Trepça dhe Bashkimi në kërkim të fitoreve evropiane

Trepça dhe Bashkimi në kërkim të fitoreve evropiane

Written by

in

Trepça dhe Bashkimi në kërkim të fitoreve evropiane

Trepça dhe Bashkimi do të rikthehen këtë të mërkurë në aksion në FIBA Europe Cup, ku do të synojnë fitore në ndeshjet e radhës të fazës së grupeve.

Dy ekipet kosovare do të luajnë në udhëtim, me Bashkimin që do të përballet me Biotekno Korfez Basket në Kocaeli të Turqisë, në kuadër të Grupit F.

Ndeshja do të nisë në orën 17:30.

Ndërkaq, Trepça do të ketë duelin me skuadrën gjermane Gladiators Trier, në kuadër të Grupit A.

 Kjo sfidë do të zhvillohet në Trier, me fillim nga ora 20:00.

May be an image of basketball, football, soccer and text