Blog

  • Sahan Ibrahim The municipalities take on smaller parts of the state budget in 2027

    Sazan Ibrahimi from the Kosovo Communist Association has criticised the budgetary division for municipalities for 2027, praising that, despite nominal growth in the budget, municipalities will have less real financial power.

    According to Ibrahimi, the municipal budget increases from 867.6m euros in 2026 to 908m euros in 2027, but their overall budget share decreases from 21.7 to 21.3 percent.

    He stresses that if inflation continues at the current pace and the rise in wages from July is covered by this amount, real means available for investment, maintenance and services can be about 12.6m euros lower, or 2.8 percent less than in the preceding year.

    Full response:

    The record budget, but less in %s for municipalities: from 21.7% in 2026 to 21.3% in 2027

    The municipal budget increases from 867.6m euros in 2026 to 908m euros in 2027, or only 4.66%. But the participation of municipalities in the overall budget dropped from around 21.7% in 2026 to 21.3% in 2027. So, municipalities are divided into a smaller part of the state budget.

    If inflation continues at the same level as in the past few months, and the rise of the wage coficent from July is covered within this amount, the orientation estimate shows that the real purchasing power of abroad is down from about 445.6m euros in 2026 to 433m euros in 2027. That means about 12.6m euros, or 2.8%, less real opportunities for investment, maintenance and services.

    This pressure is added to obligations from collective contracts. According to AKK data, during the year 2026 only, around 100m euros were received through the execution of judicial decisions. Continued withdrawals in 2027 would further narrow the investment space.

    The municipalities need more financial power to serve citizens. Record figures on paper do not compensate for reducing participation in the budget and losing purchasing power.

    Source Layer: Insander

  • Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027

    Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027

    Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027

    Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kritikuar ndarjen buxhetore për komunat për vitin 2027, duke vlerësuar se, pavarësisht rritjes nominale të buxhetit, komunat do të kenë më pak fuqi reale financiare.

    Sipas Ibrahimit, buxheti i komunave rritet nga 867.6 milionë euro në vitin 2026 në 908 milionë euro në vitin 2027, por pjesëmarrja e tyre në buxhetin e përgjithshëm bie nga 21.7 në 21.3 për qind.

    Ai thekson se, nëse inflacioni vazhdon me ritmin aktual dhe rritja e pagave nga korriku mbulohet nga kjo shumë, mjetet reale në dispozicion për investime, mirëmbajtje dhe shërbime mund të jenë rreth 12.6 milionë euro më të ulëta, apo 2.8 për qind më pak se në vitin paraprak.

    Reagimi i plotë:

    “Buxheti rekord”, por më pak në % për komunat: nga 21.7% në vitin 2026 në 21.3% në vitin 2027

    Buxheti i komunave rritet nga 867.6 milionë euro më 2026 në 908 milionë euro më 2027, ose vetëm 4.66%. Por pjesëmarrja e komunave në buxhetin e përgjithshëm bie nga rreth 21.7% në vitin 2026 në 21.3% në vitin 2027. Pra, komunave u ndahet një pjesë më e vogël e buxhetit të shtetit.

    Nëse inflacioni vazhdon në nivelin e njejtë si hjatë këtyre muajve të fundit dhe rritja e koeficientit të pagave nga korriku mbulohet brenda kësaj shume, përllogaritja orientuese tregon se fuqia reale blerëse e mjeteve jashtë pagave bie nga rreth 445.6 milionë euro më 2026 në 433 milionë euro më 2027. Kjo nënkupton rreth 12.6 milionë euro, ose 2.8%, më pak mundësi reale për investime, mirëmbajtje dhe shërbime.

    Këtij presioni i shtohen detyrimet nga kontratat kolektive. Sipas të dhënave të AKK-së, vetëm gjatë vitit 2026 komunave u janë marrë rreth 100 milionë euro përmes ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Vazhdimi i këtyre tërheqjeve edhe më 2027 do ta ngushtonte më tej hapësirën për investime.

