Blog

  • Bashkëlojtari i del në mbrojtje portierit Owono pas tragjedisë që i mori jetën Jesus de Miguelit

    Bashkëlojtari i del në mbrojtje portierit Owono pas tragjedisë që i mori jetën Jesus de Miguelit

    Futbollisti i FC Andorra, Hugo Solozabal, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që tronditi futbollin spanjoll, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Jesus de Miguelit, i cili ndërroi jetë të martën, në moshën 30-vjeçare.

    Në të njëjtën kohë, Solozabal ka dalë në mbështetje të bashkëlojtarit të tij, portierit Jesus Owono, i cili ishte i përfshirë në përplasjen me De Miguelin gjatë ndeshjes së së hënës.

    Portieri nga Guinea Ekuatoriale pati një kontakt të fortë me sulmuesin në fushë, ndërsa ky i fundit më pas pësoi arrest kardiak.

    Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, De Miguel nuk arriti t’i mbijetonte kësaj ngjarjeje dhe vdiq një ditë më vonë.

    Përmes një reagimi publik, Solozabal ka treguar se si kjo ngjarje ka ndikuar emocionalisht te Owono, duke kërkuar që të kuptohet se përplasja ishte një incident i paqëllimshëm.

    “Dua të them disa fjalë për shokun tim të skuadrës, portierin dhe mikun tim, i cili është prekur thellë nga ajo që ka ndodhur. Ata që e njohin, e dinë se çfarë njeriu është, sa shumë po vuan në këto momente dhe se ai nuk do t’i shkaktonte kurrë dëm dikujt me qëllim”, ka shkruar Solozabal.

    Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në futbollin spanjoll dhe ka sjellë reagime të shumta nga futbollistë, klube dhe personalitete të sportit, në nderim të De Miguelit. /Telegrafi/

  • Lajm i mirë për fansat e "John Wick" - Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

    Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

    Aktori Keanu Reeves do të rikthehet në “John Wick”, por këtë herë jo vetëm në ekranin e madh, por edhe në një videolojë të re me buxhet të lartë, e cila po zhvillohet nga studioja Saber Interactive.

    Reeves do t’i japë personazhit zërin dhe pamjen e tij, ndërsa në projekt është përfshirë edhe regjisori i katër filmave të kësaj sage, Chad Stahelski.

    Videoloja do të jetë një aksion me një lojtar, e parë nga perspektiva e personit të tretë.

    Keanu

    Ngjarjet do të zhvillohen disa vite para filmit të parë të vitit 2014, duke sjellë një version më të ri të John Wick, në kohën kur ai ishte ende një vrasës me pagesë.

    Historia do të zbulojë më shumë për të kaluarën e tij, ndërsa krahas personazheve të njohur do të shfaqen edhe figura të reja të krijuara posaçërisht për lojën.

    Aksioni do të përfshijë përleshje fizike, shkëmbime zjarri, arte marciale dhe skena me automjete, duke synuar të sjellë stilin karakteristik të filmave.

    Sipas zhvilluesve, versioni i ri i Wick do të ketë një mënyrë më të ashpër dhe instinktive të luftimit, ndryshe nga lëvizjet më të rafinuara që publiku njeh nga filmat.

    – YouTube www.youtube.com

    Loja po zhvillohet për PlayStation 5, Xbox Series X/S dhe kompjuterë, por ende nuk është bërë i ditur titulli zyrtar apo data e publikimit.

    Edhe pse është përmendur viti 2028 si mundësi, studioja ka sqaruar se ky afat nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Ndërkohë, fansat e sagës presin edhe filmin e pestë të “John Wick”, zhvillimin e të cilit e ka konfirmuar tashmë kompania Lionsgate, me Reeves që pritet të rikthehet në rolin kryesor.

