Blog

  • Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen

    Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen

    Klubi madrilen ka bërë hapa të rëndësishëm për ta siguruar 16-vjeçarin, për të cilin interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.

    Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij lidhur me kushtet e kontratës së ardhshme.

    Kjo lëvizje shihet si një hap i rëndësishëm nga presidenti Florentino Perez, i cili synon ta sjellë në Madrid talentin e ri, pavarësisht konkurrencës së madhe nga klubet rivale.

    Transferimi i Gabrielit në kryeqytetin spanjoll parashihet të realizohet në qershor të vitit 2027.

    Përveç Real Madridit, në garë për futbollistin anglezo-irlandez kanë qenë edhe Barcelona, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini, të cilat kanë kontaktuar lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

    Megjithatë, madrilenët duket se kanë vepruar më shpejt se rivalët dhe aktualisht janë në pozitë më të favorshme për ta përmbyllur marrëveshjen.

    Nëse gjithçka shkon sipas planit, JJ Gabriel mund të bëhet një tjetër investim i rëndësishëm i Real Madridit për të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • UNICEF alarmon: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

    UNICEF alarmon: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

    Të dhënat janë bërë publike nga udhëheqësja globale e UNICEF-it për shëndetin mendor, Zeinab Hijazi, gjatë një diskutimi mbi gjendjen e shëndetit mendor te fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

    Duke folur për sfidat me të cilat përballen adoleshentët, Hijazi ka theksuar se shqetësimet psikologjike nuk mund të kuptohen vetëm përmes diagnozave, pasi edhe të rinjtë që nuk kanë një diagnozë mund të përjetojnë vështirësi serioze emocionale.

    “Një i ri pa diagnozë mund të jetë duke përjetuar shqetësime të konsiderueshme, ndërkohë që vazhdon të ndjekë shkollën dhe duket se po ia del mbanë”, ka deklaruar ajo.

    Sipas përfaqësueses së UNICEF-it, shëndeti mendor i të rinjve ndikohet nga shumë faktorë, përfshirë kushtet ekonomike, marrëdhëniet shoqërore dhe ambientin ku ata rriten.

    Ajo ka veçuar varfërinë, pabarazinë, dhunën, diskriminimin dhe mungesën e ndjenjës së përkatësisë si disa prej faktorëve që mund të ndikojnë në mirëqenien psikologjike.

    “Vuajtja psikologjike nuk vjen vetëm nga brenda një personi, por edhe nga kushtet në të cilat njerëzit rriten dhe jetojnë, përfshirë varfërinë, pabarazinë, dhunën, diskriminimin dhe mungesën e ndjenjës së përkatësisë dhe mundësive”, ka thënë Hijazi.

    Ajo ka rikujtuar gjithashtu përmasat globale të problemit, duke theksuar se më shumë se një miliard njerëz në botë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor, ndërsa rreth një në shtatë adoleshentë të moshës 10 deri në 19 vjeç përjeton një çrregullim mendor.

    Në këtë kontekst, Hijazi ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së hershme për të rinjtë dhe nevojën për të rritur investimet në shërbimet e shëndetit mendor.

    Ajo ka kërkuar që institucionet të mos përqendrohen vetëm në identifikimin e personave që kanë nevojë për ndihmë, por edhe në vlerësimin e qasjes së tyre në shërbime dhe efektivitetin e mbështetjes që marrin.

    Rritja e përqindjes së raportuar nga 3.4 në 10 për qind brenda 13 vjetësh e vendos shëndetin mendor të nxënësve në Kosovë në qendër të vëmendjes dhe nënvizon rëndësinë e masave konkrete për mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve dhe adoleshentëve.

    Burimi: RTKLive

  • DOKU.TECH 2026 rikthehet në Prishtinë me temën “The Future is Calling”

    DOKU.TECH 2026 rikthehet në Prishtinë me temën “The Future is Calling”

    Më 5 dhe 6 nëntor 2026, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë pikëtakimi i profesionistëve të teknologjisë, inovatorëve, sipërmarrësve dhe të rinjve në edicionin e 13-të të DOKU.TECH, një prej ngjarjeve të rëndësishme të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

    Nën temën “The Future is Calling”, konferenca e organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation) do të trajtojë zhvillimet që po formësojnë të ardhmen, nga inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital te kreativiteti dhe inovacioni. Programi dyditor sjell folës ndërkombëtarë, diskutime, punëtori praktike dhe mundësi për bashkëpunim ndërmjet komunitetit të teknologjisë dhe biznesit.