    Komunat kanë nevojë për më shumë fuqi financiare për t’u shërbyer qytetarëve. Shifrat rekord në letër nuk e kompensojnë zvogëlimin e pjesëmarrjes në buxhet dhe humbjen e fuqisë blerëse.

    Burimi: Insajderi

  • Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

    Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

    Kosova është përfshirë në një aksion të madh ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal që dyshohet se mashtronte qytetarë përmes platformave të rreme të investimeve online, duke shkaktuar dëme që vlerësohen në mbi 4 milionë euro.

    Sipas njoftimit të Europol-it dhe Eurojust-it, në kuadër të operacionit janë kontrolluar 17 lokacione në disa shtete, përfshirë Kosovën, ndërsa në vendin tonë është bastisur edhe një qendër telefonike që dyshohet se përdorej për mashtrimin e viktimave.

    Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros, Finlandës, Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut. Në total janë arrestuar shtatë persona, ndërsa janë mbyllur më shumë se 100 serverë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale.

    Autoritetet dyshojnë se personat e përfshirë përdornin platforma online që paraqiteshin si kompani legjitime investimesh, duke u premtuar qytetarëve fitime të mëdha nga investimet në kriptovaluta, valuta të huaja dhe aksione.

    Fillimisht, viktimat bindeshin të investonin shuma të vogla, ndërsa më pas u shfaqeshin fitime të rreme për t’i nxitur të investonin edhe më shumë para. Kur kërkonin t’i tërhiqnin paratë, përballeshin me arsyetime dhe vonesa të ndryshme, derisa humbnin kontaktin me personat që qëndronin prapa skemës.

    Në Kosovë, aksioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

    Sipas njoftimit, hetimet kanë zbuluar edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se u siguronte grupeve kriminale ueb-faqe mashtruese për realizimin e skemave të tilla.

    Shtatë të arrestuarit do të jenë subjekt i procedurave për dorëzim apo ekstradim në Gjermani.

    Hetimet për këtë rast kishin nisur në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman që kishte humbur kursimet e veta duke investuar përmes një platforme online. /Telegrafi/

  • Nga policë e ushtarë deri te mësimdhënës – profesionet e dyta të gjyqtarëve kosovarë

    Nga policë e ushtarë deri te mësimdhënës – profesionet e dyta të gjyqtarëve kosovarë

    Kur dalin në fushë, detyra e tyre është të marrin vendime brenda pak sekondash, të menaxhojnë tensionin mes futbollistëve dhe të mbajnë nën kontroll një ndeshje që shpesh përcillet me shumë presion nga tribunat.

    Por sapo përfundon ndeshja dhe uniforma e gjyqtarit lihet anash, për shumë prej gjyqtarëve të futbollit kosovar fillon një punë krejt tjetër.

    Të dhënat e siguruara nga Telegrafi tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e gjyqtarëve që ndajnë drejtësinë në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë kanë edhe një profesion tjetër të rregullt.

    Në mesin e tyre ka policë, ushtarë, mësimdhënës, zyrtarë institucionesh publike dhe punonjës të sektorëve të tjerë.

    Policët dominojnë në mesin e gjyqtarëve

    Ajo që bie më së shumti në sy është numri i gjyqtarëve që profesion primar kanë punën në Policinë e Kosovës.

    Nga tetë emrat e identifikuar në Superligën e Kosovës, katër prej tyre janë policë.

    Arbnor Bullatovci, Kastriot Peci, Gentrit Zogaj dhe Granit Hyseni, përveç angazhimit në futboll, punojnë edhe si policë.

    Profesion tjetër ka Ilir Mehmeti, i cili është i angazhuar në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ndërsa Petrit Rama është profesor i edukatës fizike.

