Blog

  • Operacioni i madh 'Rikthimi': Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

    Operacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

    Operacioni i madh 'Rikthimi': Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor, ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

    Aksioni është koduar si ‘Rikthimi’ që nisi me bastisje në një depo në rajonin e Ferizajt e vazhdoi me kontrolle të tjera në katër lokacione, dy prej të cilave në rajonin e Prishtinës, raporton Klankosova.tv

    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona.

    Dy prej tyre shtetas të Turqisë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës, raporton Klankosova.tv

    Në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar 5 mijë euro, një veturë, 10 telefona, DVR i kamerave dhe fishekë. /Klankosova.tv

  • Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyçe për integrim

    Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyçe për integrim

    Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyçe për integrim

    Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që duhet ta afrojnë me Bashkimin Evropian.

    Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara, ndërsa krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve.

    Kjo është tabloja që paraqet Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën për vitin 2026, ku paralajmëron se ndikimet politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë mbeten pengesë serioze për pavarësinë e tij dhe, në disa aspekte, madje janë intensifikuar.

    Raporti evidenton rënie të numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe mangësi në mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë.

    Megjithatë, jo të gjitha vlerësimet janë negative.

    Komisioni vëren përparim në administratën publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që mundësoi heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

    Dokumenti, i titulluar “Raporti për Kosovën 2026”, është pjesë e Paketës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

    Ai mbulon periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, por përfshin edhe disa zhvillime të mëvonshme.

    Vlerësimi vjen dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe gati katër vjet pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në BE.

    Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Evropian, dhe është në pritje të përgjigjes së tij.

    Politika pengoi reformat

    Dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, periudha të gjata bllokadash dhe një qeveri me kompetenca të kufizuara për pjesën më të madhe të periudhës së raportimit kanë lënë gjurmë në funksionimin e institucioneve.

    Sipas Komisionit, Kuvendi ka ushtruar kompetencat e tij me mangësi të konsiderueshme, ndërsa mbikëqyrja e ekzekutivit ka qenë shumë e kufizuar.

    Zgjedhjet u vlerësuan përgjithësisht si paqësore dhe konkurruese, por raporti identifikon përpjekje për politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mangësi në rregullimin e fushatave dhe trajtim të pamjaftueshëm të dezinformimit.

    Një tregues tjetër i ndikimit të krizave politike ishte rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje, nga 45 për qind në dhjetor të vitit 2025 në 37 për qind në qershor të vitit 2026.

    Komisioni vlerëson se kjo sugjeron lodhje në rritje të votuesve dhe pakënaqësi me shpeshtësinë e zgjedhjeve.

    Drejtësia, një nga pikat më të dobëta

    Për funksionimin e gjyqësorit, vlerësimi i Komisionit është i qartë: në përgjithësi, nuk është shënuar përparim.

    Ndikimet e papërshtatshme nga interesa politike, ekonomike dhe faktorë të tjerë vazhdojnë të pengojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit, ndërsa paketa e ligjeve për reformimin e drejtësisë mbetet e pamiratuar.

    Komisioni ngre shqetësime edhe për zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe kërkon respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

    Megjithatë, evidenton zhvillime pozitive në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndryshimet në përbërjen e Këshillit Prokurorial.

    Një shqetësim tjetër është përfaqësimi i pamjaftueshëm i serbëve të Kosovës në gjyqësor, që, sipas raportit, cenon karakterin shumetnik të sistemit të drejtësisë.

    Vëmendje të veçantë marrin edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor.

    Komisioni paralajmëron se ato ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe sigurimin e përgjegjësisë për krimet e luftës.

    Ai ngre gjithashtu shqetësime për kushtetutshmërinë e ndryshimeve, të cilat presidentja i ktheu në Kuvend për rishqyrtim, më 22 tetor.

    Më shumë raportime për korrupsion, më pak dënime të nivelit të lartë

    Në luftën kundër korrupsionit, Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar.

    Ndërsa numri i vendimeve gjyqësore përfundimtare dhe dënimeve në rastet e korrupsionit që nuk i përkasin nivelit të lartë, është rritur ndjeshëm, në rastet e nivelit të lartë ka shënuar rënie.

