Blog

  • U raportua se e sulmoi ariu, por ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit në Shqipëri

    U raportua se e sulmoi ariu, por ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit në Shqipëri

    Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.

    Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

    Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes./A2CNN

    Burimi: Dukagjini

  • Identiteti Elektronik tashmë është në Platformën eKosova, ja si mund ta bëni

    Identiteti Elektronik tashmë është në Platformën eKosova, ja si mund ta bëni

    Platforma eKosova ka bërë të ditur se Identiteti Elektronik (eID) tashmë është integruar në Platformën eKosova!

    Në njoftim thuhet se eKosova po vazhdon të zgjerojë mundësitë e shërbimeve digjitale, duke sjellë zgjidhje të reja që synojnë ta bëjnë ndërveprimin e qytetarëve dhe bizneseve me institucionet publike më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt.

    “Përmes eID-së, të integruar në Kuletën Digjitale të Kosovës, përdoruesit mund të kyçen në llogaritë e tyre në eKosova pa pasur nevojë të përdorin fjalëkalimin. Ky mekanizëm mundëson identifikim dhe autentikim elektronik të sigurt, duke ofruar një mënyrë moderne dhe më praktike të qasjes në shërbimet digjitale.

    Kjo risi paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të identitetit digjital dhe forcimit të sigurisë gjatë përdorimit të shërbimeve elektronike. Njëkohësisht, eID kontribuon në thjeshtimin e proceseve të kyçjes, duke reduktuar varësinë nga fjalëkalimet dhe duke krijuar përvojë më të lehtë për përdoruesit”, thuhet në njoftim.

    Nënshkrimi elektronik – një mundësi e re në shërbimet e eKosova

    Përveç kyçjes pa fjalëkalim, integrimi i eID-së mundëson edhe përdorimin e nënshkrimit elektronik në kuadër të shërbimeve të platformës.

    Tashmë, gjatë aplikimit për regjistrimin e një biznesi të ri në eKosova, aplikuesit kanë mundësinë t’i nënshkruajnë dokumentet në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për procedura fizike të nënshkrimit.

    “Ky është një nga përdorimet e para konkrete të nënshkrimit elektronik në platformën eKosova dhe një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të proceseve administrative. Përmes kësaj mundësie, synohet të reduktohet nevoja për dokumentacion fizik, të shkurtohet koha e përfundimit të procedurave dhe të lehtësohet qasja në shërbime për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në njoftim.

    eKosova thekson se integrimi i eID-së krijon bazën për zgjerimin e përdorimit të identitetit dhe nënshkrimit elektronik edhe në shërbime të tjera të platformës eKosova.

    “Në vazhdim, kjo mundësi do të shtrihet gradualisht në shërbime të reja, duke synuar që gjithnjë e më shumë procese administrative të realizohen në mënyrë tërësisht elektronike, nga identifikimi dhe aplikimi deri te nënshkrimi dhe përfundimi i shërbimit”, thuhet tutje. /Telegrafi/

  • Komisioni zgjedhor në Izrael nuk gjen prova për manipulim në zgjedhjet e javës së kaluar

    Komisioni zgjedhor në Izrael nuk gjen prova për manipulim në zgjedhjet e javës së kaluar

    Komisioni Zgjedhor i Izraelit njoftoi të mërkurën se nuk ka gjetur prova për manipulim në zgjedhjet e javës së kaluar, duke i dhënë një goditje përpjekjeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të vënë në dyshim besueshmërinë e rezultateve.

    Netanyahu dhe mbështetësit e tij kanë pretenduar vazhdimisht, pa paraqitur prova, se partitë e udhëhequra nga arabët i kishin “vjedhur” zgjedhjet, ndoshta edhe me ndihmën e faktorëve të huaj.

    Rezultatet treguan se blloku fetaro-nacionalist i Netanyahut humbi shumicën parlamentare, ndërsa partitë arabe shënuan rritje të konsiderueshme të përfaqësimit, transmeton Telegrafi.

    “Shqyrtimi nuk gjeti asnjë dëshmi për parregullsi që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve ose do të ndikonin në rezultatet e tyre”, thuhet në deklaratën e komisionit.

    Drejtori në detyrë i Komisionit Zgjedhor, Dean Livne, tha se hetimi kishte shqyrtuar “individualisht dhe në mënyrë të hollësishme” çdo ankesë, por nuk kishte gjetur prova që do të mbështesnin pretendimet se rezultatet ishin të pavlefshme.

    Rezultatet, të cilat pritet të certifikohen zyrtarisht të mërkurën, “pasqyrojnë me saktësi zgjedhjet që votuesit kanë bërë në kutitë e votimit”, shtoi Livne.

    Ndërkohë, një hetim i veçantë i shërbimit të inteligjencës Shin Bet lidhur me pretendimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhje është ende në vazhdim, bëri të ditur një zëdhënës i Komisionit Zgjedhor.

    Pas marrjes së rezultateve të certifikuara, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të nisë konsultimet me secilën prej partive të zgjedhura në parlament.

    Pas dy ditësh konsultimesh, ai do të caktojë kandidatin që vlerëson se ka mundësitë më të mira për të formuar një qeveri koalicioni. Kandidatët kryesorë janë Netanyahu dhe rivali i tij, lideri i opozitës Gadi Eisenkot.

    Megjithatë, as blloku i Netanyahut dhe as ai i aleatëve të Eisenkotit nuk arritën të sigurojnë shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë së re.

    Kjo situatë lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje mes dy rivalëve politikë, por edhe të një koalicioni mes Eisenkotit dhe disa prej partive të udhëhequra nga arabët.

    Nëse as Netanyahu dhe as Eisenkot nuk arrijnë të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë, Izraeli mund të mbajë zgjedhje të reja në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

  • LEX led for involvement in the killing of 34 Albanians and the expulsion of about 1,000 civilians today, the trial continues against Ramadan Morina

    At the Special Department of the Foundation Court in Pristina, judgment against Ramadan Morina is continuing today, November 4th, charged with war crimes against the civilian population during the recent war in Kosovo.

    Morina faces serious charges related to the March 1999 events in the village of Burim in Malisheva, where 34 Albanian civilians were killed.

    According to the Special Prosecutor’s Act of the Republic of Kosovo on 31 March 1999, Morina, co-ordination with other members of Serbian police and military forces, allegedly participated in criminal acts against the Albanian civilian population.

    The prosecution claims that during these events, 35 Albanian men who had been forced to line up were separated from a group of civilians, while women and children had fled under gun threat.

    According to the description of the indictment, a member of Serbian police forces had opened fire with automatic weapons, killing 34 Albanian civilians.

    Morina is also accused of participating in the destruction of property, the mass exile of the civilian population, and the plundering of property of about 1,000 citizens who were not involved in fighting.

    The Indictee Refuses Guilty

    In the initial review, held on December 30th 2025, Ramadan Morina was declared innocent, claiming that during the period 1998, 1999 had not been in Kosovo at all and that he had evidence to do so.

    Morina was arrested in August 2025 in Pristina, while the Special Prosecution filed charges against him in December of that same year.

    In March 2026, the Supreme Court had refused a plea for protection of legitimacy concerning continuing its detention.

    Meanwhile, at the June 16th 2026 session, the court review was postponed following the defence request for the assurance of the protected witness’s statement, identified with the D1 code.

    The trial is conducted before the trial panel led by Judge Beqman Beqiri.

    The trial against Morina continues, while its criminal responsibility remains to be determined by the tribunal on the basis of evidence administered during the process.

    Note: Those who are referred to in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by the court’s firm form ruling.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 34 shqiptarëve dhe dëbimin e rreth 1 mijë civilëve – sot vazhdon gjykimi ndaj Ramadan Morinës

    LEX | Akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 34 shqiptarëve dhe dëbimin e rreth 1 mijë civilëve – sot vazhdon gjykimi ndaj Ramadan Morinës

    LEX | Akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 34 shqiptarëve dhe dëbimin e rreth 1 mijë civilëve – sot vazhdon gjykimi ndaj Ramadan Morinës

    Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon sot, më 4 nëntor, gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Morina përballet me akuza të rënda që lidhen me ngjarjet e marsit të vitit 1999 në fshatin Burim të Malishevës, ku u vranë 34 civilë shqiptarë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, më 31 mars 1999, Morina, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në veprime kriminale ndaj popullsisë civile shqiptare.

    Prokuroria pretendon se gjatë këtyre ngjarjeve, nga një grup civilësh ishin ndarë 35 burra shqiptarë, të cilët ishin detyruar të rreshtoheshin, ndërsa gratë dhe fëmijët ishin larguar nën kërcënimin e armëve.

    Sipas përshkrimit të aktakuzës, një pjesëtar i forcave policore serbe kishte hapur zjarr me armë automatike, duke vrarë 34 civilë shqiptarë.

    Morina akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbimin masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftime.

    I akuzuari nuk e pranon fajësinë

    Në shqyrtimin fillestar, të mbajtur më 30 dhjetor 2025, Ramadan Morina ishte deklaruar i pafajshëm, duke pretenduar se gjatë periudhës 1998–1999 nuk kishte qenë fare në Kosovë dhe se posedonte dëshmi për këtë.

    Morina ishte arrestuar në gusht të vitit 2025 në Prishtinë, ndërsa Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij në dhjetor të po atij viti.

    Në mars të vitit 2026, Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

    Ndërkaq, në seancën e 16 qershorit 2026, shqyrtimi gjyqësor ishte shtyrë pas kërkesës së mbrojtjes për sigurimin e deklaratës së dëshmitares së mbrojtur, të identifikuar me kodin D1.

    Procesi gjyqësor zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Rrahman Beqiri.

    Gjykimi ndaj Morinës vazhdon, ndërsa përgjegjësia e tij penale mbetet të përcaktohet nga gjykata në bazë të provave të administruara gjatë procesit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Six years from Father Altini with an emotional dedication to Jakup Krasniqi

    Today, November 4th, it has been six years since the arrest of former Kosovo Parliament Speaker Jakup Krasniqi and his sending to The Hague.

    In this case, his son, MP Altin Krasniqi, has published an emotional dedication expressing pain and merchandise for his father, who has been away for six years.

    Bamba, it’s been six years today… I’ve never had it harder than this time to write about this day. At other times, no matter how heavy the wait was, we held a hope in our hearts, believed that justice would end in the end, that one day this injustice would end and you would return home, Krasniqi wrote.

    He has stressed that the years spent and the absence of a father in the family are one of the greatest pains for him.

    I know, Dad, you’re old. I know you’re tired. I know how hard it is to spend every day locked away from your family, away from home, away from people who love you. I know how much you missed the years no one could ever bring back, he wrote.

    Eric Krasniqi has said that his father has deserved his aged years to pass by his wife, children and family.

    You deserve it, Dad, so you can spend your old age next to your mom, your home, your kids and your people. You deserve to enjoy days without worry, drinking coffee in peace, he wrote.

    At the end of the dedication, MP Krasniqi has voiced hope that these will be the last years his father spends away from the family.

    May it be these past six years away from us, Dad. We are still waiting for the day when we will embrace you again, not to greet you and separate you, but to stop letting you down. We love you endless, Dad, it’s over, Altin Krasniqi.

    Source Layer: Insander

  • Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin

    Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin

    Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin

    Sot, më 4 nëntor, janë bërë gjashtë vjet nga arrestimi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe dërgimi i tij në Hagë.

    Me këtë rast, djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, ka publikuar një dedikim emocional, duke shprehur dhimbjen dhe mallin për babanë, i cili prej gjashtë vjetësh ndodhet larg familjes.

    “Babë, sot u bënë 6 vjet… Asnjëherë nuk e kam pasur më të vështirë se këtë herë të shkruaj për këtë ditë. Herëve të tjera, sado e rëndë ishte pritja, e mbanim një shpresë në zemër, besonim se në fund do të kishte drejtësi, se një ditë kjo padrejtësi do të merrte fund dhe ti do të ktheheshe në shtëpi”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai ka theksuar se vitet që po kalojnë dhe mungesa e babait në familje janë ndër dhimbjet më të mëdha për të.

    “E di, babë, që je plakur. E di që je lodhur. E di se sa e vështirë është ta kalosh çdo ditë të mbyllur, larg familjes, larg shtëpisë, larg njerëzve që të duan. E di se sa shumë të kanë munguar vitet që askush nuk mund të t’i kthejë më”, ka shkruar ai.

    Altin Krasniqi ka thënë se babai i tij e ka merituar që vitet e pleqërisë t’i kalojë pranë bashkëshortes, fëmijëve dhe familjes.

    “Ti e ke merituar, babë, që pleqërinë ta kaloje pranë mamit, në shtëpinë, mes fëmijëve e njerëzve të tu. E ke merituar t’i shijosh ditët pa brenga, ta pish kafenë në qetësi”, ka shkruar ai.

    Në fund të dedikimit, deputeti Krasniqi ka shprehur shpresën se këto do të jenë vitet e fundit që babai i tij i kalon larg familjes.

    “U bëfshin këto gjashtë vjet të fundit larg nesh, babë. Ne ende po presim ditën kur do të të përqafojmë sërish, jo për të të përshëndetur e për t’u ndarë, por për të mos të të lëshuar më nga krahët tanë. Të duam pafund, babë”, ka përfunduar Altin Krasniqi.

    Burimi: Insajderi

  • “Carrick shpëton përkohësisht, Unitedi e ka në mendje pasuesin e tij”

    “Carrick shpëton përkohësisht, Unitedi e ka në mendje pasuesin e tij”

    Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, fitorja ndaj italianëve ishte vendimtare për të ardhmen e trajnerit anglez, pasi një tjetër humbje në “Old Trafford” do ta kishte vështirësuar jashtëzakonisht shumë vazhdimin e tij në krye të skuadrës.

    Manchester Unitedi ishte në prag të ndeshjes së dhjetë radhazi pa fitore, pasi Matias Soule dhe Donyell Malen shënuan dy gola brenda 17 minutave të para për Romën.

    Skuadra angleze shkoi në pushim me disavantazh prej dy golash, ndërsa tifozët e përcollën ekipin me vërshëllima. Megjithatë, reagimi në pjesën e dytë ishte i jashtëzakonshëm, pasi “Djajtë e Kuq” përmbysën rezultatin dhe fituan 3-2.

    Romano ka bërë të ditur se ky triumf i ka dhënë Carrickut mundësi të tjera për të qëndruar në stol.

    “Kjo fitore do të thotë se Michael Carrick vazhdon rrugëtimin e tij si trajner i Manchester Unitedit. Ai do të ketë më shumë mundësi, përfshirë edhe ndeshjen e ardhshme. Ky rezultat do të ndihmojë në ndërtimin e një vazhdimësie pozitive”, ka deklaruar Romano në kanalin e tij në YouTube.

    Megjithatë, e ardhmja e trajnerit anglez mbetet e lidhur ngushtë me rezultatet e ardhshme, veçanërisht me përballjen ndaj Aston Villas, e cila zhvillohet të dielën në “Old Trafford”.

    Emery, kandidati i preferuar për projektin afatgjatë

    Në rast të ndryshimeve në stolin e Manchester Unitedit, njëri prej emrave që pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e klubit është trajneri i Aston Villas, Unai Emery.

    Sipas Romanos, drejtuesit e klubit anglez e vlerësojnë spanjollin si një trajner të jashtëzakonshëm dhe besojnë se ai mund të jetë njeriu i duhur për ta udhëhequr projektin afatgjatë dhe për ta rikthyer Unitedin në majat e futbollit.

    Megjithatë, transferimi i Emeryt nga Aston Villa paraqet vështirësi të konsiderueshme dhe një mundësi e tillë mund të shqyrtohet në një periudhë tjetër.

    Romano ka theksuar se drejtuesit e Manchester Unitedit kanë synim t’i besojnë Carrickut në ndeshjet e ardhshme, ndërsa një vlerësim më i plotë i situatës pritet të bëhet gjatë pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.

    Gjatë kësaj periudhe, pronarët dhe drejtuesit e klubit do t’i analizojnë të gjitha mundësitë përpara se të marrin një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e trajnerit.

    Ndërkohë, disa futbollistë të Manchester Unitedit kanë shprehur publikisht mbështetjen për Carrickun, duke insistuar se janë të vendosur të përmirësojnë rezultatet dhe ta nxjerrin skuadrën nga kriza.

    Burimi: RTKLive

  • I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

    I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

    I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjellur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të vazhdoj procesi gjyqësor ndaj tij.

    Morina akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, shkatërrimin e pronës, dëbimin e popullatës civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve.

    Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

    R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullësisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Light seeks fifth consecutive victory, Pristina targets scores in Gjilan

    This challenge will take place at the artificial grass stadium in Gjilan, beginning at 1: 00 p.m., where light will take the priority of local terrain.

    This confrontation was postponed due to light commitments in European competitions during the summer, while the two teams will already have the opportunity to hold the back fight.

    Gjilanians enter this duel at a good time, having registered four successive championship victories. The Light Team aims to continue the positive series with another triumph, which would enable it to match with Pristina on point and to approach the leader Maliseva only one point.

    On the other hand, capitals seek positive results to maintain their position and continue the race on the upper part of the table.

    Pristina in the last five matches has recorded two victories, two drawbacks and a defeat, while in Gjilan it aims to score significant points in the face of a well-shaped opponent.

    For both teams, this match presents an important opportunity to improve position on the board, so a face of great rivalry is expected.

    Source Layer: RTKLive