Blog

  • Dhimbja e këmbëve nga gjuri e poshtë, kur duhet të shqetësoheni?

    Dhimbja e këmbëve nga gjuri e poshtë, kur duhet të shqetësoheni?

    Dhimbja e këmbëve nga gjuri e poshtë është një shqetësim që prek njerëz të moshave të ndryshme.

    Ajo mund të shfaqet gjatë ecjes, pas aktivitetit fizik, gjatë natës apo edhe në gjendje pushimi. Ndonëse shpesh lidhet me lodhjen dhe tendosjen muskulore, në disa raste mund të jetë shenjë e problemeve me nervat, kockat ose qarkullimin e gjakut.

    Sipas burimeve mjekësore, si Mayo Clinic dhe MedlinePlus, dhimbja në pjesën e poshtme të këmbëve mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet vlerësuar në bazë të simptomave dhe historisë shëndetësore të pacientit.

    Cilat janë shkaqet më të shpeshta të dhimbjes?

    Dhimbja nga gjuri deri te kyçi i këmbës mund të shkaktohet nga disa faktorë:

    Tendosja muskulore: Mund të shfaqet pas ecjes së gjatë, ushtrimeve fizike ose qëndrimit për shumë orë në këmbë.

    Ngërçet muskulore: Janë kontraktime të pavullnetshme të muskujve që shkaktojnë dhimbje të papritur, veçanërisht në pulpë.

    Dëmtimet e muskujve dhe tendinave: Mund të shkaktojnë dhimbje, ndjeshmëri dhe vështirësi gjatë lëvizjes.

    Problemet me nervat: Mund të shoqërohen me djegie, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash.

    Problemet me qarkullimin e gjakut: Mund të shkaktojnë dhimbje gjatë ecjes, ftohje të këmbëve dhe ndryshime në ngjyrën e lëkurës.

    Tromboza e venave të thella: Një problem serioz që nuk duhet neglizhuar

    Një nga shkaqet serioze të dhimbjes së këmbëve është tromboza e venave të thella (DVT). Kjo gjendje ndodh kur formohet një mpiksje gjaku në venat e thella, zakonisht në njërën këmbë.

    Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), simptomat më të zakonshme përfshijnë:

    Dhimbje në njërën këmbë, veçanërisht në pulpë.

    Ënjtje të këmbës.

    Ngrohtësi në zonën e prekur.

    Skuqje ose ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

    Ndjeshmëri dhe dhimbje gjatë prekjes.

    Tromboza mund të bëhet e rrezikshme nëse mpiksja e gjakut shkëputet dhe udhëton drejt mushkërive, duke shkaktuar emboli pulmonare.

    Nëse shfaqet ënjtje dhe dhimbje e re në njërën këmbë, duhet kërkuar vlerësim urgjent mjekësor. Nëse shfaqen edhe vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje gjoksi, duhet telefonuar menjëherë urgjenca.

    Dhimbja gjatë ecjes mund të tregojë probleme me arteriet

    Një tjetër shkak i mundshëm është sëmundja arteriale periferike (PAD), e cila shfaqet kur arteriet që furnizojnë këmbët me gjak ngushtohen.

    Sipas American Heart Association, një nga simptomat karakteristike është dhimbja ose ngërçi në pulpë gjatë ecjes, i cili zakonisht largohet pas disa minutash pushimi.

    Simptoma të tjera mund të jenë:

    Ftohja e shputave.

    Mpirja ose dobësia e këmbëve.

    Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës.

    Plagët në këmbë që shërohen me vështirësi.

    Rreziku për këtë sëmundje është më i lartë te personat që pinë duhan, kanë diabet, tension të lartë ose kolesterol të rritur.

    Si mund të lehtësohet dhimbja?

    Në rastet kur dhimbja lidhet me lodhjen ose tendosjen e lehtë muskulore, disa masa mund të ndihmojnë:

    Pushimi relativ dhe shmangia e aktiviteteve që e përkeqësojnë dhimbjen.

    Vendosja e akullit të mbështjellë me peshqir për 15–20 minuta.

    Rikthimi gradual në aktivitet fizik.

    Ushtrimet e buta të shtrirjes, nëse nuk ka dëmtim serioz.

