Blog

  • Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë

    Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë

    Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

    Një ndër temat kryesore të diskutimit ishin edhe rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë dhe nevoja për angazhim të përbashkët institucional e shoqëror për parandalimin e dhunës ndaj grave.

    Myftiu Tërnava e njoftoi ambasadorin për angazhimin e Bashkësisë Islame në këtë drejtim, duke theksuar rolin e institucioneve fetare në edukimin, vetëdijesimin dhe promovimin e respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor, transmeton Klankosova.tv.

    Ai theksoi se luftimi i dhunës ndaj grave kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe faktorëve shoqërorë, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie më të sigurt dhe me më shumë respekt.

    Ndërkaq, ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, vlerësoi takimin dhe shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Klankosova.tv

  • Sonte në MAT: “LUFTË - NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

    Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

    Sonte në MAT: “LUFTË - NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

    Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, fshati Prekaz u shndërrua në cakun e një prej operacioneve më brutale të regjimit serb. Dy mijë pjesëtarë të aparatit ushtarak e policor, të udhëhequr nga struktura të larta të sigurisë, ishin mobilizuar me urdhër nga Sllobodan Milloshevic, me një qëllim të vetëm: eliminimin fizik të familjes Jashari.

    Emisioni MAT sjell detaje ekskluzive dhe të panjohura nga aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka akuzuar në mungesë 35 eksponent të strukturave më të larta komanduese të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Dokumentari zbardh të vërtetën se si njësitë speciale të ardhura nga Serbia, përfshirë ato të udhëhequra nga famëkeqi Milorad Ulemek (“Legia”) dhe Goran Radosavljević (“Guri”), dështuan fillimisht t’i afroheshin kullave, duke detyruar komandën serbe të përdorë mjete të rënda blinduara, tanke dhe artileri kundër grave, fëmijëve e pleqve.

    Dokumentari ka ekspozuar me fotografi, disa nga udhëheqësit e sulmit famëkeq serb në fillim marsin e 1998-tës

    Në këtë dokumentar do të shihni si u drejtua operacioni nga ish-fabrika e municioneve dhe strukturat që u vunë në lëvizje nga Beogradi në Prishtinë. Rrëfimet ekskluzive të dëshmitarëve dhe pjesëtarëve të forcave serbe që dekonspiruan gjithë zinxhirin komandues të sulmit kriminal dhe zbardhin prapaskenat e sulmit tre-ditor mbi lagjen Jashari. Gjithashtu dëshminë e Shekip Fazliut, luftëtar e dëshmitar okular, që flet për sakrificën sublime të Jasharëve, që i dha jehonë luftës së UÇK-së dhe i solli lirinë Kosovës.

    Një rrëfim tronditës për 59 jetët e humbura, përballjen e një familjeje me një shtet të tërë dhe dokumentimin e krimeve dhe brutalitetit të një aparati gjenocidial.

    “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET”

     Sonte në Klan Kosova nga ora 22:10 në Klan Kosova!

  • Festivali “Superheronjtë” rikthehet në QKUK, sjell aktivitete humanitare në shtatë qytete të Kosovës

    Festivali “Superheronjtë” rikthehet në QKUK, sjell aktivitete humanitare në shtatë qytete të Kosovës

    Festivali i filantropisë “Superheronjtë” rikthehet më 4 dhjetor 2026 në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, në Prishtinë, me një aktivitet që synon t’u sjellë buzëqeshje dhe momente të veçanta fëmijëve që po trajtohen në spital.

    Përmes alpinizmit urban dhe performancave sportive në lartësi, festivali ndërthur sportin me solidaritetin dhe angazhimin humanitar. Aktivitetet do të vazhdojnë deri më 27 dhjetor, duke u shtrirë edhe në gjashtë qytete të tjera të Kosovës, me fokus në gjithëpërfshirjen dhe promovimin e vlerave shoqërore.

    Detajet

    Data: 4 – 27 dhjetor 2026
    Ora e fillimit: 11:00, më 4 dhjetor
    Vendndodhja: Klinika e Pediatrisë, QKUK, Prishtinë, si dhe gjashtë qytete të tjera të Kosovës
    Hyrja: Falas

    Programi?

    Festivali nis më 4 dhjetor në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku aktivitetet e alpinizmit urban dhe performancat në lartësi do të jenë pjesë e programit humanitar kushtuar fëmijëve.

    Përmes këtyre aktiviteteve, Superheronjtë synojnë të krijojnë momente gëzimi dhe të përcjellin mesazhe solidariteti e mbështetjeje.

    Programi do të vazhdojë gjatë muajit dhjetor edhe në gjashtë qytete të tjera të Kosovës, ndërsa përmbyllja është paraparë më 27 dhjetor 2026.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Mbështetje për fëmijët: Bëhuni pjesë e një iniciative që synon t’u sjellë gëzim dhe kurajë fëmijëve që po trajtohen në spital.
    • Performanca sportive: Ndiqni aktivitete të alpinizmit urban dhe shfaqje sportive në lartësi.
    • Solidaritet dhe filantropi: Mbështesni një festival që promovon ndihmën dhe kujdesin ndaj të tjerëve.
    • Angazhim komunitar: Merrni pjesë në aktivitete që bashkojnë qytetarët rreth një qëllimi human.
    • Aktivitete në disa qytete: Festivali do të shtrihet në shtatë qytete të Kosovës, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit te më shumë komunitete.

    Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrësit

    Pjesëmarrja në festival është falas dhe nuk kërkohet blerja e biletave.

    Aktiviteti i parë do të mbahet më 4 dhjetor, nga ora 11:00, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ndërsa festivali do të vazhdojë deri më 27 dhjetor 2026.

    Për informata shtesë rreth aktiviteteve dhe lokacioneve të tjera, mund të kontaktoni:

    Telefoni: 044 889 519
    Email: gashi.kristian@gmail.com
    Rrjetet sociale: Klubi Alpin Prishtina

  • Jep dorëheqje drejtori i AUV-it, Oliver Millanov, në vend të tij vjen Jovica Andovski

    Jep dorëheqje drejtori i AUV-it, Oliver Millanov, në vend të tij vjen Jovica Andovski

    Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, në vend të tij.

    Dorëheqja vjen pas dy vitesh udhëheqjeje. Millanov mori pozicionin e lartë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në korrik 2024, kur u emërua Drejtor i Përkohshëm. Emërimi i tij u bë më 2 korrik, dhe dy ditë më vonë ai zyrtarisht filloi të drejtonte institucionin.

    Pas pak më shumë se dy vitesh të kaluara në këtë pozicion përgjegjës, Millanov vendosi të japë dorëheqjen.

    Për momentin, as ai dhe as institucionet kompetente nuk kanë njoftuar arsyet pse vendosi të ndërmarrë një hap të tillë dhe të largohet nga pozicioni i tij para kohe.

    Drejtori i ri i AUV,-it Jovica Andovski, vjen në këtë pozicion me shumë vite përvojë të mëparshme në sektorin e shëndetësisë. Deri në këtë emërim, ai mbajti pozicionin e Zëvendësministrit të Shëndetësisë, duke filluar nga korriku 2024 deri në tetor 2026.

    Kjo nuk është përvoja e tij e parë në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi Andovski mbajti të njëjtin pozicion në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2017, gjë që tregon praninë e tij të vazhdueshme në degën ekzekutive dhe politikat shëndetësore.

  • Democrats take over American Congress, big political crackdown on Trump

    The Democrats have won control of the Senate and House of Representatives in the United States, causing President Donald Trump a significant political defeat in the November 3rd Muslim elections.

    According to reports by international news agencies, including Reuters and Associated Press, the Democrats have scored victories in several states that traditionally supported the Republicans, changing the balance of power in Washington.

    The result comes at a period when the Trump administration has faced dissatisfaction with the cost of living, tariff policy and war management with Iran. These issues have been among the main topics of the democrat campaign, which have promised more accountability by the presidential administration.

    What does the result mean for Trump?

    The takeover of two Chambers of Congress gives Democrats greater opportunity to oppose the American president’s agenda.

    With the majority in the House of Representatives and the Senate, the Democrats can launch parliamentary investigations into administration activities, seek documents, and call officials for evidence.

    The Senate’s control also gives them the opportunity to block or delay confirming Trump’s appointments to important state positions, including federal judges.

    However, the Democrats’ victory does not mean that the president immediately loses his competencies. Trump continues to be in charge of the executive and can use veto rights to the laws approved by Congress.

    To bring down a presidential veto, his opponents would need two thirds of the votes in both rooms, a threshold requiring support from the Republicans as well.

    Democrats Warn More Oversight

    In addition to preventing part of the president’s agenda, the Democrats are expected to exploit the new majority to exercise stronger supervision of the administration and to seek clarification of its decisions.

    According to Reuters, the result could mark the beginning of a new period of power shared in Washington, where the White House and Congress will be controlled by various political forces.

    The Democrats have also won ground in mayoral races, taking up several positions previously controlled by the Republicans.

    Their victory is expected to affect the rest of Trump’s mandate and the American political debate ahead of 2028 presidential elections.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, goditje e madhe politike për Trumpin

    Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, goditje e madhe politike për Trumpin

    Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, goditje e madhe politike për Trumpin

    Demokratët kanë fituar kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i shkaktuar presidentit Donald Trump një humbje të rëndësishme politike në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit.

    Sipas raportimeve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, demokratët kanë shënuar fitore në disa shtete që tradicionalisht kanë mbështetur republikanët, duke ndryshuar balancën e pushtetit në Uashington.

    Rezultati vjen në një periudhë kur administrata e Trumpit është përballur me pakënaqësi për koston e jetesës, politikën e tarifave dhe menaxhimin e luftës me Iranin. Këto çështje kanë qenë ndër temat kryesore të fushatës së demokratëve, të cilët kanë premtuar më shumë llogaridhënie nga administrata presidenciale.

    Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

    Marrja e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit u jep demokratëve mundësi më të mëdha për të kundërshtuar agjendën e presidentit amerikan.

    Me shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, demokratët mund të nisin hetime parlamentare për veprimtarinë e administratës, të kërkojnë dokumente dhe të thërrasin zyrtarë për dëshmi.

    Kontrolli i Senatit u jep atyre gjithashtu mundësinë të bllokojnë ose të vonojnë konfirmimin e emërimeve të Trumpit në pozita të rëndësishme shtetërore, përfshirë gjyqtarët federalë.

    Megjithatë, fitorja e demokratëve nuk nënkupton se presidenti humb menjëherë kompetencat e tij. Trump vazhdon të jetë në krye të ekzekutivit dhe mund të përdorë të drejtën e vetos ndaj ligjeve të miratuara nga Kongresi.

    Për ta rrëzuar një veto presidenciale, kundërshtarëve të tij do t’u nevojiteshin dy të tretat e votave në të dyja dhomat, një prag që kërkon mbështetje edhe nga republikanët.

    Demokratët paralajmërojnë më shumë mbikëqyrje

    Përveç pengimit të një pjese të agjendës së presidentit, demokratët pritet të shfrytëzojnë shumicën e re për të ushtruar mbikëqyrje më të fortë ndaj administratës dhe për të kërkuar sqarime për vendimet e saj.

    Sipas Reuters, rezultati mund të shënojë fillimin e një periudhe të re të pushtetit të ndarë në Uashington, ku Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi do të kontrollohen nga forca të ndryshme politike.

    Demokratët kanë fituar gjithashtu terren në garat për guvernatorë, duke marrë disa poste që më parë kontrolloheshin nga republikanët.

    Fitorja e tyre pritet të ndikojë në pjesën e mbetur të mandatit të Trumpit dhe në debatin politik amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • E kërkuan Barcelona dhe Real Madridi, Fabrizio Romano zbulon kush po prin garën për JJ Gabriel

    E kërkuan Barcelona dhe Real Madridi, Fabrizio Romano zbulon kush po prin garën për JJ Gabriel

    Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë transferimit te Real Madridi.

    16-vjeçari konsiderohet si një prej talenteve më premtues në futbollin botëror, ndërsa së fundmi është raportuar se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi.

    Gabriel dhe përfaqësuesit e tij këmbëngulin se ai duhet ta vazhdojë zhvillimin në një klub tjetër, pasi është shprehur i pakënaqur me situatën te skuadra angleze. Për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

    Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë lidhur me një transferim të mundshëm të tij, por Real Madridi prej disa javësh shihet si destinacioni më i mundshëm.

    Tani, Romano ka konfirmuar se marrëveshja mes Gabrielit dhe Real Madridit ende nuk është përfunduar, por ka zbuluar se talenti anglez ka qëndruar në Madrid gjatë ditëve të fundit dhe se transferimi mund të konkretizohet brenda muajit të ardhshëm.

    “Djali ka qëndruar në Madrid për disa ditë gjatë javëve të fundit. Ai po stërvitet shumë për t’u përgatitur për janarin, kur do të ketë mundësi t’i bashkohet një klubi të ri”, ka thënë Romano në kanalin e tij në YouTube.

    “Real Madridi mbetet favorit i qartë për të nënshkruar me JJ Gabrielin. Për momentin, pritshmëritë e të gjitha palëve të përfshira janë që JJ Gabriel të transferohet te Real Madridi.

    “Gjithmonë ju kam thënë se Spanja ishte destinacioni më i mundshëm për JJ Gabrielin dhe tani mund të themi se Real Madridi vazhdon të jetë klubi që prin në këtë garë”, ka shtuar gazetari italian./Telegrafi/

  • Drivers, get ready for winter by November 15th, winter equipment becomes mandatory

    From November 15th to March 15th, all drivers are obliged to possess winter equipment, in line with regulations on mandatory equipment for safe participation in road traffic.

    The Ministry of Internal Affairs has called on citizens to respect this legal obligation, stressing the importance of winter safety equipment on the road during difficult atmospheric conditions.

    According to the regulation in effect, for maximum vehicles allowed up to 200 pounds [3,500 kg], winter equipment means the use of winter tires on four wheels, with minimal depth of four millimeter profile.

    The alternative is the four – wheel summer tyres, which are deep in the profile of at least four millimeters, provided the vehicle is equipped with snow chains suitable for moving wheels or other relevant equipment.

    At the same time, for vehicles with the attractions on all four wheels (454), demand is more specific. In the case of the use of winter tires, they must be on all four wheels and have minimal depth of the six – inch [6 mm] profile.

    If summer tires are used, they should have a profile of at least four millimeters, and the vehicle should be equipped with snow chains. Their location depends on the type of vehicle transmission.

    The regulation also stipulates that winter tires are regarded as having notes MSH, AM+SH, M & SH, as well as the symbol of the snow hair inside a stylized three – peak mountain.

    Also, the use of sting tyres in road traffic is prohibited.

    The Ministry of Internal Affairs appeals to all traffic participants to ensure that their vehicles are equipped according to legal requirements, with the aim of preventing accidents and ensuring road safety during the winter season.

    Source Layer: Insander

  • Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative

    Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative

    Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative

    Nga 15 nëntori deri më 15 mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obliguar të posedojnë pajisje dimërore, në përputhje me rregulloren për pajisjet e detyrueshme për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor.

    Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve ta respektojnë këtë obligim ligjor, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve dimërore për sigurinë në rrugë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

    Sipas rregullores në fuqi, për automjetet me masë maksimale të lejuar deri në 3.500 kilogramë, pajisjet dimërore nënkuptojnë përdorimin e gomave dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej katër milimetrash.

    Alternativë janë edhe gomat verore në të katër rrotat, me thellësi të profilit prej së paku katër milimetrash, me kusht që automjeti të jetë i pajisur me zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose me pajisje të tjera përkatëse.

    Ndërkaq, për automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4), kërkesat janë më specifike. Në rastin e përdorimit të gomave dimërore, ato duhet të jenë në të katër rrotat dhe të kenë thellësi minimale të profilit prej gjashtë milimetrash.

    Nëse përdoren goma verore, ato duhet të kenë profil prej së paku katër milimetrash dhe automjeti duhet të jetë i pajisur me zinxhirë bore. Vendosja e tyre varet nga lloji i transmisionit të automjetit.

    Rregullorja përcakton gjithashtu se goma dimërore konsiderohen ato që kanë shënimet “MS”, “M+S”, “M & S”, si dhe simbolin e flokut të borës brenda një mali të stilizuar me tri maja.

    Po ashtu, përdorimi i gomave me thumba në trafikun rrugor është i ndaluar.

    Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të sigurohen se automjetet e tyre janë të pajisura sipas kërkesave ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë në rrugë gjatë sezonit dimëror.

    Burimi: Insajderi

  • 10-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga njerku dërgohet në spital me dhimbje barku, zbulon se është gjashtë muajshe shtatzënë

    10-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga njerku dërgohet në spital me dhimbje barku, zbulon se është gjashtë muajshe shtatzënë

    10-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga njerku dërgohet në spital me dhimbje barku, zbulon se është gjashtë muajshe shtatzënë

    Një vajzë 10-vjeçare, e cila dyshohet se ishte abuzuar seksualisht, është dërguar në spital në Santiago del Estero të Argjentinës, pasi kishte ankesa për dhimbje barku. Atje, mjekët zbuluan se ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

    Dyshimet u ngritën pasi nëna e vajzës u tregoi mjekëve se e bija nuk kishte pasur menstruacione për një kohë të gjatë.

    Sipas burimeve policore të cituara nga “InfoBae”, vajza dyshohet se ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj në shtëpinë familjare, në El Bacho, shkruan Metro, përcjell Insajderi.

    Gjyshja e saj ka deklaruar për “Noticiero 7” se më herët e kishte paralajmëruar nënën e vajzës që të mos i besonte këtij burri, i cili ishte njohur me të miturën përmes telefonit.

    Ajo gjithashtu ka zbuluar se edhe vetë ishte abuzuar seksualisht kur ishte vetëm tetë vjeçe.

    Rasti ka tronditur edhe mësuesen e vajzës, e cila tha se e mitura nuk kishte treguar më parë për dhimbje apo probleme me njerkun.

    “Ajo është një vajzë e qetë, i bën detyrat e shtëpisë. Nuk kam vërejtur asnjë sjellje të pazakontë tek ajo dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë krizë”, ka deklaruar mësuesja.

    Burimi: Insajderi