    Raporti thekson se Kosova vazhdon të mos ketë një strategji gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe një qasje të koordinuar për luftimin e tij.

    Ndërkohë, numri i raportimeve të sinjalizuesve të pranuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin paraprak.

    Komisioni kërkon gjithashtu përmirësimin e verifikimit të deklarimeve të pasurisë dhe forcimin e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

    Media të lira, por me sfida

    Përparim i kufizuar është shënuar edhe në lirinë e shprehjes dhe të mediave.

    Komisioni vlerëson se Kosova vazhdon të ketë një mjedis mediatik pluralist, por evidenton probleme me transparencën e pronësisë dhe qëndrueshmërinë financiare të mediave.

    Dialogu me Serbinë: Pak përparim, shumë detyrime të pazbatuara

    Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, ndërsa veprimet e njëanshme dhe retorika e të dyja palëve vazhdojnë të pengojnë normalizimin e marrëdhënieve, vlerëson Komisioni Evropian.

    Sipas raportit, dialogu ka vazhduar me takime të rregullta në nivel kryenegociatorësh dhe ekipesh teknike, por zbatimi i detyrimeve të mbetura nga marrëveshjet e dialogut mbetet i kufizuar.

    Komisioni kërkon që Kosova të nisë procesin për vendosjen e aranzhimeve të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, ndërsa Serbia, paralelisht, të fillojë njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.

    Raporti thekson se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe duhet të zbatohet pa vonesa apo parakushte.

    Situata në veri të Kosovës vlerësohet e qetë, por e brishtë.

    Komisioni kritikon veprimet e përsëritura të autoriteteve kosovare ndaj strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia, arrestimet e serbëve të Kosovës dhe mospranimin e tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, që ka penguar riintegrimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

    Në anën tjetër, Komisioni kritikon Serbinë për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Interpolin, si dhe për retorikën nxitëse të zyrtarëve të saj.

    Raporti thekson gjithashtu se Serbia nuk ka ndërmarrë hapa domethënës për të siguruar përgjegjësi për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

    Komisioni paralajmëron se normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i marrëveshjeve të dialogut mbeten kushte thelbësore për rrugën evropiane të të dyja vendeve, të cilat rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, në mungesë të përparimit. /REL

  • ​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

    ​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

    Haxhiu ka shprehur mbështetjen për punën e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili është konstituuar të hënën për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

    Ajo ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen për të dëshmuar para komisionit t’u përgjigjen kërkesave dhe të bashkëpunojnë për zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

    Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

    Para se të vritej, ajo kishte raportuar dhunën në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

    Vrasja e saj nxiti protesta në Prishtinë, ku qytetarët dhe aktivistët kërkuan drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin.

    Lidhur me këtë rast janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Sipas informacioneve të paraqitura, masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje./kp/

  • Qumësht, vanilje dhe aromë kashmiri - parfumi i ri që premton të bëhet aroma perfekte e dimrit

    Qumësht, vanilje dhe aromë kashmiri – parfumi i ri që premton të bëhet aroma perfekte e dimrit

    Brendi i modeles Bella Hadid, Orebella, po e zgjeron koleksionin e parfumeve “Skin Parfum” me aromën e tij të shtatë, të quajtur “Cashmere Milk”.

    Bëhet fjalë për një parfum me nuanca drunore dhe qelibari, i cili vjen pikërisht me ndërrimin e stinëve dhe është frymëzuar nga ndjesia e ngrohtësisë që të ofron një pulovër kashmiri, të cilën e ruan dhe e vesh për vite me radhë.

    Nga brendi bëjnë të ditur se kjo aromë synon të sjellë ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë që shoqëron ditët e para pas reshjeve të borës.

    Vetë Bella Hadid e përshkroi parfumin si një aromë të njohur dhe të këndshme, që të rikthen te pjesët më të buta të personalitetit dhe të shoqëron me një ndjenjë qetësie.

