Blog

  • Trepça dhe Bashkimi në kërkim të fitoreve evropiane

    Trepça dhe Bashkimi në kërkim të fitoreve evropiane

    Trepça dhe Bashkimi në kërkim të fitoreve evropiane

    Trepça dhe Bashkimi do të rikthehen këtë të mërkurë në aksion në FIBA Europe Cup, ku do të synojnë fitore në ndeshjet e radhës të fazës së grupeve.

    Dy ekipet kosovare do të luajnë në udhëtim, me Bashkimin që do të përballet me Biotekno Korfez Basket në Kocaeli të Turqisë, në kuadër të Grupit F.

    Ndeshja do të nisë në orën 17:30.

    Ndërkaq, Trepça do të ketë duelin me skuadrën gjermane Gladiators Trier, në kuadër të Grupit A.

     Kjo sfidë do të zhvillohet në Trier, me fillim nga ora 20:00.

    May be an image of basketball, football, soccer and text

  • Raphael enters Barcelona history, evens one of the club’s icons

    Raphael enters Barcelona history, evens one of the club’s icons

    Barcelona’s Brazilian attacker, Raphael, has achieved another important moment in his career, matching a record of club legend Ronaldinhos.

    The 29-year-old achieved two goals in Barcelona’s 3-0 win over Aston Village, in the context of the fourth lap of the Champions League, bringing the total number of goals marked with the fanella club to 94.

    Raphael initially scored in 52nd minute to double Barcelona’s supremacy, while in the 64th minute he sealed the victory with his second goal.

    Raphael enters Barcelona history, evens one of the club’s icons

    With this twinolous, the Brazilian tied Ronaldinho’s figure, which had also made 94 goals in 207 presentations for Barcelona during 2003-2008.

    This success further strengthens Raphael’s position among Brazilians in the history of the Catalonna club.

    In this ranking, it lags only Rivaldos, Evaristo de Macedos and Neymar. /Telegraph/

  • Raphinha hyn në historinë e Barcelonës, barazon një prej ikonave të klubit

    Raphinha hyn në historinë e Barcelonës, barazon një prej ikonave të klubit

    Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord të legjendës së klubit, Ronaldinhos.

    29-vjeçari realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Aston Villës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke e çuar në 94 numrin e golave të shënuar me fanellën e klubit katalunas.

    Raphinha fillimisht shënoi në minutën e 52-të për ta dyfishuar epërsinë e Barcelonës, ndërsa në minutën e 64-të e vulosi fitoren me golin e tij të dytë.

    Raphael enters Barcelona history, evens one of the club’s icons

    Me këtë dygolësh, braziliani barazoi shifrën e Ronaldinhos, i cili kishte realizuar gjithashtu 94 gola në 207 paraqitje për Barcelonën, gjatë periudhës 2003-2008.

    Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Raphinhas në mesin e brazilianëve më realizues në historinë e klubit katalunas.

    Në këtë renditje, ai mbetet prapa vetëm Rivaldos, Evaristo de Macedos dhe Neymarit./Telegrafi/

  • He once attacked Dehar, today Vetevendosje, and advanced Luan Reka to a high position in the Police

    The Vetevendosje movement, which ten years earlier had pressed charges and doubts against Luan Reka over investigations into the Astrit Dehari case, has already advanced him to the position of the new regional police director in Gjilan, writes Insander newspaper.

    Luan Reka, who in 2016 was deputy director of the Antiterrorism Unit and was involved in the investigation into Vetevendosje activists arrested in connection with the Kosovo Assembly attack, has already been appointed to a key leadership position in Kosovo Police.

    At the time, Vetevendosje had publicly raised doubts about Reka’s ties to the Democratic Party of Kosovo ( PDK). Through a public reaction, the party had claimed it was placed in the position of deputy director of Antiterrorism thanks to the PDK’s influence.

    To support her claim, Vetevendosje had also published photos of Reka in the company of his wife, Miranda Keka, who had been a PDK candidate for deputy. In another photograph, it was seen in the company of former PDK Parliamentary Group chief Zenun Pajaziti.

    These claims were part of the political clash of the time, when Vetevendosje opposed the way investigations and the role of police officials were under way in the case related to the arrest of its activists and the death of Astrit Dehar.

    Ten years later, the situation appears differently. Vetevendosje is now in power and Luan Reka is advanced to the position of the new regional director of police in Gjilan.

