Batush, Babaj Bokes Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara me dron.

    Punime nga pala e tretë

    NS 35/10[kV] Gjakova II Nga dalja 10[kV] Gjakova III do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 NS 10/0.4[kV] Hamëz Letaj Letaj Home SH.P.K. (kodi: 81000116375) Vendet: Letaj Home SH.P.K. Arsyeja: Lidhja e kabllos së furnizimit të objektit sipas projektit të aprovuar, shkyçja vetëm në 0.4kV, paneli kryesor.

    Burimi: Sinjali

  • Cristiano Ronaldo dhe trashëgimia e tij me Portugalinë, rekordet që e bëjnë legjendë të futbollit botëror

    Cristiano Ronaldo dhe trashëgimia e tij me Portugalinë, rekordet që e bëjnë legjendë të futbollit botëror

    Cristiano Ronaldo dhe trashëgimia e tij me Portugalinë, rekordet që e bëjnë legjendë të futbollit botëror

    Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke u shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme që ka përfaqësuar ndonjëherë Portugalinë.

    Gjatë një karriere ndërkombëtare që zgjati 23 vite, 41-vjeçari regjistroi 234 paraqitje dhe shënoi 146 gola me fanellën e kombëtares, duke mbajtur rekordet botërore për numrin e ndeshjeve dhe golave në nivel ndërkombëtar.

    Ronaldo debutoi për Portugalinë në moshën 18-vjeçare, në një miqësore kundër Kazakistanit. Në atë kohë, ai mbante fanellën me numrin 17, pasi numri 7 i takonte Luis Figos. Pas tërheqjes së këtij të fundit nga kombëtarja, Ronaldo mori numrin që më vonë u bë identiteti i tij i famshëm – CR7.

    Ndikimi i tij nuk u kufizua vetëm te statistikat individuale. Ronaldo e udhëhoqi Portugalinë drejt trofeut të parë madhor në histori, Kampionatit Evropian të vitit 2016, si dhe triumfit në Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

    Me të në përbërje, Portugalia u kualifikua në çdo edicion të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, duke u shndërruar në një pjesëmarrëse të rregullt të garave më të rëndësishme ndërkombëtare.

    Në Kupën e Botës, Ronaldo ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje, ndërsa në Kampionatin Evropian mban rekordet për numrin e turneve të luajtura (6), paraqitjeve (30) dhe golave (14).

    Ai ishte gjithashtu futbollisti i parë që arriti në 200 paraqitje ndërkombëtare me një kombëtare dhe i pari që shënoi 100 gola për një përfaqësuese evropiane.

    Trashëgimia e Ronaldos me Portugalinë përfshin rekorde, trofe dhe momente historike që e kanë bërë atë një prej emrave më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Secret documents reveal Russian-Iran co-operation, towards Tehran 90 launchers for advanced missiles

    Russia will supply Iran with 90 launchers for advanced missiles, according to documents stemming from the Russian defence industry, which shed light on the degree of military co-operation between Moscow and Tehran.

    The documents, provided by Dallas Analytics, a private Ukrainian intelligence company, and shared with the British newspaper The Guardian) describe plans to supply Iran’s launcher for LMUR missiles. These cruise missiles have been launched by fighter helicopters and used extensively by Russian forces against Ukrainian targets since the start of full – scale invasion in 2022.

    A production plan drafted in May 2024 by Vympel company, one of Russia’s leading missile designers and launch systems, includes a 90 launcher message, according to an export contract identified with the code, RK-1050. Their surrender was scheduled to take place from late 2024 to December 2025.

    Other internal documents expressly identify Iran as the destination of the contract with the KK-10U code.

    However, documents do not confirm whether the launchers were eventually handed over to Iran. Meanwhile, another production plan, envisioning Iran’s supply of six Yak-130 training planes in 2023, coincides with public reports on the delivery of these aircraft.

    The documents provide new data on Russian-Iranian military co-operation at a delicate moment, while Washington is considering the next steps in the fight against Iran following the US Muslim elections.

    Observers widely view Moscow as one of the main beneficiaries of a prolonged Iran war, which has brought Russia strategic and economic advantages.

    Russia has benefited from rising global energy prices, caused by sea transport cuts through the Hormuz Strait and attacks on energy infrastructure across the Persian Gulf.

