Blog

  • Kur lokacioni bëhet pjesë e vlerës

    Kur lokacioni bëhet pjesë e vlerës

    Në botën e investimeve në patundshmëri, vlera nuk përcaktohet vetëm nga hapësira, por nga pozicionimi i saj.

    Linda në Fushë Kosovë dhe Linda Premium në Prishtinë sjellin mundësi për afarizëm në dy lokacione me rëndësi strategjike, ku zhvillimi urban dhe dinamika e qytetit krijojnë bazë të qëndrueshme për biznes dhe investim.

    Në të dy qytetet, qasja e lehtë në rrugët kryesore dhe lidhja me autostradën i japin afarizmit një avantazh të veçantë. Lëvizja e vazhdueshme, afërsia me zona të banuara dhe lidhjet e shpejta me pjesët tjera të qytetit e bëjnë lokacionin faktor kyç si për funksionimin e një biznesi, ashtu edhe për vlerën e tij në perspektivë.

    Me Linda Premium dhe Linda Premium Residence, investimi nuk ndalet te metri katror. Ai lidhet me një adresë, me qasje dhe me potencialin e një zone që vazhdon të zhvillohet.

    Sepse një hapësirë e mirë është aset – por lokacioni i duhur është ai që i jep asaj vlerë.

    Për më shumë informacione:

    Facebook: Al Trade Center,

    Email: info@altradecenter.com,

    Numrat kontaktues: 00800 77 770, 049 777 127, 049 318 676 dhe 044 976 777.

  • Waitz, Kos: Bëni përpjekje diplomatike për të zgjidhur çështjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

    Waitz, Kos: Bëni përpjekje diplomatike për të zgjidhur çështjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

    Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua pakoja e zgjerimit, i bëri thirrje Komisioneres Evropiane Marta Kos të bëjë përpjekje diplomatike për të zgjidhur çështjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

    “Dua të theksoj në një kuptim pozitiv se si Kroacia dhe Mali i Zi po merren me çështjet dypalëshe. Dua të falënderoj Kryeministrin Plenkoviç dhe Kryeministrin Spajiç që biseduan me njëri-tjetrin, që u ulën në të njëjtën tryezë dhe që gjetën zgjidhje për çështjet dypalëshe. Sepse çështjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë në asnjë mënyrë përparimin në procesin e pranimit, dhe pikërisht kështu duhet të bëhet”, theksoi Waitz.

    Unë besoj, theksoi Waitz, “se ky është gjithashtu një shembull i shkëlqyer se si çështjet dypalëshe që kërkojnë dialog mund të trajtohen në vende të tjera, siç është Maqedonia e Veriut”.

    “Disa nga çështjet dypalëshe tani janë në nivel evropian, bëhet fjalë për përfshirjen e pakicave, dhe në këtë drejtim, duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese. Por, e përsëris, e vetmja rrugëdalje nga ky bllokim është që palët të flasin me njëra-tjetrën, domethënë që qeveritë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ulen dhe të flasin. Dhe meqenëse e dimë që motivimi nuk është gjithmonë në nivelin më të lartë, ju kërkoj juve, Komisioner, të bëni përpjekje në këtë drejtim diplomatik”, i tha Waitz Kos.

    Më parë, Kos prezantoi pakon e zgjerimit të vitit 2026, e cila përmban raportet e KE-së për dhjetë vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe theksoi se çdo vend kandidat mund t’i bashkohet grupit të vendeve që po përparojnë me shpejtësi dhe se BE i inkurajon të gjithë kandidatët të bëjnë këtë zgjedhje.

    Lidhur me Maqedoninë e Veriut, ajo tha se Qeveria po demonstron angazhim për reformat dhe agjendën e reformave.
    “Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështesë vendin në rrugën e tij drejt BE-së. Qëllimi ynë mbetet të hapim grupin e parë sapo të plotësohen kushtet. Vendi duhet të përmbushë detyrimin e tij për të përfunduar ndryshimet kushtetuese siç thuhet në përfundimet e Këshillit të 18 korrikut 2022. Tani varet nga Maqedonia e Veriut”, tha Kos./Telegrafi/

  • Fire in Crans Montana, Switzerland will pay medical bills to Italian victims

    ZSwitzerland announced it would cover medical expenses for Italian fire victims in Crans-Montana, withdrawing from its initial request for remuneration from Rome – a request Italian Prime Minister Giorgia Meloni had named as Shameful.

    41 people lost their lives and 115 others were injured when a fire swept through a crowded bar during New Year’s celebrations in the Swiss ski resort of Crans-Montana. 12 Italian victims received medical treatment in Switzerland during the first weeks of 2026, before moving to hospitals in Italy.

    Mellon welcomed Switzerland’s decision to cover medical expenses worth 1.5 million Swiss francs (1.9 million dollars).

