Blog

  • Boksierë nga disa shtete evropiane nderojnë turneun “Adem Jashari”

    Boksierë nga disa shtete evropiane nderojnë turneun “Adem Jashari”

    Ky turne me traditë gati tri dekadëshe ka ruajtur vazhdimësinë edhe në periudha të vështira, duke dëshmuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e boksit.

    “Në këtë edicion pritet të marrin pjesë boksierë dhe boksierе nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Spanja. Kosova do të përfaqësohet me boksierët e saj më të mirë, ndër ta Bashkim Bajoku (55 kg), çerekfinalist i Kampionatit Evropian, boksieri me përvojë Shpëtim Bajoku (70 kg), Lumturim Xhoxhaj (60 kg), Zenel Hasani (65 kg) dhe emra të tjerë të njohur të boksit kosovar”, thuhet në njoftimi e Federatës së Boksit të Kosovës.

    Garat sipas këtij njoftimi, do të zhvillohen në të dhjetë kategoritë zyrtare të peshave për meshkuj dhe në një kategori për femra. Ky kompeticion pritet të ketë rëndësi të veçantë për përgatitjen e boksierëve drejt ciklit të kualifikimeve olimpike që zhvillohen gjatë vitit 2027.

    Edicioni i kaluar i Turneut “Adem Jashari” u mbajt më 15 dhe 16 nëntor 2025, në Prishtinë, ku medaljet e arta u ndanë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës, Sllovakisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

    Turneu mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari dhe organizohet nga Federata e Boksit e Kosovës, në nderim të figurës dhe sakrificës së tij.

    Prishtina do të jetë edhe këtë vit qendër e boksit ndërkombëtar, duke mirëpritur sportistë nga disa shtete dhe duke vazhduar traditën e një turneu që nderon emrin e Adem Jasharit dhe promovon vlerat e sportit, konkurrencës dhe miqësisë ndërkombëtare.

    Finalet e turneut ‘Adem Jashari’ transmetohen drejtpërdrejt në RTK.  

    Burimi: RTKLive

  • Family violence: Law enforcement required, and the Commission want report from Gervala.

    KThe Human Rights Commission has gathered today to discuss the complete failure of the Law to prevent and protect against domestic violence, in co-operation with the National Democratic Institute ( NDI).

    Klan Kosova columnist Beligoshi reported that numerous shortcomings were identified during the meeting in the implementation of this law, while asked to become verifications and to draft new reports, especially after numerous cases of domestic violence.

    The participating MPs demanded that the co-ordinator for domestic violence cases — at the same time Justice Minister Donika Grovall — report on handling these events and institutional responsibilities.

    Also, the need for greater monitoring and monitoring of law enforcement at the local level is stressed.

    During the discussion, NDI expert also cited the Arlinda Zekiaj case, stressing that in all institutions where she had sought help, there had been neglect of duties by responsible officials.

    All the details brought to journalist Bellagoshi:

  • Dhuna në familje: Kërkohet zbatim i ligjit, në Komision duan edhe raportim nga Gërvalla

    Dhuna në familje: Kërkohet zbatim i ligjit, në Komision duan edhe raportim nga Gërvalla

    Dhuna në familje: Kërkohet zbatim i ligjit, në Komision duan edhe raportim nga Gërvalla

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut është mbledhur sot për të diskutuar moszbatimin e plotë të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI).

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, raportoi se gjatë mbledhjes u evidentuan mangësi të shumta në zbatimin e këtij ligji, ndërsa u kërkua që të bëhen verifikime dhe të hartohen raporte të reja, veçanërisht pas rasteve të shumta të dhunës në familje.

    Deputetët pjesëmarrës kërkuan që Koordinatorja për rastet e dhunës në familje, njëherësh ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të raportojë lidhur me trajtimin e këtyre ngjarjeve dhe përgjegjësitë institucionale.

    Po ashtu, është theksuar nevoja për mbikëqyrje dhe vëzhgim më të madh të zbatimit të ligjit në nivelin lokal.