    FOTO: Gentrit Zogaj

    Visar Kastrati është i angazhuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa Genc Nuza punon në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Alban Shala në ndërkohë ushtron në të njëjtën kohë ushtron edhe detyrën e profesorit të edukatës fizike, njësoj siç bën po ashtu edhe Fatlum Jashari.

    Pra, vetëm në këtë grup, gjysma e gjyqtarëve të identifikuar punojnë në polici.

    Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Ligën e Parë.

    Liridon Selimaj dhe Dylot Brahimi janë policë, ndërsa Syljot Sumiqi dhe Përparim Jakupi janë ushtarë.

    FOTO: Dylot Brahimi

    Albin Shala punon në Doganën e Kosovës, Gramos Latifi është mësimdhënës, ndërsa Behar Selmanaj është i angazhuar në futsall.

    Në total, nga 15 gjyqtarët e përfshirë në këto të dhëna, gjashtë janë policë, duke e bërë Policinë e Kosovës profesionin më të përfaqësuar në mesin e tyre.

    Kjo do të thotë se rreth 40 për qind e emrave të identifikuar në Superligë dhe Ligën e Parë ushtrojnë paralelisht edhe profesionin e policit.

    Nga policë e juristë deri te biznesmenë – kështu ka ndodhur edhe në futbollin botëror

    Fakti që gjyqtarët kanë ose kanë pasur edhe një profesion tjetër nuk është aspak fenomen vetëm në vendin tonë.

    Historia e gjyqtarëve ndërkombëtarë është e mbushur me emra të mëdhenj që, krahas bilbilit, kanë zhvilluar edhe karrierë në profesione krejt të tjera.

    Një prej shembujve më të njohur është Howard Webb, gjyqtari anglez që drejtoi finalen e Kupës së Botës në vitin 2010 ndërmjet Spanjës dhe Holandës.

    Para se ndarja e drejtësisë t’i bëhej profesion kryesor, Webb punonte si polic në. Ai mori pushim nga puna në polici për t’u fokusuar në karrierën si gjyqtar dhe më pas u shndërrua në një prej gjyqtarëve më të njohur në botë.

    Howard Webb

    Një tjetër emër i madh është gjermani Felix Brych.

    Brych, i cili ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve dhe ndeshje në Kampionate Botërore e Evropiane, është jurist i diplomuar. Ai e ndërtoi karrierën e tij akademike dhe profesionale paralelisht me sukseset si gjyqtar në nivelet më të larta të futbollit evropian.

    Holandezi Bjorn Kuipers, një tjetër emër i njohur dhe një gjyqtar i respektuar, ka qenë ndërkohë edhe sipërmarrës.

    UEFA e ka prezantuar atë si drejtor supermarketi, ndërsa Federata Holandeze e Futbollit ka theksuar se Kuipers, së bashku me bashkëshorten, ka qenë pronar i supermarketeve. Krahas biznesit, ai arriti deri në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe botëror.

    Bjorn Kuipers

    Edhe anglezi Mark Clattenburg, i cili në vitin 2016 drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kampionatit Evropian, kishte një profesion tjetër para se ndarja e drejtësisë të bëhej karrierë e plotë.

    Clattenburg ishte i kualifikuar si elektricist, ndërsa më vonë ka treguar se profesionalizimi në Ligën Premier e kishte detyruar ta linte pas profesionin e mëparshëm.

    Një fenomen që ka ekzistuar edhe në nivelet më të larta

    Shembujt e Webb, Brych, Kuipers, Clattenburg dhe shumë gjyqtarëve të tjerë tregojnë se për vite të tëra ndarja e drejtësisë nuk ka qenë domosdoshmërisht profesion i vetëm, madje as për emrat që kanë drejtuar finale të Kupës së Botës, Ligës së Kampionëve apo Kampionatit Evropian.

    Në shumë vende, profesionalizimi i plotë i gjyqtarëve ka ardhur gradualisht.