    I am pleased with this solution: no burden will burden upon families or upon Italy, It says Mellon, it says. Reuters, Klankosova broadcast.

    My thoughts go, once again, to the families of the victims and the injured young, who are facing a tremendous pain of unique dignity and strength, She added.

    Under an agreement between Switzerland and the European Union, states usually cover expenses for their secured citizens when they receive medical treatment abroad, Klankosova broadcast.tv.

    A patient provided in Switzerland has been treated in Italy.

    The Swiss government is aware of the unfathomable suffering that burdens the families of the victims and all those affected by this event, It says on notice.

    The decision to give up the request to restore treatment spending is in line with the principle of reciprocity and sends a message that Switzerland knows the solidarity that has been shown to it, It adds further, referring to the aid received from Italy and other countries.

  • Barcelona: I’m not Salah, I don’t feel pressure on Liverpool.

    Bradley Barcola has insisted that he feels no pressure, despite the 125m euros Liverpool paid for his transfer from Paris Saint-Germain during the summer. The French striker, who has scored three goals and given two assistings in 12 official matches, does not see himself as the descendants of Mohammed Salah.

    I didn’t decide the amount of transfer, so that’s not my responsibility. Salah is a legend of this club and I have great respect for it, but I am not Mohammed Salah. I want to make my contribution and create my own history of Liverpool. I don’t feel any pressure, It’s Barcola for Sky Sports.

    The Frenchman also explained the reasons for leaving the SPG, saying the time had come for a new challenge. He acknowledged that separation from the former associates was difficult, but added that he had not hesitated when he received Liverpool’s offer.

  • Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

    Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

    Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

    Bradley Barcola ka insistuar se nuk ndien presion, pavarësisht shumës prej 125 milionë eurosh që Liverpooli pagoi për transferimin e tij nga Paris Saint-Germain gjatë verës. Sulmuesi francez, i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në 12 ndeshje zyrtare, nuk e sheh veten si pasardhës të Mohamed Salahut.

    “Unë nuk e kam vendosur shumën e transferimit, prandaj kjo nuk është përgjegjësia ime. Salah është legjendë e këtij klubi dhe kam respekt të madh për të, por nuk jam Mohamed Salah. Dua të jap kontributin tim dhe të krijoj historinë time te Liverpooli. Nuk ndiej asnjë presion”, deklaroi Barcola për “Sky Sports”.

    Francezi shpjegoi edhe arsyet e largimit nga PSG-ja, duke thënë se kishte ardhur koha për një sfidë të re. Ai pranoi se ndarja nga ish-bashkëlojtarët ishte e vështirë, por shtoi se nuk kishte hezituar kur kishte marrë ofertën e Liverpoolit.

  • Zjarri në Crans Montana, Zvicra do t'i paguajë faturat mjekësore për viktimat italiane

    Zjarri në Crans Montana, Zvicra do t’i paguajë faturat mjekësore për viktimat italiane

    Zjarri në Crans Montana, Zvicra do t'i paguajë faturat mjekësore për viktimat italiane

    Zvicra njoftoi se do të mbulojë shpenzimet mjekësore për viktimat italiane të zjarrit në Crans-Montana, duke u tërhequr nga kërkesa e saj fillestare për rimbursim nga Roma -një kërkesë që kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e kishte cilësuar si “të turpshme”.

    41 persona humbën jetën dhe 115 të tjerë u plagosën kur një zjarr përfshiu një lokal të mbushur plot gjatë festimeve të Vitit të Ri në vendpushimin zviceran të skive, Crans-Montana. 12 viktima italiane morën trajtim mjekësor në Zvicër gjatë javëve të para të vitit 2026, përpara se të transferoheshin në spitale në Itali.

    Meloni e mirëpriti vendimin e Zvicrës për të mbuluar shpenzimet mjekësore në vlerë prej 1,5 milionë frangash zvicerane (1,9 milionë dollarë).

    “Jam e kënaqur me këtë zgjidhje: asnjë barrë nuk do të rëndojë mbi familjet apo mbi Italinë”, deklaroi Meloni, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    “Mendimet e mia shkojnë, edhe një herë, për familjet e viktimave dhe të të rinjve të plagosur, të cilët po përballen me një dhimbje të jashtëzakonshme me dinjitet dhe forcë të rrallë”, shtoi ajo.

    Sipas një marrëveshjeje midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian, shtetet zakonisht mbulojnë shpenzimet për qytetarët e tyre të siguruar kur këta të fundit marrin trajtim mjekësor jashtë vendit, transmeton Klankosova.tv.

    Një pacient i siguruar në Zvicër është trajtuar në Itali.

    “Qeveria zvicerane është e vetëdijshme për vuajtjet e pamatshme që rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe mbi të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje”, thuhet në njoftim.

