Blog

  • Shpat Deda në koncert humanitar për fëmijët me diabet tip 1

    Shpat Deda në koncert humanitar për fëmijët me diabet tip 1

    Më 14 nëntor 2026, këngëtari Shpat Deda do të performojë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në një koncert humanitar që synon të mbështesë fëmijët me diabet tip 1 në Kosovë.

    Koncerti organizohet me qëllim të mbledhjes së fondeve për blerjen e sensorëve të glukozës, pajisje që ndihmojnë në monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak. I gjithë fitimi nga shitja e biletave do të dedikohet për këtë qëllim, duke e kthyer pjesëmarrjen e publikut në mbështetje konkrete për fëmijët dhe familjet e tyre.

    Detajet

    Data: 14 nëntor 2026
    Ora: 19:00
    Vendndodhja: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë
    Lloji i eventit: Koncert humanitar

    Programi?

    Në qendër të mbrëmjes do të jetë performanca live e Shpat Dedës, e organizuar për të mbështetur fëmijët me diabet tip 1.

    Koncerti do të zhvillohet më 14 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

    Përmes këtij aktiviteti, synohet mbledhja e fondeve për blerjen e sensorëve të glukozës, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e përditshëm të diabetit dhe në monitorimin më të sigurt të nivelit të glukozës.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Mbështetje për fëmijët: Fitimi nga biletat do të përdoret për blerjen e sensorëve të glukozës për fëmijët me diabet tip 1 në Kosovë.
    • Muzikë live: Përjetoni një mbrëmje muzikore me Shpat Dedën në një ambient të veçantë.
    • Kontribut humanitar: Ndihmoni në lehtësimin e sfidave të përditshme me të cilat përballen fëmijët me diabet dhe familjet e tyre.
    • Ndërgjegjësim: Mbështesni një iniciativë që tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë së monitorimit të vazhdueshëm të glukozës.
    • Solidaritet përmes muzikës: Bëhuni pjesë e një aktiviteti ku pjesëmarrja ka një qëllim konkret humanitar.

    Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrësit

    Çmimi i biletës është 10 euro, ndërsa biletat mund të blihen online përmes platformës Rave Travel.

    Bleni biletën këtu

    I gjithë fitimi nga shitja e biletave do të shkojë për blerjen e sensorëve të glukozës për fëmijët me diabet tip 1 në Kosovë.

    Për informata dhe njoftime të tjera rreth koncertit, mund të ndiqni edhe publikimin në Instagram.

  • Anomia shqiptare

    Anomia shqiptare

    Të një popull që përjeton anomi vërehen fenomene si humbja e besimit në institucione, relativizimi i moralit, rritja e korrupsionit dhe ndjenja e përgjithshme e padrejtësisë sociale. Kjo gjendje po ndikon edhe në shëndetin mendor të popullsisë, duke rritur nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit.

    Ylli H. Mehmeti

    Janë me qindra mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë vendlindjes së tyre. Kjo shifër, përtej statistikës, fsheh brenda saj njërin nga fenomenet më enigmatike dhe ironike të kohës sonë: i njëjti njeri, me të njëjtat duar dhe të njëjtin tru, i cili në Kosovë rrinte kot duke luajtur me lugën e makiatos nëpër kafenetë e qytetit, në Gjermani apo Zvicër zgjohet në orën pesë të mëngjesit për të bërë çdo lloj pune – edhe me orar të zgjatur.

    Ky paradoks nuk është rastësor. Ai është produkt i një sistemi – ose, më saktë, i mungesës absolute të një sistemi funksional në vendlindje.

    Sociologu i shquar francez, Émile Durkheim, e quajti anomi atë gjendje shoqërore ku normat sociale dhe morale humbasin forcën e tyre. Kur sistemi korruptohet – kur nepotizmi mposht meritën, kur korrupsioni kthehet në të vetmen rrugëkalim, kur lidhjet familjare e partiake çelin dyer të cilat talenti i pastër nuk i hap dot dhe ku konkurrenca e ndershme nuk ekziston – njeriu, thjesht, ndalon së besuari te puna.

    Kosova e pasluftës, e tranzicionit të stërzgjatur dhe e reformave të mbetura në gjysmë të rrugës, është shembulli i gjallë i kësaj anomie kolektive. Rinia shqiptare nuk u bë dembele nga natyra; ajo u tregua racionale. Pse të punosh shumë, kur rezultati i jetës tënde nuk varet nga ti, por nga dikush tjetër?

