Blog

  • Çfarë parasheh ligji i ri për barnat, prodhuesit do të detyrohen të raportojnë mungesat me kohë

    Çfarë parasheh ligji i ri për barnat, prodhuesit do të detyrohen të raportojnë mungesat me kohë

    Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e tyre, si dhe mekanizma për përballimin në kohë të mungesës së terapive të caktuara. Një nga risitë kryesore është edhe propozimi që falsifikimi i barnave të trajtohet si vepër penale.

    Në konsultimin kombëtar, të organizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi se ligji aktual daton nga viti 2007 dhe deri më tani është ndryshuar më shumë se 20 herë, prandaj është e nevojshme të miratohet një zgjidhje e re ligjore në tërësi.

    Sipas paralajmërimeve, ligji i ri do të rregullojë ekskluzivisht fushën e barnave, ndërsa pajisjet mjekësore dhe veprimtaria farmaceutike do të rregullohen në të ardhmen me ligje të veçanta.

    Rregulla të reja për mungesën e barnave

    Një nga ndryshimet më të rëndësishme është vendosja e procedurës së detyrueshme për raportimin e mungesës së barnave. Prodhuesit dhe bartësit e autorizimeve do të kenë detyrim që me kohë të informojnë për ndërprerjet e mundshme në prodhim ose furnizim, në mënyrë që institucionet shëndetësore të mund të sigurojnë terapi alternative.

    Klekovski theksoi se një pjesë e madhe e këtyre situatave mund të parashikohen paraprakisht dhe se nevojitet koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve dhe furnizuesve.

    Si shembull, ai përmendi barin „Dekotin“, për të cilin, sipas ministrit, aktualisht ekziston mungesë e vazhdueshme.

    Parashikohen gjithashtu rregulla të reja për raportimin e efekteve të padëshiruara të barnave, si dhe harmonizimi i legjislacionit vendor me standardet evropiane.

    Falsifikimi i barnave do të bëhet vepër penale

    Ministri paralajmëroi se zgjidhja e re ligjore do të përfshijë edhe masa më të rrepta kundër barnave të falsifikuara. Për këtë qëllim do të nevojitet harmonizimi me Kodin Penal, me ç’rast falsifikimi i barnave do të përfshihet në mënyrë të veçantë në legjislacionin penal.

    Sa i përket mungesës së terapive në klinika, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë, Klekovski theksoi se do të kërkohen zgjidhje alternative për pacientët, ndërsa kontratat për prokurimet publike duhet të përmbajnë sanksione për furnizimet që nuk realizohen në afatin e paraparë.

    Ministria planifikon gjithashtu bisedime me Fondin e Sigurimit Shëndetësor për vendosjen e planifikimit financiar afatgjatë gjatë prokurimit të barnave.

    Barna të reja në listën pozitive në vitin 2027

    Me ligjin e ri pritet të thjeshtohen një pjesë e procedurave për regjistrimin e barnave dhe të përmirësohet monitorimi i konsumit të tyre. Këto të dhëna do të jenë të rëndësishme gjatë vlerësimit të mundësive financiare për zgjerimin e listës pozitive të barnave.
    Klekovski paralajmëroi se pret që gjatë vitit 2027 në listën pozitive të përfshihen barna të reja.

    Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend, doktor Akim Ali, e përshëndeti përgatitjen e zgjidhjes së re ligjore, duke vlerësuar se një legjislacion modern është i domosdoshëm për të garantuar barna të sigurta, efikase dhe të qasshme për qytetarët.

    Në përgatitjen e ligjit janë përfshirë përfaqësues të pacientëve, mjekëve, farmacistëve dhe industrisë farmaceutike. Vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të shqyrtohen para se propozim-ligji të dorëzohet në procedurë qeveritare.

  • Kur DZ Bank nga Gjermania ulet në tryezë me Kosovën në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Gjermani

    Kur DZ Bank nga Gjermania ulet në tryezë me Kosovën në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Gjermani

    Lulzim Syla

    Një sinjal, jo një vizitë protokollare

    Kur DZ Bank, banka e dytë më e madhe në Gjermani, dërgon përfaqësues në një forum ekonomik Kosovë-Gjermani, ky nuk është gjest mirësjelljeje. Është sinjal se kapitali gjerman po e vendos Kosovën në hartën e vet të interesit.

    Javën e kaluar, në Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani, prania e DZ Bank-ës u vu re nga shumë pjesëmarrës. DZ Bank përfaqësohej në Forum në nivelin më të lartë nga z. Frank Scheidig – drejtor global për Shërbimet Bankare për klientët e nivelit të lartë drejtues. Por, pak e dinë sa e madhe është kjo bankë dhe çfarë rrjeti qëndron pas saj. Ky shkrim e shpjegon pikërisht këtë dhe çka mund të nxjerrë Kosova prej saj.

    Çfarë është DZ Bank

    DZ Bank (Deutsche Zentral-Genossenschaftsbank), me seli në Frankfurt, është banka qendrore e sistemit bankar kooperativ gjerman dhe njëkohësisht bankë korporative. Aksionarët e saj kryesorë janë vetë bankat kooperative lokale, pra pronësia buron nga poshtë, nga rajonet.

    Shifrat flasin vetë:

    Treguesi

    Vlera

    Asetet totale të Grupit DZ (30 qershor 2026)

    676 miliardë €

    Asetet totale (31 dhjetor 2025)

    661 miliardë €

    Fitimi para tatimit 2025

    4.28 miliardë € (rekord)

    Fitimi neto 2025

    2.88 miliardë €

    Raporti kosto/të ardhura 2025

    49.3%

    Vlerësimi i kreditit (S&P / Moody’s / Fitch, qershor 2026)

    A+ / Aa2 / AA

    Punonjës në grup

    rreth 33 600

    Grupi DZ nuk është vetëm bankë. Në të bëjnë pjesë Union Investment (menaxhim asetesh, rreth 535 miliardë € në menaxhim, gjashtë milionë investitorë), R+V Versicherung (mbi 20 miliardë € pagesa në sigurime, rreth nëntë milionë klientë), Bausparkasse Schwäbisch Hall, DZ HYP, DZ PRIVATBANK, TeamBank dhe VR Smart Finanz. DZ Bank ka edhe degë e zyra përfaqësimi në qendrat kryesore ekonomike të botës, për t’i shoqëruar kompanitë gjermane në biznesin ndërkombëtar.

    Rrjeti që qëndron pas saj

    Fuqia e vërtetë e DZ Bank-ës nuk është vetëm bilanci i saj, por rrjeti Volksbanken Raiffeisenbanken. Ajo është institucioni qendror për 646 banka kooperative lokale në Gjermani (fundi i vitit 2025), të cilat zotërojnë shumicën e aksioneve të saj. Para pak vitesh numri ishte mbi 800; konsolidimi i ka zvogëluar bankat në numër, por i ka bërë më të mëdha.

    – 1.240 miliard euro – asetet totale të bankave kooperative lokale

    – mbi 30 milionë klientë dhe 17,5 milionë anëtarë-pronarë

    – rreth 140 000 punonjës në bankat lokale

    – mbi 6 800 degë në gjithë Gjermaninë

    – mbi 1 600 miliardë euro asete totale të rrjetit të konsoliduar (DZ + bankat lokale)

    Këto banka janë financuesi tipik i Mittelstand-it, ndërmarrjeve të vogla e të mesme familjare që përbëjnë shtyllën e industrisë gjermane. Edhe në vitin 2025, me ekonominë gjermane në stagnim, kreditë e tyre për bizneset u rritën katër përqindKjo është pikërisht kategoria e kompanive që Kosova synon t’i tërheqë: prodhues të mesëm, furnizues industrialë, firma energjetike dhe teknologjike.

    Çka do të thotë për Kosovën

    Prania e një institucioni të këtij kalibri në një forum kosovar ka të paktën pesë kuptime praktike.

    1. Besueshmëri. Bankat me vlerësim AA nuk shpenzojnë kohë në tregje që i konsiderojnë të parëndësishme. Pjesëmarrja e tyre i thotë çdo investitori gjerman se Kosova është temë që ia vlen të studiohet.

    2. Ura drejt Mittelstand-it. Përmes rrjetit kooperativ, DZ Bank prek mijëra kompani gjermane të mesme që kërkojnë diversifikim të zinxhirëve të furnizimit drejt Ballkanit Perëndimor. Kosova mund të hyjë në këto biseda jo një nga një, por përmes një kanali të vetëm.

    3. Financim për energji të gjelbër. Me kapacitetet e Union Investment, R+V dhe tregjeve të kapitalit, Grupi DZ është akter i rëndësishëm në financimin e infrastrukturës dhe energjisë së ripërtëritshme. Projektet kosovare të diellit, erës, biomasës dhe ruajtjes së energjisë (BESS) kanë nevojë pikërisht për kapital afatgjatë e të qëndrueshëm.

    4. Diaspora si klient dhe si investitor. Rreth 600 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani, shumë prej tyre klientë të Volksbanken dhe Raiffeisenbanken. Instrumentet e përbashkëta të kursimit dhe investimit mund ta kthejnë kursimin e diasporës në kapital produktiv për Kosovën.

    5. Model institucional. Modeli kooperativ, banka në pronësi të anëtarëve, të rrënjosura në rajon, është mësim për Kosovën, ku qasja e NVM-ve dhe fermerëve në kredi të lirë mbetet e kufizuar.

    Për t’u qartësuar: pjesëmarrja në forum nuk është ende zotim investimi. Është derë e hapur. Sa larg do të shkojmë varet nga ajo që ne do të ofrojmë në javët e ardhshme.

    Nga forumi te projektet

    Diskutimi i kryeministrit Kurti ishte shumë mirë i strukturuar dhe ju pëlqeu pjesëmarrësve, por Forumi nuk duhet të mbetet fotografi por veprime konkrete. Hapat që e kthejnë një takim në bashkëpunim janë konkret:

    – Ekip i veçantë nga ana e qeverisë që i dedikohet një partneri të tillë strategjik dhe dosje investimesh për partnerët gjermanë – projekte të gatshme, me të dhëna financiare, rrezik dhe kthim, në gjuhën që e kupton një bankë gjermane.

    – Takime pasuese brenda 30 ditëve, me DZ Bank dhe me bankat kooperative rajonale që kanë klientë të interesuar për rajonin.

    – Produkt për diasporën – një instrument kursim-investimi për kosovarët në Gjermani, i ndërtuar bashkë me partnerë gjermanë.

    – Platformë institucionale e përhershme – Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), klasterët industrialë si KIMERK dhe institucionet shtetërore duhet ta mbajnë këtë kanal të hapur gjatë gjithë vitit, jo vetëm në ditën e forumit.

    Gjermania është partneri ynë më i natyrshëm: na lidh diaspora, gjuha, tregu dhe vlerat. Prania e DZ Bank-ës në forum tregon se ura ekziston. Tani duhet të punojmë me projekte konkrete.

    (Autori është partner menaxhues i Elen Energy L.L.C. dhe bashkëthemelues i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare – OEGJK).

  • Mbppe scores a lot, but Barcelona has a surprising advantage over Real Madrid

    A 100 goals with Real Madrid’s fanfare are an extraordinary achievement for Kylian Mbappen, but a statistical analysis has highlighted an interesting contrast between the French and his team.

    Full of 21 of these 100 realisations have come from penaltys, while the assailant has turned 21 of the 26 executions from the white dot.

    However, statistics that attract more attention are related to the productivity of two major rivals in the Spanish championship.

    From the transfer of Mbppes to Real Madrid, Barcelona has achieved 316 goals in La League, versus 267 of the Madrillians. The gap is full of 49 goals in favour of the Catalonian team.

    Thus, despite the impressive numbers of Mbarpps, Barcelona has shown more offensive powers as a team.

    Another evidence that individual goals do not necessarily guarantee collective success

    Source Layer: Insander

  • Mbappe shënon shumë, por Barcelona e ka një epërsi befasuese ndaj Real Madridit

    Mbappe shënon shumë, por Barcelona e ka një epërsi befasuese ndaj Real Madridit

    Mbappe shënon shumë, por Barcelona e ka një epërsi befasuese ndaj Real Madridit

    100 gola me fanellën e Real Madridit janë një arritje e jashtëzakonshme për Kylian Mbappen, por një analizë e statistikave ka nxjerrë në pah një kontrast interesant mes francezit dhe skuadrës së tij.

    Plot 21 nga këto 100 realizime kanë ardhur nga penalltitë, ndërsa sulmuesi ka shndërruar në gola 21 prej 26 ekzekutimeve nga pika e bardhë.

    Megjithatë, statistika që tërheq më shumë vëmendje lidhet me prodhimtarinë e dy rivalëve të mëdhenj në kampionatin spanjoll.

    Prej transferimit të Mbappes te Real Madridi, Barcelona ka realizuar 316 gola në La Liga, kundrejt 267 të madrilenëve. Diferenca është plot 49 gola në favor të skuadrës katalunase.

    Kështu, pavarësisht numrave mbresëlënës të Mbappes, Barcelona ka treguar më shumë fuqi ofensive si skuadër.

    Një tjetër dëshmi se golat individualë nuk garantojnë domosdoshmërisht suksesin kolektiv

    Burimi: Insajderi

  • COMMF called for vaccinating children against measles

    The Coalition of NGOs for Child Protection KOMF, Action for Mothers and Children, the Association of Patients’ Rights in Kosovo ( IYEL-PSS) voice concern about increasing measurable cases in Kosovo and urging parents and stewards to provide child vaccines in time, as one of the most effective ways to protect their health.

    According to a media report, it becomes known that the data of the Kosovo National Public Health Institute ( IKPK, during April 16th, November 1, 2026, has confirmed a total of 269 fruit cases, of which 27 were registered during the last week.

    Fruth is a highly infectious disease that can cause serious complications, especially among young children. This data recalls the importance of timely vaccine and concerted efforts to prevent the spread of the disease, the report says.

    The approach becomes known that the children’s vaccination programme in Kosovo represents an important public health achievement, made possible thanks to the continued commitment of health institutions, professionals, municipalities, parents and other partners.

    Yet, the decline in coverage by the first dose of measles, shythmies, and rubella ( MMR, from 95% in 2019 to 89% in 2024 and 82% in 2025, highlights the importance of continuing joint efforts to increase inoculation. KOMF, AMC, PRAK and ISEE-PSS are urging all parents and stewards to control their children’s vaccination status and ensure that all doses recommended under the regular vaccination calendar are taken. Parents whose children have not received all the recommended doses are encouraged to head to family medical centers for counseling and supplementary vaccines.

    The report says that health professionals are among the most reliable sources of information and advice for parents and families.

    Therefore, it is important that your parents ‘ questions and concerns regarding vaccination be addressed through open, respectful communication and information based on scientific evidence. In this regard, WHO’s latest assessment, published in September 2026, reconfirms that scientific evidence does not support the existence of a cause link between vaccines, including MMR vaccines, and the spectre disorders of autism, the report says. /Telegraphy/


  • KOMF bë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

    KOMF bë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, Action for Mothers and Children, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe Institute of Southeast Europe for Health and Social Policy (IEJL-PShS) shprehin shqetësimin për rritjen e rasteve me fruth në Kosovë dhe u bëjnë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve, si një nga mënyrat më efektive për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë periudhës 16 prill – 1 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 269 raste me fruth, prej të cilave 27 janë regjistruar gjatë javës së fundit.

    “Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë ndërlikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Këto të dhëna rikujtojnë rëndësinë e vaksinimit në kohë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se programi i vaksinimit të fëmijëve në Kosovë përfaqëson një arritje të rëndësishme të shëndetit publik, të mundësuar falë angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve shëndetësore, profesionistëve, komunave, prindërve dhe partnerëve të tjerë.

    “Megjithatë, rënia e mbulueshmërisë me dozën e parë të vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR), nga 95% në vitin 2019 në 89% në vitin 2024 dhe 82% në vitin 2025, thekson rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim. KOMF, AMC, PRAK dhe IEJL-PShS u bëjnë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë marrjen e të gjitha dozave të rekomanduara sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit. Prindërit, fëmijët e të cilëve nuk i kanë marrë të gjitha dozat e rekomanduara, inkurajohen të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare për këshillim dhe vaksinim plotësues”.

    Në njoftim thuhet se profesionistët shëndetësorë janë ndër burimet më të besueshme të informacionit dhe këshillimit për prindërit dhe familjet.

    “Prandaj, është e rëndësishme që pyetjet dhe shqetësimet e prindërve lidhur me vaksinimin të trajtohen përmes komunikimit të hapur, të respektueshëm dhe informacionit të bazuar në dëshmi shkencore. Në këtë drejtim, vlerësimi më i fundit i OBSH-së, i publikuar në shtator 2026, rikonfirmon se dëshmitë shkencore nuk mbështesin ekzistencën e një lidhjeje shkakësore ndërmjet vaksinave, përfshirë vaksinën MMR, dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/


  • Lamine Yamal i shton listës së tij një tjetër rekord të Ligës së Kampionëve

    Lamine Yamal i shton listës së tij një tjetër rekord të Ligës së Kampionëve

    Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit.

    Këtë të martë, kundër Aston Villas, Yamal shtoi një tjetër arritje në karrierën e tij të shkurtër, por të suksesshme dhe të frytshme: me golin e tij kundër skuadrës së Unai Emery në Camp Nou, ai u bë lojtari me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampionëve nën moshën 20 vjeç.

    Yamal ishte i barabartë me Kylian Mbappen me 13 gola. Por, lojtari nga Rocafonda tani ka lëshuar golin e 14-të duke vendosur rekord të ri.

    Reprezentuesi spanjoll shënoi pesë gola në garën më të madhe kontinentale në sezonin 2024-25, gjashtë në 2025-26, dhe tashmë ka tre këtë sezon: ai gjeti rrjetën kundër Feyenoord, PSG dhe këtë të martë kundër Aston Villa. Por ky nuk është rekordi i vetëm që 19-vjeçari ka thyer në Ligën e Kampionëve.

    Lamine, një histori e Ligës së Kampionëve

    Lista e tij është pothuajse e pafundme. Ndër arritjet e tij në turneun më elitar evropian të klubeve, ai spikat me: të qenit lojtari më i ri që ka filluar një ndeshje (16 vjeç e 83 ditë); më i riu që ka arritur dhjetë ndeshje (16 vjeç e 278 ditë); më i riu që ka shënuar dhe ka asistuar në një ndeshje (17 vjeç e 241 ditë); më i riu që ka arritur 20 ndeshje (17 vjeç e 270 ditë); më pak përvojë për të shënuar gol në një gjysmëfinale (17 vjeç e 291 ditë); dhe lojtari me më shumë gola para se të mbushte 19 vjeç (11 gola).

    Megjithatë, Lamine Yamal nuk është profesionisti më i ri që ka marrë pjesë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pasi ky rekord mbahet nga Max Dowman i Arsenalit, i cili e bëri këtë në moshën 15 vjeç e 308 ditë, më 4 nëntor 2025. /Telegrafi/

  • U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

    U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

    Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e martë në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.

    Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

    Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas lexuesve të Telegrafit

    Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas lexuesve të Telegrafit

    Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi e menaxhimi joefektiv i shkollave janë vlerësuar si faktorët kryesorë që ndikojnë në rezultatet e dobëta të nxënësve nga Kosova në testin ndërkombëtar PISA, sipas pjesëmarrësve në një pyetësor të realizuar nga Telegrafi.

    Në pyetjen “Cili është shkaku kryesor i rezultateve të dobëta në testin PISA të nxënësve nga Kosova?”, kanë votuar gjithsej 779 lexues.

    Nga rezultatet e publikuara, 309 pjesëmarrës, apo 40 për qind, kanë vlerësuar se shkaku kryesor është cilësia e mësimdhënies.

    Në vendin e dytë renditet politizimi dhe menaxhimi joefektiv i shkollave, të cilin e kanë përzgjedhur 199 pjesëmarrës, apo 26 për qind e votuesve.

    Ndërkaq, 163 pjesëmarrës, përkatësisht 21 për qind, kanë vlerësuar se rezultatet e dobëta lidhen me kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve.

    Trajnimin e mësimdhënësve për metoda moderne të mësimdhënies e kanë përzgjedhur 58 votues, apo shtatë për qind, ndërsa 50 pjesëmarrës, apo gjashtë për qind, kanë konsideruar se një nga shkaqet kryesore janë tekstet e papërshtatshme.

    Rezultatet e këtij pyetësori pasqyrojnë perceptimet e lexuesve të Telegrafit për faktorët që ndikojnë në performancën e nxënësve në testin PISA. Ato nuk përbëjnë një matje përfaqësuese të opinionit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Pyetja është pjesë e angazhimit të Telegrafit për të trajtuar gjendjen në sektorin e arsimit dhe për të nxitur diskutimin publik mbi sfidat dhe reformat e nevojshme në këtë fushë. /Telegrafi/

  • Volvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik

    Volvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik

    Modeli më i ri 100% elektrik i Volvo-s, EX60, është prezantuar për herë të parë në Kosovë, në një ngjarje të organizuar nga Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markës suedeze në vend.

    Prezantimi u mbajt në showroom-in e Auto Mita-s, ku të pranishmit patën mundësinë ta shohin nga afër modelin e ri, i cili shënon një tjetër hap të rëndësishëm të Volvo-s në drejtim të elektrifikimit të automjeteve.

    Volvo EX60 vjen si një model që synon të sjellë një përvojë të re të lëvizjes plotësisht elektrike, duke vazhduar rrugëtimin e prodhuesit suedez drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në industrinë e automobilizmit.

    Për të gjithë të interesuarit, showroom-i i Auto Mita-s mbetet i hapur për vizitorë, të cilët mund ta shohin nga afër modelin më të ri elektrik të Volvo-s dhe të njihen me konceptin e ri të markës suedeze për mobilitetin elektrik.

    Me prezantimin e EX60, Volvo vazhdon të forcojë prezencën e saj në tregun e automjeteve elektrike, ndërsa Auto Mita sjell edhe një tjetër risi të markës në Kosovë. /Telegrafi/