Blog

  • Zbulohet kodi i drynit të një anijeje të fundosur, duke zgjidhur një mister 400-vjeçar

    Zbulohet kodi i drynit të një anijeje të fundosur, duke zgjidhur një mister 400-vjeçar

    Ekspertët kanë arritur të zbulojnë kodin katërshkronjësh të një dryni të lashtë, të gjetur në rrënojat e një anijeje pranë brigjeve të Uellsit, duke zgjidhur kështu një mister që kishte mbetur i pazbuluar për rreth 400 vjet.

    Dryni prej bronzi, rreth katër shekuj i vjetër, u zbulua në vitin 1999 nga kërkuesi i metaleve Peter Hughes, në rërën pranë Margamit, në Port Talbot, transmeton Telegrafi.

    Ai është pjesë e një koleksioni më të madh objektesh të çmuara që i përkasin anijes “Ann Francis”, e cila u përfshi nga një stuhi më 28 dhjetor 1583, gjatë kthimit nga Spanja. Ngarkesa e anijes përfundoi nën rërë, ku qëndroi e fshehur për shekuj me radhë.

    Ekspertët e muzeut përdorën teknologjinë e skanimit me tomografi të kompjuterizuar (CT) për të ekzaminuar mekanizmin e brendshëm të drynit, për të identifikuar kombinimin e saktë të shkronjave dhe për të zgjidhur misterin.

    Peter Hughes, nga Maesteg, tha se dryni ishte njëri nga qindra artefaktet që kishte zbuluar gjatë dekadave të kërkimeve në plazhin Morfa.

    Objekti u gjet pranë një koleksioni monedhash argjendi spanjolle dhe dy peshoreve për matjen e monedhave. Sipas ekspertëve, dryni mund të ketë shërbyer për të mbrojtur këto objekte ose për të mbyllur një sënduk ku ruheshin sende të vlefshme, si dokumente apo tekstile, të cilat nuk kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

    “Gjithçka ndodhi rastësisht, gjatë një dite pushimi. Po ecja përgjatë plazhit me detektorin e metaleve dhe gjeta një monedhë. Aty nisi një udhëtim që zgjati 21 vjet”, tregoi 69-vjeçari.

    Ai tha se ishte “jashtëzakonisht i lumtur” që ekipi i ekspertëve nga muzeu Amgueddfa Cymru dhe Universiteti i Cardiffit arriti ta zbulonte kodin, pasi vetë kishte kaluar vite duke u përpjekur ta zgjidhte enigmën.

    “U përpoqa ta hapja për rreth 20 vjet. Provoja të lëvizja unazat dhe të gjeja kombinimin e duhur, por pa sukses. Me ndihmën e teknologjisë moderne, arritëm të zgjidhnim atë që mund të quhet vërtet një kod i stilit të Da Vinçit”, tha ai.

    “Për mua, ishte sikur të hapja Arkën e Besëlidhjes. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe vërtet i emocionuar”, shtoi Hughes.

    Zbulimi i kodit, një enigmë e ndërlikuar

    Dr. David Williams, bashkëpunëtor kërkimor në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Cardiffit, tha se fillimisht kishte qenë skeptik kur iu kërkua të përdorte pajisjen e skanimit për të zgjidhur misterin.

    “Është një sfidë, sepse pajisja që kemi nuk është projektuar posaçërisht për këtë qëllim”, shpjegoi ai.

    Sipas Williamsit, bëhet fjalë për skanim me mikro-CT, një teknologji e ngjashme me atë që përdoret në spitale, por e përshtatur për objekte shumë më të vogla.

    Ai tha se ishte gjithmonë i gatshëm të përballej me sfida dhe të zgjidhte enigma të tilla.

    “Bëmë skanimin e parë për të parë nëse mund të dallonim diçka dhe u befasuam kur arritëm të shihnim shkronjat. Skanimi i dytë dështoi plotësisht, por në të tretin provuam një qasje tjetër dhe arritëm ta zbulonim kodin. U mahnita që ia dolëm”, tha ai.

    Hughes ia dorëzoi koleksionin e artefakteve muzeut Amgueddfa Cymru në vitin 2017. Koleksioni, me drynin në qendër, u ekspozua në Muzeun Swansea Waterfront në korrik të vitit 2026.

