Blog

  • For the eighth consecutive day, protest in Pristina over the murder of Arlinda Zekaj

    Protests on the murder of Arlinda Zekiaj will continue today in Pristina, for the eighth day in a row, with demand for justice and institutional responsibility for her case.

    The protest, organised by the Council of Thoughts and Religious Action, will begin at 5: 00 p.m., at Zahir Pajaziti Square in Pristina.

    Organisers have called for civic mobilization, stressing that the protests will continue until the justice requirements for Arlinda and all murdered women are met, as well as for security for women facing violence.

    Among the main demands of protesters is the treatment of childicide as national emergency, the dismissal of Justice Minister Donika Grovall, and Interior Affairs Minister Jelal Svecla, as well as the investigation and prosecution of institutional officials allegedly neglecting the Zekij case.

    They also seek responsibility from law institutions officials, police and the Centre for Social Affairs if it is found that they have not fulfilled their duties in handling the case.

    Among the requirements is the provision of social residence for domestic violence survivors as well as the creation of more effective mechanisms for protecting women at stake.

    Protests and marches in search of justice for Arlinda Zeqaj are also being held in Peja, Mitrovica, Ferizaj and Istog.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, për të tetën ditë radhazi, me kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin e saj.

    Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, do të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave për drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara, si dhe për siguri për gratë që përballen me dhunë.

    Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është trajtimi i femicidit si urgjencë kombëtare, shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

    Po ashtu, ata kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët e institucioneve të drejtësisë, Policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, nëse konstatohet se nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

    Në mesin e kërkesave është edhe sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, si dhe krijimi i mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave që janë në rrezik.

    Protesta dhe marshime në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn janë mbajtur edhe në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Istog.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Streets blocked during protest in Tirana, 36 people fined

    State police have fined 5,000 new money to 36 protesters, as during yesterday’s rally on the Nation’s Witness boulevard and Durres Street blocked the flow of vehicles.

    According to the announcement, despite repeated calls by the police, through the megaphone, to clear the streets, protesters disobeyed orders.

    A fine has been imposed on each of them at a value of $5,000, while procedural materials have been referred to the Prosecution for further action.

    Source Layer: Dukeagini

  • Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 36 persona

    Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 36 persona

    Policia e Shtetit ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja 36 protestues pasi gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Durrësit, bllokuan qarkullimin e automjeteve.

    Sipas njoftimit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë, përmes megafonit, për lirimin e rrugëve, protestuesit nuk iu bindën urdhrave.

    Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Burimi: Dukagjini

  • Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë

    Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë

    Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në letrën e tij, Macron i përcolli Shiroka Pulës urimet më të përzemërta dhe shfaqi shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

    Sipas njoftimit nga presidenca, Macron ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

    Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

    Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

  • Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

    Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

    Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për nepotizëm, klientelizëm politik dhe punësim të familjarëve e militantëve partiakë në pozita publike.

    Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të Qeverisë.

    Ai ka kritikuar edhe vendosjen e militantëve partiakë në pozita publike, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të rezervuara për profesionistë të pavarur dhe kompetentë.

    Tahiri ka vënë në pah, siç e ka quajtur, paradoksin e Qeverisë, e cila luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte ndër premtimet kryesore politike, por që sot, sipas tij, e ka kthyer këtë praktikë në një nga format kryesore të funksionimit të ministrave të kabinetit.

    “Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka shkruar Tahiri.

  • Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë

    Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë

    Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë

    Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

    Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.

    Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend, transmeton Top Channel, përcjell Klankosova.tv.

    Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

    Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.

  • Touré me 'turin' më negativ, kjo nuk i ka ndodh kurrë ndonjë trajneri më parë

    Touré me ‘turin’ më negativ, kjo nuk i ka ndodh kurrë ndonjë trajneri më parë

    Touré me 'turin' më negativ, kjo nuk i ka ndodh kurrë ndonjë trajneri më parë

    Yaya Touré ka regjistruar një rekord negativ në Ligën e Kampionëve, duke humbur katër ndeshje radhazi me të paktën tre gola diferencë

    Trajneri i Slovan Bratislavës, ka hyrë në histori për një rekord aspak të dëshiruar në garën më prestigjioze evropane të futbollit.

    Ish-mesfushori i njohur është bërë trajneri i parë që humbet secilën nga katër ndeshjet e para në këtë kompeticion me të paktën tre gola diferencë.

    Humbjet e Slovan Bratislavës nën drejtimin e tij janë: 6-1 ndaj PSG-së, 3-0 ndaj Stuttgartit, 4-0 ndaj Romës dhe 4-0 ndaj LASK-ut.

    Një fillim tejet i vështirë për Yaya Touré në aventurën e tij si trajner në kompeticionin më të madh evropian për klube.

