Blog

  • Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim

    Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim

    Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim

    Meteorologu Mendim Rugova ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike gjatë ditëve të para të nëntorit, duke thënë se ky muaj ka nisur me reshje të konsiderueshme të shiut.

    Sipas tij, gjatë këtyre ditëve janë akumuluar rreth 20 milimetra reshje, që përbëjnë afërsisht një të tretën e sasisë së reshjeve që pritet për tërë muajin nëntor.

    “Gjatë këtyre ditëve të nëntorit janë shnuar rreth 20 milimetra që janë akumuluar në këto ditë të para, një e treta e reshjeve për muajin nëntor. Ka filluar mirë nëntori. Fillimisht shkojmë te fushat barike. Kemi pasur stuhinë Agneta, e cila është emërtuar nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik i Italisë dhe ka sjell mjaft shumë të reshura, sidomos ka pasur vërshime në pjesën jugore të Italisë dhe në Greqi”, ka deklaruar Rugova në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

    Duke folur për ditët në vijim, meteorologu ka bërë të ditur se stuhia që ka ndikuar në rajon tashmë është duke u larguar dhe po zhvendoset drejt lindjes, në drejtim të Detit të Zi dhe më tej kah Rusia Perëndimore.

    Ndërkohë, sipas tij, nga zonat veriore po zhvendosen fusha të presionit të lartë atmosferik drejt jugut, të cilat pritet të ndikojnë edhe në vendin tonë nga fundjava.

    “Për ditët e ardhshme, kjo stuhi që po largohet, ka kaluar ai syri i ciklonit i ditëve të kaluara, pasi po zhvendoset në lindje dhe pritet të kalojë nga Deti i Zi edhe më thellë kah Rusia Perëndimore. Tash, prej zonave më veriore ku janë instaluar fushat e presionit të lartë, kemi fusha që po zhvendosen më kah jugu dhe që pritet nga fundjava të na afektojnë edhe neve. Po pritet një përmirësim i përkohshëm i motit”, ka thënë ai.

    “Gjatë javës së ardhshme ekziston mundësia që një ciklon të depërtojë prej Atlantikut, por ndërkohë kjo tërheq rryma më të ngrohta për nga rajoni ynë. Po pritet një rritje e temperaturave”, ka bërë të ditur meteorologu Mendim Rugova.

    Burimi: Insajderi

  • 10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

    10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

    10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

    Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale.

    Familja Dehari, avokati Tomë Gashi dhe përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi, do t’iu drejtohen qytetarëve nga ora 11:00.

    Burimi: Insajderi

  • Zgjedhjet në SHBA thyejnë barrierat historike, katër kandidatë shënojnë histori

    Zgjedhjet në SHBA thyejnë barrierat historike, katër kandidatë shënojnë histori

    Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë disa rezultate historike, me katër kandidatë që kanë thyer barriera të rëndësishme në përfaqësimin politik.

    Edhe pse numërimi i votave në disa shtete vazhdon, rezultatet e shpallura deri më tani kanë konfirmuar fitore që shënojnë herë të para në historinë politike amerikane, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Në Michigan, demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin ndaj republikanit Mike Rogers, duke u bërë amerikani i parë mysliman që zgjidhet senator në historinë e SHBA-së.

    Në Georgia, Keisha Lance Bottoms ka fituar garën për guvernatore ndaj republikanit Rick Jackson.

    Me këtë rezultat, ajo bëhet gruaja e parë me ngjyrë që zgjidhet guvernatore në Shtetet e Bashkuara.

    Një tjetër fitore historike vjen nga New Hampshire, ku demokrati Chris Pappas ka fituar një ulëse në Senat.

    Ai do të jetë burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që shërben në këtë institucion.

    Ndërkohë, në New Mexico, Deb Haaland ka fituar garën për guvernatore, duke u bërë gruaja e parë indigjene amerikane që zgjidhet në këtë post.

     

    Burimi: Dukagjini

  • MPB: Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore për automjetet janë të detyrueshme

    MPB: Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore për automjetet janë të detyrueshme

    Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha e detyrueshme e pajisjeve dimërore, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjet e detyrueshme për automjetet, dhe mjetet e tërhequra nga kuajt për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor, si dhe për traktorët për kryerjen e sigurt të punëve bujqësore ose pyjore.

    Pajisjet dimërore për automjetet me një masë maksimale të lejuar që nuk i kalon 3,500 kilogramë nënkuptojnë gomat dimërore në të katër rrotat, me një thellësi minimale të sipërfaqes së shkelur prej katër milimetrash në perimetër dhe gjerësi, si dhe gomat me profil veror në të katër rrotat me një thellësi të sipërfaqes së shkelur prej të paktën 4 mm në perimetër dhe gjerësi, nëse automjeti është i pajisur me zinxhirë dëbore me një madhësi të përshtatshme për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera të përshtatshme.

    Pajisjet dimërore për automjetet me katër rrota aktive (4 x 4) nënkuptojnë gomat e dimrit në të katër rrotat, me një thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 6 mm në perimetër dhe gjerësi, dhe gomat e verës në të katër rrotat me një thellësi të sipërfaqes së shqyerjes prej të paktën 4 mm në perimetër dhe gjerësi, nëse automjeti është i pajisur me zinxhirë bore, dhe në rastin e transmisionit të përhershëm, zinxhirët e borës duhet të jenë të paktën në boshtin e pasmë, dhe në rastin e transmisionit të palosshëm, zinxhirët e borës duhet të jenë të paktën në boshtin e angazhuar përgjithmonë.

    Gomat e dimrit janë ato goma që kanë shënimin “MS”, “M+S”, “M & S” dhe një simbol të një flok dëbore në një mal të stilizuar me tre maja në anët e tyre.

    Në përputhje me Rregulloren në fuqi për Pajisjet e Detyrueshme të Automjeteve, instalimi i gomave me thumba është i ndaluar në trafikun rrugor.

    Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i përmbahen detyrimit ligjor për të poseduar pajisje dimërore, pasi kjo siguron trafik të qetë dhe të sigurt në rrugë në kushte dimërore.

  • Viva Fresh e shpall KREEEEJT muajin BLACK NOVEMBER

    Viva Fresh e shpall KREEEEJT muajin BLACK NOVEMBER

    Me çmime dhe zbritje që deri më soooot, s’i keni paaa asnjëherë!

    Po, poooo!

    Jo veç një ditë!
    Por kreeeejt muajin nëntor!

    Viva Fresh sjell BLACK NOVEMBER me oferta ditore dhe javore, me çmime e zbritje të jashtëzakonshme në një gamë të gjerë artikujsh!

    Nga produktet ushqimore e higjienike, te artikujt për shtëpi, kuzhinë, veshmbathje e shumë kategori të tjera!

    Çdo ditë oferta të reja!
    Çdo javë zbritje të ndryshme!
    Kreeeejt muajin çmime që s’i keni paaa asnjëherë!

    Se ky nuk është veç Black Friday që zgjat veç një ditë, por ky është BLACK NOVEMBER që zgjat kreeeejt muajin!

    VETËM NË VIVA FRESH!

  • Festivali i 34-t Shqiptar në Nju Jork, në qendër të vëmendjes ruajtja e gjuhës dhe traditave shqiptare

    Festivali i 34-t Shqiptar në Nju Jork, në qendër të vëmendjes ruajtja e gjuhës dhe traditave shqiptare

    Komuniteti shqiptaro-amerikan u mblodh më 1 nëntor në Nju Jork, në edicionin e 34-t të Festivalit Shqiptar, një aktivitet që ndërthur muzikën, vallet tradicionale dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

    Festivali, i organizuar nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, mblodhi këngëtarë, ansamble folklorike, valltarë dhe instrumentistë, të cilët sollën në skenë elemente të kulturës dhe traditës shqiptare.

    Përtej atmosferës festive, mesazhi kryesor i këtij edicioni ishte ruajtja e gjuhës shqipe dhe përcjellja e identitetit kombëtar te brezat e rinj të diasporës, shkruan Telegrafi.

    Gjatë aktivitetit, atë Pjetër Popaj iu drejtua të pranishmëve, duke vënë theksin te rëndësia e gjuhës amtare si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar.

    Ruajtja e shqipes mbetet një sfidë për shumë familje emigrante, veçanërisht për fëmijët që lindin dhe rriten në Shtetet e Bashkuara, ku anglishtja është gjuha dominuese në shkollë dhe në jetën e përditshme.

    Në këtë kontekst, organizime të tilla shërbejnë si një mundësi për t’i afruar brezat e rinj me gjuhën, traditat dhe rrënjët e tyre familjare.

    Festivali solli në një skenë të përbashkët muzikën tradicionale, këngën dhe vallet folklorike, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për të ruajtur trashëgiminë e tij.

    Sipas gazetës shqiptaro-amerikane “Dielli”, aktiviteti i 1 nëntorit pati në fokus të veçantë ruajtjen e gjuhës shqipe.

    Edicioni i 34-t i Festivalit Shqiptar dëshmoi rolin e rëndësishëm që organizatat kulturore dhe fetare vazhdojnë të luajnë në jetën e diasporës, duke e kthyer festimin e traditave në një mjet për forcimin e identitetit shqiptar ndër breza./Telegrafi/

  • Çifti britanik dërgon në shtëpi veturën, si kujtim nga udhëtimi në Indi

    Çifti britanik dërgon në shtëpi veturën, si kujtim nga udhëtimi në Indi

    Shumica e njerëzve nga pushimet kthehen me magnetë frigoriferi, kartolina apo fotografi, por një çift britanik ka gjetur një mënyrë krejt të pazakontë për të ruajtur kujtimet nga udhëtimi në Indi.

    Pasi përshkuan vendin me një auto-rikshë, Helen dhe Mick vendosën ta dërgonin mjetin me anije deri në Britani, në vend që ta linin pas, transmeton Telegrafi.

    Çifti kaloi 75 ditë duke eksploruar Indinë me auto-rikshën e tyre kuq e zi të markës Bajaj, të cilin me përkëdheli e kishin pagëzuar “Timmy the Tin Can”.

    Gjatë udhëtimit, mjeti u bë shumë më tepër sesa një mënyrë transporti, pasi i shoqëroi nëpër qytete, shtete dhe vende të ndryshme, përfshirë Agrën dhe monumentin e famshëm Taj Mahal.

    Me sytë e vizatuar si në filmat vizatimorë dhe një buzëqeshje të pikturuar në pjesën e përparme, Timmy tërhiqte vëmendjen edhe gjatë rrugëtimit.

    Kur udhëtimi përfundoi, Helen dhe Mick u përballën me dilemën se çfarë të bënin me auto-rikshën që i kishte shoqëruar për mijëra kilometra.

    Ata nuk dëshironin të ndaheshin nga ky shoqërues i veçantë i aventurës së tyre dhe vendosën ta transportonin atë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Megjithatë, kthimi i Timmy-t në shtëpi zgjati shumë më tepër se një udhëtim i zakonshëm. Pas gjashtë muajsh pritjeje, çifti më në fund e priti mjetin në portin London Gateway, më 23 tetor 2026.

    Historinë e pazakontë e ndau në rrjetin social X industrialisti Harsh Goenka, duke tërhequr vëmendjen te mbërritja e auto-rikshës indiane në Britani. Ai vuri në pah rrugëtimin e mjetit nga rrugët e Indisë deri në brigjet britanike. /Telegrafi/

  • A few days from the start of Big Brother, this is the contestant they don’t want in the finals.

    A few days from the start of Big Brother, this is the contestant they don’t want in the finals.

    Achilles Varfi was declared by the people of Big Brother’s house. V IP Kosova 5 as the most voted contender not to reach the finals.

    After that result, the resident has reacted by commenting on the votes he received from his fellow residents, while saying that this decision has not demotivated, rather, has given him even more incentive to continue the race.

    In a way that motivated me, Achilles declared himself after the vote was published.

    A few days from the start of Big Brother, this is the contestant they don’t want in the finals. Photo: Screenshot/ YouTube

    Since entering the house, there have been clashes and debates with almost all residents, creating several tense situations during his stay in the game.

    This vote was part of a challenge organised by the Big Brother, through which residents should express which of the competitors see less likely to reach the finals.

    However, since the race has just begun, it remains to be seen whether this outcome will affect the reports among residents and how Achilles will continue the game.

    It should be noted that this edition has started with serious clashes, disagreements, and heated debates. /Telegraphy/

    YouTube www.youtube.com

  • Barcelona Reaches Agreement with Raphael, Brazilian expected to sign new contract

    Barcelona Reaches Agreement with Raphael, Brazilian expected to sign new contract

    Barcelona has reached agreement on the continuation of the contract with Raphael, which is expected to formalise the new agreement this Thursday, November 5th, connecting to the Catalonas club by June 30th, 2030.

    The agreement between the two sides has been reached for weeks and has already remained only the official signing ceremony. According to the Spanish sports medium, everything took the right course after a meeting between sports director Deco and Brazilian footballer.