    Kuratori i lartë Alastair Willis e cilësoi zbulimin e kodit “ANCE” si të jashtëzakonshëm.

    Sipas tij, zgjidhja ishte veçanërisht e ndërlikuar, pasi dryni kishte katër unaza të veçanta, secila me nga gjashtë shkronja. Kjo krijonte gjithsej 1.296 kombinime të mundshme, ndërsa shkronjat duhej të rreshtoheshin saktësisht me mekanizmin e mbylljes në pjesën e sipërme.

    “Për ta bërë edhe më të ndërlikuar, në skajet e drynit kishte shkronja të tjera që nuk lëviznin dhe që nuk kishin lidhje me kodin. Duket sikur ishin vendosur për të hutuar hajdutët e mundshëm”, tha Willis.

    Kolegia e tij, kuratorja e lartë Siân Iles, tha se dryni ishte ruajtur në gjendje të shkëlqyer dhe ofron një pasqyrë të rëndësishme për periudhën kur ishte përdorur.

    “Ky është një shembull i mrekullueshëm i një dryni që ende funksionon ashtu siç do të funksiononte qindra vjet më parë”, tha ajo.

    Sipas Iles, fakti që dryni u gjet shumë pranë rrënojave të anijes “Ann Francis” dhe në mesin e objekteve të tjera të koleksionit ndihmon në përcaktimin më të saktë të periudhës së tij.

    Ajo shtoi se dryni ishte në gjendje shumë më të mirë se ekzemplarët e tjerë që kishte parë, të cilët zakonisht janë të ndryshkur ose të dëmtuar në pjesë të ndryshme.

    “Është një objekt i vogël, prandaj ka të ngjarë të ketë shërbyer për të mbyllur një sënduk ose një kuti të vogël. Nuk e dimë çfarë kishte brenda dhe kjo është pjesë e historisë. Ka gjëra që ndoshta nuk do t’i mësojmë kurrë, por ky dry ishte i rëndësishëm për personin që e dinte kodin”, u shpreh ajo.

    Çfarë duhet të bëni nëse zbuloni një thesar?

    Në Mbretërinë e Bashkuar, përcaktimi i asaj që konsiderohet thesar bëhet në bazë të Ligjit për Thesaret të vitit 1996.

    Në Uells, personat që zbulojnë një objekt që mund të klasifikohet si thesar duhet ta raportojnë atë te zyrtari përgjegjës për gjetjet arkeologjike (Finds Liaison Officer) brenda 14 ditësh nga zbulimi ose nga momenti kur kuptojnë se objekti mund të ketë vlerë arkeologjike dhe të përmbushë kriteret ligjore për t’u cilësuar thesar.

    Detyrimi për raportim vlen vetëm për objektet që përkufizohen zyrtarisht si thesar. Mosraportimi mund të ndëshkohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    Rregulla të ndryshme zbatohen në Skoci dhe Irlandën e Veriut.

    Pas raportimit, zyrtari përgjegjës ose një kurator muzeu kontakton personin që e ka zbuluar objektin për të marrë informacione se si dhe ku është bërë zbulimi. Më pas përgatitet një raport, ndërsa çështja shqyrtohet edhe nga një gjykatës hetues.

    Zyrtari përgjegjës ndihmon gjithashtu në vlerësimin e objekteve nga ekspertët, për të përcaktuar nëse ato përmbushin kriteret ligjore të Ligjit për Thesaret të vitit 1996.

    Nëse një muze shpreh interes për ta marrë objektin, Komiteti për Vlerësimin e Thesareve kërkon që ai të vlerësohet nga një ekspert. Më pas, komiteti i rekomandon sekretarit të shtetit përgjegjës për Kulturën, Median dhe Sportin vlerën e objektit dhe shumën që duhet t’u ndahet personave që kanë të drejtë të përfitojnë nga shpërblimi për zbulimin. /Telegrafi/

  • Family health and unexpected costs: Why is health insurance important?

    A visit to a doctor, additional tests, and an unplanned treatment may quickly change a family’s budget. A practical question arises in such situations: How will expenses be handled?

