
Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka konfirmuar Nikçi për Insajderin.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Burimi: Insajderi