    Gjatë diskutimit, ekspertja e NDI-së përmendi edhe rastin e Arlinda Zekajt, duke theksuar se në të gjitha institucionet ku ajo kishte kërkuar ndihmë, kishte pasur neglizhencë të detyrave nga zyrtarët përgjegjës.

    Të gjitha detajet i sjellë gazetarja Bellagoshi:

  • Kur poezia shqipe flet gjermanisht, sonte mbrëmje letrare në Prishtinë

    Kur poezia shqipe flet gjermanisht, sonte mbrëmje letrare në Prishtinë

    Kur poezia shqipe flet gjermanisht, sonte mbrëmje letrare në Prishtinë

    Poezia shqipe dhe rrugëtimi i saj drejt lexuesit gjermanofolës do të jenë në qendër të një mbrëmjeje të veçantë letrare, që do të mbahet sonte në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

    Në këtë aktivitet, të titulluar “Poezia dhe përkthimi | Letërsia shqipe në gjermanisht”, do të zhvillohen lexime poetike dhe biseda mbi krijimtarinë shqipe, sfidat e përkthimit dhe mundësitë që përkthimi u ofron veprave letrare për të kapërcyer kufijtë gjuhësorë e kulturorë.

    Të ftuar në këtë mbrëmje janë autorët Dr. Blerina Rogova-Gaxha dhe Arben Idrizi, si dhe përkthyesja e njohur Dr. Zuzana Finger. Bisedën do ta moderojë Dr. Blerta Ismajli. Përveç leximeve dhe diskutimeve, programi do të shoqërohet edhe me muzikë.

    Mbrëmja organizohet nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetjen e TRADUKI-t, duke synuar të krijojë një hapësirë dialogu mes letërsisë shqipe dhe asaj gjermanofolëse. Aktiviteti fillon nga ora 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. /KlanKosova.tv

  • Kthimi i Ligjit për Specialen, Syla: Jemi shumë të zhgënjyer (VIDEO)

    Kthimi i Ligjit për Specialen, Syla: Jemi shumë të zhgënjyer (VIDEO)

    Kthimi i Ligjit për Specialen, Syla: Jemi shumë të zhgënjyer (VIDEO)

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

    Përmes një konference për media, Syla ka thënë se ishte krijuar një kauzë e madhe për miratimin e këtij ligji, por sipas tij, me kthimin e tij ajo kauzë ka humbur kuptimin. Ai ka kërkuar reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    “Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Syla, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka theksuar se në OVL-UÇK janë tepër të pakënaqur me zhvillimet e fundit, ndërsa ka thënë se mbetet të shihet se si do të veprojë Kuvendi në vazhdim.

    “Jemi tepër të pakënaqur me atë që ka ndodhur, por ta shohim tash e tutje se si do të veprojë Kuvendi i Kosovës”, ka përfunduar Syla.

  • Musliu-Shoshi kërkon llogari nga KPMM-ja për tenderët pa licencë, kryesuesi s’ka përgjigje

    Musliu-Shoshi kërkon llogari nga KPMM-ja për tenderët pa licencë, kryesuesi s’ka përgjigje

    Musliu-Shoshi kërkon llogari nga KPMM-ja për tenderët pa licencë, kryesuesi s’ka përgjigje

    Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar raportin financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e bordit për të arsyetuar raportin.

    Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ngriti shqetësimin për evidentimet në raportin e punës lidhur me institucionet publike që, sipas saj, kryejnë punë pa kërkuar licencë nga KPMM-ja.

    Ajo kërkoi të dijë se cilat institucione kanë ndjekur këtë praktikë dhe çfarë masash janë ndërmarrë për të parandaluar përdorimin e parasë publike në mbështetje të shfrytëzimit të paligjshëm të pasurive minerare, raporton Klankosova.tvb

    “Në këtë raport, kemi evidentuar se institucionet publike japin punë pa kërkuar licencë nga KPMM. Cilat institucione e kanë ndjekur këtë praktikë dhe çfarë keni ndërmarrë që paraja publike të mos mbështesë shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive minerare?”, pyeti Musliu-Shoshi.