    Shmangia e qëndrimit të gjatë në të njëjtin pozicion.

    Megjithatë, nëse dhimbja vazhdon, përsëritet ose shoqërohet me ënjtje, mpirje dhe ndryshime të ngjyrës së lëkurës, rekomandohet kontrolli te mjeku.

    Mos e konsideroni gjithmonë dhimbjen e këmbëve si lodhje!

    Dhimbja e këmbëve nga gjuri e poshtë mund të ketë shkaqe të ndryshme, duke filluar nga lodhja muskulore deri te problemet me qarkullimin e gjakut.

    Mos i neglizhoni dhimbjet që përsëriten, ënjtjen e pazakontë apo mpirjen e këmbëve. Identifikimi i hershëm i shkakut dhe konsultimi me profesionistët shëndetësorë janë të rëndësishëm për trajtimin e duhur.

  • Renowned French bank falls prey to cyberattack, damage totals 118m euros

    French bank Credi Mutuel Arkéa has been hit by a cyberattack that has enabled the conduct of fraudulent transactions, while losses from the incident are estimated at $1 133m, about 118m euros.

    The bank announced Tuesday that the attack has already been brought under control and that customers will not suffer financial consequences.

    According to CNN, the damage caused by cyberattack amounts to about $1 133 million.

    Meanwhile, according to French media, the incident was discovered by Zach XBT, an American researcher who acts under the nickname and is internationally known for his work in the field of cryptocle security and the combat of money laundering.

    ZachXBT had announced on the day that a European Union target allegedly lost $106 million.

    On Tuesday, he announced that he had discovered additional withdrawals of more than $27 million, while also revealing that the affected financial institution was the French bank Credi Mutuel Arkéa.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi arrin në 118 milionë euro

    Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi arrin në 118 milionë euro

    Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi arrin në 118 milionë euro

    Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa është goditur nga një sulm kibernetik, i cili ka mundësuar kryerjen e transaksioneve mashtruese, ndërsa humbjet nga incidenti vlerësohen në 133 milionë dollarë, rreth 118 milionë euro.

    Banka bëri të ditur të martën se sulmi tashmë është vënë nën kontroll dhe se klientët nuk do të pësojnë pasoja financiare.

    Sipas CNN, dëmi i shkaktuar nga sulmi kibernetik arrin në rreth 133 milionë dollarë.

    Ndërkohë, sipas mediave franceze, incidenti u zbulua nga ZachXBT, një studiues amerikan që vepron nën pseudonim dhe i cili njihet ndërkombëtarisht për punën e tij në fushën e sigurisë së kriptomonedhave dhe luftimit të pastrimit të parave.

    ZachXBT kishte njoftuar pardje se një “entitet i Bashkimit Evropian dyshohet” se kishte humbur “106 milionë dollarë”.

    Të martën, ai bëri të ditur se kishte “zbuluar tërheqje shtesë prej më shumë se 27 milionë dollarësh”, duke zbuluar njëkohësisht se institucioni financiar i prekur ishte banka franceze Crédit Mutuel Arkéa.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kallas warns new meeting between Kosovo and Serbia: I got a promise from both sides.

    The European Union is working on organising a new summit between Kosovo and Serbia, as leaders of both sides have pledged to participate in a joint table, with Brussels’ mediation.

    Thus EU High Representative for Foreign Policy and Security Kaya Kallas announced during the media conference on the presentation of the 2026 Enlargement Package.

    I have held many high-level meetings, with both Kosovo and Serbia, and I have been promised by the leaders of both sides to sit together, the three of us, Kallas said.

    She made it known that preparations for this meeting have started, while the EU’s special representative for dialogue is working intensively towards advancing the process.

    However, Kallas acknowledged that the institutional situation in Kosovo has been one of the obstacles to holding a trilateral meeting.

    For a year we didn’t really have a government and functional institutions, which prevented this trilateral meeting, she said.

    The chief of European diplomacy stressed that it remains committed to engage both sides in order for dialogue to get progress, underlining the importance of normalising relations for the European perspective of Kosovo and Serbia.

    I assure you that I am willing to engage and engage with them, as I have done so far with the authorities, to really advance this process, because it is necessary for both sides to advance in the enlargement process, she said.

