Blog

  • Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

    Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

    Diskutimet në rrjetet sociale rreth disa komenteve fyese dhe pretendimeve për bullizim ndaj vajzave të ndryshme kanë marrë vëmendje të madhe ditëve të fundit.

    Në qendër të këtyre diskutimeve është përmendur edhe Jona Krasniqi, banore e Big Brother VIP Kosova 5, pasi në materiale që po qarkullojnë online pretendohet se disa komente janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, ku ajo kishte qenë administratore së bashku me disa shoqe të saj.

    Në mesin e personave që pretendohet se janë përmendur në këto diskutime janë Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Pas përhapjes së reagimeve, në llogarinë e Jonës në Instagram u publikua një sqarim, ku thuhej se grupi ishte krijuar më shumë se dhjetë vjet më parë dhe kishte për qëllim diskutimin e pozitës së gruas dhe sfidave me të cilat ajo përballet në shoqëri.

    Ndërkohë, një reagim emocional ka ardhur edhe nga influencerja Doresa, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, përmes një videoje të publikuar në Instagram është shfaqur në lot, duke treguar se situata e fundit e ka prekur thellë.

    Krahas pamjeve, ka ndarë edhe një mesazh në gjuhën gjermane, ku ka folur për përvojat e dhimbshme nga e kaluara dhe ndikimin që diskutimet e fundit kanë pasur tek ajo.

    “Vetëm njerëzit që janë bullizuar vërtet në jetë e kuptojnë këtë dhimbje… I kam përjetuar këto gjëra që kur kam qenë e re dhe kjo më ka bërë të dyshoj në veten time. Prej tri ditësh, e gjithë kjo e kaluar po më rikthehet dhe nuk po di më si t’i përballoj ndjenjat e mia. Por mesazhet tuaja po më japin shumë forcë”, ka shkruar ajo.

    Doresa duhet theksuar se ka marrë edhe shumë mesazhe mbështetëse nga ndjekësit. /Telegrafi/

  • Charge of violence against former wife, Juditist Akil Gjakova this month appears before Court of Appeals

    The college session is scheduled on November 25th, after Pristina’s Appeals Prosecutor and former husband’s representative have filed complaints against the Constitutional Court’s Liberation Act in Pec. Insander brings details

    Insander newspaper

    Judith Akil Gjakova will appear this month before the Court of Appeals, under the criminal procedure for domestic violence against his former husband, Samantha Muminovic.

    According to the Court of Appeals’ announcement, which the Isander newspaper provided, the college session will be held on November 25, 2026, at 10:40 at the facility of the Palace of Justice in Hyvali.

    The Appeals document shows that the session was scheduled for a review of the Pajje Department General’s complaint, as well as a complaint by the authorized representative of the injury, lawyer Aurora Mulhrama.

    The incidents were filed against the Act of Constitutional Court in Pec, on which Gjakova had been acquitted of criminal acts in the family.

    What happened?

    The case was made public in April 2024, after the former Judist’s wife had denounced him for domestic violence. At the time, the couple were in the process of divorce and had a child.

    After the indictment, the State Prosecutor had authorised the Kosovo Police for the arrest of Gjakova.

    He had been declared on the run because he had not been found immediately by the authorities, while a few days later he had surrendered to the border checkpoint in Morina.

    The Constitutional Court in Pec had not approved the prosecution’s request for the detention assignment.

    Instead, there was a safeguard against him and a ban on his wife and her residence. In the decision issued by Insander at the time, Gjakova was forbidden to approach the injured and where she lived at a distance of 50 meters.

    The decision provided additional measures regarding contact and its protection. The defense order, provided by Inseder, claimed that physical and psychological violence had begun since July 2023. The document also mentioned the claim that the child had witnessed an episode of violence.

    Also, according to the request, on April 13, 2024, their ex-wife and child were not allowed to enter the joint residence. It had been forced to seek refuge, and, according to timely reporting, it was sheltered in relevant institutions.

    What Is Said in the Spouse

    The founding prosecutor in Pec had filed the indictment against Gjakova in December 2024. In his indictment, he was charged that during the period from 2023 to April 2024, he had committed psychological and physical violence against his mate. According to the condition of the indictment, published earlier by Insander, it was about verbal threats, insults and coup claims in various parts of the body.

    The prosecution’s file also mentioned threatening and denigrating messages allegedly sent to the injured. The prosecution claimed that actions had caused constant fear and psychological pressure. These are claims by the Prosecutor and the damaged party, which have not been proven by decision of the cut form.

    Achilles Gjakova enjoys presumption of innocence until a final court ruling.

    The Foundation Court cleared him of the prosecution

    After the trial, the Constitutional Court in Pec, in the General Department, had acquitted Gjakova of domestic violence. The decision was made by Judge Shaqa Curri.

    The court had made it known that the damaged had been instructed that the property-juridical request be carried out in civil conflict procedure. The announcement of the liberation act said the parties were eligible for complaint within the 30-day legal deadline from the day of the plea. These very complaints will now be considered by the Court of Appeals.

    The Apel document finds that at this stage of the procedure, not a new charge is being considered, but complaints to the first degree decision. The college will assess the party’s claims and the legality of the Constitutional Court’s act.

    Judo Federation Reaction

    By the time Gjakova was declared at large, the Kosovo Federation of Judo had declared that it condemned any form of violence, but at the same time expressed conviction in the sportsman’s innocence. The Federation had demanded that institutions handle the case and the media be cautious, rejecting, as expressed, public prejudice against one of Kosovo’s most popular athletes.