    Në momentin kur i riu shqiptar vendoset në një shoqëri perëndimore, ndodh një thyerje e fuqishme psikologjike. Ai sheh me sytë e tij distancën midis asaj që ka aktualisht dhe asaj që mund të arrijë nëse përpiqet. Kjo distancë e dukshme dhe e prekshme shndërrohet në karburantin e tij të veprimit.

    Nuk është se sistemi i ri perëndimor e transformon atë në një “person tjetër” përmes ndonjë magjie. Ai thjesht i jep një arsye të fortë për të punuar. Sepse, atje, puna e palodhur dhe konkurrenca e ndershme e çojnë individin në dimensione të cilat më parë i dukeshin të paarritshme.

    Sistemi ekonomik perëndimor nuk e “reformon” emigrantin shqiptar me predikime; ai thjesht i ofron rregulla të qarta loje: Dil në punë, paguaj taksat, respekto ligjin. Dhe, sistemi ia kthen mbrapsht me: siguri, pagesë korrekte, dinjitet dhe një garë të shëndetshme.

    Ky reciprocitet – kjo kontratë shoqërore funksionale – është saktësisht ajo që mungon në vendlindje. Kur shteti nuk mban anën e tij të kontratës, qytetari racional e braktis atë.

    Brezi i parë i emigrantëve mban gjithmonë me vete kujtesën e vështirësisë. Ata punojnë me një intensitet të jashtëzakonshëm pikërisht sepse janë produkt i anomisë që lanë pas. Ndërsa, brezi i dytë, i lindur dhe i rritur në mirëqenien perëndimore, e humbet plotësisht këtë lloj densiteti pune.

    Është sikur motori i motivimit të brezit të parë të funksiononte me një lëndë djegëse specifike: frika nga varfëria, trauma e papunësisë, turpi i dështimit para familjes dhe revolta ndaj padrejtësive të vendlindjes. Kur kjo lëndë djegëse konsumohet ose nuk ekziston më tek të rinjtë e lindur jashtë, efekti zbehet.

    Nisur nga kjo, zgjidhja e krizës sonë demografike nuk qëndron te thirrjet patetike për “t’i bindur emigrantët të kthehen”. Rrugëdalja e vetme është të ndërtojmë në Kosovë vendin që i bën ata të dëshirojnë vetë të kthehen. Zgjidhja ka emra të thjeshtë: Meritokraci. Drejtësi. Domethënë, saktësisht ato gjëra të cilat shqiptarët u detyruan t’i kërkonin dhe i gjetën jashtë kufijve të tyre.

    (Autori është mjek radiolog në Augsburg të Gjermanisë)

  • Merotta speaks of bringing Icard back to Inter

    Merotta speaks of bringing Icard back to Inter

    The president of the Inter, Giuseppe Marotta, has ruled out a transfer of silver attacker Mauro Icardi, who recently expressed his desire to return to San Siro.

    The 33-year-old has been a free player since leaving Galatasaray at the end of last season and has already expressed a desire to return to Seville A, where for many years he was captain of Inter.

    However, Inter president Merota believes there is no need for an additional attack on the team.

    I don’t know if he offered himself, but we certainly didn’t. However, this is also a pleasant comment from a player who has given much to Inter. But frankly, it’s not part of our plans, just as it’s not part of our plans to buy a new attacker, Merota said at first.

    We have four attackers and, by chance, at least three of them are missing at the same time. But that’s clear luck. It’s like the two doorkeepers got hurt and the third guy started playing. It’s normal; you can’t have four or five doorkeepers.

    However, I believe Chivu’s work in this area has become sensitive. Honestly, we don’t have a problem with goal note, not even statistically. In Italy, after Rome, we are the most fruitful in Europe a little less, but this is also clearly linked to the overall quality of the teams we face, which, as I said, are truly remarkable competitors.

    Whatever the case, let’s say Chivu is a modern coach who knows how to make the most of each player and yet knows how to create a tactical approach that is also keen to score goals, the president of Inter concluded. /Telegraphy/

  • Marotta flet për rikthimin e Icardit te Interi

    Marotta flet për rikthimin e Icardit te Interi

    Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka përjashtuar një transferim të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili kohët e fundit shprehu dëshirën e tij për t’u rikthyer në San Siro.

    33-vjeçari ka qenë lojtar i lirë që kur u largua nga Galatasaray në fund të sezonit të kaluar dhe tashmë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Serie A, ku për shumë vite ishte kapiten i Interit.

    Megjithatë, presidenti i Interit, Marotta, beson se nuk ka nevojë për një sulmues shtesë në skuadër.