    “Cashmere Milk” është krijuar në bashkëpunim me parfumeristin Clément Gavarry, i cili qëndron edhe pas aromës më të shitur të brendit, “Jasmine Blues”.

    Notat e para të parfumit përfshijnë qumështin dhe bergamotin, ndërsa në zemër të tij gjenden jasemini me nuanca qumështi, vanilja dhe qelibari.

    Aroma përmbyllet me nota të drurit të kedrit, kashmirit, lisit të butë dhe fasules tonka, duke krijuar një kombinim të ngrohtë dhe të përshtatshëm për sezonin e ftohtë.

    Bella

    Formula e tij dyfazore nuk përmban alkool, është testuar dermatologjikisht dhe konsiderohet e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.

    Parfumi vjen në një shishe ngjyrë të bardhë krem, me efekt ombre, e cila është frymëzuar nga pamja e një gjeodeje.

    “Cashmere Milk” ka çmimin prej 100 dollarësh amerikanë, afërsisht 89 euro.

    Bella

    Aktualisht është në dispozicion në dyqanet e rrjetit Ulta, ndërsa nga 6 nëntori pritet të shitet edhe në faqen zyrtare të brendit.

    Parfumet e Orebella janë të pranishme edhe në tregun kroat, por ende nuk dihet se kur kjo aromë e re do të mbërrijë atje. /Telegrafi/

  • Milani arrin marrëveshje rekord me Adidas për fanella

    Milani arrin marrëveshje rekord me Adidas për fanella

    Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje rekord prej 50 milionë eurosh në vit me prodhuesin e fanellave Adidas, i cili do të dizajnojë fanellën e Rossonerëve për dhjetë vjet duke filluar nga viti 2028.

    Milani do të ndërrojë furnizuesit e fanellave në sezonin 2028-29, duke zëvendësuar Pumën me Adidas.

    Sipas Gazzetta dello Sport, Rossonerët kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 50 milionë eurosh në vit me markën gjermane që do të zgjasë nga viti 2028 deri në vitin 2038. Kjo do të thotë që gjigantët e Serie A do të fitojnë 500 milionë euro gjatë afatit të kontratës.

    Është një përmirësim masiv në krahasim me marrëveshjen e mëparshme me Pumën. Marrëveshja origjinale, e nënshkruar dhjetë vjet më parë, vlente 14 milionë euro për sezon dhe më pas u rrit në 30 milionë euro në vit nga viti 2022.

    Gazzetta dello Sport vëren se marrëveshja e Milanit me Adidas do të bëhet sponsorizimi më fitimprurës i fanellave në Serie A.

    Vitin e kaluar, Juventusi nënshkroi një marrëveshje prej 408 milionë eurosh me Adidas për dhjetë vitet e ardhshme, ndërsa marrëveshja e Interit me Nike vlen 30 milionë euro në sezon për tetë vjet dhe u nënshkrua në vitin 2023.

    Adidas dhe Milan do të ribashkohen në më pak se dy vjet, me markën gjermane që më parë ka dizajnuar uniformat e Rossonerëve në fillim të viteve 1990 dhe gjatë epokës së Carlo Ancelottit në fillim të viteve 2000. /Telegrafi/

  • Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

    Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

    Abdul El-Sayed u bë muslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore vëmendje të veçantë mori edhe bashkëshortja e tij, Sarah Jukaku.

    Psikiatrja, me të cilën është i martuar prej 20 vitesh, u bë pjesë e debatit publik pasi u shënjestrua nga Donald Trump për shkak të hixhabit që mban.

    Ajo gjithashtu u përball me kritika lidhur me punën e saj në praktikën private.

    El-Sayed mposhti të martën kandidatin republikan Mike Rogers në garën për Senatin në Michigan, ndërsa Associated Press e shpalli fitoren e tij të mërkurën në mëngjes.

    Gjatë gjithë fushatës, pranë tij ishte Sarah Jukaku, e cila deri këtë vit ishte mbajtur kryesisht larg vëmendjes publike.

    Dashuria që nisi në universitet

    Çifti u njoh në Universitetin e Michiganit. Sipas portalit Heavy, El-Sayed i propozoi martesë Sarahs kur ai ishte në vitin e tretë të studimeve, teksa ajo në vitin e parë.