  • Drita – Prishtina, formacionet zyrtare të derbi të mbetur të xhiros së dytë

    Drita – Prishtina, formacionet zyrtare të derbi të mbetur të xhiros së dytë

    Drita dhe Prishtina kanë publikuar formacionet zyrtarë të ndeshjes së mbetur të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

    Gjilanasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, nga ora 13:00.

    Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje pas një serie prej katër fitoreve dhe synon të pestën me radhë për të barazuar Prishtinën me pikë në vendin e dytë dhe për t’i qëndruar Malishevës afër me vetëm një pikë.

    Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit ka një formë të përzier me dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, por fitorja e fundit në udhëtim nga ngritur moralin e ekipit dhe synojnë rezultat pozitiv për të mbetur mbi Dritën dhe eventualisht për t’u bërë liderë i kampionatit.

    Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Drita: Behluli; Be.Krasniqi, Bytyqi, Salihu, Pëllumbi; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Bl.Krasniqi, Balaj;

    Prishtina: Iljazi; Mokono, Poçi, Halili, Zguro; Zeqiri, Llugiqi; Baftiu, Kryeziu, Muja; Hasani;

    /Telegrafi/

  • Toshkovski: Është ulur ndjeshëm numri i viktimave në trafik, Maqedonia në garë për njohje globale për sigurinë rrugore në Samitin Botëror të Policisë në Dubai

    Toshkovski: Është ulur ndjeshëm numri i viktimave në trafik, Maqedonia në garë për njohje globale për sigurinë rrugore në Samitin Botëror të Policisë në Dubai

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në promovimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë në Trafikun Rrugor 2026-2030, duke theksuar se mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë prioriteti më i lartë i institucioneve dhe i të gjithë shoqërisë.

    Në fjalimin e tij, ministri theksoi se në 35 vitet e fundit, mesatarisht rreth 150 persona kanë humbur jetën në rrugët e Maqedonisë çdo vit, gjë që konfirmon nevojën për një qasje sistematike dhe aktivitete të vazhdueshme për përmirësimin e sigurisë në trafik.
    “Kur flasim për sigurinë në përgjithësi, por kur flasim për sigurinë në fushën e trafikut, veçanërisht në 35 vitet e fundit, nuk mund të themi se kemi rezultate vërtet të mira. Numri mesatar i jetëve njerëzore të humbura në 35 vitet e fundit në vit është diku rreth 150 në Maqedoni”, theksoi Toshkovski.

    Ministri prezantoi edhe të dhënat më të fundit, sipas të cilave 84 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, krahasuar me 117 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përfaqëson 33 jetë më pak të humbura.

    Ai theksoi se ky është një përmirësim i ndjeshëm i situatës, veçanërisht duke pasur parasysh se edhe në vitet me trafik të reduktuar në mënyrë drastike, si viti 2001 dhe 2021, numri i vdekjeve ishte më i lartë.

    Toshkovski shprehu mirënjohje të veçantë për qytetarët, duke theksuar se sjellja e tyre më e ndërgjegjshme në trafik, së bashku me aktivitetet e institucioneve, fushatat parandaluese dhe mbështetjen nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe organizatat e shoqërisë civile, kontribuan në uljen e numrit të aksidenteve rrugore, lëndimeve dhe vdekjeve.

    “Në këtë ditë, dua të shfrytëzoj këtë rast për t’i falënderuar edhe një herë qytetarët, kryesisht sepse ata janë ata që kanë kontribuar më shumë në uljen e numrit të viktimave në Maqedoni. Ata janë ata që kanë vendosur të drejtojnë automjete motorike dhe të jenë pjesëmarrës në trafik më të ndërgjegjshëm se më parë”, tha ministri.

    Duke folur për Strategjinë e re Kombëtare, Toshkovski theksoi se ajo përcakton një qëllim të qartë – deri në vitin 2030, numri i personave të vrarë në aksidente rrugore duhet të ulet me 50 përqind krahasuar me vitin 2024.

    Strategjia bazohet në parimin “Çdo jetë ka rëndësi” dhe parashikon veprim të përbashkët nga institucionet dhe shoqëria përmes parandalimit, edukimit, përmirësimit të kulturës së trafikut dhe zbatimit të teknologjive moderne.

    “Një person gjithmonë mund të bëjë një gabim gjatë drejtimit të një automjeti, por është shteti që duhet të bëjë gjithçka për të zvogëluar numrin e viktimave në trafik, për të zvogëluar numrin e personave të lënduar në trafik dhe për të bërë gjithçka që të jetë në gjendje të veprojë sa më parandalues që të jetë e mundur në mënyrë që të përmirësojë trafikun”, theksoi Toshkovski.