    In Kosovo, this issue takes on special importance. International health analyses have enumerated challenges in system financing and a considerable burden of payments that citizens cover directly from pocket. For families, the need for medical services can thus be accompanied by expenses not anticipated in the monthly budget.

    This makes planning health expenses an important part of family well – being. Just as it is planned for child schooling or residence, so health care deserves attention before an urgent need arises.

    What role does family health insurance play?

    Family health insurance creates a form of financial support for police services. By means of a planned payment, the family can reduce the burden of cover – up spending, within limits and set conditions.

    Its importance becomes more evident when certain services are needed during the same period: a consultation, diagnostic examination, or hospital treatment. In such cases, the coverage envisioned in police can help make spending easier.

    Still, choosing insurance requires information. Before the contract is bound, it is important to understand covered services, limits, payment participation, waiting periods and exemptions. It is equally necessary to know the procedure for obtaining services and seeking compensation.

    Alternatives to Family Needs

    At the Kosovo market, Sardian Insurance offers Family Health Security with alternative coverage for family members. Under the police’s package and conditions, benefits include categories such as ambulance treatments, hospital treatments and pharmaceutical spending. Information on these alternatives, available even in www.scardian.comAllow families to assess coverage in relation to their financial needs and opportunities.

    Health care is being built through daily attention, medical – recommended checks, and timely response to concerns. Insurance fills this care with another element – financial preparation.

    Because when a family member needs treatment, the opportunity to focus more on health and less on expenses is of special value.

    Source Layer: Insander

  • Shëndeti i familjes dhe kostoja e të papriturave: pse ka rëndësi sigurimi shëndetësor?

    Shëndeti i familjes dhe kostoja e të papriturave: pse ka rëndësi sigurimi shëndetësor?

    Shëndeti i familjes dhe kostoja e të papriturave: pse ka rëndësi sigurimi shëndetësor?

    Një vizitë te mjeku, analizat shtesë dhe një trajtim i paplanifikuar mund të ndryshojnë shpejt buxhetin e një familjeje. Krahas shqetësimit për shëndetin, në këto situata lind edhe një pyetje praktike: si do të përballohen shpenzimet?

    Në Kosovë, kjo çështje merr rëndësi të veçantë. Analizat ndërkombëtare për shëndetësinë kanë evidentuar sfida në financimin e sistemit dhe një barrë të konsiderueshme të pagesave që qytetarët i mbulojnë drejtpërdrejt nga xhepi. Për familjet, nevoja për shërbime mjekësore mund të shoqërohet kështu me shpenzime që nuk ishin parashikuar në buxhetin mujor.

    Kjo e bën planifikimin e shpenzimeve shëndetësore një pjesë të rëndësishme të mirëqenies familjare. Ashtu si planifikohet për shkollimin e fëmijëve apo për banimin, edhe kujdesi shëndetësor meriton vëmendje përpara se të lindë një nevojë urgjente.

    Çfarë roli ka sigurimi shëndetësor familjar?

    Sigurimi shëndetësor familjar krijon një formë mbështetjeje financiare për shërbimet që përfshihen në policë. Përmes një pagese të planifikuar, familja mund të zvogëlojë barrën e shpenzimeve të mbuluara, brenda limiteve dhe kushteve të përcaktuara.

    Rëndësia e tij bëhet më e dukshme kur nevojiten disa shërbime gjatë të njëjtës periudhë: një konsultë, ekzaminime diagnostikuese apo trajtim spitalor. Në raste të tilla, mbulimi i parashikuar në policë mund të ndihmojë që shpenzimet të përballohen më lehtë.

    Megjithatë, zgjedhja e sigurimit kërkon informim. Para lidhjes së kontratës, është e rëndësishme të kuptohen shërbimet e mbuluara, limitet, pjesëmarrja në pagesë, periudhat e pritjes dhe përjashtimet. Po aq e nevojshme është të dihet procedura për marrjen e shërbimeve dhe kërkimin e kompensimit.

    Alternativa për nevojat e familjes

    Në tregun e Kosovës, Scardian Sigurime ofron Sigurimin Shëndetësor Familjar me alternativa mbulimi për anëtarët e familjes. Sipas paketës dhe kushteve të policës, përfitimet përfshijnë kategori si trajtimet ambulantore, trajtimet spitalore dhe shpenzimet farmaceutike. Informacionet mbi këto alternativa, të disponueshme edhe në www.scardian.com, u mundësojnë familjeve të vlerësojnë mbulimin në raport me nevojat dhe mundësitë e tyre financiare.