    Raphael’s current contract with Barcelona is valid until 2028, after he had signed his previous continuation in May 2025.

    Barcelona Reaches Agreement with Raphael, Brazilian expected to sign new contract

    With the new deal, 29-year-old will add two more seasons to his contract, guaranteeing his stay at properlyCamp Nouʹ by 2030.

    The delay in formalising the deal has not resulted from any financial or sports dispute, but only because of difficulties in adjusting club and football agendas.

    Deco himself had confirmed during the Assembly of Delegates that the renovation was on track, while the Catalunas club has already found the right moment to officially finalise the deal.

    Raphael comes to this renovation after an extraordinary form. Brazil achieved two goals in the 3-0 win over Aston Willlas in the Champions League, bringing to 19 the number of goals scored this season in all races.

    In all, it has achieved 94 goals in 190 performances with Barcelona’s fans, equalising the figures of legend Ronaldinho and Jose Mari Bakero. Only in La League has it scored 15 goals this season, while four others have made it into the Champions League.

    Besides contributing to the offensive, Raphael has also turned into one of the leaders of Hansi Flickut’s team, keeping the captain’s role and being one of the main players in the German coach’s pressure system.

    The decision to continue co-operation comes even after the will publicly expressed by the footballer himself in September, when he had made it clear that he intended to stay in Barcelona and extend his contract.

    If there is no unexpected change, Raphael is expected to sign the new contract this Thursday, in the presence of President Joan Laporta and sports director Deco, thus securing his future at the Catalonas club by 2030. /Telegraphy/

  • Barcelona arrin marrëveshje me Raphinhan, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re

    Barcelona arrin marrëveshje me Raphinhan, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re

    Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan, i cili pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re këtë të enjte, më 5 nëntor, duke u lidhur me klubin katalunas deri më 30 qershor të vitit 2030.

    Marrëveshja mes dy palëve është arritur prej disa javësh dhe tashmë ka mbetur vetëm ceremonia zyrtare e nënshkrimit. Sipas mediumit spanjoll Sport, gjithçka mori drejtimin e duhur pas një takimi mes drejtorit sportiv Deco dhe futbollistit brazilian.

    Kontrata aktuale e Raphinhas me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2028, pasi ai kishte nënshkruar vazhdimin e mëparshëm në maj të vitit 2025.

    Barcelona Reaches Agreement with Raphael, Brazilian expected to sign new contract

    Me marrëveshjen e re, 29-vjeçari do të shtojë edhe dy sezone në kontratën e tij, duke garantuar qëndrimin në “Camp Nou” deri në vitin 2030.

    Vonesa në zyrtarizimin e marrëveshjes nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë mosmarrëveshjeje financiare apo sportive, por vetëm për shkak të vështirësive në përshtatjen e agjendave të klubit dhe futbollistit.

    Vetë Deco kishte konfirmuar gjatë Asamblesë së Delegatëve se rinovimi ishte në rrugën e duhur, ndërsa tashmë klubi katalunas ka gjetur momentin e përshtatshëm për ta finalizuar zyrtarisht marrëveshjen.

    Raphinha vjen në këtë rinovim pas një forme të jashtëzakonshme. Braziliani realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, duke e çuar në 19 numrin e golave të shënuar këtë sezon në të gjitha garat.

    Në total, ai ka realizuar 94 gola në 190 paraqitje me fanellën e Barcelonës, duke barazuar shifrat e legjendave Ronaldinho dhe Jose Mari Bakero. Vetëm në La Liga ka shënuar 15 gola këtë sezon, ndërsa katër të tjerë i ka realizuar në Ligën e Kampionëve.

    Përveç kontributit në aspektin ofensiv, Raphinha është shndërruar edhe në një prej liderëve të skuadrës së Hansi Flickut, duke mbajtur rolin e kapitenit dhe duke qenë një nga lojtarët kryesorë në sistemin e presionit të trajnerit gjerman.

    Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit vjen edhe pas dëshirës së shprehur publikisht nga vetë futbollisti në shtator, kur kishte bërë të qartë se synonte të qëndronte në Barcelonë dhe të zgjaste kontratën e tij.

    Nëse nuk ka ndonjë ndryshim të papritur, Raphinha pritet ta nënshkruajë kontratën e re këtë të enjte, në prani të presidentit Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco, duke siguruar kështu të ardhmen e tij në klubin katalunas deri në vitin 2030. /Telegrafi/