    Ata u martuan në vitin 2006, kur ende ishin studentë, dhe sot janë prindër të dy vajzave, Emmalee dhe Serene. Familja jeton në Ann Arbor.

    Jukaku përfundoi studimet e mjekësisë në Universitetin Columbia dhe mori një diplomë master në Universitetin e Oksfordit.

    Ajo punoi në një pozitë drejtuese në departamentin e psikiatrisë në Spitalin e Universitetit të Michiganit, ndërsa në vitin 2024 hapi praktikën e saj private në Ann Arbor, raportoi Washington Free Beacon.

    Prindërit e saj janë shpërngulur në SHBA nga India. Sipas portalit American Bazaar, familja e ka origjinën nga qyteti Bhatkal, në shtetin indian Karnataka, ku gjyshi i saj ishte i njohur për kontributin në zhvillimin e zonës.

    Edhe babai i Sarahs është mjek.

    Foto: Reuters

    Fotografia që nxiti reagimin e Trumpit

    Sarah Jukaku mori vëmendje të madhe publike në gusht, pasi El-Sayed fitoi zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokratike.

    Në atë kohë, Donald Trump publikoi në rrjetin Truth Social dy fotografi krah për krah, njërën ku shfaqej me bashkëshorten Melania dhe tjetrën ku ishte El-Sayed me Sarah-n, e cila mbante hixhab.

    Mbi fotografitë vendosi mbishkrimin: “Dy Amerika shumë të ndryshme”.

    Në të njëjtin postim, Trump iu referua kandidatit demokrat me emrin e plotë Abdulrahman Mohamed El-Sayed. Kjo u cilësua nga shumë media dhe politikanë si islamofobik.

    Foto: Reuters

    El-Sayed reagoi gjatë një interviste në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ku foli edhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.

    “Sarah dhe unë në fakt e duam njëri-tjetrin. Nuk e di si është puna me zonjën e parë dhe presidentin, por, nga sa kam dëgjuar, marrëdhënia e tyre është mjaft e lëkundur”, u shpreh ai, transmeton The National.

    Pas fitores, El-Sayed e festoi rezultatin së bashku me bashkëshorten. Në mbrëmjen zgjedhore në Detroit, ai e përqafoi Sarahn në skenë para mbështetësve të tij, moment ky i dokumentuar edhe nga fotografët e agjencisë Reuters. /Telegrafi/

  • Barca confirms great lack of Atleticos

    Barcelona has received bad news prior to the significant encounter with Atletico Madrid, as it will not be able to account for the services of one of its midfielders.

    The Catalonas club has officially confirmed that Rodri Hernandez has suffered a muscle injury on the right leg, which will leave him out of his next match against Atletico Madrid.

    According to Barcelona’s announcement, the footballer underwent medical examinations following concerns he had felt during the Champions League match against Aston Willlas.

    Controls have confirmed a slight damage to the right leg biceps biceps.

    As a result, Rodri will not be available to Coach Hansi Flick for the challenge taking place on Sunday, November 8, under the La League.

    Barcelona has not made known the exact timing of midfielder recovery, stressing that this will depend on the course of injury.

    Rodri was replaced in a pause between parts of the match against Aston Willas, having felt physical concerns. Marc Bernal was placed in the field instead.

    Barcelona won that confrontation with a score of 3-0, but will now have to prepare for the duel with Atletico Madrid without one of its important players.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Special Prosecution and Police exhibit 62 packages of suspected heroin, signal reported the names of five detainees

    The Special Prosecutor and the Kosovo Police have displayed at a 62-package media conference with suspected heroin substances seized during the 3 November operation in Ferizaj and Pristina. Pakos weighed a total of 37kg of 332 grams, while their value on the illegal market was estimated at about 550 thousand euros.

    The signal newspaper reported exclusively the names of five suspects arrested during the drug operation in Ferizaj and Pristina. These are Iskander Sale (43), Faton Sopa (67), Ali Cesuglou (50), Veton Sopa (36) and Agron Elezi (55).