    Saga nisi në vitin 2014 dhe, përveç katër filmave, është zgjeruar edhe me serialin “The Continental” dhe filmin “Ballerina”. /Telegrafi/

  • Çfarë na tregojnë për historinë e artit versionet e kryeveprave klasike nga Botero

    Çfarë na tregojnë për historinë e artit versionet e kryeveprave klasike nga Botero

    Pikturat gazmore të artistit kolumbian Fernando Botero i ripërfytyrojnë veprat më ikonike dhe më të famshme të artit historik evropian. Çfarë zbulon vizioni i tij i veçantë për historinë e artit – dhe për vendin e Amerikës Latine në të?

    Nga: Precious Adesina / BBC (titulli: ‘A way of celebrating presence’: What Botero’s rotund remakes of classical masterpieces tell us about art history)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Në një pikturë të artistit të ndjerë kolumbian Fernando Botero, një grua e veshur me një fustan të gjelbër e shikon drejtpërdrejt shikuesin. Në sfond është një peizazh natyror dhe një vello e tejdukshme i mbulon flokët e errët e kaçurrelë. Së bashku me vetullat e saj mezi të dukshme, portreti i referohet qartazi Mona Lizës së Leonardo da Vincit. Megjithatë, ai mbart të gjitha tiparet veçuese që e bëjnë menjëherë të dallueshme si vepër të Boteros: figura ka trup të rrumbullakosur, kokë të madhe dhe tipare të vogla të fytyrës.

    Mona Liza (1978) është njëra prej disave veprave të piktorit dhe skulptorit që ripërfytyrojnë në botë – në stilin e tij karakteristik, të njohur si “Boterizmi” [Boterismo] – disa prej veprave dhe motiveve më të famshme artistike. Figurat dhe objektet bëshme të Boteros e kanë bërë atë një nga artistët më lehtësisht të dallueshëm në Amerikën Latine. “Disa artistë kanë gjuhë shumë personale dhe njëri prej tyre është Botero – gjithmonë do ta dalloni ndonjë vepër të tij”, thotë Belén Herrera Ottino, drejtoreshë e Galerisë “Opera” në Madrid. Dega e galerisë në Londër po paraqet aktualisht – dhe deri në fund të nëntorit – ekspozitën Fernando Botero: Në lavdërim të një bote të zmadhuar [Fernando Botero: in Praise of an Amplified World].

    “Mona Lisa” (1978) e Fernando Boteros e ripërfytyron kryeveprën e Leonardo da Vincit (Fernando Botero / Pjesë e Koleksionit të Artit të Bankës së Republikës së Kolumbisë

    Stili i veçantë i Boteros i ka sjellë famë ndërkombëtare. Piktura e tij Mona Liza, dymbëdhjetë vjeçe (1959) u ble nga Muzeu i Artit Modern (MoMA) në vitin 1961, skulpturat e tij prej bronzi janë ekspozuar në hapësira prestigjioze publike, përfshirë Parkun e Avenysë në Nju-Jork dhe Pallatin e Elizesë në Paris, ndërsa piktura e tij Muzikantët (1979) arriti çmimin 5.1 milionë dollarë [4.8 milionë euro] në një ankand të [shtëpisë së ankandeve] Christie’s në Nju-Jork në nëntor të vitit 2023 – dy muaj pas vdekjes së tij.

    Por, cili është kuptimi që qëndron pas stilit të veçantë të Boteros – dhe çfarë mund të na tregojë ai për historinë e artit të Evropës dhe Amerikës Latine?

    Për Boteron, ekzagjerimi i objekteve dhe figurave ishte “një mënyrë për të kremtuar praninë e gjërave”, thotë Herrera Ottino, duke shtuar se ishte gjithashtu një “kremtim i jetës dhe i sensualitetit të natyrës”. Gjatë jetës së tij, ai shpjegonte shpesh se qëllimi kryesor i veprave të tij ishte t’ua ngrinte disponimin atyre që i shihnin, gjë që besonte se këtë mund ta bënin sidomos forma dhe ngjyra. “Për të ishte e qartë se, gjatë gjithë historisë, qëllimi i artit ishte të krijonte kënaqësi”, shton i biri i artistit dhe ish-ministri kolumbian i Mbrojtjes, Fernando Botero Zea.