    “Vendimi për të hequr dorë nga kërkesa për rimbursimin e shpenzimeve të trajtimit është në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe përcjell një mesazh se Zvicra e njeh solidaritetin që i është treguar asaj”, shtohet më tej, duke iu referuar ndihmës së marrë nga Italia dhe vende të tjera.

  • Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

    Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

    Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

    Milani po shqyrton mundësinë e një tjetër investimi të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës, ndërsa objektivi kryesor është sulmuesi Nicolo Tresoldi. Sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, pronari i klubit, Gerry Cardinale, është i gatshëm të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për 22-vjeçarin, i cili po shkëlqen me fanellën e Club Brugge. Tresoldi ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë një asistim në 15 ndeshje zyrtare këtë sezon.

    Sulmuesi, i lindur në Cagliari, nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Milanin.

    “Jam tifoz i Milanit dhe çdo mëngjes ëndërroj të luaj me fanellën kuqezi”, kishte deklaruar ai së fundmi. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Club Brugge kishte refuzuar gjatë verës një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh.

  • Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim

    Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim

    Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me ministren greke të Arsimit, Sofia Zacharaki, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

    Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, njohjen e diplomave shqiptare, shkëmbimet studentore dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të të dy vendeve.

    Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nevojave arsimore të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi, si dhe rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.

    Takimi synon të forcojë marrëdhëniet arsimore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash./Telegrafi/

  • ​Krim i rëndë në Bulqizë, viktima nuk u sulmua nga ariu, dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali

    ​Krim i rëndë në Bulqizë, viktima nuk u sulmua nga ariu, dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali

    Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku një 57-vjeçare dhe djali i saj 33-vjeçar janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse kryefamiljarin, Urim Fiku 53 vjeç, raporton Top Channel.

    Fillimisht, familjarët kishin raportuar se viktima kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Por hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore zbuluan një tjetër version të ngjarjes, duke konfirmuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri.

    Pas hetimeve intensive, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më 3 nëntor 2026.

    Në vijim, policia arrestoi Sadete Fiku, bashkëshortja e viktimës, dhe Gazmir Fiku, djali i tyre. Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e vrasjes.

    Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, fishekë dhe një gëzhojë pistolete, e cila u gjet në oborrin e banesës.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

  • Gratë norvegjeze kanë një truk të thjeshtë për tharjen e rrobave në dimër, çelësi qëndron në një zakon që shumë e shmangin

    Gratë norvegjeze kanë një truk të thjeshtë për tharjen e rrobave në dimër, çelësi qëndron në një zakon që shumë e shmangin

    Sapo ftohet, rafti i rrobave bëhet një pjesë e brendshme që do të donim ta vendosnim , por nuk kemi askund.

    Peshqirët thahen për ditë të tëra, dollapi merr një erë të pakëndshme dhe pikat e ujit mblidhen në dritare. Dhe ndërsa përpiqemi të ruajmë çdo shkallë ngrohtësie, shpesh harrojmë se lagështia nga rrobat e lagura duhet të dalë diku.

    Kjo është arsyeja pse një ndryshim i thjeshtë në ventilim mund ta bëjë më të lehtë tharjen e rrobave gjatë dimrit. Nuk nevojitet detergjent i veçantë ose truke të ndërlikuara, por një hapje e shkurtër e dritares dhe një rregullim pak më i kujdesshëm i gardërobës.

    Hap dritaren gjerë, por shkurt

    Ventilimi i shkurtër dhe intensiv, i cili shpesh përshkruhet si një zakon skandinav, ndihmon në zëvendësimin e ajrit të lagësht nga dhoma me ajër të pastër.

    Në vend që ta mbani dritaren të mbyllur për orë të tëra, hapeni atë gjerësisht për disa minuta. Në shumë situata, pesë deri në dhjetë minuta janë të mjaftueshme, dhe nëse krijoni një rrjedhje të shkurtër ajri, ajri do të zëvendësohet edhe më shpejt. Pastaj mbylleni dritaren dhe lëreni dhomën të ngrohet përsëri.

    Ajri i ftohtë i jashtëm në dimër shpesh përmban më pak avuj uji sesa ajri i ngrohtë në apartament. Kur ai hyn dhe ngrohet, lagështia relative e tij bie, gjë që favorizon tharjen e mëtejshme të rrobave.

    Se sa do të ndihmojë kjo procedurë varet nga moti jashtë, temperatura e dhomës dhe ventilimi. Një hapje e vetme e dritares nuk do ta largojë të gjithë lagështinë që një lavatriçe e mbushur plotësisht lëshon gradualisht, kështu që ventilimi duhet të përsëritet gjatë ditës, kur cilësia e ajrit të jashtëm e lejon këtë.