    Detajet

    Data: 5 – 6 nëntor 2026
    Vendndodhja: Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
    Lloji i eventit: Konferencë e teknologjisë dhe inovacionit
    Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim të obligueshëm

    Programi?

    DOKU.TECH 2026 do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, me aktivitete që ndërthurin diskutimet profesionale, prezantimet dhe përvojat praktike.

    Programi përfshin:

    • Ligjërata dhe diskutime: Prezantime nga folës vendorë dhe ndërkombëtarë mbi inteligjencën artificiale, transformimin digjital dhe zhvillimet teknologjike.
    • Masterclasses: Sesione praktike që u mundësojnë pjesëmarrësve të eksplorojnë tema dhe qasje të reja nga industria e teknologjisë.
    • DIY Fair: Hapësirë për prezantimin e projekteve, prototipave dhe zgjidhjeve inovative, ku vizitorët mund të ndërveprojnë drejtpërdrejt me krijuesit.
    • Diskutime interaktive: Shkëmbim perspektivash mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri, biznes dhe të ardhmen e punës.
    • Networking: Mundësi për takime dhe bashkëpunime ndërmjet profesionistëve, sipërmarrësve, studentëve dhe komunitetit teknologjik.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Zhvillimet më të fundit teknologjike: Njihuni me trendet dhe mundësitë që po krijojnë inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital.
    • Ekspertizë ndërkombëtare: Ndiqni prezantime dhe diskutime nga profesionistë dhe inovatorë të fushës së teknologjisë.
    • Përvojë praktike: Eksploroni projekte inovative në DIY Fair dhe merrni pjesë në masterclasses.
    • Mundësi për networking: Krijoni kontakte me sipërmarrës, profesionistë të industrisë, studentë dhe organizata të teknologjisë.
    • Zhvillim profesional: Zbuloni ide, njohuri dhe perspektiva të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e karrierës apo të biznesit tuaj.

    Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrësit

    Pjesëmarrja në DOKU.TECH 2026 është falas, por regjistrimi paraprak është i obligueshëm për shkak të numrit të kufizuar të vendeve.

    Të interesuarit mund të sigurojnë pjesëmarrjen përmes platformës zyrtare të regjistrimit:

    Regjistrohuni për DOKU.TECH 2026

  • Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në Prilep, ndalohet një person

    Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në Prilep, ndalohet një person

    Më 03.11.2026, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria A.S. (27) nga Prilepi.

    “Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse në Prilep, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”.

    “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër personit do të paraqitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

  • Brussels today publishes Kosovo report, draft warned lack of progress

    The European Commission will publish the Kosovo Report for 2026 today, November 4th. According to the European Union Office in Kosovo, the document will be released within the framework of the Minister of Enlargement Pack.

    The draft had warned lack of progress, while final estimates are expected to be made public with the full report.

    EU Enlargement Commissioner Marta Kos will present the findings of the package before the European Parliament’s Foreign Affairs Commission. The presentation starts at 1: 00 p.m. and will be broadcast live.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Brukseli publikon sot raportin për Kosovën, drafti paralajmëroi mungesë përparimi

    Brukseli publikon sot raportin për Kosovën, drafti paralajmëroi mungesë përparimi

    Brukseli publikon sot raportin për Kosovën, drafti paralajmëroi mungesë përparimi

    Komisioni Evropian do ta publikojë sot, më 4 nëntor, Raportin për Kosovën për vitin 2026. Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dokumenti do të dalë në kuadër të Pakos Vjetore të Zgjerimit.

    Drafti kishte paralajmëruar mungesë përparimi, ndërsa vlerësimet përfundimtare pritet të bëhen publike me raportin e plotë.

    Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, do t’i prezantojë gjetjet e pakos para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Prezantimi nis në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I didn’t want to live anymore, the Doresha influenced woman relates four years of lily by Albanian girls

    The Albanian Influence who lives in Germany, Doresa, has related the serious experience of lullism, indicating that for four years he was the victim of a group of Albanian girls.

    She published a video on social media, showing that ligoism had a serious impact on her life until she no longer wanted to live.

    Doreza said that she feels stronger today and wants to use her influence to support people who are faced with bulism.

    It called on the victims not to keep silent and to allow others to violate their self-confidence and dignity.

    Source Layer: Insander

  • “Nuk doja më të jetoja”, influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga vajzat shqiptare

    “Nuk doja më të jetoja”, influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga vajzat shqiptare

    “Nuk doja më të jetoja”, influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga vajzat shqiptare

    Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka rrëfyer përvojën e rëndë të bullizmit, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e një grupi vajzash shqiptare.

    Ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se bullizmi kishte ndikuar rëndë në jetën e saj, deri në pikën kur nuk dëshironte më të jetonte.

    Doresa tha se sot ndihet më e fortë dhe dëshiron ta përdorë ndikimin e saj për të mbështetur personat që përballen me bullizëm.

    Ajo u bëri thirrje viktimave të mos heshtin dhe të mos lejojnë që të tjerët t’ua cenojnë vetëbesimin dhe dinjitetin.

    Burimi: Insajderi

  • Dyfishohet numri i personave që jetojnë me kancer në 20 vjet në Zvicër

    Dyfishohet numri i personave që jetojnë me kancer në 20 vjet në Zvicër

    Rreth gjysmë milioni njerëz në Zvicër jetojnë me një diagnozë të mëparshme ose aktuale të kancerit. Numri i tyre është pothuajse dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit, duke arritur në rreth 495 mijë persona në fund të vitit 2025, ose afërsisht 5.5 për qind të popullsisë së vendit.

    Këto janë të dhënat e një studimi të publikuar në revistën shkencore “Swiss Medical Weekly”, të realizuar nga studiues të Universitetit të Cyrihut dhe Institutit Kombëtar për Epidemiologjinë dhe Regjistrimin e Kancerit (NICER).

    Sipas studimit, numri i personave që kanë pasur një diagnozë të kancerit është rritur mesatarisht me 3.6 për qind në vit te burrat dhe me 3 për qind te gratë, gjatë periudhës 2005–2025. Në përgjithësi, numri i të prekurve është rritur 1.9 herë, raporton Watson.

    Më shumë njerëz po i mbijetojnë kancerit

    Studiuesit theksojnë se kjo rritje nuk lidhet vetëm me shtimin e rasteve të reja. Ndikim kanë edhe plakja e popullsisë, diagnostikimi më i hershëm përmes kontrolleve parandaluese dhe përmirësimi i mundësive të trajtimit.

    Këta faktorë kanë bërë që gjithnjë e më shumë pacientë t’i mbijetojnë sëmundjes dhe të jetojnë për shumë vite pas diagnostikimit.

    Nga rreth 495,300 personat e regjistruar, 253 mijë janë gra dhe 242 mijë burra. Afërsisht gjysma e tyre janë mbi moshën 70-vjeçare.

    Kanceri i prostatës dhe i gjirit më të përhapurit

    Të dhënat tregojnë se kanceri i prostatës është forma më e shpeshtë e kancerit te burrat në Zvicër. Rreth 96,350 burra, ose 40 për qind e të gjithë burrave me diagnozë të kancerit, janë prekur nga kjo sëmundje.

    Te gratë, kanceri i gjirit është më i përhapuri, me rreth 110,320 raste, që përbëjnë 44 për qind të të gjitha rasteve te gratë. Kanceri i lëkurës renditet i dyti më i shpeshti te të dyja gjinitë.

    Shumë pacientë jetojnë më shumë se dhjetë vjet pas diagnozës

    Një tjetër e dhënë e rëndësishme e studimit është se një pjesë e madhe e personave me histori të kancerit kanë jetuar për më shumë se një dekadë pas diagnostikimit, transmeton Telegrafi.

    Rreth 40 për qind e burrave dhe 49 për qind e grave konsiderohen mbijetues afatgjatë, pasi diagnoza e tyre është vendosur më shumë se dhjetë vjet më parë.

    Ndërkohë, 24 për qind e burrave dhe 22 për qind e grave e kanë marrë diagnozën para pesë deri në dhjetë vjetësh.