    “Nuk e di nëse ai e ka ofruar veten, por ne sigurisht që nuk e kemi bërë. Megjithatë, ky është gjithashtu një koment i këndshëm nga një lojtar që i ka dhënë shumë Interit. Por sinqerisht, nuk është pjesë e planeve tona, ashtu siç nuk është pjesë e planeve tona për të blerë një sulmues të ri”, ka thënë fillimisht Marotta.

    “Kemi katër sulmues dhe, rastësisht, na mungojnë të paktën tre prej tyre në të njëjtën kohë. Por ky është fat i pastër. Është sikur dy portierët u lënduan dhe i treti filloi të luante. Është normale; nuk mund të kesh katër ose pesë portierë”.

    “Megjithatë, besoj se puna e Chivus në këtë fushë është bërë e ndjeshme. Sinqerisht, nuk kemi probleme me shënimin e golave, madje as statistikisht. Në Itali, pas Romës, jemi më të frytshmit, në Evropë pak më pak, por kjo lidhet qartë edhe me cilësinë e përgjithshme të ekipeve me të cilat përballemi, të cilat, siç thashë, janë konkurrentë vërtet të shquar”.

    “Megjithatë, le të themi se Chivu është një trajner modern, i cili di si ta shfrytëzojë sa më shumë çdo lojtar dhe prapëseprapë di si të krijojë një qasje taktike që është gjithashtu e prirur për të shënuar gola”, përfundoi presidenti i Interit. /Telegrafi/

  • Classic or spotted? M EKA tastes like gathering around the table

    There’s smells that don’t need introduction.

    As long as the sausage touches the pan, and within minutes the kitchen is filled with that aroma to open its appetite and bring it all around the table. A warm morning with the family, a quick lunch, or a dinner without a lot of complications, MEKA is one of those tastes that return a regular meal in a moment that you want to enjoy a little longer.

    And that’s where the choice begins. For lovers of traditional taste are Houseguest i n Together MEKA Sujuku, while for those who want a little more character, variant Score brings the intensity that feels in the first bite. With hot eggs and bread in the morning, potatoes or vegetables cooked for lunch, or simply prepared in pans when wanting something quick, the diversity of sausage MEKA Halal Food It makes it easy to find the option that fits your taste.

    For in the end, the best tables are remembered, not only for the course of the dish, but for the smell, and for the conversation, and for the people who stood by it. Some choose classics, others don’t change point for nothing, but when it comes to anything. halal sausage with traditional flavorsMEKA brings alternatives to both sides.

    The question is, are you for the classic taste or the one that burns a little more?

  • Klasik apo pikant? MEKA ka shijen që të mbledh rreth tryezës

    Klasik apo pikant? MEKA ka shijen që të mbledh rreth tryezës

    Ka aroma që nuk kanë nevojë për prezantim.

    Mjafton që suxhuku të prekë tiganin dhe brenda pak minutash kuzhina mbushet me atë aromë që të hap oreksin dhe i afron të gjithë rreth tryezës. Një mëngjes i ngrohtë me familjen, një drekë e shpejtë apo një darkë pa shumë komplikime – suxhuku MEKA është nga ato shije që e kthejnë një vakt të zakonshëm në moment që dëshiron ta shijosh pak më gjatë.

    Dhe pikërisht këtu fillon edhe zgjedhja. Për adhuruesit e shijes tradicionale janë Suxhuku Shtëpiak dhe Bash Suxhuku MEKA, ndërsa për ata që duan pak më shumë karakter, varianti pikant sjell atë intensitet që ndihet që në kafshatën e parë. Me vezë e bukë të ngrohtë në mëngjes, me patate apo perime të pjekura për drekë, ose thjesht i përgatitur në tigan kur dëshiron diçka të shpejtë – llojllojshmëria e suxhukut MEKA Halal Food e bën të lehtë të gjesh variantin që i përshtatet shijes tënde.

    Sepse në fund, tryezat më të mira nuk mbahen mend vetëm për atë që kishte në pjatë, por për aromën, bisedat dhe njerëzit që ishin pranë saj. Disa e zgjedhin klasiken, të tjerë nuk e ndërrojnë pikanten për asgjë – por kur bëhet fjalë për suxhuk halal me shije tradicionale, MEKA sjell alternativa për të dyja palët.

    Pyetja është vetëm një: ti je për shijen klasike apo për atë që djeg pak më shumë?