    Në përgjigjen e tij, kryesuesi i bordit të KPMM-së, Habib Basholli, tha se nuk e dinte se ku ishte mbështetur kjo konstatim, duke theksuar se çdo aktivitet jashtë licencës konsiderohet ilegal dhe trajtohet nga institucioni.

    “Ne nuk kemi… Nuk e di ku e keni gjetur që operatorët publikë japin paligjshëm këto. Gjithçka jashtë licencës konsiderohet ilegale dhe marrin vërejtje, derisa dërgohet lënda në gjykatë”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv

    Deputetja këmbënguli në pretendimin e saj, duke iu referuar raportit të punës.

     “Në raportin e punës, në faqet 59 dhe 60, janë bërë këto evidentime, se ne përmendsh nuk flasim. Aty thuhet se vetë institucionet publike lënë hapësirë për shfrytëzim të paligjshëm. Raporti evidenton tenderë pa kërkesën për licencë të KPMM-së dhe mungesën e pjesëmarrjes së MMPHI-së në inspektimet për kultivim dhe për mbylljen e minierave”, deklaroi Musliu-Shoshi.

    Megjithatë ajo s’mori përgjigje gjatë mbledhjes.

    Ndërkohë, kryetari i Komisionit ndërhyri duke kërkuar që deputetes t’i kthehet përgjigje në formë të shkruar. /Klankosova.tv

  • Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

    Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë për nepotizëm, punësim të familjarëve dhe favorizim të militantëve partiakë në pozita publike.

    Tahiri ka deklaruar se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është shndërruar në një nga mënyrat kryesore të funksionimit të qeverisë.

    “Nepotizmi, apo thënë më troç, punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve, është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të kësaj qeverie”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka kritikuar edhe emërimin e militantëve partiakë në pozita publike, duke theksuar se këto pozita duhet t’u takojnë profesionistëve të pavarur dhe kompetentë.

    “Klientelizmi politik dhe vendosja e militantëve partiakë në pozita publike tashmë janë shndërruar në praktikë të zakonshme të këtij pushteti”, ka theksuar ai.

    Sipas Tahirit, qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që kishte premtuar gjatë fushatës politike, kur luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte paraqitur si një nga zotimet kryesore.

    “Thjesht, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

  • A person banned in Pec for two sexual offenses, Prosecution seeks detention

    One person has been detained for 48 hours under suspicion of committing two criminal acts against sexual integrity.

    The news about Inseder has confirmed Shkodra Nikci, spokesperson for the Basic Prosecutor in Pec.

    He has indicated that the State Prosecutor has filed a request for the appointment of the detention measure against the suspects.

    A person has been detained for 48 hours under suspicion of committing two criminal acts against sexual integrity. For the same, the State Prosecutor has filed a request for the appointment of the detention measure for criminal acts that he is charged with. The victim has received the right treatment, Nikchi confirmed on Insider.

    The prosecution has not provided further details concerning the case.

    Source Layer: Insander

  • Një person ndalohet në Pejë për dy vepra penale seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Një person ndalohet në Pejë për dy vepra penale seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Një person ndalohet në Pejë për dy vepra penale seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka konfirmuar Nikçi për Insajderin.

    Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

    Burimi: Insajderi

  • Individuals warn solidifying activity for former KLA leaders

    The deputy chairman of the KLA War Veterans’ Organisation, Gazmend Syla, has indicated that representatives of veterans, war invalids and families of martyrs who will convey public messages concerning the judicial process will participate in the event.

    Syla has announced that organisations have also called on the Kosovo Communist Association to address municipalities on demand that, at the same time, mayors and municipal administrations appear before municipal facilities as a sign of solidarity.

    He has stressed that the goal is that this issue remains not only a concern of war-free organisations but also an institutional and civic dimension.

    According to Syla, the event will be peaceful and symbolic, through which organisations aim to express concern for the continuation of the detention of former KLA leaders, even after declaring the first degree of bias.

    Source Layer: RTKLive