Blog

  • Ministri spanjoll jep dorëheqje pas dy tragjedive hekurudhore

    Ministri spanjoll jep dorëheqje pas dy tragjedive hekurudhore

    Ministri spanjoll jep dorëheqje pas dy tragjedive hekurudhore

    Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, ka njoftuar se do të largohet nga detyra pas dy aksidenteve të rënda hekurudhore brenda më pak se një viti, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

    Puente bëri të ditur se vendimin për dorëheqje e kishte marrë që në minutat e para pas aksidentit të fundit, më 28 tetor, ku humbën jetën 69 persona. Megjithatë, ai kishte vazhduar punën për t’u marrë me pasojat e tragjedisë dhe për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    “Një ministër i Transportit në një vend si Spanja nuk mund të vazhdojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj shkalle brenda më pak se një viti. Është çështje dinjiteti politik, konsistence dhe empatie me viktimat”, deklaroi Puente.

    Ai nuk ka bërë të ditur se kur do të largohet zyrtarisht nga detyra.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e ka përshëndetur vendimin e tij, duke thënë se Puente mori përgjegjësi, ofroi zgjidhje dhe më pas vendosi të largohej nga posti në shenjë respekti për viktimat.

    Aksidenti i fundit ndodhi pranë qytetit Urda, në Spanjën qendrore, pas një defekti në sistemin e sinjalizimit hekurudhor. Në janar të këtij viti, në linjën Madrid-Sevilje, 46 persona humbën jetën pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër.

    Ndërkohë, shqetësimet për sigurinë hekurudhore në Spanjë janë shtuar edhe pas një tjetër incidenti të martën, pranë Barcelonës, ku tri vagonë u përplasën me një lokomotivë, duke lënë të lënduar një makinist.

    Sindikatat hekurudhore kanë paralajmëruar grevë më 17 nëntor, duke kërkuar masa më të forta për sigurinë në transportin hekurudhor./Klankosova.tv

  • "Krejt kanë rrejtë", Zoja e Shqiponja flasin për banorët (VIDEO)

    “Krejt kanë rrejtë”, Zoja e Shqiponja flasin për banorët (VIDEO)

    "Krejt kanë rrejtë", Zoja e Shqiponja flasin për banorët (VIDEO)

    Dy banoret e BBVK5, Zoja dhe Shqiponja e kanë zbardhur mëngjesin me të qeshura.

    Vajzat diskutuan për lojën e mbrëmshme, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e banorëve të tjerë.

    “Krejt kanë rrejtë…”, tha Shqiponja.

    Ndiqeni diskutimin:

  • “Nuk doja më të jetoja” - influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

    “Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

    Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka reaguar sërish lidhur me përvojën e dhimbshme nga e kaluara e saj, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare.

    Reagimi i saj vjen në kohën kur në rrjet po diskutohet edhe për Jona Krasniqin e Big Brother VIP Kosova 5 dhe grupin e saj, me të cilin lidhet edhe përvoja që Doresa ka vendosur ta ndajë me publikun.

    Ajo ka publikuar një video, përmes së cilës ka rrëfyer se para nëntë vitesh nuk do ta kishte pasur guximin të fliste kaq hapur për atë që kishte përjetuar, e aq më pak ta publikonte një video të tillë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Doresa tregoi se gjatë asaj periudhe ishte përballur me përpjekje për t’ia shkatërruar gjithçka që kishte në jetë, ndonëse pranoi se kishte arritur deri në një pikë kur nuk dëshironte më të jetonte.

    Megjithatë, sot ajo thotë se është më e fortë dhe nuk do të lejojë më askënd ta trajtojë në atë mënyrë.

    Në mesazhin e saj, influencerja u bëri thirrje të gjithë atyre që përballen me bullizëm të mos heshtin, të qëndrojnë të fortë dhe ta ngrenë zërin kundër kësaj dukurie.

    Ajo theksoi se dëshiron ta shfrytëzojë audiencën që ka ndërtuar ndër vite për të mbështetur të gjithë personat që kanë qenë viktima të bullizmit.

    “Sot e kam këtë ndikim që dikur dikush gjithmonë tentonte të ma merrte. Sot dua të angazhohem në emër të të gjitha viktimave të bullizmit”, tha mes tjerash.

    Doresa e mbylli reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që përjetojnë situata të tilla, duke u kërkuar të mos lejojnë askënd t’ua cenojë vetëbesimin dhe dinjitetin. /Telegrafi/

  • Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

    Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in.

    Kurti ka theksuar se mirëqenia dhe shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jenë pjesë e rëndësishme e politikave shtetërore, duke vlerësuar se për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor nuk mund të flitet pa u trajtuar edhe kjo çështje.

    Ai ka rikujtuar se në gusht është lansuar raporti “Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, i realizuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

    Sipas tij, raporti ka ofruar një pasqyrë të gjendjes dhe rekomandime për avancimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë.

    “Pas lansimit, nga UNICEF-i kam kërkuar që të mblidhemi përsëri për të reflektuar së bashku mbi gjetjet, për të diskutuar në thelb rekomandimet dhe mbi të gjitha për t’i përcaktuar hapat që duhet t’i ndërmarrim si shtet për të avancuar agjendën e shëndetit mendor në Kosovë. Prandaj, takimi i sotëm duhet të na çojë nga evidenca te veprimi. Tashmë kemi një dokument, mos e të qartë që t’i kuptojmë sfidat dhe nevojat. Përgjegjësia jonë është të përcaktojmë se ku duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona dhe cilat masa kërkojnë për veprim prioritar dhe si mund të punojmë për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm e më të qasshëm për mbështetjen e shëndetit mendor”, ka thënë Kurti.

    Ai ka theksuar se shëndeti mendor nuk është përgjegjësi vetëm e një sektori apo institucioni, por kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorëve të ndryshëm.

    “Shëndeti mendor nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e një sektori apo një institucioni. Ai lidhet me shëndetin, me mjedisin ku ku sojnë fëmijët, me familjet ku rriten ata, me shërbimet sociale dhe shëndetësore që i mbështesin, me sigurinë, komunitetin ku jetojnë dhe me mundësinë që të krijojnë për ta. Pikërisht për këtë arsye sot jemi së bashku përfaqësues të sektorëve dhe institucioneve të ndryshme dhe përgjigjja jonë po ashtu duhet të jetë sa më e integruar”, është shprehur ai.

    Kryeministri ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë mandatit të saj, përfshirë shtesat për fëmijët, mbështetjen për nënat lehona, programin për intervenimin e hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe mundësitë për fuqizimin dhe punësimin e të rinjve.

    Ai ka përmendur edhe progresin në mbijetesën e fëmijëve, duke thënë se vdekshmëria neonatale ka rënë për 27 për qind që nga viti 2020, ndërsa përfshirja e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme është më shumë se dyfishuar.

    Kurti ka thënë se ambicia e Qeverisë është ndërtimi i një sistemi që nuk ndërhyn vetëm në raste krizash, por investon edhe në parandalim dhe identifikim të hershëm.

    “Ambicia jonë është e qartë: ta ndërtojmë një sistem i cili jo vetëm që reagon në kriza, por paraprakisht investon në parandalim, identifikim dhe mbështetje të hershme. Një sistem në të cilin fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre e dinë se ku do të drejtohen dhe ku mund të marrin mbështetjen e duhur në kohën e duhur. Për të arritur këtë, duhet të shohim me kujdes se si ta forcojmë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, arsimit, shërbimeve sociale, drejtësisë dhe sektorëve të tjerë, si t’i forcojmë kapacitetet profesionale dhe si të sigurojmë që mbështetja të jetë e qasshme për fëmijët dhe të rinjtë kudo që jetojnë dhe kudo që ata kanë nevojë”, ka deklaruar Kurti. /KP/

  • Engine accident takes 29-year-old influencer’s life away

    American Influencident Liam Fitzgerald died at the age of 29 after a motorcycle accident October 30th.

    His family remembered him as an energetic, hearty person, revealing that he had also struggled with alcohol problems. Fitzgerald, who lived in Miami, had about one million followers in the Instagram and over 350,000 in TikTok, where he published content for the gym and motivation.

    His girlfriend, Jamie Lynn Rinaldi, announced that the couple were reunited shortly before the accident. The circumstances of the event have not yet been made public.

    Source Layer: Insander

  • Aksidenti me motor i merr jetën influencuesit 29-vjeçar

    Aksidenti me motor i merr jetën influencuesit 29-vjeçar

    Aksidenti me motor i merr jetën influencuesit 29-vjeçar

    Influencuesi amerikan Liam Fitzgerald ka vdekur në moshën 29-vjeçare pas një aksidenti me motor më 30 tetor.

    Familjarët e tij e kujtuan si një person energjik dhe me zemër të madhe, duke zbuluar se ai kishte luftuar edhe me problemet e alkoolit. Fitzgerald, i cili jetonte në Miami, kishte rreth një milion ndjekës në Instagram dhe mbi 350 mijë në TikTok, ku publikonte përmbajtje për fitnesin dhe motivimin.

    E dashura e tij, Jamie Lynn Rinaldi, bëri të ditur se çifti ishte ribashkuar pak para aksidentit. Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende publike.

    Burimi: Insajderi

  • Kansas sends a Democrat to the U.S. Senate for the first time since 1932

    Democrat Adam Hamilton won a seat in the U.S. Senate from Kansas on Tuesday, according to American media forecasts.

    He defeated the Republican on duty, Roger Marshall, becoming the first democrat to win a race for the Senate in this conservative and mainly rural state since 1932.

    This result is a blow to former President Donald Trump, who won in Kansas by a margin of more than 10 points in each of his three presidential campaigns.

    Last week, he traveled to this state his first visit there since 2018 to seek support for Marshall.

    Hamilton, a pastor of a large methodist church who was until recently registered as a Republican, had thought to run as an independent before entering the race as a Democrat.

    He campaigned as a moderate politician, keeping distance from the party’s national leaders and pledging he would not support Chuck Schumer as majority leader in the Senate.

    He also criticised the way the administration of former President Joe Biden addressed the immigration issue.

    Hamilton focused his criticism mainly on Marshall and Republicans in Congress, not on the former president.

    I am not running against former President Trump ‘%, he said during their recent debate.

    On the other hand, Marshall told voters that support for it meant support for the former president’s agenda.

    Both candidates also clashed over tariffs. Hamilton called for the removal of tariffs imposed by Trump and demanded that each new fee be approved by Congress, while Marshall insisted they were producing results.

    Many farmers in Kansas who were already facing high fuel costs driven by war in Iran have been hit by revenge fees affecting exports such as soybeans and wheat. The buyers were angered by a Trump plan to ease tariffs on beef imports.

    In the rural county of Nashoso, where two years ago 73 per cent of voters backed Trump, support boards were shown in recent weeks for Hamilton.

    I think people just desperately need some normality, he said. AFP, Travis Falstad, 53, a left-minded voter in this district, ahead of the vote. /Telegraph/

  • Kansasi dërgon një demokrat në Senatin e SHBA-së për herë të parë që nga viti 1932

    Kansasi dërgon një demokrat në Senatin e SHBA-së për herë të parë që nga viti 1932

    Demokrati Adam Hamilton fitoi një vend në Senatin e SHBA-së nga Kansas-i të martën, sipas parashikimeve të mediave amerikane.

    Ai mundi republikanin në detyrë, Roger Marshall, duke u bërë demokrati i parë që fiton një garë për Senatin në këtë shtet konservator dhe kryesisht rural, që nga viti 1932.

    Ky rezultat është një goditje për ish-presidentin Donald Trump, i cili fitoi në Kansas me një diferencë prej më shumë se 10 pikësh në secilën nga tri fushatat e tij presidenciale.

    Javën e kaluar, ai udhëtoi drejt këtij shteti – vizita e tij e parë atje që nga viti 2018 – për të kërkuar mbështetje për Marshall.

    Hamilton, pastor i një kishe të madhe metodiste, i cili deri vonë ishte i regjistruar si republikan, kishte menduar të kandidonte si i pavarur përpara se të hynte në garë si demokrat.

    Ai zhvilloi fushatë si një politikan i moderuar, duke mbajtur distancë nga drejtuesit kombëtarë të partisë dhe duke u zotuar se nuk do ta mbështeste Chuck Schumer-in si udhëheqës të shumicës në Senat.

    Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si administrata e ish-presidentit Joe Biden e trajtoi çështjen e imigracionit.

    Hamilton i përqendroi kritikat e tij kryesisht ndaj Marshallit dhe republikanëve në Kongres, e jo ndaj ish-presidentit.

    “Unë nuk po kandidoj kundër ish-presidentit Trump”, tha ai gjatë debatit të tyre të fundit.

    Nga ana tjetër, Marshall u tha votuesve se mbështetja për të nënkuptonte mbështetje për agjendën e ish-presidentit.

    Të dy kandidatët u përplasën gjithashtu lidhur me tarifat. Hamilton bëri thirrje për heqjen e tarifave të vendosura nga Trumpi dhe kërkoi që çdo tarifë e re të miratohej nga Kongresi, ndërsa Marshall këmbënguli se ato po jepnin rezultate.

    Shumë fermerë në Kansas, të cilët tashmë po përballeshin me kosto të larta të karburantit – të nxitura nga lufta në Iran – janë goditur nga tarifat hakmarrëse që prekin eksporte të tilla si soja dhe gruri. Blegtorët u zemëruan nga një plan i Trump-it për të lehtësuar tarifat mbi importet e mishit të viçit.

    Në qarkun rural Neosho, ku dy vite më parë 73 për qind e votuesve mbështetën Trump-in, në javët e fundit të fushatës u shfaqën tabela mbështetëse për Hamiltonin.

    “Mendoj se njerëzit thjesht kanë nevojë dëshpërimisht për pak normalitet”, tha për AFP-në, Travis Falstad, 53 vjeç, një votues me prirje të majta në këtë qark, përpara votimit. /Telegrafi/

  • Kryeparlamentari iranian thotë se amerikanët votuan kundër luftës, Teherani e mbështet këtë mesazh

    Kryeparlamentari iranian thotë se amerikanët votuan kundër luftës, Teherani e mbështet këtë mesazh

    Pas humbjeve të mëdha të republikanëve në zgjedhjet afatmesme në SHBA, një parti që në masë të madhe mbështeti luftën kundër Iranit, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, deklaroi të mërkurën se qytetarët amerikanë kishin votuar kundër luftës, duke shtuar se Teherani e mbështet këtë mesazh.

    “Qoftë për arsye ndërgjegjeje apo për shkak të kostos së jetesës, amerikanët thanë JO LUFTËS dhe ne e mbështesim këtë mesazh”, shkroi Qalibaf në një deklaratë të publikuar në platformën X.

    Ai paralajmëroi se nëse qeveria amerikane shpërfill vullnetin e qytetarëve të saj për t’u shërbyer “padronëve dhe shantazhuesve ndërkombëtarë”, do të përballet me një “makth”, transmeton Telegrafi.

    Edhe zëvendëskryetari i Parlamentit iranian, Ali Nikzad, e cilësoi humbjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në zgjedhje si pasojë të “disfatës së tij përballë popullit iranian”.

    Duke folur para deputetëve, Nikzad tha se rezultatet zgjedhore pasqyronin “dështimin e përpjekjeve të SHBA-së për ta dobësuar Iranin përmes sanksioneve ekonomike dhe presionit”.

    “Presidenti i mashtruar amerikan, i cili përpiqet ta paraqesë veten si fitues përmes deklaratave në rrjetet sociale, ka pësuar gjithashtu disfatë në politikën e brendshme”, u shpreh ai, duke shtuar se këto rezultate ishin “pasojat e mëvonshme të humbjes së tij përballë popullit iranian”.

    Nikzad paralajmëroi gjithashtu kundër çdo aventure ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se një veprim i tillë do të merrte “një përgjigje dërrmuese”.

    Ndërkohë, Seyed Mehdi Tabatabaei, zëvendësdrejtor për komunikim dhe informim në zyrën e presidentit iranian, tha se rezultatet e zgjedhjeve amerikane përfaqësonin një mesazh të fuqishëm nga votuesit amerikanë.

    “Bota e dëgjoi mesazhin e fuqishëm të popullit amerikan në zgjedhjet për Senatin dhe Kongresin”, deklaroi ai.

    Tabatabaei ia atribuoi humbjen e republikanëve mbështetjes së SHBA-së për veprimet e Izraelit në Gaza, përputhjes së politikave amerikane me interesat izraelite dhe luftës kundër Iranit.

    “Krimet kundër njerëzimit në Gaza, mbështetja e verbër e interesave të regjimit të paligjshëm izraelit dhe lufta e pafundme kundër Republikës Islamike të Iranit i shkaktuan Partisë Republikane humbjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve amerikane”, tha ai.

    Deklaratat e zyrtarëve iranianë vijnë pas zgjedhjeve afatmesme të së martës në SHBA, në të cilat demokratët parashikohej të fitonin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Rezultati përbën një goditje politike për Trumpin dhe Partinë Republikane.

    Trumpi, së bashku me Izraelin, nisi luftën kundër Iranit në muajin shkurt.

    Ndërkohë, Katari po vazhdon përpjekjet ndërmjetësuese mes Uashingtonit dhe Teheranit, në një kohë tensionesh lidhur me bllokadën detare amerikane dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

    Irani deklaroi të hënën se vazhdon të shkëmbejë mesazhe me SHBA-në përmes ndërmjetësve, ndërsa theksoi se rihapja e ngushticës varet nga përfundimi i bllokadës amerikane. /Telegrafi/

  • Do ta përfaqësojë Kosovën në FIFA, Elias Krasniqi zbulon synimin e madh: Në Miami për t’u bërë kampion bote

    Do ta përfaqësojë Kosovën në FIFA, Elias Krasniqi zbulon synimin e madh: Në Miami për t’u bërë kampion bote

    Pas disa vitesh pjesëmarrjeje dhe fitoresh në turnetë e lojës elektronike FIFA të organizuar brenda vendit, Elias Krasniqi ka siguruar një mundësi të veçantë për të treguar aftësitë e tij edhe në arenën ndërkombëtare. Ai do ta përfaqësojë Kosovën në një garë që pritet të mbahet në Miami gjatë muajit janar, ku do të marrin pjesë lojtarë nga gjithsej 80 shtete të botës.