    Higher revenues from oil provide the Kremlin with additional financial resources for the war in Ukraine and can help ease pressure on the heavy Russian budget.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dokumentet sekrete zbulojnë bashkëpunimin Rusi-Iran, drejt Tehranit 90 lëshues për raketa të avancuara

    Dokumentet sekrete zbulojnë bashkëpunimin Rusi-Iran, drejt Tehranit 90 lëshues për raketa të avancuara

    Dokumentet sekrete zbulojnë bashkëpunimin Rusi-Iran, drejt Tehranit 90 lëshues për raketa të avancuara

    Rusia do të furnizojë Iranin me 90 lëshues për raketa të avancuara, sipas dokumenteve të rrjedhura nga industria ruse e mbrojtjes, të cilat hedhin dritë mbi shkallën e bashkëpunimit ushtarak mes Moskës dhe Teheranit.

    Dokumentet, të siguruara nga Dallas Analytics, një kompani private ukrainase e inteligjencës, dhe të ndara me gazetën britanike “The Guardian”, përshkruajnë planet për t’i furnizuar Iranit lëshues për raketat LMUR. Këto raketa të drejtuara lëshohen nga helikopterët luftarakë dhe janë përdorur gjerësisht nga forcat ruse kundër objektivave ukrainase që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

    Një plan prodhimi i hartuar në maj të vitit 2024 nga kompania Vympel, një prej projektuesve kryesorë rusë të raketave dhe sistemeve të lëshimit, përfshin një porosi prej 90 lëshuesish, sipas një kontrate eksporti të identifikuar me kodin “K-10”. Dorëzimi i tyre ishte parashikuar të kryhej nga fundi i vitit 2024 deri në dhjetor 2025.

    Dokumente të tjera të brendshme identifikojnë shprehimisht Iranin si destinacion të kontratës me kodin “K-10”.

    Megjithatë, dokumentet nuk konfirmojnë nëse lëshuesit u dorëzuan përfundimisht në Iran. Ndërkohë, një tjetër plan prodhimi, që parashikonte furnizimin e Iranit me gjashtë avionë stërvitorë Yak-130 në vitin 2023, përputhet me raportimet publike për dorëzimin e këtyre avionëve.

    Dokumentet ofrojnë të dhëna të reja mbi bashkëpunimin ushtarak ruso-iranian në një moment delikat, ndërsa Uashingtoni po shqyrton hapat e ardhshëm në luftën kundër Iranit, pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

    Vëzhguesit e konsiderojnë gjerësisht Moskën si një nga përfituesit kryesorë të një lufte të zgjatur në Iran, e cila i ka sjellë Rusisë avantazhe strategjike dhe ekonomike.

    Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve globale të energjisë, e shkaktuar nga ndërprerjet e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë Gjirin Persik.

    Të ardhurat më të larta nga nafta i sigurojnë Kremlinit burime shtesë financiare për luftën në Ukrainë dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi buxhetin e rënduar rus.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Weather in Albania Sustainable

    During the day, there is an alternative to the clarification of passing clouds that are not expected to bring significant changes to the atmosphere.

    The wind will blow from the north cadre, at average speed of up to 8m/s, generally remaining at moderate levels.

    In coastal areas, the sea is projected to appear calm, low – waved force of 109, offering favourable conditions for navigation and maritime activities.

    Source Layer: RTKLive

  • Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

    Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

    Gjatë ditës parashikohen alternime të kthjellimeve me vranësira kalimtare, të cilat nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në situatën atmosferike.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, duke mbetur përgjithësisht në nivele të moderuara.

    Në zonat bregdetare, deti parashikohet të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët të forcës 1–2 ballë, duke ofruar kushte të favorshme për lundrimin dhe aktivitetet detare.

    Burimi: RTKLive

  • Sot vranët dhe me diell

    Sot vranët dhe me diell

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.

    IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s. /Telegrafi/

  • Weather for today: In daylight, cloudy mornings are expected to clear up and increase temperatures

    Today, sun and clouds are forecast in the morning hours, while in the following hours of the day, clouds are expected to withdraw gradually.

    The wind will blow from the north and northwest, at speeds of 5-19km/h, Mateo Kosovo reports.

    Minimum temperatures will move from 3 to 6 °C, while maximum temperatures of 10 to 13 °C.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Moti për ditën e sotme: Paradite me vranësira, gjatë ditës pritet kthjellim dhe rritje e temperaturave

    Moti për ditën e sotme: Paradite me vranësira, gjatë ditës pritet kthjellim dhe rritje e temperaturave

    Moti për ditën e sotme: Paradite me vranësira, gjatë ditës pritet kthjellim dhe rritje e temperaturave

    Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ndërsa në orët vijuese të ditës pritet që vranësirat gradualisht të tërhiqen.

    Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 5-19 km/h, njofton MeteoKosova.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali