Blog

  • Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

    Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

    Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së tij si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ky vendim ka si qëllim ngritjen e efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë.

    Prokurorët e caktuar, thuhet në vendim, do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

    Gjithashtu, do të mbikëqyrin trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve.

    Në njoftim thuhet se do të mbikëqyrin edhe identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës.

    “Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

    Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

    Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn, në kuadër të takimeve që po zhvillon gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin.

    Përmes një postimi në Facebook,, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, transmeton Klankosova.tv.

    Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    “Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit, ministri gjerman Florian Hahn ka shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike./Klankosova.tv

  • Ky është banori që mori më së shumti vota brenda BBVK5 për të mos shkuar në finale!

    Ky është banori që mori më së shumti vota brenda BBVK5 për të mos shkuar në finale!

    Ky është banori që mori më së shumti vota brenda BBVK5 për të mos shkuar në finale!

    Akili është shpallur nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, si më i votuari për të mos shkuar në finale.

    Pas këtij vendimi, ai ka reaguar duke ndarë mendimin e tij lidhur me votat që mori nga banorët.

    Reagimin e tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

  • Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

    Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

    Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

    Meteorologu Mendim Rugova ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike gjatë ditëve të para të nëntorit, duke thënë se ky muaj ka nisur me reshje të konsiderueshme të shiut.

    Sipas tij, gjatë këtyre ditëve janë akumuluar rreth 20 milimetra reshje, që përbëjnë afërsisht një të tretën e sasisë së reshjeve që pritet për tërë muajin nëntor.

    “Gjatë këtyre ditëve të nëntorit janë rreth 20 milimetra që janë akumuluar në këto ditë të para, një e treta e të reshurave për muajin nëntor. Ka filluar mirë nëntori. Fillimisht shkojmë te fushat barike. Kemi pasur stuhinë Agneta, e cila është emërtuar nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik Italian, dhe ka sjellë mjaft shumë të reshura, sidomos ka pasur vërshime në pjesën jugore të Italisë dhe në Greqi”, ka deklaruar Rugova në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

    Duke folur për ditët në vijim, meteorologu ka bërë të ditur se stuhia që ka ndikuar në rajon tashmë është duke u larguar dhe po zhvendoset drejt lindjes, në drejtim të Detit të Zi dhe më tej kah Rusia perëndimore.

    Ndërkohë, sipas tij, nga zonat veriore po zhvendosen fusha të presionit të lartë atmosferik drejt jugut, të cilat pritet të ndikojnë edhe në vendin tonë nga fundjava.

    “Për ditët e ardhshme, kjo stuhi që po largohet, ka kaluar ai syri i ciklonit i ditëve të kaluara, pasi po zhvendoset në lindje dhe pritet të kalojë nga Deti i Zi edhe më thellë kah Rusia perëndimore. Tash, prej zonave më veriore ku janë instaluar fushat e presionit të lartë, kemi fusha që po zhvendosen më kah jugu dhe që pritet nga fundjava të na afektojnë edhe neve. Po pritet një përmirësim i përkohshëm i motit”, ka thënë ai.

    “Gjatë javës së ardhshme ekziston mundësia që një ciklon të depërtojë prej Atlantikut, por ndërkohë kjo tërheq rryma më të ngrohta për nga rajoni ynë. Po pritet një rritje e temperaturave”, ka bërë të ditur meteorologu Mendim Rugova./Klankosova.tv

  • Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon

    Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon

    Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar përmes një postimi pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA.

    Ai ka shkruar se amerikanët kanë dërguar një mesazh të qartë për politikën që duan, transmeton Klankosova.tv

    “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë: ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen.

    Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që dolën përpara në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zona që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin një gamë të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi në shërbimin publik dhe përkushtimi për t’i vënë në radhë të parë qytetarët e zonave dhe shteteve që përfaqësojnë.”

    Obama shtoi se ndonëse puna e administratës Trump do të vazhdojë edhe për dy vjet, ata duhet të nisin punën.

    “Gjithashtu, u kemi një borxh mirënjohjeje mijëra zyrtarëve dhe vullnetarëve zgjedhorë nga të dyja partitë, të cilët ndihmuan që zgjedhjet të zhvilloheshin pa probleme dhe përmbushën një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë.

    Edhe pse kjo administratë do të qëndrojë në detyrë edhe për dy vjet të tjera, detyra jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi mundësi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të përgatisim terrenin për të ardhmen.”

    Demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke shënuar fitore edhe në bastione tradicionale republikane.

  • They tried to escape the police in the Hong Petrol parking lot in Ferizaj the driver locked himself in the car, the police broke his glass and found marijuana

    An attempt to avoid police control has turned into a tense intervention in the gas station parking lot ofHib Petrol) in Bibaij, Ferizaj. A driver, after being blocked by police units, tried to leave by moving the car back. When he failed to escape, he allegedly closed his doors and refused police orders, who intervened by breaking the windows of the vehicle.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on Monday, November 2nd, around 19:55, as anti-drug investigators had provided information that two persons from Gjilan could possess narcotics.

    According to information provided by the signal, the two suspected persons are Dionys Selimi (2001) and Enis Fazliu (1998), who were in a Volkswagen Polo, grey car.

    The vehicle had been identified as detained in the parking lot of JHib Petroló, in Bibaij, where the anti-drug units, supported by the Speed Response Unit and a police patrol, have taken action to control it.

    He tried to leave, then he locked himself inside the car.

    As soon as police units blocked the vehicle, driver Enis Fazliu allegedly tried to escape by moving the car back.

    However, after failing to leave, he allegedly closed the vehicle’s doors, preventing police from carrying out the search.

    The situation is further tense when, according to signal sources, police officials have been forced to use force to take control of the situation.

    Investigators and members of the Speed Response Unit have broken car windows to open doors and intervene.

    But even after the opening of the vehicle, the driver has allegedly continued to oppose orders, resisting active resistance and showing aggressive behavior toward police.

    All interference, for 0.1 grams of marijuana

    After the situation is brought under control, the control of Volkswagen Polo has been conducted.

    In the glove box, a mere 0.1 grams [1.1 g] of the suspected narcotic substance of marijuana, which has been seized as material evidence, has been found.

    After consulting with the State Prosecutor, an interview with suspects has been authorized and the 48-hour ban has been imposed.

    The case has been initiated for criminal acts such as unauthorized possession of narcotics, psychotrope and analogue substances and the alleged person involved in performing official duty.

    Investigations continue to clear up the circumstances and eventual responsibility of each of the suspects.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tentuan t’i iknin Policisë në parkingun e “Hib Petrol” në Ferizaj – shoferi mbyllet në veturë, policët ia thyejnë xhamat dhe gjejnë marihuanë

    Tentuan t’i iknin Policisë në parkingun e “Hib Petrol” në Ferizaj – shoferi mbyllet në veturë, policët ia thyejnë xhamat dhe gjejnë marihuanë

    Tentuan t’i iknin Policisë në parkingun e “Hib Petrol” në Ferizaj – shoferi mbyllet në veturë, policët ia thyejnë xhamat dhe gjejnë marihuanë

    Një tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor është kthyer në një ndërhyrje të tensionuar në parkingun e pikës së karburantit “Hib Petrol”, në Bibaj të Ferizajt. Një drejtues automjeti, pasi është bllokuar nga njësitë policore, ka tentuar të largohet duke lëvizur veturën prapa. Kur nuk ka arritur të ikë, dyshohet se ka mbyllur dyert dhe ka refuzuar urdhrat e policëve, të cilët kanë ndërhyrë duke thyer xhamat e automjetit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të hënën, më 2 nëntor, rreth orës 19:55, pasi hetuesit e antidrogës kishin siguruar informacione se dy persona nga Gjilani mund të posedonin substanca narkotike.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy personat e dyshuar janë Dionis Selimi (2001) dhe Enis Fazliu (1998), të cilët ndodheshin në një veturë të tipit Volkswagen Polo, ngjyrë hiri.

    Automjeti ishte identifikuar i ndaluar në parkingun e “Hib Petrol”, në Bibaj, ku njësitë e antidrogës, të mbështetura nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe një patrullë policore, kanë ndërmarrë veprime për kontrollimin e tij.

    Tentoi të largohej, pastaj u mbyll brenda veturës

    Sapo njësitë policore e kanë bllokuar automjetin, shoferi Enis Fazliu dyshohet se ka tentuar të largohet duke e lëvizur veturën prapa.

    Megjithatë, pasi nuk ka arritur të largohet, ai dyshohet se ka mbyllur dyert e automjetit, duke penguar policët të kryenin kontrollin.

    Situata është tensionuar më tej kur, sipas burimeve të Sinjalit, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin forcën për të marrë kontrollin e situatës.

    Hetuesit dhe pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kanë thyer xhamat e veturës për të hapur dyert dhe për të ndërhyrë.

    Por edhe pas hapjes së automjetit, drejtuesi dyshohet se ka vazhduar të kundërshtojë urdhrat, duke bërë rezistencë aktive dhe duke shfaqur sjellje agresive ndaj policëve.

    Gjithë ndërhyrja, për 0.1 gram marihuanë

    Pas vënies së situatës nën kontroll, është kryer kontrolli i Volkswagen Polos.

    Në sirtarin e kroskotit është gjetur një sasi prej vetëm 0.1 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila është sekuestruar si provë materiale.

    Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, është autorizuar intervistimi i të dyshuarve dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale të secilit prej të dyshuarve.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Obama: Americans want a policy that unites, not divides

    In a public statement, Obama said the election outcome conveyed a clear message about the direction American citizens, according to him, expect from political leaders.