  • Mercedes-AMG teston në Nürburgring modelin ekstrem CLE 646 Spezialanfertigung

    Mercedes-AMG teston në Nürburgring modelin ekstrem CLE 646 Spezialanfertigung

    Mercedes-AMG vazhdon testimet e modelit të saj më ekstrem CLE, i njohur si CLE 646 Spezialanfertigung, edhe pse automjeti u prezantua për herë të parë rreth dy muaj më parë. Inxhinierët e kompanisë në Affalterbach janë duke e testuar këtë kupe me prodhim të kufizuar në pistën legjendare Nürburgring, siç dëshmohet nga pamjet e reja të publikuara gjatë testimeve.

    Edhe pse automjeti duket pothuajse i gatshëm për prodhim, prototipi i filmuar ka ende disa pjesë të karrocerisë pa ngjyrë, çka sugjeron se procesi i zhvillimit nuk ka përfunduar plotësisht, transmeton Telegrafi.

    Kupeja me karroceri të zgjeruar duket mjaft agresive edhe në këtë fazë të papërfunduar, ndërsa motori V8 me bosht me gunga të sheshtë prodhon një tingull karakteristik dhe të fuqishëm gjatë xhirove në pistën Nürburgring, e njohur edhe si “Ferri i Gjelbër”.

    Ky prototip ofron një tjetër mundësi për të parë në veprim modelin e dytë të serisë ekskluzive Mythos të AMG-së. CLE 646 Spezialanfertigung do të prodhohet në vetëm 30 ekzemplarë për të gjithë botën, ndërsa të gjitha njësitë ishin shitur që përpara prezantimit zyrtar në shtator, pavarësisht çmimit që pritet të jetë jashtëzakonisht i lartë.

    Siç sugjeron edhe emri, kupeja e modifikuar në mënyrë të thellë ofron 646 kuaj fuqi metrike (637 kuaj fuqi sipas standardit amerikan), falë motorit V8 4.0-litërsh me dy turbongarkues. Motori M177 EVO zhvillon gjithashtu 850 Nm çift rrotullues dhe përdor bosht me gunga të sheshtë, një konfigurim që mundëson reagim më të shpejtë dhe karakter më sportiv në rrotullime të larta.

    AMG ka instaluar edhe një sistem të posaçëm të shkarkimit të gazrave, të zhvilluar në bashkëpunim me Akrapoviç. Përdorimi i komponentëve prej titani ndihmon në uljen e peshës së përgjithshme. Tingulli i motorit është veçanërisht mbresëlënës në një kohë kur rregullat gjithnjë e më të rrepta për emetimet dhe zhurmën po kufizojnë përdorimin e motorëve të mëdhenj tradicionalë.

    Megjithatë, ky model nuk dallohet vetëm për motorin e fuqishëm. AMG ka hequr sistemin e tërheqjes me të katër rrotat nga modeli bazë CLE 53, duke e kthyer CLE 646 në një automjet me tërheqje vetëm në rrotat e pasme. Motori shoqërohet me një transmision automatik me nëntë shpejtësi.

    Ndryshimet përfshijnë gjithashtu sistemin e pezullimit KW me amortizatorë të rregullueshëm në katër drejtime, elemente të karrocerisë prej fibrash karboni dhe një paketë aerodinamike që mund të përshtatet manualisht sipas nevojave të drejtuesit.

    Inxhinierët kanë bërë përpjekje të mëdha për të reduktuar peshën, duke hequr rreth 170 kilogramë krahasuar me modelin bazë. Megjithatë, automjeti vazhdon të peshojë 1.895 kilogramë, një shifër e konsiderueshme, por që konsiderohet arritje duke pasur parasysh përmirësimet e shumta mekanike dhe aerodinamike.

    Edhe performanca është në nivel të lartë. CLE 646 Spezialanfertigung përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.9 sekonda, ndërsa arrin shpejtësinë 200 km/h për 11.4 sekonda. Shpejtësia maksimale është 310 km/h.

    Paketa aerodinamike e rregullueshme mund të gjenerojë më shumë se 250 kilogramë forcë shtypëse në shpejtësinë maksimale, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të automjetit gjatë lëvizjes me shpejtësi të larta.

    Për ta bërë përvojën e drejtimit më të përqendruar te performanca, AMG ka hequr edhe disa elemente të komoditetit. Ulëset e pasme dhe një pjesë e madhe e izolimit akustik janë eliminuar, ndërsa ulëset sportive të lehta dhe kafazi mbrojtës i integruar përforcojnë karakterin e orientuar drejt pistave.