    Source Layer: Insander

  • Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Rekën në një pozitë të lartë në Polici

    Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Rekën në një pozitë të lartë në Polici

    Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Rekën në një pozitë të lartë në Polici

    Lëvizja Vetëvendosje, e cila para dhjetë vjetësh kishte ngritur akuza dhe dyshime ndaj Luan Rekës lidhur me hetimet për rastin e Astrit Deharit, tashmë, në kohën kur është në pushtet, e ka avancuar atë në pozitën e drejtorit të ri rajonal të Policisë në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Luan Reka, i cili në vitin 2016 ishte zëvendësdrejtor i Njësisë së Antiterrorizmit dhe ishte përfshirë në zhvillimin e hetimeve ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar në lidhje me rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, tashmë është emëruar në një pozitë të rëndësishme drejtuese në Policinë e Kosovës.

    Në atë kohë, Vetëvendosje kishte ngritur publikisht dyshime për lidhjet e Rekës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një reagimi publik, partia kishte pretenduar se ai ishte vendosur në pozitën e zëvendësdrejtorit të Antiterrorizmit falë ndikimit të PDK-së.

    Për ta mbështetur pretendimin e saj, Vetëvendosje kishte publikuar edhe fotografi të Rekës në shoqëri të bashkëshortes së tij, Miranda Keka, e cila kishte qenë kandidate e PDK-së për deputete. Në një fotografi tjetër, ajo shihej në shoqëri të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

    Këto pretendime ishin pjesë e përplasjes politike të kohës, kur Vetëvendosje kundërshtonte mënyrën se si po zhvilloheshin hetimet dhe rolin e zyrtarëve policorë në rastin që lidhej me arrestimin e aktivistëve të saj dhe vdekjen e Astrit Deharit.

    Dhjetë vjet më vonë, situata paraqitet ndryshe. Vetëvendosje tashmë është në pushtet dhe Luan Reka është avancuar në pozitën e drejtorit të ri rajonal të Policisë në Gjilan.

    Burimi: Insajderi

  • Felt From Life’s Famous Hair Style designer

    Kthe renowned British hair designer and beauty products entrepreneur John Frieda passed away at 75 years of age.

    News of his death was made known by his hair salon through a post in Instagram, which said that he was separated from life peacefully surrounded by family members.

    Frieda was one of the most popular names in the beauty industry, and during his career he worked with many famous figures, including Princess Diana, Madonna, Nicole Kidman, Scarlett Johannson, Jackie Kennedy and Mick Jagger, reports BBC, broadcast Klankosova.tv.

    He became especially familiar with the characteristic hair style he created for actress Joan Lumley in 1976, as well as the line of hair products bearing his name. One of the most successful products was the Friz-Ease serum, created in 1988.

    In 1976 he opened his own salon in London, which soon became a preferred destination for prominent characters. Later, he built an international brand of beauty products, which in 2002 sold to the Japanese company Kao for $450 million.

    Frieda was married to singer Lulu from 1977 to 1990, with whom she had a son. Later, he had a family with Avery Agnelli, with whom he had two children.

    After news of his death, many popular names of the beauty industry have expressed their condolences and have remembered his contribution to this field. /Klankosova. tv

  • Ndahet nga jeta stilisti i famshëm i flokëve

    Ndahet nga jeta stilisti i famshëm i flokëve

    Ndahet nga jeta stilisti i famshëm i flokëve

    Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare stilisti i njohur britanik i flokëve dhe sipërmarrësi i produkteve të bukurisë, John Frieda.

    Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga salloni i tij i flokëve përmes një postimi në Instagram, ku thuhej se ai u nda nga jeta paqësisht, i rrethuar nga familjarët.

    Frieda ishte një nga emrat më të njohur në industrinë e bukurisë dhe gjatë karrierës së tij punoi me shumë figura të famshme, përfshirë princeshën Diana, Madonna-n, Nicole Kidman, Scarlett Johansson, Jackie Kennedy dhe Mick Jagger, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ai u bë veçanërisht i njohur për stilin karakteristik të flokëve që krijoi për aktoren Joanna Lumley në vitin 1976, si dhe për linjën e produkteve të flokëve që mbajnë emrin e tij. Një nga produktet më të suksesshme ishte serumi Frizz-Ease, i krijuar në vitin 1988.

    Në vitin 1976, ai hapi sallonin e tij në Londër, i cili shpejt u bë një destinacion i preferuar për personazhet e njohura. Më vonë, ai ndërtoi një markë ndërkombëtare të produkteve të bukurisë, të cilën në vitin 2002 e shiti te kompania japoneze Kao për 450 milionë dollarë.

    Frieda ishte i martuar me këngëtaren Lulu nga viti 1977 deri më 1990, me të cilën pati një djalë. Më vonë krijoi familje me Avery Agnelli, me të cilën pati edhe dy fëmijë.

    Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë emra të njohur të industrisë së bukurisë kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë kujtuar kontributin e tij në këtë fushë./Klankosova.tv

  • Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, Kurti: Duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

    Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, Kurti: Duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

    Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, Kurti: Duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in.

    Kurti ka theksuar se mirëqenia dhe shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jenë pjesë e rëndësishme e politikave shtetërore, duke vlerësuar se për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor nuk mund të flitet pa u trajtuar edhe kjo çështje.