    – Lexo po ashtu: Mendime nga Fernando Botero: Arti duhet të jetë strehë larg vështirësive të jetës

    Fuqia e Boterizmit

    Origjina e Boterizmit mund të gjurmohet deri në vitin 1956, kur Botero jetonte në Meksiko-Siti. Ai pikturoi rastësisht një vrimë tepër të vogël rezonance në një mandolinë te Natyrë e qetë me mandolinë (1957) dhe “ndjeu se instrumenti shpërtheu në vëllim dhe formë”, i thotë Botero Zea, BBC-së. “Ajo ishte dita kur lindi stili i Boteros”. Më pas, artisti i krijoi të gjitha veprat e tij si pjesë të së njëjtës botë të veçantë, ku gjithçka zë hapësirë. “Ka shumë pak artistë që kanë krijuar një univers të tërë të lidhur me një stil të vetëm unik”.

    “Muzikantët” (1979) arriti një çmim shumë të lartë në ankand në vitin 2023, dy muaj pas vdekjes së Boteros(Fernando Botero / Christie’s)

    Shumë piktura, vizatime dhe skulptura të Boteros, krahas veprave nga koleksioni i tij personal (përfshirë vepra të Picassos, Monetit dhe Dalísë), mund të gjenden gjithashtu në Muzeun “Botero” në Bogotë të Kolumbisë. Kur artisti ia dhuroi këto vepra Bankës Qendrore të Kolumbisë (e cila e administron muzeun) në vitin 2000, “ai po e lidhte veprën e vet me traditën evropiane”, i thotë BBC-së, Nicolás Gómez Echeverri, drejtor i arteve në bankë. “Ai po u thotë vizitorëve: ‘emri im është në të njëjtin nivel me këta të tjerët’”.

    Ajo që tregon gjithashtu koleksioni i Muzeut “Botero” është se Botero ishte i fiksuar pas Mjeshtërve të Vjetër evropianë. “Babai im ishte i magjepsur nga artistët e mëdhenj”, thotë Botero Zea. “Ai besonte thellësisht se momenti më i lartë në historinë e artit ishte Renesanca [italiane] dhe se pas kësaj periudhe pati rënie – me përjashtime të shkëlqyera si Picasso dhe piktorët impresionistë”.

    “Menina, sipas Velaskezit” (1982) paraqet Margaret Theresan pesëvjeçare të Spanjës(Fernando Botero)

    Artistit nuk i pëlqente veçanërisht abstraksioni, duke vënë në dukje se popullariteti i veprës së tij vinte si rezultat i largësisë së madhe nga një qasje “ku gjithçka është e errët” dhe ku shikuesi “ndien se i duhet një profesor për t’i treguar nëse është e mirë apo jo”, i tha Botero, Los Angeles Times-it, në vitin 2012. “Besoj se piktura duhet t’i flasë drejtpërdrejt shikuesit”.

    Botero Zea thotë se babai i tij, pasi u shpërngul në Madrid në vitin 1952, në moshën 20-vjeçare, e admironte veçanërisht artin italian. Në atë kohë, Botero studionte në Akademinë prestigjioze Mbretërore të Arteve të Bukura të San Fernandos dhe punonte si kopjues në Muzeun “Prado”. Më pas, Botero pa në vitrinën e një dyqani një libër për piktorin italian të shekullit XV, Piero della Francesca, dhe menjëherë “mori vendimin të shpërngulej në Firence”, thotë Botero Zea.