    Duke marrë parasysh fuqinë, reduktimin e peshës dhe aerodinamikën e avancuar, CLE 646 pritet të jetë në gjendje të regjistrojë një kohë mbresëlënëse në Nürburgring. Megjithatë, është vështirë të krahasohet me Mercedes-AMG One, i cili mbetet në një kategori krejtësisht tjetër.

    Ky hiperautomobil hibrid, i zhvilluar me teknologji të prejardhur nga Formula 1, ka përshkuar pistën Nordschleife për 6 minuta e 29.090 sekonda, duke vendosur rekord për një automjet prodhimi.

    Për modelin e ri Mythos do të ishte jorealiste të pritej një rezultat i ngjashëm. Megjithatë, ai mund të synojë kohë të krahasueshme me gjeneratën e mëparshme AMG GT Black Series, e cila e përfundoi xhiron e plotë të Nürburgringut për 6 minuta e 48 sekonda.

    Ende nuk dihet nëse testimi i fundit në pistën gjermane është pjesë e përmirësimeve të mëtejshme apo thjesht një raund tjetër verifikimi të performancës. Sidoqoftë, zhvillimi i një automjeti kaq tradicional sportiv nga Mercedes-AMG është një lajm interesant në një periudhë kur industria automobilistike po orientohen gjithnjë e më shumë drejt elektrifikimit.

    – YouTube www.youtube.com

    Me vetëm 30 ekzemplarë të planifikuar, CLE 646 Spezialanfertigung nuk do të jetë një model që do të shihet shpesh në rrugë. Për këtë arsye, çdo paraqitje e tij në rrugë apo në pistë tërheq vëmendje të veçantë.

    Ndërkohë, entuziastët e markës shpresojnë që AMG të prezantojë në të ardhmen edhe një version më të zakonshëm CLE 63, të pajisur me motor V8. Jo të gjithë kanë nevojë për një model me 646 kuaj fuqi, të orientuar drejt pistave dhe të kufizuar në vetëm 30 njësi, aq më pak për një automjet që pritet të ketë çmim jashtëzakonisht të lartë.

    Një CLE 63 më pak ekstrem, i prodhuar në numër më të madh dhe me çmim më të përballueshëm, do t’u mundësonte shumë më tepër blerësve të përjetonin fuqinë dhe tingullin karakteristik të motorit V8.

    Megjithatë, CLE 646 Spezialanfertigung nuk do ta mbajë gjatë titullin e kupe-së më ekstreme të Mercedes-AMG-së. Kompania në Affalterbach tashmë është duke zhvilluar një model të ri Black Series, të bazuar në AMG GT, i cili pritet të ofrojë performancë dhe aftësi edhe më të larta në pistë. Detajet ende mbahen sekret, por modeli i ardhshëm pritet të jetë dukshëm më ekstrem se CLE. /Telegrafi/

  • Kurti: Mental Health of Children and Youth, State Priorities

    At the discussion table on the topic of mental health, organised by the Prime Minister’s Office in collaboration with U NICEF, Kurti has stressed that the welfare and mental health of children and young people should be an integral part of state policies.

    The report gave us an important mirror of the situation but also a series of recommendations for the road forward. After launching, by W NICEF has asked that we meet again to reflect on the findings, to discuss essentially the recommendations and, above all, to determine the steps we should take as a state to advance the mental health agenda in Kosovo, Kurti has declared.

    He has stressed that the meeting should serve as a starting point for concrete action.

    Therefore, today’s meeting should lead us from evidence to action. We already have a clearer document to understand challenges and needs. Our responsibility now is to determine where to focus our efforts, which measures require priority action, and how we can work together to build a more stable and accessible system for support of mental health, he said.

    Mental health is not and cannot be the sole responsibility of a sector. It is related to health, the environment in which our children learn, to families where they grow, to the social and health services that support them, to the security, to the communities in which they live, and to the opportunities we create for them, Kurti noted.

    The head of government has also cited some of the measures taken during his mandate to support children and families.

    As Government, we have put children and young people in the center of our policies. During our government mandate, we have taken important steps to support children and families in our country. We have started with offering additions to children and supporting lechoma mothers, gradually increasing this level of support over the years, Kurti has declared.

    He has added that the ambition of institutions is to create a system that invests in early prevention and identification.

    Our ambition is clear to build a system that doesn’t react to crisis, but invests in prevention, identification and early support. A system where children, young people, and their families know where to turn and where they can get the support at the right time, he has said.

    Kurti has announced that after the meeting, it is expected to initiate procedures for the creation of an interinstitutional working group, with the aim of drafting strategic national documents for mental health.