    Read the Single Signal Reporting

    According to signal sources, investigators suspect the shipment was transported from Asia to Kosovo. Investigations are continuing to clarify the route of transportation, cargo destination and the role of each suspect.

    During the search at five locations, investigators seized 5,300 euros and $100 in cash, a car, ten phones, a camera footage recording device, 15 bullets and a cutting machine.

    The five arrested have been detained under State Prosecutor’s decision. They are suspected of participating or organising an organized criminal group, as well as buying, possession, distribution, and unauthorized selling of narcotics.

    The operation was conducted by the Kosovo Police Antidroga unit, in co-operation with the Special Prosecutor and the Kosovo Intelligence Agency.

    Suspects are declared innocent until their guilt is proven by bias of form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prokuroria Speciale dhe Policia ekspozojnë 62 pako me heroinë të dyshuar, Sinjali raportoi emrat e pesë të arrestuarve

    Prokuroria Speciale dhe Policia ekspozojnë 62 pako me heroinë të dyshuar, Sinjali raportoi emrat e pesë të arrestuarve

    Prokuroria Speciale dhe Policia ekspozojnë 62 pako me heroinë të dyshuar, Sinjali raportoi emrat e pesë të arrestuarve

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ekspozuar në një konferencë për media 62 pako me substancë të dyshuar heroinë, të sekuestruara gjatë operacionit të 3 nëntorit në Ferizaj dhe Prishtinë. Pakot peshonin gjithsej 37 kilogramë e 332 gramë, ndërsa vlera e tyre në tregun e paligjshëm vlerësohet në rreth 550 mijë euro.

    Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht emrat e pesë të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit antidrogë në Ferizaj dhe Prishtinë. Ata janë Iskender Sale (43), Faton Sopa (67), Ali Cesuruglou (50), Veton Sopa (36) dhe Agron Elezi (55).

    Lexo raportimin ekskluziv të Sinjalit

    Sipas burimeve të Sinjalit, hetuesit dyshojnë se ngarkesa ishte transportuar nga Azia në Kosovë. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrugën e transportit, destinacionin e ngarkesës dhe rolin e secilit të dyshuar.

    Gjatë kontrolleve në pesë lokacione, hetuesit sekuestruan edhe 5.300 euro dhe 100 dollarë në para të gatshme, një veturë, dhjetë telefona, një pajisje për regjistrimin e pamjeve të kamerave, 15 fishekë dhe një mjet prerës.

    Pesë të arrestuarit janë ndaluar me vendim të Prokurorisë së Shtetit. Ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Operacioni u zhvillua nga njësia e antidrogës e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barca konfirmon mungesën e madhe ndaj Atleticos

    Barca konfirmon mungesën e madhe ndaj Atleticos

    Barca konfirmon mungesën e madhe ndaj Atleticos

    Barcelona ka marrë një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Atletico Madridin, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit prej mesfushorëve të saj.

    Klubi katalunas ka konfirmuar zyrtarisht se Rodri Hernandez ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë, i cili do ta lërë jashtë ndeshjes së ardhshme ndaj Atletico Madridit.

    Sipas njoftimit të Barcelonës, futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore pas shqetësimeve që kishte ndier gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas.

    Kontrollet kanë konfirmuar një dëmtim të lehtë në muskulin biceps femoris të këmbës së djathtë.

    Si pasojë, Rodri nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për sfidën që zhvillohet të dielën, më 8 nëntor, në kuadër të La Ligës.

    Barcelona nuk ka bërë të ditur kohën e saktë të rikuperimit të mesfushorit, duke theksuar se kjo do të varet nga ecuria e lëndimit.

    Rodri u zëvendësua në pushimin mes pjesëve të ndeshjes ndaj Aston Villas, pasi kishte ndier shqetësime fizike. Në vend të tij në fushë u inkuadrua Marc Bernal.

    Barcelona e fitoi atë përballje me rezultat 3-0, por tashmë do të duhet të përgatitet për duelin me Atletico Madridin pa një prej lojtarëve të saj të rëndësishëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali