Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e martë në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.
Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.