    Studimi paraqet për herë të parë pas më shumë se dhjetë vjetësh një vlerësim të plotë të prevalencës së kancerit në Zvicër, duke ofruar një pasqyrë më të gjerë të numrit të njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje ose pas saj./Telegrafi/

  • Si ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Amerikë në raport me Kosovën? Kryeziu me analizë politike

    Si ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Amerikë në raport me Kosovën? Kryeziu me analizë politike

    Laura Kryeziu, analiste politike dhe njohëse e procesit zgjedhor amerikan ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të mbrëmshme të mesmandatit në Amerikë ishin shumë më tepër se një fitore e thellë partiake për demokratët.

    Në një analizë lidhur me ndikimin e këtyre rezultateve në raport me Kosovën, Kryeziu shkruan se për Kosovën, ndryshimi i shumicës në Kongres ka rëndësi të drejtpërdrejtë strategjike, sidomos përballë sfidave të sigurisë, dialogut me Serbia dhe synimit tonë për integrim euroatlantik.

    Megjithatë sipas saj, kjo nuk nënkupton automatikisht ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës.

    Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:

    Rezultatet e zgjedhjeve të mbrëmshme të mesmandatit në Amerikë ishin shumë më tepër se një fitore e thellë partiake për demokratët. Ishin një fitore e jashtëzakonshme, e përmasave që demokratët nuk e kanë arritur që nga fundi i viteve ’80 dhe fillimi i viteve ’90. Por, mbi të gjitha, kjo ishte një shprehje e qartë e pakënaqësisë së votuesve dhe një reagim i drejtpërdrejtë ndaj administratës Trump dhe kontrollit republikan mbi Kongresin dhe Senatin.

    Kësaj radhe, votuesit nuk u përcaktuan nga ideologjia apo premtimet politike, por nga realiteti i përditshëm: kostoja e jetesës, çmimet e larta dhe pasiguria ekonomike. Fitoret historike në shtete tradicionalisht republikane, si Texas, Kansas, South Carolina, Ohio dhe Iowa, e bëjnë edhe më të fuqishëm mesazhin e kësaj vote.

    Marrja e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit nga demokratët krijon një realitet të ri politik për Presidentin Trump. Në thelb, politika amerikane po rikthen në qendër një nga parimet themelore të demokracisë amerikane: Check and Balance, pra kthim te kontrolli dhe balanca e pushtetit, ku asnjë institucion nuk mund të veprojë pa u mbikëqyrë dhe kontrollu nga institucionet e tjera.

    Gjatë dy viteve të ardhshme, administrata do të përballet me më shumë mbikëqyrje, negociata dhe nevojë për kompromis. Ky është edhe një prej elementeve që e dallon demokracinë amerikane: votuesit munden me e ndryshu balancën e pushtetit edhe pa e ndryshu presidentin.

    Ndryshimi i balancës politike në Washington ka rëndësi përtej kufijve të Amerikës.

    Për Evropë dhe aleatët e saj, kjo mund të sjellë më shumë parashikueshmëri në marrëdhëniet transatlantike. Sepse. Kongresi e ka një rol thelbësor në financimin, mbikëqyrjen dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike të SHBA-së.

    Për Kosovën, ndryshimi i shumicës në Kongres ka rëndësi të drejtpërdrejtë strategjike, sidomos përballë sfidave të sigurisë, dialogut me Serbia dhe synimit tonë për integrim euroatlantik.

    Por kjo nuk nënkupton automatikisht ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës. Prandaj, është në interesin tonë të ndërtojmë mbështetje të qëndrueshme dypartiake në Washington, si në Kongres e Senat, ashtu edhe në administratë. Miqësia historike me SHBA-në është kapital i çmuar, por duhet të shoqërohet me diplomaci aktive dhe me dëshmi se Kosova është partnere serioze, e qëndrueshme dhe e besueshme.

    Në fund, për Kosovën nuk ka rëndësi vetëm kush fiton zgjedhjet në Amerikë, por edhe sa mirë dimë t’i kuptojmë institucionet amerikane dhe t’i mbrojmë interesat tona në to. Sepse ajo që ndodh në Washington nuk mbetet vetëm në Washington!. /Telegrafi/

    https://telegrafi.com/si-ndikojne-rezultatet-e-zgjedhjeve-te-mesmandatit-ne-amerike-ne-raport-me-kosoven-kryeziu-me-analize-politike/