    Kujdesi për shëndetin ndërtohet përmes vëmendjes së përditshme, kontrolleve të rekomanduara nga mjeku dhe reagimit në kohë ndaj shqetësimeve. Sigurimi e plotëson këtë kujdes me një element tjetër: përgatitjen financiare.

    Sepse, kur një familjar ka nevojë për trajtim, mundësia për t’u përqendruar më shumë te shëndeti dhe më pak te shpenzimet ka vlerë të veçantë.

    Burimi: Insajderi

  • Marta Kos’s proposal revealed when Albania to close EU membership negotiations

    Today at 1: 00 p.m., Enlargement Commissioner Marta Kos will show the European Parliament the European Commission’s plan to expand the union.

    A diplomatic source in Brussels told Top Channel journalist that Commissioner Marta Kos will tell the European Parliament that Albania by the end of 2026 will close 6 chapters and by the end of 2027 will close the remaining 25 chapters.

    Besides the Progress report today in Brussels, Commissioner Marta Kos will also present what is known as the Guide with concrete dates for countries which aspire to full EU membership. /tch

  • Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

    Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

    Sot në ora 13:00, komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Evropian planin e Komisionit Evropian për zgjerimin e unionit.

    Një burim diplomatik në Bruksel i tha gazetarit të Top Channel, se komisionerja Marta Kos do t’i thotë parlamentit evropian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”.

    Krahas Progres raportit sot në Bruksel, Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE. /tch

  • Terva, British ambassador discuss killings of women in Kosovo

    The recent cases of women’s murders in Kosovo and the need for preventing violence against them have been the focus of meeting between the chairman of the Islamic Community of Kosovo, Mufti Naim Ternava, and Ambassador to the United Kingdom in Kosovo Jonathan Hargreaves.

    According to the Kosovo Islamic Community announcement, Ternava hosted the British ambassador with whom he discussed current developments, possibilities of co-operation and issues of common interest today.

    During the meeting, there was also discussion about the importance of joint institutional and social engagement in preventing this disturbing phenomenon, the report says.

    In this context, Mufti Ternava announced the ambassador for his and Islamic Community engagement in this regard, stressing that religious institutions can contribute through education, awareness and promotion of respect for life and human dignity.

    On the other hand, Ternava stressed the importance of co-operation between institutions and social factors in fighting violence against women, as well as building a society where respect, security and responsibility prevail.

    Meanwhile, Ambassador Hargrees praised the possibility of the meeting and expressed readiness to review the possibilities of co-operation in areas of common interest.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tërnava dhe ambasadori britanik diskutojnë për vrasjet ndaj grave në Kosovë

    Tërnava dhe ambasadori britanik diskutojnë për vrasjet ndaj grave në Kosovë

    Tërnava dhe ambasadori britanik diskutojnë për vrasjet ndaj grave në Kosovë

    Rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë dhe nevoja për parandalimin e dhunës ndaj tyre kanë qenë në fokus të takimit mes kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Tërnava e priti sot në takim ambasadorin britanik, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale, mundësitë e bashkëpunimit dhe çështje me interes të përbashkët.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për “domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët institucional dhe shoqëror në parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese”, thuhet në njoftim.

    Në këtë kontekst, Myftiu Tërnava e njoftoi ambasadorin për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame në këtë drejtim, duke theksuar se institucionet fetare mund të japin kontribut përmes “edukimit, vetëdijesimit dhe promovimit të respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor”.

    Tutje, Tërnava theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe faktorëve shoqërorë në luftimin e dhunës ndaj grave, si dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotërojnë “respekti, siguria dhe përgjegjësia”.

    Ndërkaq, ambasadori Hargreaves vlerësoi mundësinë e takimit dhe shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dried drugs near schools, 18-year-old Lezha arrested

    An 18-year-old, identified as Klevis Paplekaj, has been arrested in Lezha, after allegedly distributing narcotics Cannabis Stresa on the dosa, mainly in the vicinity of schools. During the code-named operation Impulsão, police seized 83 doses of drugs, allegedly prepared for sale, as well as a mobile phone.

    The code-named operation “Impuls” is finalised, a case of narcotics sales Cannabis Svjeta in doses, mainly in the vicinity of schools. He is caught in the flaggard and put in handcuffs of the 18-year-old who carried out this criminal activity. There are 83 doses of suspected narcotic Cannabis Specta and the arrest cell phone.

    Experts at the Narcotics Investigation Section, in co-operation with the Department of Operational Support for Investigation, DVP Lezha, in the implementation of the Operational Plan, clean school, for the prevention and crackdown of criminal activity in the vicinity of schools, based and on information provided on operational routes, have organised and finalised the code-named operation Impuls. As a result of this operation, citizen K was arrested. P., 18, resident of Ishul Lezha.

    This citizen was apprehended inflict by police services, where doses of suspected narcotic Cannabis Siveta were found during physical control. Next, additional doses of this subject were found during the search at the residence, ready for sale.

    Investigations suspect that this citizen was selling doses of narcotic Cannabis Siveta in the town of Lezha, mainly in the vicinity of schools. In the quality of the material evidence, 83 doses of the suspected narcotic Cannabis Sivra and 1 mobile phone were seized. The procedure materials referred to the Prosecution Court for Further Action.

    Source Layer: Insander

  • Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

    Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

    Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

    Një 18-vjeçar, i identifikuar si Klevis Paplekaj është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave. Gjatë operacionit të koduar “Impuls”, policia sekuestroi 83 doza droge, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për shitje, si dhe një celular.

    Finalizohet operacioni i koduar “Impuls”, goditet një rast i shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe celulari i të arrestuarit.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Burimi: Insajderi

  • Montero mahnitet nga Zhegrova: Është lojtar i tipit brazilian

    Montero mahnitet nga Zhegrova: Është lojtar i tipit brazilian

    Në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, Montero ka folur për situatën aktuale te Juventusi, trajnerin Luciano Spalletti dhe disa prej futbollistëve të skuadrës bardhezi.

    Duke komentuar paraqitjet e Zhegrovës, uruguaiani ka theksuar se i pëlqen shumë mënyra se si luan kosovari, ndërsa ka kërkuar që atij t’i jepet më shumë hapësirë në fushë.

    “Më pëlqen Zhegrova. Është një lojtar i tipit brazilian. Tani, sa herë që aktivizohet, duhet të luajë më shumë minuta. E kam parë edhe në Francë. Duhet durim”, ka deklaruar Montero.

    Ai ka kujtuar gjithashtu se edhe Zinedine Zidane kishte pasur nevojë për kohë për t’u përshtatur me Juventusin, duke përmendur se klubi në atë periudhë kishte menduar edhe largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

    “Kur Zidane erdhi në Torino, Juventusi dëshironte ta largonte që në janar. Pastaj e pamë se çfarë lojtari u bë. Nuk është e lehtë të përshtatesh me ndryshimet, sepse fanella e Juventusit ka peshë. Ne duam gjithçka menjëherë dhe Juventusi duhet të fitojë çdo ditë”, ka shtuar ai.

    Montero është pyetur edhe se si do të vepronte nëse do të përballej me Zhegrovën në një duel mbrojtës, duke pranuar se ndalja e tij do të ishte mjaft e vështirë.

    “Do të ishte e vështirë. Kur ai niset me topin drejt teje, bëhet shumë e komplikuar. Gjithmonë duhet ta shikosh topin, jo lojtarin. Nëse vepron kështu, ndonjëherë mund ta fitosh topin, përndryshe ai të kalon”, është shprehur ish-mbrojtësi.

    Në intervistë, Montero ka folur edhe për trajnerin Spalletti, duke thënë se futbollistët po e ndjekin atë, por ka theksuar rëndësinë që skuadra të besojë plotësisht në projektin e tij dhe të japë maksimumin në çdo ndeshje.

    Ai ka komentuar edhe talentin e Kenan Yildizit, duke vlerësuar jo vetëm cilësitë e tij teknike, por edhe mentalitetin dhe aftësinë për të përballuar presionin.

    Burimi: RTKLive