
Tri pikë të rëndësishme ka arritur që t’i arkëtojë skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Dritën në Gjilan.
Me fitoren e shënuar sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, djelmoshat nga kryeqyteti janë ngjitur në krye të tabelës.
Skuadra nga kryeqyteti ka regjistruar fitore 1:2, me golat e shënuar nga Blend Baftiu në minutën e 7 dhe Ardin hasani në atë të 51-të.
Me këto tri pikë, Prishtina është bërë lidere me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva e vendit të dytë.
Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.
Ndryshe, ky takim i takon javës së dytë, por ai ishte shtyrë për shkak të angazhimit të kampiones së Kosovës në garat evropiane dhe i njëjti është zhvilluar sot. /Klankosova.tv