Blog

  • Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

    Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

    Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me një operacion të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Në këtë operacion është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit zyrtar, konferenca për media është paralajmëruar të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke filluar nga ora 13:30.

  • Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

    Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

    Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

    Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës.

    Fitorja e tij erdhi pas një gare më të ngushtë nga sa ishte pritur, e cila vuri në provë mbështetjen e republikanëve në shtetin që presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron si shtëpinë e tij politike.

    Donalds, aleat i afërt i Trumpit, do ta pasojë në këtë detyrë guvernatorin republikan Ron DeSantis, i cili nuk mund të kandidonte për një mandat tjetër.

    Gjatë fushatës, Donalds kishte mbështetjen e Trumpit, të cilin e falënderoi edhe në fjalimin e fitores para mbështetësve të tij në jug të Floridës.

    “Dua që ta dëgjoni nga Florida se ne vazhdojmë të jemi një shtet republikan. Zoti President, dua gjithashtu t’ju falënderoj për mbështetjen dhe për faktin që keni qenë në anën time”, deklaroi ai.

    Demokratët nuk kanë arritur ta fitojnë garën për guvernator të Floridës prej më shumë se 30 vjetësh. /Klankosova.tv

  • Bilanci 24-orësh i Prokurorit të Shtetit: 48 aktakuza ndaj 58 personave dhe 11 të ndaluar

    Bilanci 24-orësh i Prokurorit të Shtetit: 48 aktakuza ndaj 58 personave dhe 11 të ndaluar

    Prokurori i Shtetit ka publikuar raportin 24-orësh mbi aktivitetet kryesore të prokurorive të Kosovës.

    Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 48 aktakuza kundër 58 personave, janë ndaluar 11 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 personave.

    Gjatë periudhës raportuese nuk është regjistruar asnjë rast i bastisjeve apo sekuestrimeve.

    Prokuroria Speciale, ka ndaluar 3 persona të dyshuar për veprat penale Mashtrimi, Hyrja e paautorizuar kompjuterike, si dhe Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave. Gjithashtu, ka ndaluar 4 persona (për Mbajtje të paautorizuar të armëve, Sulm, Lëndim të rëndë trupor dhe Ngacmim) dhe ka bërë 1 kërkesë për paraburgim ndaj 1 të mituri (për Posedim narkotikësh, Armëmbajtje pa leje dhe Kanosje).

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur numrin më të madh të aktakuzave — gjithsej 23 aktakuza kundër 27 personave. Nga kjo prokurori është ndaluar edhe 1 person për Pengim të personit zyrtar.

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër 6 personave për vepra si Grabitje, Sulm seksual dhe materiale të keqpërdorimit të fëmijëve, si dhe Dhunë në familje. Gjithashtu ka ngritur 1 aktakuzë për Shitje e blerje të paautorizuar të narkotikëve.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave, ka ndaluar 1 person për Dhunë në familje dhe ka parashtruar 1 kërkesë për paraburgim për Mashtrim.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar 2 persona — njërin për Dhunë në familje dhe tjetrin për Tregti të paautorizuar armësh/materiesh plasëse dhe Lajmërim të rremë.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave për vepra si Posedim narkotikësh, Lëndim i rëndë trupor, Falsifikim dokumentesh, Kanosje dhe Shkaktim i rrezikut.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave si dhe ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për Dhunë në familje. /Telegrafi/

  • Rrëfimi i lashtë për Jezusin sfidon dyshimin shekullor të studiuesve!

    Rrëfimi i lashtë për Jezusin sfidon dyshimin shekullor të studiuesve!

    Nga: Andrea Margolis / Fox News Digital (titulli: Ancient account of Jesus challenges centuries of scholarly doubt: ‘Totally authentic’)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Një studiues beson se një rrëfim gati 2000-vjeçar për Jezusin mund të jetë historikisht më i besueshëm sesa mendohej më parë, duke sfiduar kështu dyshimet e kahershme për një nga rrëfimet më të hershme jokristiane për jetën e tij.

    T. C. Schmidt, profesor i asociuar i studimeve fetare në Universitetin Ferfild në Konektikat, është autor i librit të vitit 2025 me titull Jozefi dhe Jezusi: Prova të reja për atë që quhet Krisht [Josephus and Jesus: New Evidence for the One Called Christ], i cili shqyrton një pasazh prej kohësh të diskutueshëm për Jezusin, të shkruar nga historiani i lashtë hebre, Jozefi.

    Jozefi jetoi afërsisht nga viti 37 deri në vitin 100 pas Krishtit dhe shkroi për Jezusin në veprën e tij Lashtësitë e hebrenjve [Antiquities of the Jews], duke dhënë një nga të paktat rrëfime jokristiane që kanë mbijetuar për jetën e tij.

    Në këtë pasazh, Jozefi e përshkroi Jezusin si urtak që tërhoqi ndjekës dhe u dënua me kryqëzim nën Ponc Pilatin. Teksti gjithashtu u referohej rrëfimeve se Jezusi u shfaq përsëri i gjallë pas vdekjes së tij.

    Për shekuj të tërë, studiuesit kanë debatuar nëse skribët e krishterë e ndryshuan pasazhin, i cili përmban pohime për Jezusin të cilat disa historianë besojnë se do të kishin qenë të pazakonta për një shkrimtar hebre jokristian.

    Por, Schmidt i tha Fox News Digital-it se kërkimi i tij sugjeron se pasazhi është autentik, duke u mbështetur në analizën gjuhësore dhe krahasimet me shkrime të tjera të Jozefit.

    Schmidti shqyrtoi versione të lashta të rrëfimit të Jozefit në greqisht, latinisht, siriakisht, arabisht dhe armenisht, duke përdorur krahasime tekstuale dhe analizë stilistike të ndihmuar nga kompjuteri për të argumentuar se pasazhi i diskutueshëm ishte në përputhje me stilin e të shkruarit të Jozefit.

    Analiza e tij, tha Schmidt, gjeti ngjashmëri në të gjithë pasazhin.

    “Unë tregoj se çdo frazë e vetme në pasazh mund të gjurmohet te Jozefi. E gjitha tingëllon si diçka që Jozefi do ta thoshte”, tha Schmidt.

    Schmidti argumentoi gjithashtu se disa nga përshkrimet e Jozefit për Jezusin janë keqinterpretuar, duke bërë që pasazhi të duket më i favorshëm ndaj krishterimit sesa Schmidti beson se Jozefi kishte për qëllim.

    Për shembull, ai tha se përshkrimi i Jozefit për Jezusin duke kryer vepra të mbinatyrshme nuk do të thotë patjetër se historiani besonte se ato fuqi vinin nga Perëndia.

    Në vend të kësaj, gjuha është më e paqartë, duke lënë të hapur nëse besohej se ato fuqi vinin prej burimeve hyjnore apo demonike.

    “Kjo, në fakt, tingëllon si diçka që do ta kishte thënë një hebre jokristian”, tha Schmidt. “Kemi edhe rrëfime të tjera të hebrenjve të mëvonshëm që thonë gjëra të ngjashme për Jezusin”.

    “Pra, kur i bashkon të gjitha, stili i fragmentit përputhet me Jozefin dhe pohimet e mesazhit përputhen me atë që Jozefi do të kishte thënë si hebre jokristian”, shtoi ai. “Me fjalë të tjera, fragmenti duket plotësisht autentik”.

    Schmidt tha se gjetjet e tij mund t’i forcojnë dëshmitë historike që lidhen me jetën e Jezusit.

    “Ajo që bën ky fragment është se e përforcon vendin e Jezusit në histori”, tha Schmidt.

    Ai tha se rrëfimi i Jozefit vërteton në mënyrë të pavarur hollësi që gjenden në Ungjij, përfshirë dishepujt e Jezusit, reputacionin e tij për kryerjen e mrekullive dhe kryqëzimin e tij nën Ponc Pilatin.

    Schmidti theksoi gjithashtu përmendjen që fragmenti i bën ringjalljes së Jezusit, duke argumentuar se ajo ofron dëshmi historike për atë që besonin ndjekësit e tij më të hershëm.

    “Vetë Jozefi nuk e pohon ringjalljen, por pohon se të krishterët e hershëm, dishepujt e Jezusit, besonin se Jezusi ishte ringjallur ditën e tretë”, tha Schmidt.

    Kur u pyet për pritjen që i është bërë librit të tij, Schmidt tha se libri ka marrë reagime pozitive, ndërsa disa po i rishqyrtojnë pikëpamjet e tyre për autenticitetin e fragmentit.

    Autenticiteti i rrëfimit të Jozefit mbetet ende objekt debati mes studiuesve, ndërsa historianët vazhdojnë të mos pajtohen se sa nga fragmenti mund të jetë ndryshuar prej skrëbeve të mëvonshëm të krishterë.

    Schmidti tha se, që nga botimi i librit, ka identifikuar edhe dy ose tri lidhje të tjera të mundshme mes Jozefit dhe njerëzve të lidhur me kryqëzimin e Jezusit – një temë për kërkime të ardhshme.

    Ai gjithashtu i nxiti lexuesit t’i shqyrtojnë vetë burimet historike, duke vënë në dukje se kërkimi i tij e kishte shtyrë të vinte në pikëpyetje atë që ai ishte mësuar më parë.

    “Gjatë gjithë jetës sime akademike më kishin mësuar se ky paragraf i Jozefit nuk ishte autentik. Dhe, unë e besoja këtë”, tha Schmidt.

    “Por, teksa fillova t’i shqyrtoja me kujdes provat, gjithçka vazhdonte të shkonte drejt idesë se ai është autentik”. /Telegrafi/

  • Barcola shpjegon largimin nga PSG dhe transferimin te Liverpooli

    Barcola shpjegon largimin nga PSG dhe transferimin te Liverpooli

    Bradley Barcola ka folur për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germaini te Liverpooli, duke pranuar se largimi nga klubi francez nuk ishte aspak i lehtë, por se kishte ardhur momenti për një sfidë të re në karrierën e tij.

    Sulmuesi francez ka kujtuar me emocione periudhën e kaluar në Paris, ku kaloi vite të rëndësishme dhe fitoi shumë trofe, duke theksuar se kishte krijuar një lidhje të veçantë me bashkëlojtarët dhe klubin.

    “Për mua, ishte momenti i duhur për t’u larguar nga PSG-ja. Kalova shumë vite të bukura atje dhe fitova një numër të madh trofesh. Por kishte ardhur koha për t’u larguar”, deklaroi Barcola.

    Ai pranoi se ndarja me ish-bashkëlojtarët ishte veçanërisht e vështirë, pasi në klubin parisien kishte krijuar një ambient që i ngjante një familjeje.

    “Ishte mjaft e vështirë, sepse atje ishte krijuar një atmosferë e vërtetë familjare. Kishim ndërtuar diçka shumë të veçantë së bashku. Për më tepër, ishte e vështirë të largohesha dhe t’u thosha lamtumirë bashkëlojtarëve të mi. Por, në fund të fundit, kështu është futbolli”, u shpreh ai.

    Megjithatë, oferta e Liverpoolit ishte një mundësi që sulmuesi francez nuk dëshironte ta humbiste.

    Barcola theksoi se nuk kishte pasur dilema për t’iu bashkuar skuadrës angleze dhe se është i lumtur me vendimin e marrë.

    “Kur një klub si Liverpooli të kontakton, është diçka e jashtëzakonshme. Nuk pata asnjë dyshim dhe e dija se duhej të vija këtu. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë edhe për PSG-në”, përfundoi Barcola. /Telegrafi/

  • Banka Popullore: Nesër në Manastir do të bëhet pagesa e mjeteve për qytetarët që nuk kanë kartela pagesore në Alta Bank

    Banka Popullore: Nesër në Manastir do të bëhet pagesa e mjeteve për qytetarët që nuk kanë kartela pagesore në Alta Bank

    Banka Popullore njofton qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka AD Bitola, por nuk kanë kartela pagese, se që nga e enjtja, 5 nëntor 2026, do të fillojnë tërheqjet nga sportelet në degën kryesore të bankës në Manastir.

    Nga Banka Popullore njoftojnë se për këtë qëllim, do të hapen disa sportele në adresën rruga “Dobrivoje Radosavljeviç” nr. 21 në Manastir.

    “Pagesa do të jetë në dispozicion të qytetarëve, dhe veçanërisht të pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale, të cilët marrin fonde përmes llogarive në bankë, por nuk kanë kartela pagese. Qytetarët do të jenë në gjendje të tërheqin deri në 20,000 denarë, që është shuma maksimale e lejuar për tërheqje në një periudhë dyjavore”.

    “Nga 6 nëntori, duke përfshirë të shtunën, 7 nëntor, dega do të funksionojë në dy ndërrime, me qëllim që t’u shërbejë sa më shumë klientëve të jetë e mundur. Pagesa do të bëhet gjatë disa ditëve sipas një orari, për të cilin qytetarët do të njoftohen me SMS, duke treguar ditën dhe orën kur duhet të vijnë në filialë. U kërkojmë qytetarëve që t’i përmbahen termineve të marra dhe të mos vijnë në filialë në ditët kur nuk janë telefonuar dhe para orarit për të cilin janë telefonuar në ditën specifike, me qëllim që të shmangen turmat dhe pritjet më të gjata”, thonë nga Banka Popullore.

    Për ata që nuk do të jenë në gjendje të vijnë në orarin e caktuar, do të sigurohen termine shtesë.

    “Sportelet do të jenë të destinuara ekskluzivisht për tërheqje parash dhe nuk do të kryhen lloje të tjera transaksionesh. Po bëhen përgatitje për hapjen e sporteleve për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale në qytete të tjera të vendit, për të cilat Banka Popullore do të njoftojë së shpejti”, thonë nga Banka Popullore.

  • Names/ These are five arrested for trafficking 37kg of narcotics in Kosovo

    Interior Minister Jhelal Svecla said another international criminal group has been hit.

    According to Svechla, the group had prepared 37kg of heroin for the market, as action for its capture was organised by police, AKI and the prosecution.

    The value of narcotics is allegedly over half a million euros.

    Five people have been arrested.

    Signal sources suggest those arrested are 43-year-old Iskerder Sale, 67-year-old Faton Sopa, 50-year-old Ali Cesuglou, 36-year-old Veton Sopa and Agron Elezi.

    The action was conducted by the Central Investigations Sector for Narcotics Trafficking Investigation, following an investigation conducted in co-operation with the Special Prosecutor and the Kosovo Intelligence Agency ( AKI).

    The operation has been extended to the Ferizaj and Pristina regions, where five suspected locations have been checked.

    Source Layer: Insander

  • Emrat/ Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë

    Emrat/ Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë

    Emrat/ Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar.

    Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

    Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.

    Ndërsa janë arrestuar pesë persona.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Iskender Sale 43 vjeçar, Faton Sopa 67 vjeçar , Ali Cesuruglou 50 vjeçar, Veton Sopa 36 vjeçar dhe Agron Elezi 55 vjeçar.

    Aksioni është realizuar nga Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    Operacioni është shtrirë në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës, ku janë kontrolluar pesë lokacione të dyshuara.

    Burimi: Insajderi

  • Harvard, the course that puts reading in the center of class

    According to a post published by the Italian Forum, it is one of the university’s most demanding courses, where students should read a full book every week without using smartphones, computers, or artificial intelligence tools.

    The program aims to promote the ability to think critically and to form personal judgments, without relying on available technology or solutions.

    The list of readings includes authors and philosophers of various periods, from Plato to English writer Jane Austen, inviting students to face their texts and ideas directly.

    The course does not offer short ways to ensure good grades, but requires continued commitment, deepening reading and discussion.

    Interest in enrolling in this programme has increased as it comes to a moment when universities worldwide are facing the challenge of integrating artificial intelligence into education and asking how to maintain the students’ ability to think independently.

    Source Layer: RTKLive

  • Harvard, kurs që vendos leximin në qendër të mësimit

    Harvard, kurs që vendos leximin në qendër të mësimit

    Sipas një postimi të publikuar nga “Fortune Italia”, bëhet fjalë për një nga kurset më kërkuese të universitetit, ku studentët duhet të lexojnë një libër të plotë çdo javë, pa përdorur smartphone, kompjuter apo mjete të inteligjencës artificiale.

    Programi synon të nxisë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të formuar gjykime personale, pa u mbështetur te teknologjia apo zgjidhjet e gatshme.

    Lista e leximeve përfshin autorë dhe filozofë të periudhave të ndryshme, nga Platoni te shkrimtarja angleze Jane Austen, duke i ftuar studentët të përballen drejtpërdrejt me tekstet dhe idetë e tyre.

    Kursi nuk ofron rrugë të shkurtra për të siguruar nota të mira, por kërkon angazhim të vazhdueshëm, lexim të thelluar dhe diskutim.

    Interesi për t’u regjistruar në këtë program është rritur, ndërsa ai vjen në një moment kur universitetet në mbarë botën po përballen me sfidën e integrimit të inteligjencës artificiale në arsim dhe me pyetjen se si të ruhet aftësia e studentëve për të menduar në mënyrë të pavarur.

    Burimi: RTKLive