    I expect that after this meeting, my team will start procedures to create an interinstitutional working group, which will help us determine a coordinated and comprehensive approach to address mental health, with the ultimate aim of drafting national strategic documents in this field, Kurti has concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, prioritet shtetëror

    Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, prioritet shtetëror

    Në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in, Kurti ka theksuar se mirëqenia dhe shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jenë pjesë e pandashme e politikave shtetërore.

    “Raporti na dha një pasqyrë të rëndësishme të gjendjes, por edhe një sërë rekomandimesh për rrugën përpara. Pas lansimit, nga UNICEF-i kam kërkuar që të mblidhemi përsëri për të reflektuar mbi gjetjet, për të diskutuar në thelb rekomandimet dhe, mbi të gjitha, për të përcaktuar hapat që duhet të ndërmarrim si shtet për ta avancuar agjendën e shëndetit mendor në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka theksuar se takimi duhet të shërbejë si pikënisje për veprime konkrete.

    “Prandaj, takimi i sotëm duhet të na çojë nga evidenca te veprimi. Tashmë kemi një dokument më të qartë që të i kuptojmë sfidat dhe nevojat. Përgjegjësia jonë tani është të përcaktojmë se ku duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona, cilat masa kërkojnë veprim prioritar dhe si mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm dhe më të qasshëm për mbështetjen e shëndetit mendor”, ka thënë ai.

    “Shëndeti mendor nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e një sektori. Ai lidhet me shëndetin, me mjedisin ku mësojnë fëmijët tanë, me familjet ku rriten, me shërbimet sociale dhe shëndetësore që i mbështesin, me sigurinë, komunitetet ku jetojnë dhe me mundësitë që krijojmë për ta”, ka theksuar Kurti.

    Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra gjatë mandatit të tij në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve.

    “Si Qeveri, ne i kemi vendosur fëmijët dhe të rinjtë në qendër të politikave tona. Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në vendin tonë. Kemi filluar me ofrimin e shtesave për fëmijët dhe mbështetjen për nënat lehona, duke rritur gradualisht nivelin e kësaj mbështetjeje ndër vite”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka shtuar se ambicia e institucioneve është krijimi i një sistemi që investon në parandalim dhe identifikim të hershëm.

    “Ambicia jonë është e qartë – të ndërtojmë një sistem që nuk reagon në kriza, por që investon në parandalim, identifikim dhe mbështetje të hershme. Një sistem ku fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre e dinë se ku të drejtohen dhe ku mund ta marrin mbështetjen e duhur, në kohën e duhur”, ka thënë ai.

    Kurti ka bërë të ditur se pas takimit pritet të nisin procedurat për krijimin e një grupi punues ndërinstitucional, me synimin e hartimit të dokumenteve strategjike kombëtare për shëndetin mendor.

    “Pres që pas këtij takimi, ekipi im të nisë procedurat për krijimin e një grupi punues ndërinstitucional, që do të na ndihmojë në përcaktimin e një qasjeje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse për adresimin e shëndetit mendor, me synim përfundimtar hartimin e dokumenteve strategjike kombëtare në këtë fushë”, ka përfunduar Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

    Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

    Komunikimet e Fehim Salit me një zyrtar të inteligjencës serbe për mbledhjen e votave të komunitetit goran në Kosovë dhe kallëzimi penal i 2 nëntorit 2026 kundër drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, dhe shtatë drejtuesve të tjerë në Serbi, paraqesin dy zhvillime që e lidhin shërbimin inteligjent serb me organizimin e mbështetjes elektorale për Partinë Progresive Serbe (SNS). Në rastin e parë, Sali raportonte për personat që pranonin ose refuzonin të mbështesnin SNS-në, ndërsa në të dytin, drejtuesit e BIA-s akuzohen se kishin imponuar mbledhjen e votave për të njëjtën parti si detyrim pune për punonjësit e inteligjencës.

    Ndërlidhja e këtyre rasteve ngre një problem që tejkalon organizimin e zakonshëm elektoral, sepse përfshirja e strukturave të inteligjencës në identifikimin e mbështetësve dhe kundërshtarëve politikë krijon mundësi për grumbullimin e informacioneve, ushtrimin e presionit dhe zgjerimin e rrjeteve të ndikimit. Për Kosovën, ku të dhënat mbi qëndrimet politike të qytetarëve i raportoheshin një zyrtari të BIA-s, kjo veprimtari merr edhe dimensionin e sigurisë kombëtare dhe të ndikimit hibrid përmes mekanizmave elektoralë.