    The American people sent a clear message. They want a policy that unites people and not divides them, as well as leaders offering concrete solutions to the challenges they face, Obama declared.

    Obama also praised the commitment of democratic candidates, who, according to him, managed to mobilise support in different regions of the country, including areas that were previously considered difficult to win.

    He stressed that the candidates came from different backgrounds and represented different political attitudes, but were united by common values and devotion to the public service.

    These results were possible only because prominent candidates appeared in every region of the country, including areas once considered difficult to win, it says in its statement.

    The former US president also expressed gratitude for thousands of election officials and volunteers from both political parties who contributed to the success of the election process.

    We also owe a debt of gratitude to thousands of election officials and volunteers from both sides, who helped secure peaceful elections and carried out one of the most essential functions of our democracy, Obama stressed.

    Obama called for political commitment and focus on future steps, underlining that the remaining period of the current administration’s mandate should be used to protect citizens’ interests and prepare the ground for the future.

    While this administration has been in charge for two years, our job now is to roll up our sleeves, make changes wherever we have the power to do so, prevent further damage and lay the groundwork for the future, concluded the former American president.

    Obama’s reaction comes at an important moment of political developments in the US, following Tuesday’s elections, which defined a significant part of political representation at the federal and state level.

    Source Layer: RTKLive

  • Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan

    Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan

    Në një deklaratë publike, Obama u shpreh se rezultati i zgjedhjeve përcolli një mesazh të qartë për drejtimin që, sipas tij, qytetarët amerikanë presin nga udhëheqësit politikë.

    “Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që bashkon njerëzit dhe jo t’i përçajë ata, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, deklaroi Obama.

    Obama vlerësoi gjithashtu angazhimin e kandidatëve demokratë, të cilët, sipas tij, arritën të mobilizojnë mbështetje në rajone të ndryshme të vendit, përfshirë edhe zona që më parë konsideroheshin të vështira për t’u fituar.

    Ai theksoi se kandidatët vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin qëndrime të ndryshme politike, por ishin të bashkuar nga vlerat e përbashkëta dhe përkushtimi ndaj shërbimit publik.

    “Këto rezultate ishin të mundshme vetëm sepse kandidatë të shquar dolën përpara në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zonat që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar”, thuhet në deklaratën e tij.

    Ish-presidenti amerikan shprehu gjithashtu mirënjohje për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë politike, të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    “Ne gjithashtu u detyrohemi një borxh mirënjohjeje mijëra zyrtarëve zgjedhorë dhe vullnetarëve nga të dyja palët, të cilët ndihmuan në sigurimin e zgjedhjeve të qeta dhe kryen një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë”, theksoi Obama.

    Obama bëri thirrje për angazhim politik dhe përqendrim në hapat e ardhshëm, duke nënvizuar se periudha e mbetur e mandatit të administratës aktuale duhet të shfrytëzohet për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të përgatitur terrenin për të ardhmen.

    “Ndërsa kësaj administrate i kanë mbetur edhe dy vjet në detyrë, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë ta bëjmë këtë, të parandalojmë dëmtimin e mëtejshëm dhe të vendosim bazat për të ardhmen”, përfundoi ish-presidenti amerikan.

    Reagimi i Obamës vjen në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve politike në SHBA, pas zgjedhjeve të së martës, të cilat përcaktuan një pjesë të rëndësishme të përfaqësimit politik në nivel federal dhe shtetëror.

    Burimi: RTKLive

  • Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

    Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, ka diskutuar me Behare Maksutajn, për raportet me banorët meshkuj brenda shtëpisë, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si mund të perceptohen këto afrimitete nga partneri i saj jashtë.

    Gjatë bisedës, tregoi se ndihet në siklet kur partneri e sheh duke komunikuar me Akilin apo Fuegon, pasi mendon se disa nga këto situata mund të keqinterpretohen.

    Anjeza veçoi edhe raportin me Sharrin, duke përmendur se ata zakonisht qëndrojnë në shoqërinë e Antonetës dhe se nuk mendon që kjo mund të ngjallë dyshime te partneri i saj.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Megjithatë, për komunikimin me Akilin dhe Fuegon, pranoi se ndihet më e rezervuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljet që mund të duken provokuese.

    “Për shoqërinë tem me Sharrin, diqysh na jena nonstop treshe, Sharri, Antoneta. S’menoj që dyshon… Kur më sheh mu t’u komuniku me Akilin, Fuegon, se edhe Akili pak provokues…”, u shpreh ajo.

    Më tej, banorja theksoi se e njeh mirë partnerin dhe se mendon që ai mund të shqetësohet edhe nga afrimiteti i zakonshëm me ndonjë prej djemve brenda shtëpisë.

    “Unë e njoh burrin tem, e njoh edhe e di, veç pse rri afër me dikon, tutet mos po ndodh najsen me mu sa t’jom mrena qitu”, deklaroi Anjeza mes tjerash. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com