    Arti që e frymëzoi

    Sipas Botero Zeas, dy vepra arti përcaktuan veçanërisht rrjedhën e karrierës së Boteros. E para është Takimi mes mbretëreshës së Shebës dhe mbretit Solomon (1452-1466) e Piero della Francescas, një afresk i madh që paraqet një skenë biblike ku sundimtari, mbreti Solomon, takohet me mbretëreshën e Shebës. Kjo vepër të çon pas te fëmijëria e Boteros në Medelín të Kolumbisë, ku ai kishte pak mundësi për të vizituar muze arti dhe artin e njihte përmes pikturave dhe skulpturave fetare brenda kishave katolike.

    “Fornarina, sipas Rafaelit” (2009) – stili i artistit u bë i njohur si “Boterizëm”(Fernando Botero)

    Duka dhe dukesha e Urbinos (rreth viteve 1473-1475) e della Francescas, një portret i dyfishtë i frymëzuar nga monedhat dhe medaljet e lashta romake, frymëzoi diptikun e Boteros, Federiko da Montefeltro, Batista Sforca (1998). Në versionin origjinal, duka shikon majtas, duke fshehur anën e fytyrës së tij të shpërfytyruar në një turne me heshta. Teksa Botero nuk e ripërfytyron fytyrën e dukës me këto shenja, ai ua ndërron anët nga të cilat çifti shikon. Të dy janë gjithashtu dukshëm më të bëshëm, duke zënë më shumë vend në telajo.

    Qasja e Boteros ndaj formës bën që shumë njerëz ta perceptojnë veprën e tij thjesht si paraqitje të njerëzve “të shëndoshë”. Te Menina, sipas Velaskezit, ai përqendrohet te figura qendrore e kryeveprës së Diego Velázquezit, Las Meninas (1656) – Margaret Theresa pesëvjeçare e Spanjës. Te Menina e Boteros, fytyra e saj është më topolake dhe trupi më i plotë. Te Fornarina, sipas Rafaelit (2009), ai bën të njëjtën gjë, duke e shndërruar veprën La Fornarina (Portreti i një gruaje të re) (1518-19) të Raphaelit – paraqitjen e një gruaje kryesisht të zhveshur që mban një vello të hollë për të mbuluar pjesën e poshtme të barkut – në një figurë të madhe që buzëqesh.

    Megjithatë, vetë Botero e kundërshtonte shprehimisht termin “i/e shëndoshë”, duke i thënë gazetës spanjolle El Mundo, në vitin 2014: “Nuk pikturoj gra të shëndosha .Askush nuk më beson, por është e vërtetë. Nëse pikturoj një grua, një burrë, një qen ose një kalë, e bëj duke pasur [në mendje] vëllimin”.

    Tërheqja (1984) është ndër veprat e ekspozuara në ekspozitën kushtuar Fernando Boteros(Fernando Botero / Thomas Lim)

    Një tjetër ndikim ishte Beteja e San Romanos – një seri prej tri pikturash të artistit fiorentin Paolo Uccello që paraqesin një përleshje mes forcave fiorentine dhe atyre të Sienës në vitin 1432. Botero Zea vë në dukje një kalë të bardhë të trashë me pajime në qendër të njërës prej veprave. Kafsha bie në sy mes një morie burrash me armatura të errëta, gjë që, sipas Botero Zeas, e bën të duket si “një Botero”.

    Kuaj të ngjashëm mund të gjenden në të gjithë krijimtarinë e Boteros – te Tërheqja (1984), një skenë ku tre kuaj tërheqin trupin e një demi të ngordhur jashtë një arene tradicionale të ndeshjeve me dema.

    Por, fakti që një artist kolumbian ishte kaq i magjepsur nga artistët evropianë ngre pyetje për dukshmërinë – dhe, arti i kujt konsiderohet i rëndësishëm. Duke kujtuar fëmijërinë e tij, Botero Zea tregon se i ati e çonte në shumë prej institucioneve më të mëdha të artit në botë, përfshirë Muzeun Metropolitan të Artit, Luvrin, Galerinë Kombëtare në Londër dhe Uficin në Firence. Ai thotë se Botero tërhiqej shpesh nga veprat më të shquara të artistëve më të njohur në botë.