    Pikërisht për këtë arsye, fakti që gjyqtarët kosovarë punojnë si policë, ushtarë, mësimdhënës apo zyrtarë institucionalë nuk është një rast i izoluar në futbollin evropian.

    Dallimi kryesor është niveli i profesionalizimit dhe të ardhurave që ofron secili kampionat.

    Sa paguhen gjyqtarët në Superligën e Kosovës për një ndeshje?

    Edhe kompensimet e përcaktuara për zyrtarët e ndeshjeve në Superligën e Kosovës japin një ide pse shumë prej tyre vazhdojnë të mbajnë një profesion tjetër.

    Sipas tabelës së taksave dhe mëditjeve për zyrtarët e ndeshjeve, gjyqtari kryesor përfiton 200 euro për një ndeshje të Superligës.

    Dy asistentët marrin nga 150 euro secili, ndërsa gjyqtari i katërt kompensohet me 100 euro.

    Delegati i ndeshjes po ashtu merr 100 euro, ndërsa vëzhguesi i referimit përfiton 80 euro.

    Në total, vetëm për këto gjashtë pozita, shpenzimi për zyrtarët e një ndeshjeje të Superligës arrin në 780 euro.

    Kjo pagesë është kompensim për ndeshje dhe jo pagë mujore.

    Kështu, nëse një gjyqtar kryesor do të delegohej në katër ndeshje gjatë një muaji, nga këto takime do të përfitonte 800 euro. Me dy ndeshje të drejtuara, shuma do të ishte 400 euro.

    Numri real i angazhimeve, megjithatë, ndryshon dhe varet nga delegimet, niveli i paraqitjeve dhe vendimet e organeve përgjegjëse për referim.

    Pikërisht këtu kuptohet edhe më mirë pse për shumë gjyqtarë kosovarë bilbili nuk është burimi i vetëm i të ardhurave./Telegrafi/

  • VLEN: Vuçiqi ra, tani duhet të zbardhen lidhjet e familjes Ahmeti me Alta Bankën

    VLEN: Vuçiqi ra, tani duhet të zbardhen lidhjet e familjes Ahmeti me Alta Bankën

    VLEN sot ka kërkaur që Prokuroria të hetojë rastin me Alta Banka dhe lidhjet e tyre me Sashi Mijallkovin dhe BDI-në.

    “Këtë javë, në rajon u mbyll një kapitull politik. Më 25 tetor, Aleksandar Vuçiq pësoi humbje në zgjedhjet në Serbi. Gjashtë ditë më vonë, Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën bankare Alta Bankës, institucion financiar i lidhur me bashkëpunëtorin e tij të afërt, Davor Macura.

    Këto zhvillime janë një moment i rëndësishëm për të rikthyer vëmendjen te lidhjet dhe marrëdhëniet afariste që, sipas dokumenteve të bëra publike nga VLEN-i, kanë ekzistuar ndërmjet strukturave të afërta me pushtetin e Vuçiqit dhe njerëzve të afërt me BDI-në.

    BDI sot flet për „Botën serbe“, por faktet dhe kronologjia e ngjarjeve ngrenë pyetje serioze për rolin e saj në këto marrëdhënie.
    Në korrik të vitit 2021, kompania serbe MTEL hyri në tregun e Maqedonisë së Veriut. Në atë kohë, BDI ishte pjesë e Qeverisë, ndërsa Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme. Gjatë asaj periudhe, Osmani zhvilloi të paktën 11 takime me zyrtarë serbë, procesverbale të të cilave ende nuk janë bërë publike.

    Më 24 tetor 2024, AS Senjak, kompani e krushkut të Ali Ahmetit, fitoi aksione në Stopanska Banka Bitola nga një kompani e lidhur me Sasho Mijallkovin. Më 9 qershor 2025, një kompani ku AS Senjak është bashkëpronar mori kredi prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd. Më 17 shtator 2025, aksionet iu shitën Alta Bankës. Vetëm gjashtë ditë më vonë, një komunë e udhëhequr nga BDI-ja i dha AS Senjakut dy kontrata me vlerë prej 90 milionë denarësh”, thonë nga VLEN.