    Mbledhja e votave për SNS-në përmes lidhjeve me BIA-n

    Në audioincizimin e publikuar më 4 shtator 2026, Fehim Sali i shpjegonte Zhelimir Matoviqit, të identifikuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si zyrtar të BIA-s, mënyrën se si po mblidheshin nënshkrimet në mbështetje të SNS-së. Ai përmendte dokumentet që i kishte dhënë një person i quajtur “Nikolla” dhe faktin se kishte shënuar veçmas emrat e atyre që kishin thënë “JO”, duke e shndërruar refuzimin e mbështetjes politike në informacion për t’u raportuar.

    Në veprimtarinë elektorale, listat shërbejnë për identifikimin dhe mobilizimin e votuesve, por regjistrimi i atyre që refuzojnë është gjithashtu një mënyrë për të hartëzuar qëndrimet politike brenda komunitetit. Kur ky informacion i përcillet një zyrtari të inteligjencës së huaj, ai nuk kufizohet më te organizimi partiak, sepse mund të përdoret për identifikimin e personave me ndikim, njohjen e marrëdhënieve shoqërore dhe përzgjedhjen e individëve mbi të cilët mund të ushtrohet presion.

    Në të njëjtin komunikim, Sali përmendte përdorimin e “dajakut” për sigurimin e mbështetjes elektorale, dërgimin e dokumenteve drejt Beogradit dhe shqetësimin se materialet mund t’i zbuloheshin gjatë kalimit të kufirit. Këto hollësi e lidhin mbledhjen e votave me metoda presioni dhe me qarkullimin ndërkufitar të të dhënave, duke e zhvendosur vëmendjen nga numri i nënshkrimeve te personat që i kërkonin, i administronin dhe i merrnin listat.

    Për sigurinë e Kosovës, çështja nuk qëndron te mbështetja e një partie politike nga qytetarët, por te regjistrimi i qëndrimeve të tyre dhe raportimi i këtyre informacioneve në komunikime me një shërbim inteligjent të huaj. Ky dallim është thelbësor edhe për mbrojtjen e komunitetit goran nga presioni politik dhe instrumentalizimi i marrëdhënieve komunitare.

    “Moja Gora” dhe organizimi përmes kontakteve lokale

    Një pjesë e dimensionit organizativ të rastit lidhet me shoqatën “Udruženje Moja Gora”, të regjistruar në Serbi më 2 prill 2024, me numër 28379404. Verifikimi i regjistrave publikë, i krahasuar me të dhënat e CompanyWall, e identifikon Fehim Salin si përfaqësues. Shoqata është përmendur në raportimet për mbledhjen e mbështetjes së goranëve për SNS-në gjatë vitit 2024.

    Lidhja e Salit me këtë organizatë e zgjeron shqyrtimin nga komunikimet individuale me BIA-n te kontaktet dhe strukturat përmes të cilave mund të jetë organizuar mobilizimi elektoral. Rrjetet komunitare kanë njohuri për marrëdhëniet lokale dhe qasje te individët, prandaj mund të përdoren si ndërmjetës për mobilizim politik, ndërsa informacionet e mbledhura përmes tyre marrin edhe funksion informativ kur u përcillen strukturave të inteligjencës.

    Veprimtaria e raportuar e Salit lidhet si me vitin 2024, ashtu edhe me përgatitjet elektorale të vitit 2026, çka e bën të dukshme mundësinë se të njëjtit persona, formularë dhe kanale komunikimi janë përdorur në të dyja periudhat.

    Kallëzimi ndaj Orliqit dhe përdorimi politik i inteligjencës

    Më 2 nëntor 2026, avokati Ivan Niniq paraqiti në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd kallëzim penal kundër drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, dhe shtatë drejtuesve të tjerë të agjencisë. Sipas kallëzimit penal, në fund të majit, punonjësve të strukturave në Beograd, Kragujevc, Smederevë dhe Paraqin u ishte imponuar, përmes autoritetit të eprorëve, mbledhja e të ashtuquajturave “vota kapilare” për SNS-në, duke përdorur formularë partiakë.

    Votat kapilare janë një metodë për identifikimin paraprak të mbështetësve të mundshëm dhe raportimin e angazhimit në një rrjet elektoral. Rëndësia e kallëzimit nuk qëndron te përdorimi i kësaj metode nga organizatat partiake, por te pretendimi se mbledhja e mbështetjes për SNS-në u ishte imponuar punonjësve të inteligjencës si detyrim pune, duke vënë personelin dhe hierarkinë e një institucioni shtetëror në shërbim të interesave elektorale.