    Diptiku i Boteros i vitit 1998 u frymëzua nga një portret i dyfishtë i Della Francescas(Fernando Botero)

    Megjithatë, Gómez Echeverri thotë se vepra e Boteros nuk ka të bëjë thjesht me lartësimin e artit perëndimor – në fakt, arti i tij shqyrton marrëdhënien e Kolumbisë me të. Për shembull, ai shpjegon se Mona Liza mund të gjendet e printuar në gjithë vendin. “Këtu afër është një restorant që quhet Mona Liza dhe është piceri”, thotë ai. Edhe një bar në një pjesë të frekuentuar të qytetit e ka Dalín të paraqitur nëpër muret e tij. “Besoj se këto lloj veprash të Boteros, si Mona Liza e tij, ripohojnë mënyrën se si këto imazhe vijnë nga një kontekst tjetër, përtej oqeanit, dhe bëhen pjesë e kulturës sonë pamore latinoamerikane”.

    Fakti që dimë se Botero ishte ndikuar nga arti parakolumbian – i cili shpesh paraqiste forma të mëdha e të rrumbullakosura – gjithashtu e vendos krijimtarinë e tij në një kontekst të ri. “Ai ndihej gjithmonë shumë kolumbian dhe përpiqej gjithmonë ta përfaqësonte mirë këtë vend në skenën ndërkombëtare”, thotë Botero Zea.

    Për Gómez Echeverrin, Botero po e rrëzonte kufirin mes artit të lartë dhe artit të ulët. “Ai po thotë se ai kufi nuk ekziston – ato mund të jenë pjesë e të njëjtit sistem referencash”, thotë ai, duke shtuar se teksa disa mund ta kuptojnë “artin e lartë si evropian, klasik dhe të bardhë”, Botero në mendjen e tij po e përmbyste këtë ide. /Telegrafi/

  • Kurt requires mental health of children and young people to be part of state policies

    Prime Minister Albin Kurti has said the mental health of children and young people should be an integral part of state policies. It has called for institutions to focus on prevention, early identification and offering support to families.

    Kurti spoke at a table organised by the prime minister’s office in co-operation with UNICEF. The discussion was based on report published in August by U NICEF and the University of Pristina Institute of Psychology, which reflects mental health services and psychosocial support for children and young people in Kosovo.

    Today’s meeting should lead us from evidence to action, Kurt said. He urged that institutions determine which measures should be taken with priority and strengthen co-operation between health, education, social services and justice.

    The prime minister also mentioned additions for children, support for lechoa mothers, and the early intervention program for disabled children. According to him, the goal is for children, young people, and their families to know where to turn and receive help on time, wherever they live.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti kërkon që shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve të jetë pjesë e politikave shtetërore

    Kurti kërkon që shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve të jetë pjesë e politikave shtetërore

    Kurti kërkon që shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve të jetë pjesë e politikave shtetërore

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore. Ai ka kërkuar që institucionet të përqendrohen në parandalim, identifikim të hershëm dhe ofrim të mbështetjes sa më pranë familjeve.

    Kurti foli në një tryezë të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in. Diskutimi u mbështet në raportin e publikuar në gusht nga UNICEF-i dhe Instituti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës, i cili pasqyron shërbimet e shëndetit mendor dhe të mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

    “Takimi i sotëm duhet të na çojë nga evidenca te veprimi”, tha Kurti. Ai kërkoi që institucionet të përcaktojnë cilat masa duhen ndërmarrë me përparësi dhe të forcojnë bashkëpunimin mes shëndetësisë, arsimit, shërbimeve sociale dhe drejtësisë.

    Kryeministri përmendi edhe shtesat për fëmijët, mbështetjen për nënat lehona dhe programin e ndërhyrjes së hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Sipas tij, synimi është që fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre ta dinë ku të drejtohen dhe të marrin ndihmë në kohë, kudo që jetojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Details from the tragic case in Italy: 21-year-old Albanian killed mother by beating her mother 10 times with a knife

    New details have been made white by the murder of 39-year-old Meleke Lusha, who was killed in her apartment in Chiari, Italy, while her 21-year-old son, Edward Gannyni, was suspected in the case.

    According to Italian media, the young man allegedly hit his mother about 10 times with a knife in the upper body during the night between November 2nd and 3rd.

    After the event, he left the apartment and for nearly 10 hours moved in his car, an Audi, with clothes allegedly stained with mother’s blood.

    On the morning of November 3, he appeared in the Carabinieri barracks in the Kremlin, where he admitted to having killed his mother. According to Italian media reports, he told authorities: I killed my mother. In our house.

    He Could Not Explain His Motive

    During the interrogation, the 21-year-old admitted the authorship of the crime, but failed to explain why he had prompted the murder.

    According to Italian media, the young man had no criminal precedent. Meanwhile, investigators are working to rebuild the dynamics of the event and dawn its motive.

    Reports suggest that Gianni was running the car despite the driver’s driver’s license was suspended for a violation of traffic regulations.

    Family Story

    Edward Gianni was born in San Bonifacio, in the province of Verona. According to Italian media reports, he had moved with his mother to Chiarir when she was about three years old, after she had separated from her husband and decided to live closer to her brothers and sisters.

    The young man had grown up in this city and, according to reports, was integrated into the local community.

    Meanwhile, Italian authorities are continuing investigations into the full whitelight of the circumstances of the 39-year-old murder.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

    Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

    Detaje nga rasti tragjik në Itali: 21 vjeçari shqiptar vrau nënën duke e goditur 10 herë me thikë

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 39-vjeçares Meleqe Lusha, e cila u vra në banesën e saj në Chiari të Italisë, ndërsa për rastin dyshohet djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani.

    Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se e goditi nënën rreth 10 herë me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit.

    Pas ngjarjes, ai u largua nga banesa dhe për gati 10 orë lëvizi me veturën e tij, një Audi, me rrobat që dyshohet se ishin të përlyera me gjakun e nënës.

    Mëngjesin e 3 nëntorit, ai u paraqit në kazermën e karabinierëve në Kremona, ku pranoi se e kishte vrarë nënën. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai u tha autoriteteve: “E vrava nënën time. Në shtëpinë tonë”.

    Nuk arriti të shpjegonte motivin

    Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk arriti të shpjegonte arsyen që e kishte shtyrë të kryente vrasjen.

    Sipas mediave italiane, i riu nuk kishte precedentë penalë. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e saj.

    Raportimet bëjnë të ditur se Xhani po drejtonte veturën pavarësisht se patentë-shoferi i ishte pezulluar për një shkelje të rregullave të trafikut.

    Historia e familjes

    Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai ishte zhvendosur me nënën në Chiari kur ishte rreth tre vjeç, pasi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe kishte vendosur të jetonte më pranë vëllezërve dhe motrave të saj.

    I riu ishte rritur në këtë qytet dhe, sipas raportimeve, ishte i integruar në komunitetin lokal.

    Ndërkohë, autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së 39-vjeçares.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Humbja e kontrollit të Kongresit, një sfidë e njohur për presidentët amerikanë

    Humbja e kontrollit të Kongresit, një sfidë e njohur për presidentët amerikanë

    Humbja e kontrollit të Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit nuk është një fenomen i panjohur në politikën amerikane. Gjatë historisë, disa presidentë të Shteteve të Bashkuara janë përballur me rezultate të tilla, të cilat kanë ndryshuar ndjeshëm raportin e forcave në Uashington.

    Donald Trump është presidenti i fundit që përballet me këtë situatë, pasi Demokratët kanë fituar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Deri në këto zgjedhje, të dyja dhomat kontrolloheshin nga Republikanët.