    Kjo kronologji, theksojnë nga VLEN, kërkon përgjigje të qarta. Nuk mund të mbetet pa u hetuar një zinxhir transaksionesh që përfshin kompani të afërta me figura të larta politike, ish-struktura të pushtetit dhe institucione financiare në Serbi.

    “VLEN-i i ka ngritur këto çështje që nga shtatori i vitit 2025 dhe dokumentacionin përkatës e ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ndërkohë, Ali Ahmeti dhe BDI-ja ende nuk kanë dhënë përgjigje për këto çështje.

    Prandaj, kërkojmë:
    – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike të hetojnë transaksionet e AS Senjakut me Sasho Mijallkovin dhe Alta Bankën, kredinë prej 5 milionë eurosh dhe kontratat e dhëna nga komunat e udhëhequra nga BDI-ja.- Institucionet kompetente të kërkojnë nga autoritetet serbe të dhëna për të gjitha lidhjet e Alta Bankës me kompani nga Maqedonia e Veriut.- BDI-ja të publikojë procesverbalet e takimeve të Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit me Vuçiqin dhe zyrtarë të tjerë serbë.- Ali Ahmeti personalisht të sqarojë marrëdhëniet afariste të kompanisë së krushkut të tij me Sasho Mijallkovin dhe Alta Bankën, përfshirë kredinë dhe shitblerjen e aksioneve”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

  • Nënshkrimi elektronik “Isign’ dhe dokumentet në telefon - Kosova lanson kuletën digjitale

    Nënshkrimi elektronik “Isign’ dhe dokumentet në telefon – Kosova lanson kuletën digjitale

    Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale.

    Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm digjital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik të dokumenteve.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si qytetarët marrin shërbime publike, duke mundësuar që institucionet të jenë më afër tyre, pa pasur nevojë për paraqitje fizike.

    Sipas tij, lansimi i Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale do t’u mundësojë qytetarëve të kursejnë kohë, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kryejnë procedura administrative nga kudo që ndodhen, pa pasur nevojë për shtypjen e dokumenteve.

    Kurti e ka cilësuar këtë platformë, së bashku me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, si një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të Kosovës, raporton KP.

    “Nga shkuarja në institucione te qasja në shërbime që ofrohen kudo e kurdo, digjitalizimi praktikisht mundësisht ardhjen e institucioneve te qytetari në vend se anasjelltas. Kur flasim për digjitalizimin mendojmë për kohën që mund të kursejnë qytetarët, për rrugën që nuk do të iu duhet ta bëjnë, për punën që do të përfundojë kudo ku ai ose ajo ndodhet, për dokumentin që nuk do të iu duhet të shtyp. Sot me lansimin e platformës kombëtare Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale dhe aplikacionit për nënshkrim elektronik ‘Isign’, Republika e Kosovës shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e saj digjital”, tha Kurti.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel tha se BE ka investuar 2.3 milionë euro në këtë platformë.

    “Jam i lumtur të them se kjo është bërë me mbështetjen e 2.3 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Nëse shihni ky investim i një partneriteti më të gjerë mes BE-së dhe Kosovës sepse Kosova si partner më të mirin dhe ofruesi më i madh për Kosovën është Bashkimi Evropian, duke ndihmuar kështu Kosovën në modernizimin dhe integrimin në BE. Falë këtij partneriteti, qytetarët e Kosovës tani mund të kenë një identitet të sigurt digjital në telefonat e tyre”, tha ai.

    Ministri i këtij dikasteri, Lulëzon Jagxhiu tha se sot po bëjnë një hap të rëndësishëm në transformimin digjital në vendin tonë.