    Ai ka rikujtuar se në gusht është lansuar raporti “Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, i realizuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

    Sipas tij, raporti ka ofruar një pasqyrë të gjendjes dhe rekomandime për avancimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë.

    “Pas lansimit, nga UNICEF-i kam kërkuar që të mblidhemi përsëri për të reflektuar së bashku mbi gjetjet, për të diskutuar në thelb rekomandimet dhe mbi të gjitha për t’i përcaktuar hapat që duhet t’i ndërmarrim si shtet për të avancuar agjendën e shëndetit mendor në Kosovë. Prandaj, takimi i sotëm duhet të na çojë nga evidenca te veprimi. Tashmë kemi një dokument, mos e të qartë që t’i kuptojmë sfidat dhe nevojat. Përgjegjësia jonë është të përcaktojmë se ku duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona dhe cilat masa kërkojnë për veprim prioritar dhe si mund të punojmë për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm e më të qasshëm për mbështetjen e shëndetit mendor”, ka thënë Kurti.

    Ai ka theksuar se shëndeti mendor nuk është përgjegjësi vetëm e një sektori apo institucioni, por kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorëve të ndryshëm.

    “Shëndeti mendor nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e një sektori apo një institucioni. Ai lidhet me shëndetin, me mjedisin ku ku sojnë fëmijët, me familjet ku rriten ata, me shërbimet sociale dhe shëndetësore që i mbështesin, me sigurinë, komunitetin ku jetojnë dhe me mundësinë që të krijojnë për ta. Pikërisht për këtë arsye sot jemi së bashku përfaqësues të sektorëve dhe institucioneve të ndryshme dhe përgjigjja jonë po ashtu duhet të jetë sa më e integruar”, është shprehur ai.

    Kryeministri ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë mandatit të saj, përfshirë shtesat për fëmijët, mbështetjen për nënat lehona, programin për intervenimin e hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe mundësitë për fuqizimin dhe punësimin e të rinjve.

    Ai ka përmendur edhe progresin në mbijetesën e fëmijëve, duke thënë se vdekshmëria neonatale ka rënë për 27 për qind që nga viti 2020, ndërsa përfshirja e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme është më shumë se dyfishuar.

    Kurti ka thënë se ambicia e Qeverisë është ndërtimi i një sistemi që nuk ndërhyn vetëm në raste krizash, por investon edhe në parandalim dhe identifikim të hershëm. /EO

  • Jeta e Nichit: Është kryefamiljar, nuk i jeton babai (VIDEO)

    Jeta e Nichit: Është kryefamiljar, nuk i jeton babai (VIDEO)

    Jeta e Nichit: Është kryefamiljar, nuk i jeton babai (VIDEO)

    Nur Al Khazali ishte sot mysafire në emisionin “Ora 7” për të diskutuar rreth shtëpisë më të famshme në vend.

    BBVK5 ka filluar shumë intenzivisht me debate që zhvillohen pothuajse gjatë gjithë kohës.

    Ai që po merr vëmendjen e publikut dhe të banorëve brenda është Nichi.

    Nur, ndër të tjera, tha “Nichin e njoh, është shumë i vërtetë. Bile është kryefamiljar se nuk e ka babën.”

    Përveç Nichit, në këtë pjesë të emisionit në mëngjesit u fol edhe për banorët e tjerë dhe zhvillimet e fundit.

    Këtu mund ta ndiqni emisionin e plotë!

  • 'Pse askush s’po guxon me ia përmend Zojës Vali Corleonen?'- diskutime për banoren e BBVK (VIDEO)

    ‘Pse askush s’po guxon me ia përmend Zojës Vali Corleonen?’- diskutime për banoren e BBVK (VIDEO)

    'Pse askush s’po guxon me ia përmend Zojës Vali Corleonen?'- diskutime për banoren e BBVK (VIDEO)

    Edhe sot në emisionin ‘Ora 7’ në Klan Kosova u diskutua për dinamikat e banorëve në Big Brother VIP Kosova 5.

    Gazetarët e emisionit, Blerina, Agoni dhe Klea, bashkë me të ftuarën Nur Al Khazali diskutuan për secilin banor.

    Mes tyre pati mospajtime për shumë banorë, e sidomos për Zojën.

    Nur foli për “të kaluarën e Zojës” dhe se as nuk do të donte të komentonte për të.

    Por, gazetari Agon Rexhepi iu kundërvu komentit duke deklaruar se “banorët nuk janë aty për të gjykuar të kaluarën e njëri-tjetrit, por për të gjykuar performancën dhe lojën benda shtëpisë”

    Këtu mund ta ndiqni të plotë diskutimin rreth dinamikave të BBVK5!