Blog

  • “Në shërbim të shtetit, jo të mbretit”, opozita ngre akuza të rënda ndaj Netanyahut

    “Në shërbim të shtetit, jo të mbretit”, opozita ngre akuza të rënda ndaj Netanyahut

    “Në shërbim të shtetit, jo të mbretit”, opozita ngre akuza të rënda ndaj Netanyahut

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për manipulim masiv të votave.

    Rezultati zgjedhor i ka kushtuar koalicionit qeverisës shumicën parlamentare, ndërsa opozita e akuzon Netanyahun se po përpiqet të vërë në dyshim procesin demokratik për të ruajtur pushtetin.

    Gadi Eisenkot, kandidati kryesor i opozitës, paralajmëroi se po vazhdojnë përpjekjet për të lëkundur besimin e publikut në rezultatet zgjedhore. Ai gjithashtu akuzoi Netanyahun për përdorimin e institucioneve të sigurisë kundër kundërshtarëve politikë.

    “Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, të institucioneve ligjzbatuese dhe të administratës publike në Izrael janë në shërbim të shtetit, jo të mbretit”, deklaroi Eisenkot.

    Disa orë më herët, prokurorja e përgjithshme e Izraelit, Gali Baharav-Miara, kishte bllokuar kërkesën e shërbimit të sigurisë së brendshme, Shin Bet, për të marrë në pyetje katër politikanë të lartë të partive palestineze, për shkak të mungesës së provave për shkelje të ligjit.

    “Në një shtet ku sundon ligji, as qytetarët dhe as zyrtarët e zgjedhur nuk mund të merren në pyetje pa prova që e justifikojnë një veprim të tillë”, deklaroi ajo.

    Të mërkurën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia dorëzoi rezultatet përfundimtare presidentit Isaac Herzog, pasi shqyrtoi dhe hodhi poshtë pretendimet për ndërhyrje të huaja dhe manipulim të votave.

    “Shqyrtimi nuk zbuloi asnjë provë për parregullsi që mund të kenë cenuar integritetin e zgjedhjeve apo të kenë ndikuar në rezultatet e tyre”, njoftoi komisioni.

    Kryetari i tij, Noam Sohlberg, sqaroi se disa dyshime janë ende nën hetim, por ato nuk e vënë në pikëpyetje rezultatin e përgjithshëm dhe nuk përbëjnë arsye për shtyrjen e shpalljes së tij.

    Ndërkohë, presidenti Herzog pritet të luajë rol vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme, pasi do të përcaktojë politikanin që do të marrë i pari mandatin për krijimin e një koalicioni qeverisës.

    Sipas pritshmërive, këtë mandat mund ta marrë Gadi Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, i cili humbi të birin gjatë luftimeve në Gaza.

    Eisenkot ka siguruar mbështetjen publike të të gjitha partive opozitare hebraike izraelite, ndërsa partitë e drejtuara nga palestinezët pritet ta mbështesin, pasi kanë bërë të ditur se përparësia e tyre është largimi i Netanyahut nga pushteti.

    Megjithatë, negociatat për formimin e qeverisë së re mund të zgjasin disa javë.

    Sipas raportimeve, drejtori i Shin Bet, David Zini, i emëruar nga Netanyahu, kishte kërkuar që hetimi ndaj politikanëve palestinezë të klasifikohej si çështje e sigurisë kombëtare. Një klasifikim i tillë do të mundësonte masa më të ashpra gjatë marrjes në pyetje, përfshirë ndalimin e kontaktit me avokatët.

    Gjatë fushatës zgjedhore, Netanyahu kishte vënë në shënjestër qytetarët palestinezë të Izraelit, të cilët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë. Ditën e votimit, ai nisi të përhapte akuza për manipulim masiv të zgjedhjeve, pretendime që tashmë janë hedhur poshtë nga autoritetet zgjedhore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KE kritikon Kurtin për gjuhën ndaj mediave, evidenton 35 raste të sulmeve ndaj gazetarëve

    KE kritikon Kurtin për gjuhën ndaj mediave, evidenton 35 raste të sulmeve ndaj gazetarëve

    Komisioni Evropian, në raportin për Kosovën për vitin 2026, ka evidentuar 35 raste të sulmeve fizike dhe verbale apo kërcënimeve ndaj gazetarëve gjatë periudhës raportuese, duke theksuar se kjo paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak.

    Sipas raportit, rastet përfshijnë pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarët e sigurisë, si dhe akuza dhe gjuhë të ashpër nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe mediave.

    Komisioni Evropian ka theksuar se zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga deklaratat retorike që shënjestrojnë ose diskreditojnë gazetarët, ndërsa sulmet dhe frikësimi i tyre duhet të dënohen.

    Gjatë periudhës raportuese, një kameraman është arrestuar dhe mbajtur përkohësisht nga Policia e Kosovës, ndërsa të paktën katër persona janë ndaluar për kërcënimin e gazetarëve.

    Në raport përmenden edhe rastet e ngacmimeve online dhe shpërndarjes së të dhënave personale të gazetarëve. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe nuk janë regjistruar padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP).

    Në pjesën që trajton mjedisin ligjor, Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ende nuk është harmonizuar plotësisht me legjislacionin e Bashkimit Evropian për lirinë e shprehjes dhe mediat.

    Raporti thekson nevojën për përafrimin e legjislacionit me Aktin Evropian për Lirinë e Medias dhe kornizën ligjore të BE-së kundër padive SLAPP.

    Po ashtu, KE-ja vlerëson se duhet të miratohen Ligji i ri për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.

    Sa i përket Ligjit për shpifjen civile, raporti kërkon harmonizimin e tij me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Komisioni Evropian përmend edhe nevojën për rishikimin e projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, pas shfuqizimit të ligjit paraprak nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshimet duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e kompetencave rregullatore edhe në mediat online.

    Raporti bën të ditur se në prill të vitit 2026, Kuvendi emëroi gjashtë nga tetë anëtarët që mungonin në Bordin e RTK-së dhe të gjashtë anëtarët që mungonin në Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Megjithatë, në Bordin e RTK-së vazhdojnë të jenë katër vende të paplotësuara, përfshirë një vend të rezervuar për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë.

    Shoqëria civile ka raportuar mungesë transparence dhe parregullsi në procesin e emërimeve. Po ashtu, vendimet dhe gjobat e KPM-së ndaj mediave, lidhur me rastet e mbetura nga ciklet zgjedhore të vitit 2025, janë kritikuar nga shoqëria civile, e cila ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre.

    Një tjetër shqetësim i evidentuar është se Bordi i Ankesave i KPM-së nuk ka pasur kuorum që nga nëntori i vitit 2023.

    Komisioni Evropian thekson se gazetarët vazhdojnë të përballen me vonesa dhe pengesa në qasjen në dokumente publike.

    Ndërkaq, mediat në gjuhën serbe vazhdojnë të kenë vështirësi në sigurimin e informacioneve në gjuhën serbe, për shkak të zbatimit jo të duhur të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

    Raporti vlerëson se liria e shprehjes për serbët e Kosovës mbetet nën presion, ndërsa zbatimi i rregullave kundër nxitjes së urrejtjes është i pabarabartë.

    Në këtë kontekst, përmenden edhe kufizimet ndaj flamujve serbë dhe simboleve të komunitetit në shumë zona të Kosovës të banuara me serbë. /Telegrafi/

  • Fitorja në Gjilan e dërgon Prishtinën në krye, Malisheva e dyta - Drita mbetet gjashtë pikë prapa

    Fitorja në Gjilan e dërgon Prishtinën në krye, Malisheva e dyta – Drita mbetet gjashtë pikë prapa

    Prishtina është rikthyer në krye të tabelës së Albi Mall Superligës së Kosovës, pas fitores së madhe 1-2 në udhëtim ndaj Dritës, në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të kampionatit.

    Kjo përballje kishte mbetur e papërfunduar në kalendar për disa javë, për shkak të angazhimit të Dritës në garat ndërkombëtare.

    Me zhvillimin e saj, tashmë është kompletuar edhe renditja, me të dhjetë skuadrat që kanë nga 12 ndeshje të zhvilluara.

    FC Prishtina, lidere në SUperligën e Kosovës telegrafi.com

    Fitorja në Gjilan i ka mundësuar Prishtinës të marrë kreun me 29 pikë, të grumbulluara nga nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Kryeqytetasit kanë kaluar në pozitën e parë, duke lënë pas Malishevën, e cila tashmë renditet e dyta me 27 pikë.

    Malisheva humbi pozitën udhëheqëse pas barazimit 1-1 me Feronikelin 74 në shtëpi, duke mbetur dy pikë prapa Prishtinës.

    Në pozitën e tretë vazhdon të jetë Drita, e cila pavarësisht humbjes në përballjen direkte me Prishtinën, ka 23 pikë, gjashtë më pak se lideri i ri.

    Drita e treta në renditje telegrafi.com

    Ballkani dhe Gjilani mbajnë pozitat katër dhe pesë, me nga 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 18 pikë. Feronikeli 74 është në vendin e shtatë me 12 pikë, kurse Drenica zë pozitën e tetë me 11 pikë.

    Në pjesën e poshtme të tabelës ndodhen Llapi dhe Vushtrria. Llapi është i nënti me vetëm pesë pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me tri pikë.

    Kështu, pas 12 xhirove të zhvilluara nga të gjitha skuadrat, Prishtina merr kreun e kampionatit, ndërsa gara për pozitat e para vazhdon të jetë e ngushtë, me Malishevën dhe Dritën që mbeten në ndjekje. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Rizvanolli, Slovenian ambassador discuss expanding economic co-operation

    Thus far-off co-operation has been assessed during the meeting, especially in the area of trade, while opportunities for its expansion have been considered in other sectors, with particular emphasis on energy.

    One of the topics of discussion was the organisation of the second edition of ‘%Sova-Kosovo Business Dayʹ, to be held in late November and is expected to bring representatives of Slovenian companies to Kosovo.

    Minister Rizvanolli has invited Slovenian companies to participate in future auctions for new renewable energy capacities, stressing investment opportunities in Kosovo’s clean energy sector.

    Source Layer: RTKLive

  • Rizvanolli dhe ambasadori slloven diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

    Rizvanolli dhe ambasadori slloven diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

    Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm, veçanërisht në fushën e tregtisë, ndërsa janë shqyrtuar mundësitë për zgjerimin e tij edhe në sektorë të tjerë, me theks të veçantë në energji.

    Një nga temat e diskutimit ishte edhe organizimi i edicionit të dytë të “Slovenia-Kosovo Business Day”, që do të mbahet në fund të nëntorit dhe pritet të sjellë në Kosovë përfaqësues të kompanive sllovene.

    Ministrja Rizvanolli i ka ftuar kompanitë sllovene të marrin pjesë në ankandet e ardhshme për kapacitete të reja të energjisë së ripërtërishme, duke theksuar mundësitë e investimit në sektorin e energjisë së pastër në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Pristina returns from Gjilan with three points, beat light

    TNew important points have managed to cash Pristina’s team, defeating light in Gjilan.

    With the victory marked today under the Kosovo Superleague in football, the young men from the capital have climbed to the top of the table.  

    The team from the capital has recorded victory 1:2, with goals marked by Bland Battiu in 7th minute and Ardin Hasani in 51st.

    With these three points, Pristina has become a leader with 29 points, two more than the second-place Malisheva.

    The light remains in third place with 23 points.

    Otherwise, this meeting belongs to the second week, but it was postponed due to the Kosovo champion’s commitment to European competitions, and the same has been held today. /I did. tv

  • Prishtina kthehet nga Gjilani me tri pikë, mposhti Dritën

    Prishtina kthehet nga Gjilani me tri pikë, mposhti Dritën

    Prishtina kthehet nga Gjilani me tri pikë, mposhti Dritën

    Tri pikë të rëndësishme ka arritur që t’i arkëtojë skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Dritën në Gjilan.

    Me fitoren e shënuar sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, djelmoshat nga kryeqyteti janë ngjitur në krye të tabelës.  

    Skuadra nga kryeqyteti ka regjistruar fitore 1:2, me golat e shënuar nga Blend Baftiu në minutën e 7 dhe Ardin hasani në atë të 51-të.

    Me këto tri pikë, Prishtina është bërë lidere me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva e vendit të dytë.

    Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.

    Ndryshe, ky takim i takon javës së dytë, por ai ishte shtyrë për shkak të angazhimit të kampiones së Kosovës në garat evropiane dhe i njëjti është zhvilluar sot. /Klankosova.tv

  • Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij - humb jetën i riu

    Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

    Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij - humb jetën i riu

    Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie në pyllin e fshatit Fushë-Sopot.

    Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Arma e gjahut është sekuestruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton Top Channel.

    “Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

  • Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar porcionet pa peshuar ushqimin

    Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar porcionet pa peshuar ushqimin

    Nuk është e nevojshme të peshoni çdo ushqim apo të numëroni vazhdimisht kaloritë për të pasur një kontroll më të mirë mbi mënyrën e të ushqyerit.

    Një metodë e thjeshtë dhe praktike për të vlerësuar madhësinë e porcioneve është përdorimi i pëllëmbës, grushtit dhe gishtit të madh të dorës.

    Kjo metodë, e zhvilluar nga kompania e këshillimit për ushqyerje “Precision Nutrition”, ndihmon në përcaktimin e sasive të përafërta të proteinave, perimeve, karbohidrateve dhe yndyrave në çdo vakt, pa pasur nevojë për peshore kuzhine.

    Foto ilustruese

    Sipas kësaj metode, pëllëmba e dorës përdoret për të matur porcionin e proteinave, si mishi, peshku dhe vezët.

    Grushti shërben për të vlerësuar sasinë e perimeve, ndërsa dora e mbledhur në formë luge ndihmon në përcaktimin e porcionit të karbohidrateve, si orizi, makaronat, patatet dhe drithërat.

    Ndërkaq, gishti i madh përdoret si masë për ushqimet që përmbajnë yndyra, si vaji, gjalpi dhe arrat.

    Një nga përparësitë e kësaj metode është se mund të përdoret kudo, në shtëpi, restorant apo gjatë vakteve jashtë saj.

    Gjithashtu, madhësia e dorës zakonisht është në përpjesëtim me përmasat trupore, duke e bërë këtë mënyrë më të lehtë për t’u përshtatur me individë të ndryshëm.

    Përmes saj mund të bëhet edhe një vlerësim i përafërt i kalorive dhe makronutrientëve.

    Për shembull, një porcion proteinash sa pëllëmba e dorës përmban rreth 130–145 kalori, ndërsa një porcion yndyrash sa gishti i madh rreth 90–100 kalori.

    Vlerat ndryshojnë në varësi të ushqimit dhe mënyrës së përgatitjes.

    Sasia e porcioneve duhet të përshtatet me nevojat individuale, aktivitetin fizik dhe qëllimet ushqimore.

    Si udhëzim fillestar, një vakt mund të përmbajë një deri në dy porcione proteinash, një deri në dy grushte perimesh, një deri në dy porcione karbohidratesh dhe një deri në dy porcione yndyrash.

    Megjithatë, kjo metodë nuk përfaqëson një plan universal ushqimor dhe as nuk zëvendëson llogaritjet e sakta kur ato janë të nevojshme.

    Ajo shërben si një mënyrë praktike për të krijuar vakte më të balancuara dhe për të pasur një ide më të qartë mbi sasinë e ushqimit që konsumojmë çdo ditë. /Telegrafi/

  • Filipçe: Do të paraqesim interpelancë ndaj Sllaveskit, duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar

    Filipçe: Do të paraqesim interpelancë ndaj Sllaveskit, duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp se interpelanca për Guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, do të dorëzohet në ditët në vijim.

    Filipçe theksoi se Sllaveski duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e gabuara në lidhje me hyrjen e “Alta Banka” në tregun financiar të vendit, kapitalin e dyshimtë dhe situatën në të cilën qytetarët nuk kanë mundësi të kenë qasje në paratë e tyre.

    “Po e përgatisim dhe do të dorëzohet këto ditë. Dje dorëzuam një interpelancë për ish-zëvendëskryeministrin, tani ministër Ivan Stoilkovq”, tha Filipçe.

    Kryetari i LSDM-së i bëri thirrje Sllaveskit të japë dorëheqjen, sepse me veprimet dhe deklaratat e tij konfuze po e thellon më tej krizën dhe po përpiqet të shpëtojë veten dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

    “Sot, i bëjmë thirrje Guvernatorit Trajko Sllaveski të japë dorëheqjen. Le të mos ngecë më shumë seç është tashmë. Le të mos përpiqet të shpëtojë veten dhe Kryeministrin Mickoski, i cili është qartësisht truri i tij, në një mënyrë të papërshtatshme. Ne po i ndjekim deklaratat e tij, të cilat janë konfuze, ai i shpjegon më tej, i ndryshon, është e qartë se ai po akuzon pa arsye, dhe është e qartë se ai e di që në një moment, kurdo që të vijë ai moment, do të duhet të përgjigjet për të gjitha ato që ka bërë”, tha Filipçe.

    Ai theksoi se Sllaveski kishte detyrim të kontrollonte strukturën e pronësisë dhe reputacionin e “Alta Banka” para se të lejohej të hynte në tregun financiar maqedonas, veçanërisht për shkak të dyshimeve për origjinën e kapitalit.

    “Guvernatori Trajko Sllaveski padyshim që nuk veproi sipas ligjit dhe siç deklaroi se nuk e njihte shefin, ai kishte detyrim të dinte se kush ishte shefi i “Alta Banka”, sepse ai duhej ta dinte me kë kishte të bënte dhe çfarë reputacioni kishte shefi i bankës që po hyn në tregun tonë financiar”, tha Filipçe.

    Filipçe theksoi se Mickoski dhe Slaveski janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për pasojat që i pësojnë qytetarët, duke mos qenë në gjendje të tërheqin fondet e tyre./Telegrafi/