    Pse një dritare statuje nuk është zgjidhja më e mirë

    Një dritare e hapur duket si një kompromis praktik: pak ajër hyn dhe dhoma nuk duket se ftohet shumë. Megjithatë, nëse lihet kështu për orë të tëra, sipërfaqet rreth dritareve dhe muret përreth mund të ftohen ndjeshëm.

    Kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht bie në kontakt me sipërfaqe të ftohta, formohet kondensimi. Kjo është arsyeja pse mbajtja afatgjatë e dritares mbi statujë mund të kontribuojë në lagështimin e atyre pjesëve të dhomës.

    Ventilimi i shkurtër me një dritare të hapur gjerë mundëson shkëmbim më të shpejtë të ajrit, me më pak ftohje të mureve sesa kur dritarja lihet e hapur për orë të tëra.

    Mos e mbingarkoni raftin

    Nëse peshqirët janë të varur mbi njëri-tjetrin dhe bluzat dhe bluzat me kapuç janë të paketuara në mënyrë që të prekin njëri-tjetrin, rrobat do të thahen më ngadalë. Ajrit i duhet hapësirë për të qarkulluar rreth pëlhurës.

    Lini hapësirë midis rrobave dhe shpërndani sendet më të trasha në mënyrë që sa më shumë sipërfaqe të jetë e ekspozuar ndaj ajrit. Mund të varni bluzat dhe këmishat në varëse rrobash, nëse metoda e mirëmbajtjes së materialit e lejon këtë.

    Zhvendoseni raftin larg mureve dhe mobiljeve, veçanërisht nga një mur i jashtëm i ftohtë. Shmangni cepat ku ajri qarkullon dobët dhe mos i mbuloni radiatorët me rroba të lagura, pasi kjo pengon ngrohjen e dhomës.

    Tharja fillon në lavatriçe

    Sa më shumë ujë të mbetet në dollap pas larjes, aq më shumë kohë do të duhet për t’u tharë dhe aq më shumë lagështi do të kalojë në ajër.

    Prandaj, përdoreni centrifugën në përputhje me udhëzimet në etiketë. Peshqirët dhe disa artikuj pambuku zakonisht tolerojnë tjerrje më intensive, ndërsa materialet e ndjeshme kërkojnë një program më të butë.

    Kur të keni mbaruar larjen, nxirrni rrobat dhe shpërndajini sa më shpejt të jetë e mundur. Rrobat e zhubrosura të lëna në kazan për orë të tëra kanë tendencë të marrin një erë të keqe më lehtë.

    Zgjidhni një dhomë që mund ta ajrosni

    Vendi më i mirë për një raft është një dhomë me ventilim të përshtatshëm dhe hapësirë të mjaftueshme rreth rrobave. Një banjo mund të funksionojë nëse ka një kullues të mirë të ajrit të lagësht, por një banjo e mbyllur pa dritare dhe ventilim funksional bëhet lehtësisht shumë e lagësht.

    Nëse i thani rrobat në një dhomë, zgjidhni një që mund ta ajrosni rregullisht dhe ta mbani mesatarisht të ngrohtë. Një dhomë e ftohtë me dritare të mbyllura vazhdimisht do të thotë tharje më e ngadaltë.

    Është më mirë të shmangni dhomën e gjumit kur keni një mundësi tjetër, veçanërisht nëse është e vogël, e ajrosur dobët dhe ka disa njerëz që qëndrojnë në të natën.

    Një ventilator dhe një tharëse ajri nuk bëjnë të njëjtën punë

    Një ventilator mund të ndihmojë në qarkullimin e ajrit dhe të përshpejtojë avullimin e ujit nga pëlhura. Megjithatë, ai ujë mbetet ende në dhomë derisa ta hiqni duke e ajrosur ose duke e tharë lagështirën.

    Një tharëse ajri nxjerr lagështinë nga ajri dhe e mbledh atë në një enë, kështu që mund të jetë i dobishëm kur ventilimi i rregullt nuk është i mjaftueshëm.

    Një higrometër, një pajisje e vogël që mat lagështinë relative të ajrit, përdoret për të kontrolluar kushtet në apartament. Është e rëndësishme të monitorohet nëse ajo qëndron në vlera të larta për më gjatë, në vend që të mbështeteni vetëm në pamjen e dritares.

    Nëse dritaret mjegullohen çdo ditë, muret mbeten të lagura ose ndihet era e mykut, është e nevojshme të kontrolloni ventilimin dhe burimet e tjera të mundshme të lagështisë. Tharja e rrobave mund ta përkeqësojë problemin, por nuk duhet të jetë shkaku i vetëm.

    Për të filluar, rrotullojeni mirë dollapin, lini hapësirë të mjaftueshme në raft dhe ajroseni atë shkurtimisht dhe rregullisht. Kështu, do të lehtësoni tharjen dhe do të zvogëloni akumulimin e lagështisë, pa ndryshime të mëdha në rutinën tuaj të përditshme.