Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Written by

in

Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni gjatë kontrolleve në pikën kufitare në Han të Elezit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Doganës, zbulimi është bërë më 1 nëntor, gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe krahasimit të tij me gjendjen faktike të ngarkesës, transmeton Klankosova.tv

Pas dyshimeve të ngritura, zyrtari doganor ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit, ku janë gjetur 16 copë dizne për vetura dhe 250 copë mbajtëse plastike.

Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2 mijë e 400 euro.

Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.