    Kallas did not disclose when the next meeting between Kosovo, Serbia and the European Union is expected to be held.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kallas paralajmëron takim të ri mes Kosovës dhe Serbisë: Kam marrë premtimin nga të dyja palët

    Kallas paralajmëron takim të ri mes Kosovës dhe Serbisë: Kam marrë premtimin nga të dyja palët

    Kallas paralajmëron takim të ri mes Kosovës dhe Serbisë: Kam marrë premtimin nga të dyja palët

    Bashkimi Evropian po punon për organizimin e një takimi të ri të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi drejtuesit e të dyja palëve janë zotuar se do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët, me ndërmjetësimin e Brukselit.

    Kështu bëri të ditur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, gjatë konferencës për media për prezantimin e Paketës së Zgjerimit 2026.

    “Kam zhvilluar shumë takime të nivelit të lartë, si me Kosovën, ashtu edhe me Serbinë, dhe kam marrë premtimin nga drejtuesit e të dyja palëve që të ulemi së bashku, ne të tre”, deklaroi Kallas.

    Ajo bëri të ditur se përgatitjet për këtë takim kanë nisur, ndërsa përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun po punon intensivisht për avancimin e procesit.

    Megjithatë, Kallas pranoi se situata institucionale në Kosovë ka qenë një nga pengesat për mbajtjen e takimit trepalësh.

    “Për një vit nuk kemi pasur realisht një qeveri dhe institucione funksionale, çka e ka penguar këtë takim trepalësh”, u shpreh ajo.

    Shefja e diplomacisë evropiane theksoi se mbetet e përkushtuar për të angazhuar të dyja palët në mënyrë që dialogu të marrë përparim, duke nënvizuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

    “Ju siguroj se jam e gatshme të angazhohem dhe do të angazhohem me ta, siç kam bërë deri tani me autoritetet, për ta çuar realisht përpara këtë proces, sepse është i nevojshëm për të dyja palët që të avancojnë në procesin e zgjerimit”, deklaroi ajo.

    Kallas nuk bëri të ditur se kur pritet të mbahet takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • AKP-ja shpall rezultatet e shitjes së 23 aseteve

    AKP-ja shpall rezultatet e shitjes së 23 aseteve

    Sipas AKP-së, për 23 asetet për të cilat janë pranuar oferta kanë konkurruar 78 ofertues, ndërsa vlera e përgjithshme e ofertave më të larta ka arritur në 1,844,957 euro.

    Hapja publike e ofertave u bë në një ceremoni të mbajtur në Hotel Grand në Prishtinë, në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut.

    Lista e plotë e rezultateve është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

    Burimi: RTKLive

  • Barcelona vëzhgon sulmuesin sensacional të Serie A, nëntë gola në nëntë ndeshje

    Barcelona vëzhgon sulmuesin sensacional të Serie A, nëntë gola në nëntë ndeshje

    Gjiganti katalunas, Barcelona është futur në garë për Gustavo Varela, një sulmues 21-vjeçar portugez i cili ka nëntë gola dhe një asistim në nëntë ndeshje të Serie A për Monzën. Arsenali dhe Napoli po monitorojnë gjithashtu situatën e tij përpara afatit kalimtar të dimrit.

    Departamenti sportiv i Barcelonës po monitoron progresin e Varelës pas fillimit të sezonit në Itali. Raportet e publikuara nga mediumit A BOLA dhe të marra nga mediat sportive spanjolle tregojnë se Barcelona është midis klubeve të interesuara, megjithëse ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin.

    Arsenali ishte një nga klubet e para që pyeti për kushtet e kontratës së lojtarit portugez. Napoli gjithashtu po shqyrton nënshkrimin e tij, kështu që Barcelona do të duhet të konkurrojë me klube të tjera që kanë shprehur tashmë interes.

    Statistikat e Varelës e shpjegojnë këtë vëmendje. Sulmuesi ka shënuar 11 gola në 10 ndeshje zyrtare, me nëntë gola në ligën italiane dhe një asistim në të njëjtën periudhë. Shifrat e tij e kanë vendosur atë midis golashënuesve më të mirë në Serie A dhe kanë rritur profilin e tij në tregun evropian.

    Monza nënshkroi me Varelën nga Benfica në verën e vitit 2016 për 2 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën. Vetëm disa muaj më vonë, klubi italian e ka vendosur çmimin e kërkuar të tij midis 40 dhe 50 milionë eurove, një shifër që shumëfishon koston fillestare të transferimit.

    Kontrata e lojtarit portugez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030 dhe nuk përfshin një klauzolë lirimi. Prandaj, çdo klub i interesuar do të duhet të negociojë drejtpërdrejt me Monzën, e cila nuk ka ndërmend ta lërë të lirë golashënuesin e saj më të mirë në mes të sezonit.

    Afati kalimtar i janarit paraqet një mundësi fillestare për të eksploruar një transferim të mundshëm, por interesi nga disa klube nuk do të thotë domosdoshmërisht se një transferim është i afërt. Çmimi i kërkuar nga klubi italian do të jetë një nga pengesat kryesore për finalizimin e marrëveshjes.

    Benfica gjithashtu mund të përfitojë nga largimi i mundshëm i Varelës. Klubi portugez mbajti 20% të çdo tarife transferimi në të ardhmen dhe të drejtën e refuzimit të parë, gjë që do t’i lejonte ata të barazonin çdo ofertë sipas kushteve të përshtatshme.

    Nëse Monza do të përfundonte një marrëveshje prej 50 milionë eurosh , fitimi i gjeneruar krahasuar me çmimin fillestar fiks prej 2 milionë eurosh do të ishte 48 milionë euro. 20% e këtij fitimi do të arrinte në 9.6 milionë euro për Benfikën, pa përfshirë asnjë rregullim që rezulton nga bonuset në marrëveshjen origjinale. /Telegrafi/

  • LVV-ja akuzon për mungesë të ngrohjes në shkolla, DKA-ja në Dragash pranon probleme në dy institucione

    LVV-ja akuzon për mungesë të ngrohjes në shkolla, DKA-ja në Dragash pranon probleme në dy institucione

    Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Sharr ka ngritur shqetësimin për mungesën e ngrohjes në disa shkolla të Komunës së Dragashit, duke kërkuar përgjegjësi nga kryetari i komunës dhe drejtoritë përkatëse.

    Përmes një postimi në Facebook, kjo parti ka kritikuar kryetarin e komunës për udhëtimin në Sicili të Italisë, në kohën kur, sipas saj, nxënësit po përballen me mungesë të ngrohjes në shkolla.

    LVV-ja ka pretenduar se, pavarësisht kontratës trevjeçare për furnizimin me pelet, në vlerë prej 37 mijë e 26 eurosh, si dhe furnizimit me dru, nxënësit vazhdojnë të mësojnë në klasa të ftohta.

    Sipas postimit, për vitin 2026 janë paraparë 55 tonë pelet, por partia ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po menaxhohet furnizimi dhe sigurimi i ngrohjes në institucionet arsimore.

    “Nxënësit nuk duhet të jenë viktima të neglizhencës institucionale. Ata meritojnë klasa të ngrohta dhe kushte dinjitoze për mësim”, thuhet në reagimin e LVV-së.

    Kjo parti ka kërkuar nga kryetari i komunës dhe drejtoritë përgjegjëse të sqarojnë arsyet për mungesën e ngrohjes, duke e lidhur kritikën edhe me udhëtimin e kryetarit në Sicili.

    Pas këtyre pretendimeve, ka reaguar Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash, e cila ka kundërshtuar paraqitjen e situatës si problem të përgjithshëm në shkollat e komunës.

    Në një sqarim publik, DKA-ja ka bërë të ditur se procesi mësimor po zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat dhe se nuk qëndrojnë pretendimet për mungesë të përgjithshme të ngrohjes apo ndërprerje të mësimit për shkak të mungesës së peletit, raporton Telegrafi.

    Megjithatë, drejtoria ka pranuar se në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Sezai Surroi” në Bellobrad është paraqitur një defekt teknik në kaldajën e ngrohjes.

    Sipas DKA-së, përkundër këtij problemi, ngrohja e hapësirave mësimore është siguruar përmes mënyrave alternative, duke mundësuar vazhdimin e mësimit pa ndërprerje dhe pa humbje të orëve mësimore.

    Po ashtu, drejtoria ka konfirmuar se në çerdhen pranë shkollës në Dragash, përkatësisht në ciklin për fëmijët e moshës 3–5 vjeç, procesi edukativo-arsimor është ndërprerë për dy ditë për shkak të vonesës në furnizimin me pelet.

    “Drejtoria Komunale e Arsimit nuk e mohon këtë fakt, por thekson se bëhet fjalë për një rast konkret dhe të kufizuar, i cili nuk mund të përgjithësohet si gjendje e të gjitha institucioneve arsimore të komunës”, thuhet në sqarim.

    Sa i përket furnizimit me lëndë djegëse, DKA-ja ka bërë të ditur se tashmë është pranuar pjesa e parë e furnizimit me pelet, e cila, sipas saj, është e mjaftueshme për të siguruar vazhdimësinë e procesit mësimor.

    Drejtoria ka pohuar gjithashtu se deri në vitin e ardhshëm të gjitha shkollat e komunës janë të furnizuara me sasi të mjaftueshme të lëndëve djegëse, përfshirë drutë, peletin dhe naftën për ngrohje.

    Në reagimin e saj, DKA-ja ka kritikuar mënyrën se si subjektet politike, përkatësisht degët e LVV-së dhe PDK-së në Dragash, e kanë trajtuar këtë çështje, duke kërkuar që pretendimet publike të mbështeten në informacione të verifikuara.

    “Është e drejtë e çdo subjekti politik të kërkojë llogaridhënie nga institucionet dhe të ngrejë shqetësime për kushtet në shkolla. Megjithatë, kritika duhet të mbështetet në fakte dhe informacione të verifikuara, e jo në përgjithësime dhe interpretime që krijojnë perceptim të gabuar te qytetarët”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

    Drejtoria ka përmendur edhe transportin falas për nxënësit, për të cilin thotë se po mundësohet për të tretin vit radhazi nga qeverisja aktuale, duke e cilësuar si lehtësim për fëmijët dhe familjet e tyre.

    Në fund, DKA-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar për sigurimin e kushteve të përshtatshme në institucionet arsimore dhe se problemet teknike do të trajtohen me prioritet.

    Megjithatë, nga dy postimet rezulton se ekzistojnë dy çështje konkrete që kërkojnë sqarim të mëtejshëm: defekti në kaldajën e shkollës në Bellobrad dhe ndërprerja dyditore e procesit edukativo-arsimor në çerdhen në Dragash. Ndërsa DKA-ja mohon mungesën e përgjithshme të ngrohjes në shkolla, LVV-ja ka ngritur shqetësimin për kushtet në disa institucione arsimore. /Telegrafi/

  • Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

    Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

    Regjisorja shqiptare Xheni Alushi po shënon një sukses në fushën e kinematografisë, pasi filmi i saj “The Disparaged” është përzgjedhur në konkurrimin zviceran të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Winterthur të Zvicrës.

    Filmi është pjesë e programit zyrtar të festivalit, i cili mbahet nga 3 deri më 8 nëntor 2026, ndërsa përzgjedhja e tij përbën një arritje të rëndësishme për regjisoren shqiptare dhe promovimin e krijimtarisë filmike në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi.

    “The Disparaged” është filmi i diplomimit të Xheni Alushit në programin master të regjisë së filmit artistik në Universitetin e Arteve të Cyrihut (ZHdK).

    Historia e filmit përqendrohet te Blerta, një 32-vjeçare e cila kthehet nga Zvicra në Prishtinë për t’u kujdesur për babanë e saj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përmes kësaj historie trajtohen marrëdhëniet familjare, përgjegjësia ndaj prindërve dhe lidhja me vendlindjen.

    Në kastin e filmit interpretojnë aktorë të njohur shqiptarë, përfshirë Drita Kabashin, Luan Jahën, Art Pashën, Aurita Agushin dhe Eli Gashin.

    Skenari është shkruar nga Xheni Alushi dhe Joni Mithi, ndërsa filmi është realizuar në bashkëprodhim me Universitetin e Arteve të Cyrihut dhe kompaninë Papafingo Productions.

    Përzgjedhja në një festival ndërkombëtar të filmit në Zvicër përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e punës së regjisores shqiptare para publikut ndërkombëtar dhe për promovimin e temave që lidhen me jetën, familjen dhe përvojën e shqiptarëve mes Kosovës dhe diasporës.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Winterthur është një nga ngjarjet e rëndësishme të kinematografisë së shkurtër në Zvicër.

  • Pse fitorja e El-Sayedit po pritet me reagime të përziera në vendlindjen e familjes së tij?

    Pse fitorja e El-Sayedit po pritet me reagime të përziera në vendlindjen e familjes së tij?

    Abdul El-Sayed ka hyrë në histori si myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan. Por në vendin e origjinës së familjes së tij, Egjipt, reagimet ndaj suksesit të tij kanë qenë më të përmbajtura dhe më pak festive.

    Demokrati nga Michigani ka vënë në pikëpyetje një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Kajros: ndihmën ushtarake amerikane, transmeton Telegrafi.

    Ai ka kërkuar ndërprerjen e kësaj ndihme, krahas asaj për Izraelin, duke argumentuar se paratë e taksapaguesve amerikanë ndihmojnë në forcimin e kontrollit të asaj që ai e quan “diktaturë ushtarake” mbi qytetarët egjiptianë.

    El-Sayed ka shkaktuar gjithashtu pakënaqësi te disa komentatorë egjiptianë, pasi sugjeroi se mund të ishte bërë shofer taksie nëse babai i tij nuk do të kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara. Disa e interpretuan këtë deklaratë si nënçmuese ndaj vendit që familja e tij kishte lënë pas.

    Kjo përplasje e ndërlikon pritjen tradicionale të sukseseve të njerëzve me origjinë nga një vend, të cilët arrijnë pozita të rëndësishme jashtë tij. El-Sayed është një politikan amerikan me prejardhje egjiptiane, kritikat e të cilit ndaj Izraelit gjejnë jehonë te një pjesë e opinionit në Egjipt. Megjithatë, qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë dhe ushtrisë egjiptiane shkaktojnë pakënaqësi te disa komentatorë.

    Shkrimtari egjiptian Mohamed Salmawy e trajtoi këtë dilemë në një shkrim të publikuar më 10 gusht në gazetën Al-Masry Al-Youm, pas fitores së El-Sayedit në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike.

    Ai ngriti pyetjen nëse Kajro duhet të mbajë distancë nga një politikan që kritikon qeverinë egjiptiane, apo të angazhohet me një figurë politike në rritje, e cila sfidon ndikimin e Izraelit në Uashington.

    Të mërkurën në mëngjes, faqja e internetit e kësaj gazete private i kushtoi vëmendje të konsiderueshme një tjetër fituesi të zgjedhjeve me origjinë egjiptiano-amerikane, më pak të njohur për publikun.

    “Me origjinë egjiptiane… Kush është Adam Hamawy, fituesi i zgjedhjeve për Kongresin në SHBA?”, ishte titulli i artikullit për demokratin e zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve nga Nju Xhersi.

    Edhe Hamawy ka kundërshtuar ndihmën amerikane për Egjiptin në rastet kur ajo bie ndesh me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por qëndrimin e tij e ka paraqitur në terma më të përgjithshëm sesa kritikat e drejtpërdrejta të El-Sayedit ndaj Kajros.

    Hamawy, ish-kirurg i ushtrisë amerikane, ishte ndër mjekët vullnetarë që mbetën të bllokuar në Gaza në maj të vitit 2024, pasi forcat izraelite morën nën kontroll pikëkalimin kufitar të Rafahut.

    Ndërkohë, El-Sayed nuk u përfshi në mesin e lajmeve kryesore në faqen kryesore të Al-Masry Al-Youm. Emri i tij nuk figuronte as në lajmet kryesore të portalit të gazetës shtetërore Al-Ahram dhe të Youm7, kur këto faqe u shqyrtuan të mërkurën.

    Megjithatë, mungesa e tij në titujt kryesorë nuk dëshmon në vetvete se bëhet fjalë për një shpërfillje të qëllimshme. Por debati gjatë fushatës kishte treguar tashmë se prejardhja egjiptiane e El-Sayed nuk i garanton atij një pritje të ngrohtë në vendin e origjinës së familjes. /Telegrafi/