    Krasniqi e fitoi këtë të drejtë përmes turneut të organizuar nga Red Bull në bashkëpunim me Xportal, ku triumfoi në finalen e madhe me rezultat 2-1.

    Në një intervistë për Telegrafin, ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij në lojën elektronike FIFA që nisi në vitin 2021, sukseset në turnetë e ndryshëm, mënyrën se si arriti të sigurojë biletën për në Miami dhe çfarë pret ai nga pjesëmarrja në këtë ngjarje madhore.

    “Me FIFA-n kam filluar të luaj në vitin 2021. Fillimisht kam marrë pjesë në turne që organizoheshin në gaming center, ndërsa më vonë kam filluar të marr pjesë edhe në gara më profesionale, të organizuara nga Xportal. Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitoj shumë turne, si në formatin 1v1, ashtu edhe në 2v2. Në secilën garë që kam fituar ka pasur edhe shpërblime monetare”, ka treguar Krasniqi.

    Sa i përket turneut të fundit, ai ishte organizuar nga Red Bull në bashkëpunim me Xportal dhe kishte për qëllim të përfshinte studentë nga universitete të ndryshme. Kualifikimi u zhvillua përmes garave të hapura online, ndërsa dy vende ishin të rezervuara për lojtarët që siguronin Ëildcard.

    Krasniqi arriti të kualifikohej përmes këtij formati, pasi fitoi një turne që i siguroi pjesëmarrjen në Nations Finals.

    “Në këtë turne kanë marrë pjesë studentë nga universitetet. Ka pasur kualifikim të hapur online dhe disa Wildcards. Unë jam kualifikuar përmes Wildcard, ku e kam fituar një turne për të siguruar pjesëmarrjen në Nations Finals. Në total jemi kualifikuar tetë studentë, gjashtë përmes online dhe dy përmes Wildcard-ave”, ka shpjeguar ai.

    Në Nations Finals, Krasniqi e nisi garën nga faza e 1/16 së finales, ku ndeshjet zhvilloheshin në formatin BO3, ndërsa modaliteti i lojës ishte Kick Off. Ai pati një rrugëtim të suksesshëm deri në finale, duke fituar tri ndeshjet e para me rezultat 2-0.

    Fillimisht mposhti Ylli Dragushën, më pas Aid Preniqin në çerekfinale, ndërsa të njëjtën ecuri e vazhdoi edhe në gjysmëfinale. Finalja ishte më e vështirë siç e pëshkruan ai, por Krasniqi në fund ia arriti të triumfojë.

    “Në ndeshjen e parë e mposhta Ylli Dragushën me rezultat 2-0. Pastaj Aid Preniqin në çerekfinale, po ashtu 2-0. Kam vazhduar me të njëjtën tempo edhe në gjysmëfinale, ku fitova përsëri 2-0. Në finale pata pak më shumë vështirësi, por arrita të fitoj 2-1. Golin e fitores e shënova rreth minutës së 85-të”, ka rrëfyer Krasniqi.

    Ndryshe nga turnetë e tjerë ku kishte triumfuar, këtë herë shpërblimi nuk ishte monetar. Fituesi siguronte një biletë për në Miami, ku do të ketë mundësinë ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të lojës elektronike FIFA.

    “Ndryshe nga turnetë e tjera, në këtë garë nuk kishte shpërblim monetar për fituesin, por çmimi ishte një biletë për të shkuar në Miami dhe për ta përfaqësuar Kosovën kundër 79 shteteve të tjera, pra 80 shteteve në total”, ka thënë ai.

    Udhëtimi pritet të realizohet në janar, ndërsa gara do të zhvillohet në një format që Krasniqi e përshkruan si një lloj Kampionati Botëror.

    “Në Shtetet e Bashkuara pritet të shkoj në janar dhe do të zhvillohet si një lloj Botërori, ku do të marrin pjesë 80 shtete. Personalisht ndjej një entuziazëm të paparë për këtë aventurë që më pret dhe pres që ta përfaqësoj Kosovën sa më mirë që është e mundur”, përfundoi ai./Telegrafi/