    Megjithatë, precedenti i fundit i ngjashëm nuk është i vetmi. Në vitin 1994, presidenti i atëhershëm Bill Clinton pësoi një humbje të rëndë politike, kur Republikanët fituan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Rezultati shënoi fundin e një periudhe të gjatë të dominimit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, që kishte nisur në vitin 1954.

    Një tjetër rast i rëndësishëm ishte ai i vitit 2006, gjatë presidencës së George W. Bush. Republikanët humbën kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Demokratët rikthyen shumicën në Kongres për herë të parë që nga viti 1994.

    Në atë kohë, administrata e Bushit po përballej me pakënaqësi të mëdha publike, kryesisht për shkak të luftës në Irak dhe mënyrës se si ishte menaxhuar kriza pas uraganit Katrina në vitin 2005. Sondazhet e asaj periudhe tregonin se 57 për qind e votuesve nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si presidenti po e drejtonte vendin.

    Historia amerikane njeh edhe disa raste të tjera të humbjes së shumicës në Kongres. Woodrow Wilson u përball me këtë situatë në vitin 1918, Harry Truman në vitin 1946, ndërsa Dwight Eisenhower në vitin 1954.

    Megjithatë, humbja në zgjedhjet e mesmandatit nuk nënkupton domosdoshmërisht fundin e një karriere presidenciale. Bill Clinton është një shembull i qartë, pasi pas disfatës së vitit 1994 arriti të rizgjidhej president në vitin 1996, duke mposhtur kandidatin republikan Bob Dole.

    Rasti i Trumpit rikthen në vëmendje një model të përsëritur në politikën amerikane: zgjedhjet e mesmandatit shpesh shndërrohen në një test të rëndësishëm të mbështetjes publike për presidentin dhe administratën e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

    Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

    Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

    Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në 10% në vitin 2024.

    Kështu ka bërë të ditur udhëheqësja globale e UNICEF-it për shëndetin mendor, Dr. Zeinab Hijazi, gjatë diskutimit për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

    Duke iu referuar raportit për Kosovën, ajo ka theksuar se vendi po përballet me sfida të ngjashme me ato të shteteve të tjera, ndërsa shqetësuese mbetet rritja e përqindjes së të rinjve që raportojnë se kanë tentuar t’i japin fund jetës.

    Sipas Hijazit, më shumë se 1 miliard njerëz në botë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor, ndërsa rreth 1 në 7 adoleshentë të moshës 10 deri në 19 vjeç përjeton një çrregullim mendor.

    “Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në nivel global te personat e moshës 15 deri në 29 vjeç. Pas këtyre shifrave qëndrojnë të rinj me miqësi, talente dhe plane për të ardhmen e tyre. Ka prindër që kërkojnë ndihmë dhe profesionistë që kujdesen shumë, por që mund të kenë shumë pak mundësi për të ofruar”, ka deklaruar ajo.

    Përfaqësuesja e UNICEF-it ka theksuar se shëndeti mendor nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të diagnozave, pasi edhe personat që nuk janë diagnostikuar mund të përballen me shqetësime të konsiderueshme psikologjike.

    “Vetëm një diagnozë nuk na tregon se si është një person. Dikush që jeton me një gjendje të shëndetit mendor mund të përjetojë mirëqenie, marrëdhënie kuptimplota dhe një jetë përmbushëse. Një i ri pa diagnozë mund të jetë duke përjetuar shqetësime të konsiderueshme, ndërkohë që vazhdon të ndjekë shkollën dhe duket se po ia del mbanë, në një periudhë kur është duke zbuluar se kush është dhe duke imagjinuar të ardhmen e tij”, ka thënë Hijazi.

    Ajo ka vlerësuar se problemet e shëndetit mendor nuk lidhen vetëm me gjendjen individuale, por ndikohen edhe nga kushtet sociale dhe ekonomike në të cilat jetojnë njerëzit.