    Orliqi, përpara emërimit në krye të BIA-s në qershor 2024, kishte qenë funksionar i lartë i SNS-së dhe kryetar i Kuvendit të Serbisë. Kjo lidhje politike është pjesë e kontekstit të kallëzimit, i cili kërkon shqyrtimin e mënyrës se si janë përdorur kompetencat dhe marrëdhëniet e vartësisë në shërbimin që ai drejton.

    Kallëzimi penal u bë publik pas zgjedhjeve parlamentare të Serbisë më 25 tetor 2026, në të cilat, sipas rezultateve preliminare, Lista Studentore mori 52,71 për qind dhe lista e udhëhequr nga SNS 39,17 për qind. Në vlerësimin e saj të 26 tetorit, ODIHR evidentoi keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet elektorale. Këto gjetje përshkruajnë mjedisin zgjedhor, ndërsa kallëzimi ndaj drejtuesve të BIA-s ngre veçmas çështjen e përfshirjes së inteligjencës në mobilizimin partiak.

    Rastet Sali dhe Orliq: nga organizimi elektoral te ndikimi hibrid

    Rasti i Fehim Salit në Kosovë dhe kallëzimi penal ndaj Vladimir Orliqit në Serbi lidhen përmes një veprimtarie të përbashkët: mbledhjes së organizuar të mbështetjes elektorale për SNS-në me përfshirjen e strukturave të BIA-s. Në Kosovë, Sali grumbullonte nënshkrimet, evidentonte personat që refuzonin mbështetjen dhe ia raportonte këto informacione zyrtarit të inteligjencës serbe, Zhelimir Matoviq, ndërsa në Serbi, sipas kallëzimit të Niniqit, drejtuesit e BIA-s kishin angazhuar punonjësit e agjencisë për mbledhjen e të ashtuquajturave “vota kapilare” përmes formularëve të SNS-së. Kallëzimi ndaj Orliqit i jep kështu një dimension më të gjerë institucional veprimtarisë së Salit, pasi tregon se praktika e mbledhjes së mbështetjes partiake, e evidentuar në komunikimet e inteligjencës serbe me persona në Kosovë, pretendohet se ishte zbatuar edhe brenda strukturave të saj në Serbi.

    Nga perspektiva e luftës hibride, rëndësia e kësaj ndërlidhjeje qëndron te përdorimi i mobilizimit elektoral si mekanizëm për grumbullimin e informacioneve dhe ushtrimin e ndikimit politik. Listat e mbështetësve dhe personave që refuzonin nuk përfaqësonin vetëm të dhëna për potencialin elektoral të SNS-së, por edhe informacione mbi orientimet politike, marrëdhëniet komunitare dhe individët që mund të bëheshin objekt presioni. Përfshirja e inteligjencës në këtë proces krijon mundësinë që informacionet e mbledhura për qëllime partiake të shfrytëzohen edhe për profilizim politik dhe zgjerimin e rrjeteve të ndikimit, duke ndërthurur interesat elektorale me kapacitetet informative të një institucioni shtetëror.

    Për Kosovën, kjo veprimtari përbën një shqetësim të drejtpërdrejtë të sigurisë, sepse mbledhja e informacioneve politike për qytetarët e saj dhe raportimi i tyre te BIA krijojnë hapësirë për ndikim të jashtëm mbi marrëdhëniet komunitare dhe proceset politike. Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të zbardhin jo vetëm personat që kanë organizuar mbledhjen e votave, por edhe zinxhirin e administrimit dhe përcjelljes së listave, marrëdhëniet me strukturat e inteligjencës serbe dhe përdorimin e mundshëm të këtyre të dhënave për ushtrimin e presionit politik.

    Rëndësia strategjike e dy rasteve shkon përtej zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre, pasi rrjetet e kontakteve dhe informacionet e grumbulluara mund të ruajnë vlerën e tyre edhe pas ndryshimeve politike në Serbi. Ndërthurja e organizimit elektoral me veprimtarinë e inteligjencës krijon një mekanizëm ndikimi që mund të përdoret në periudha të ndryshme dhe për objektiva të tjera politike. Për Kosovën, identifikimi dhe neutralizimi i këtij mekanizmi është çështje e mbrojtjes së sovranitetit dhe e qëndrueshmërisë institucionale ndaj ndërhyrjeve hibride të inteligjencës serbe.

    Burimi: Dukagjini