Blog

  • Policia nis hetimin për vdekjen e sulmuesit spanjoll, mësohet sa mund të dënohet portieri i Andorrës

    Policia nis hetimin për vdekjen e sulmuesit spanjoll, mësohet sa mund të dënohet portieri i Andorrës

    Grupi i vrasjeve i Policisë Kombëtare Spanjolle në Santa Cruz de Tenerife po heton rrethanat e vdekjes së sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili vdiq të martën pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

    Sipas gazetës spanjolle Marca, çështja është tashmë në duart e gjyqësorit. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë se çfarë ndodhi saktësisht në këtë veprim, pas të cilit De Miguel u dërgua në spital.

    Përplasja ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes së ligës së dytë spanjolle, kur De Miguel u përpoq të arrinte një top të gjatë dhe u ndërpre nga portieri i Andorrës. Oëono mori një karton të kuq direkt pas ndërhyrjes.

    De Miguel pësoi arrest kardiak pas aksidentit dhe u transferua në kujdes intensiv në Spitalin Nuestra Senora de Candelaria, ku vdiq të martën në orën 8 të mëngjesit në moshën 30-vjeçare.

    Kodi Penal Spanjoll për vrasjen nga pakujdesia, kur vdekja shkaktohet nga pakujdesia e rëndë, parashikon një dënim me burgim nga një deri në katër vjet. /Telegrafi/

  • Vazhdon protesta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me thirrje për lirimin e rrugës

    Vazhdon protesta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me thirrje për lirimin e rrugës

    Protesta para Ministrisë së Arsimit po vazhdon, ndërsa prania e protestuesve ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në Rrugën e Durrësit.

    Sipas raportimeve nga terreni, situata paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk janë raportuar incidente.

    Ndërkohë, forcat e Policisë së Shtetit, të cilat janë të pranishme për të monitoruar zhvillimet, u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonëve që të lirojnë rrugën dhe të mundësojnë qarkullimin e automjeteve.

    Pavarësisht thirrjeve të policisë, protesta po vazhdon, ndërsa trafiku në këtë zonë mbetet i bllokuar. /Telegrafi/

    LSA PHOTO

    LSA PHOTO

    LSA PHOTO

    LSA PHOTO

    LSA PHOTO

  • Punimet e papërfunduara e vështirësojnë qarkullimin në Carrallukë të Malishevës

    Punimet e papërfunduara e vështirësojnë qarkullimin në Carrallukë të Malishevës

    Rruga në fshatin Carrallukë të Malishevës po përballet me vështirësi në qarkullim, pasi punimet e papërfunduara dhe reshjet e shiut kanë bërë që ajo të mbulohet nga balta dhe uji.

    Gjendja e krijuar po ua vështirëson lëvizjen banorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

    Banorët presin ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe përfundimin e punimeve, në mënyrë që të rikthehen kushtet normale të qarkullimit në këtë rrugë. /Telegrafi/

  • Erblin Osmani on Bayern Munich’s list of duels against Atletico Madrid

    The 17-year-old is one of the young talents that the bavarez club has selected for this important confrontation, which will take place at the Metropolano Stadium.

    Osman is part of the Bayern Munich Academy and is considered one of the new players being attended closely by the German giant.

    His involvement in the match list comes at a moment when Bayerni is facing several team shortages because of injuries.

    The match between Atletico Madrid and Bayern Munichu starts at 9:00.

    If the coach decides to give space, Osman will have the opportunity to debut in the Champions League, marking an important achievement in his new career.

    Source Layer: RTKLive

  • Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

    Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

    17-vjeçari është njëri prej talenteve të rinj që klubi bavarez ka përzgjedhur për këtë përballje të rëndësishme, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.

    Osmani është pjesë e akademisë së Bayern Munichut dhe konsiderohet një prej lojtarëve të rinj që po ndiqen me vëmendje nga gjiganti gjerman.

    Përfshirja e tij në listën e ndeshjes vjen në një moment kur Bayerni po përballet me disa mungesa në skuadër për shkak të lëndimeve.

    Ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut nis në orën 21:00.

    Nëse trajneri vendos t’i japë hapësirë, Osmani do të ketë mundësinë të debutojë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij të re.

    Burimi: RTKLive

  • I’m small, but I’ve got the big man. A violent clash between Adrian and Achilles

    DSabbaths, accusations among Big Brother residents V The IP Kosova 5 have started out, even though only a few days have passed since this edition started.

    It was Adrian who told Achilles that you were innocent, accusing him of his reactions to Arlinda’s confession last night.

    The school actor strongly opposed her, where the dispute continued.

    I’m a little girl, but I got a big man.

    Follow their crash.

  • "I paftyrë"; "I vogël jam, por e kam burrninë e madhe" - Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

    “I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

    "I paftyrë"; "I vogël jam, por e kam burrninë e madhe" - Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

    Debatet e akuzat mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 kanë nisur me të madhe edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë prej kur ka nisur ky edicion.

    Ishte Adriani, ai i cili i tha Akilit se je i paftyrë, duke e akuzuar për reagimet e tij ndaj rrëfimit të Arlindës mbrëmë.

    Aktori shkodran e kundërshtoi ashpër, ku edhe vazhdoi debati mes tyre.

    “Nashta i vogël jam, por e kam burrninë e madhe”

    Ndiqeni përplasjen e tyre.

  • Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

    Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

    Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

    Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni gjatë kontrolleve në pikën kufitare në Han të Elezit.

    Siç bëhet e ditur në një njoftim të Doganës, zbulimi është bërë më 1 nëntor, gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe krahasimit të tij me gjendjen faktike të ngarkesës, transmeton Klankosova.tv

    Pas dyshimeve të ngritura, zyrtari doganor ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit, ku janë gjetur 16 copë dizne për vetura dhe 250 copë mbajtëse plastike.

    Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2 mijë e 400 euro.

    Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

  • “Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

    “Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

    “Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

    Banori i BBVK5, Nichi, e ka pasur një diskutim me Anjezën, pasi ajo i kërkoi që të përdor fjalë shqipe kur flet.

    Nichit, siç duket i pengoi kërkesa e saj, pasi ajo ia përmendi edhe ‘dështimin në profesion’.

    Ai u hodh menjëherë në akuza, duke e quajtur gazetare të dobët.

    Anjeza: Je në televizion, duhet me të kuptu..

    Nichi ironizon: Si, se nuk kuptoj..?

    Anjeza: Zemër ti s’je kanë i mirë në profesion tanin, qata ke ardhë këtu

    Nichi: Jo, jom ardhë qysh mu gazetare e dobët, qishtu si ti

  • Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi garanci prej mbi 1.1 milion eurosh

    Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi garanci prej mbi 1.1 milion eurosh

    Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, përcjell TV21, ai do të lirohet nga burgu i Shkupit pasi hipoteka të regjistrohet në Kadastër.

    Vendimi është bërë i plotfuqishëm sot, pasi prokurori publik kompetent dhe palët e tjera në procedurë kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.

    Përveç garancisë, Gjykata i ka caktuar edhe masa kujdesi për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës gjyqësore. Bajramit i merret pasaporta, i ndalohet pajisja me dokument të ri për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrohet të paraqitet rregullisht në Gjykatë.

    Kërkesën për zëvendësimin e paraburgimit me garanci, mbrojtja e kishte dorëzuar më 14 tetor. Gjatë vendimmarrjes, Këshilli Penal ka marrë parasysh edhe afatin ligjor të paraburgimit. Nga Gjykata sqarojnë se në këtë rast paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë. Bajrami ishte paraqitur vetë për vuajtjen e masës më 9 shtator, prandaj afati përfundon më 8 nëntor.

    Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 13 gusht kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, për të cilën, sipas njoftimit të Gjykatës, parashihet dënim me burg deri në pesë vjet. Paraburgimi i ishte caktuar më herët me propozim të Prokurorisë, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e ndjekjes. Me heqjen e paraburgimit dhe pranimin e garancisë, procedura gjyqësore kundër Bajramit do të vazhdojë.