    “Në jetën e përditshme, përmes telefonit komunikojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona, por kur duhet ta dëshmojmë identitetin ose ta nënshkruajmë një dokument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht ose të marrim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime t’i kryejmë në formë digjitale. Po lansojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit digjital të shtetit tonë…Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet digjitale”, tha ai.

    telegrafi.com

    telegrafi.com

  • Gjilan’s case is discussed at 𔂺 Kosovo Today’ : Where’s the baby’s mother? Why is Minister Hoti reacting? ( VIDEOS)

    TThe tragedy within the Demiri family in the village of Demaj in Gjilan, where a 27-year-old man allegedly killed his three-month-old baby, and then killed his 65-year-old father, has shocked the country.

    Police in co-ordination with the Prosecution are investigating the case, while several allegations have been raised that have not yet been officially confirmed.

    Where’s the baby’s mother?

    Why is there no reaction from Family Ministry Minister Andy Hoti?

    What are the actions of the QPS in this case?

    Attend the discussion on the show Kosovo Today, in Klan Kosova, along with journalists Ardiana Thaci, Altiana Zogaj and Vulnet Krasniqi.

  • Judistti Arba Hasanaj aims at bronze at the Youth Olympics in Senegal

    X coordinateKosovo rebel Arba Hasanaj is just a win away from the bronze medal at the 2026th Dakar Olympics in Youth.

    The news has been made known by the Kosovo Olympic Committee, which announced that Hasanaj has won the second resupage, ensuring the fight for bronze medals, broadcasts Klankosova.tv.

    For bronze, Kosovo Judistist will face Austrian Selina Woeger.

    The Summer Youth Olympics are being held in Dakar, Senegal.

    According to a Judo Federation announcement, 93 countries, with a total of 94 contestants — 46 men and 48 females — are participating in this championship.

  • Xhudistja Arba Hasanaj synon të bronztën në Lojërat Olimpike për të Rinj në Senegal

    Xhudistja Arba Hasanaj synon të bronztën në Lojërat Olimpike për të Rinj në Senegal

    Xhudistja Arba Hasanaj synon të bronztën në Lojërat Olimpike për të Rinj në Senegal

    Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”.

    Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili njoftoi se Hasanaj ka fituar edhe në repesazhin e dytë, duke siguruar luftën për medaljen e bronztë, transmeton Klankosova.tv.

    Për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare do të përballet me austriaken Selina Woegerer.

    Lojërat Olimpike Verore për të Rinj po mbahen në Dakar të Senegalit.

    Sipas një njoftimi të Federatës së Xhudos, në këtë kampionat po të marrin pjesë 93 shtete, me gjithsej 94 garues: 46 meshkuj dhe 48 femra.

  • Rasti i Gjilanit diskutohet në 'Kosova Today': Ku është nëna e foshnjës? Pse s’po reagon ministri Hoti? (VIDEO)

    Rasti i Gjilanit diskutohet në ‘Kosova Today’: Ku është nëna e foshnjës? Pse s’po reagon ministri Hoti? (VIDEO)

    Rasti i Gjilanit diskutohet në 'Kosova Today': Ku është nëna e foshnjës? Pse s’po reagon ministri Hoti? (VIDEO)

    Tragjedia brenda familjes Demiri në fshatin Demiraj në Gjilan, ku një 27-vjeçar dyshohet se e mbyti foshnjën e tij 3 muajshe, e më pas atë e vrau babai i tj 65-vjeçar, ka tronditur vendin.

    Policia në koordinim me Prokurorinë po e hetojnë rastin, ndërkohë që janë ngritur disa dyshime, që akoma s’janë konfirmuar zyrtarisht.

    Ku është nëna e foshnjës?

    Pse nuk ka reagim nga ministri i Ministrisë së Familjes, Andin Hoti?

    Cilat janë veprimet e QPS-së në këtë rast?

    Ndiqeni diskutimin në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, bashkë me gazetarët Ardiana Thaçi, Altiana Zogaj dhe Vullnet Krasniqi.