    “Vuajtja psikologjike nuk vjen vetëm nga brenda një personi, por edhe nga kushtet në të cilat njerëzit rriten dhe jetojnë, përfshirë varfërinë, pabarazinë, dhunën, diskriminimin dhe mungesën e ndjenjës së përkatësisë dhe mundësive. Këta faktorë socialë ndikojnë drejtpërdrejt në themelet e mirëqenies në çdo shoqëri, ndërsa sot ndikimi i tyre shtohet edhe nga jeta digjitale, ndryshimet klimatike dhe krizat e njëpasnjëshme”, ka deklaruar ajo.

    Hijazi ka bërë thirrje për më shumë investime në shërbimet e shëndetit mendor, si dhe për mbledhjen e të dhënave që mundësojnë identifikimin e personave që kanë nevojë për mbështetje.

    Sipas saj, është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa të rinj kanë nevojë për ndihmë, por edhe sa prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e duhura dhe sa efektive janë ato. /ksp

  • Bora Baboçi prezanton ekspozitën personale “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

    Bora Baboçi prezanton ekspozitën personale “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

    Artistja Bora Baboçi prezanton ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA, me titull “Imazhe Migruese” (Migratory Images), e kuruar nga Erëmirë Krasniqi. Ekspozita hapet më 8 nëntor 2026 në Prishtinë dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor.

    Përmes kësaj ekspozite, Baboçi eksploron mënyrën se si imazhet lëvizin ndërmjet materialeve dhe konteksteve të ndryshme, duke ndryshuar kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Me fokus në arkitekturën e lëvizshme, teknologjitë e zhvendosjes dhe raportin ndërmjet dukshmërisë e fshehjes, ekspozita sjell një perspektivë bashkëkohore mbi rolin e imazhit në shoqërinë e sotme.

    Detajet

    Data: 8 nëntor – 11 dhjetor 2026
    Ora e hapjes: 19:00
    Vendndodhja: Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA, Rr. UÇK, Kompleksi Qafa, nr. 15, Prishtinë
    Lloji i eventit: Ekspozitë arti bashkëkohor
    Organizatori: Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA

    Programi?

    Ekspozita “Imazhe Migruese” hapet më 8 nëntor 2026, në orën 19:00, në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA.

    Në qendër të ekspozitës është krijimtaria e artistes Bora Baboçi, e prezantuar nën kurimin e Erëmirë Krasniqit.

    Punimet trajtojnë qarkullimin e imazheve ndërmjet materialeve dhe konteksteve, duke eksploruar marrëdhënien mes lëvizjes, zhvendosjes dhe dukshmërisë.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 dhjetor 2026, duke u ofruar vizitorëve mundësinë ta eksplorojnë gjatë kësaj periudhe.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Ekspozita e parë personale: Njihuni me krijimtarinë e Bora Baboçit në prezantimin e saj të parë individual në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
    • Perspektivë bashkëkohore: Eksploroni mënyrën se si imazhet ndryshojnë kuptim gjatë kalimit nga një material apo kontekst në tjetrin.
    • Reflektim mbi kulturën vizuale: Zbuloni pyetje dhe interpretime mbi dukshmërinë, fshehjen dhe mënyrën se si i perceptojmë imazhet sot.
    • Takim me komunitetin artistik: Hapja ofron mundësi për të njohur nga afër praktikën artistike të Baboçit dhe qasjen kuratoriale të Erëmirë Krasniqit.
    • Mundësi vizite: Ekspozita qëndron e hapur deri më 11 dhjetor, duke ofruar kohë të mjaftueshme për ta vizituar.

    Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrësit

    Ekspozita organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA, ndërsa informacione për çmimin e biletave apo kushtet e hyrjes nuk janë specifikuar.

    Për njoftime dhe informacione shtesë rreth ekspozitës, mund të ndiqni publikimin në Instagram.