    Akil Gjakova is one of the most popular names of Kosovo Judo and has represented the country in major international competitions. It was because of his public profile that the case had received great attention, although part of the public reports had focused more on his sports career than on the content of the court documents. Now, for the second time, the case will be in the hands of a second-degree court.

    The November 25th session will show whether the free trial will remain in effect or whether the case will be returned for review

    Source Layer: Insander

  • Akuza për dhunë ndaj ish-gruas, xhudisti Akil Gjakova këtë muaj del para Gjykatës së Apelit

    Akuza për dhunë ndaj ish-gruas, xhudisti Akil Gjakova këtë muaj del para Gjykatës së Apelit

    Akuza për dhunë ndaj ish-gruas, xhudisti Akil Gjakova këtë muaj del para Gjykatës së Apelit

    Seanca e kolegjit është caktuar më 25 nëntor, pasi Prokuroria e Apelit në Prishtinë dhe përfaqësuesja e ish-bashkëshortes kanë ushtruar ankesë ndaj aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore në Pejë. Insajderi sjell detajet

    Gazeta Insajderi

    Xhudisti Akil Gjakova do të dalë këtë muaj para Gjykatës së Apelit, në kuadër të procedurës penale për rastin e dhunës në familje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Suela Muminovic.

    Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, seanca e kolegjit do të mbahet më 25 nëntor 2026, në orën 10:40, në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.

    Në dokumentin e Apelit bëhet e ditur se seanca është caktuar për shqyrtimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, si dhe të ankesës së përfaqësueses së autorizuar të të dëmtuarës, avokates Aurora Mulhaxha.

    Ankesat janë paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin Gjakova ishte liruar nga akuza për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Si nisi rasti?

    Rasti ishte bërë publik në prill të vitit 2024, pasi ish-bashkëshortja e xhudistit e kishte denoncuar atë për dhunë në familje. Në atë kohë, çifti ishte në proces të divorcit dhe kishte një fëmijë.

    Pas denoncimit, Prokuroria e Shtetit kishte autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjakovës.

    Ai ishte shpallur në kërkim pasi nuk ishte gjetur menjëherë nga autoritetet, ndërsa disa ditë më vonë ishte dorëzuar në pikën kufitare në Morinë.

    Gjykata Themelore në Pejë nuk e kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

    Në vend të kësaj, ndaj tij ishte caktuar një masë mbrojtëse, me ndalim afrimi ndaj gruas së tij dhe vendbanimit të saj.Në vendimin e siguruar nga Insajderi në atë kohë, Gjakovës i ndalohej t’i afrohej të dëmtuarës dhe vendit ku ajo banonte në një distancë prej 50 metrash.

    Vendimi parashihte edhe masa të tjera lidhur me kontaktin dhe mbrojtjen e saj.Në kërkesën për urdhër mbrojtës, e cila ishte siguruar nga Insajderi, pretendohej se dhuna fizike dhe psikologjike kishte nisur që nga korriku i vitit 2023. Në dokument përmendej edhe pretendimi se fëmija kishte qenë dëshmitar i një episodi të dhunës.

    Po ashtu, sipas kërkesës, më 13 prill 2024 ish-bashkëshortja dhe fëmija i tyre nuk ishin lejuar të hynin në banesën e përbashkët. Ajo ishte detyruar të kërkonte strehim dhe, sipas raportimeve të kohës, ishte strehuar në institucionet përkatëse.

    Çfarë thuhej në aktakuzë

    Prokuroria Themelore në Pejë e kishte ngritur aktakuzën ndaj Gjakovës në dhjetor të vitit 2024. Në aktakuzë, ai ngarkohej se, në periudhën nga viti 2023 deri në prill të vitit 2024, kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes.Sipas përmbajtjes së aktakuzës, të publikuar më herët nga Insajderi, bëhej fjalë për kërcënime verbale, ofendime dhe pretendime për goditje me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

    Në dosjen e Prokurorisë përmendeshin edhe mesazhe kërcënuese dhe denigruese që pretendohej se Gjakova ia kishte dërguar të dëmtuarës. Prokuroria pretendonte se veprimet kishin shkaktuar frikë dhe presion të vazhdueshëm psikologjik.Këto janë pretendime të Prokurorisë dhe të palës së dëmtuar, të cilat nuk janë vërtetuar me vendim të formës së prerë.

    Akil Gjakova e gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    Gjykata Themelore e liroi nga akuza

    Pas shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Themelore në Pejë, në Departamentin e Përgjithshëm, e kishte liruar Gjakovën nga akuza për dhunë në familje.Vendimi ishte marrë nga gjyqtari Shaqë Curri.

    Gjykata kishte bërë të ditur se e dëmtuara ishte udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizonte në procedurë kontestimore civile.Në njoftimin për aktgjykimin lirues thuhej se palët kishin të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit. Pikërisht këto ankesa tash do të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit.

    Nga dokumenti i Apelit rezulton se në këtë fazë të procedurës nuk po shqyrtohet një akuzë e re, por ankesat ndaj vendimit të shkallës së parë. Kolegji do të vlerësojë pretendimet e palëve dhe ligjshmërinë e aktgjykimit të Gjykatës Themelore.

    Reagimi i Federatës së Xhudos

    Në kohën kur Gjakova ishte shpallur në kërkim, Federata e Xhudos së Kosovës kishte deklaruar se e dënonte çdo formë të dhunës, por njëkohësisht kishte shprehur bindjen në pafajësinë e sportistit.Federata kishte kërkuar që institucionet ta trajtonin rastin dhe mediat të tregonin kujdes, duke kundërshtuar, siç ishte shprehur, “gjykimin publik” ndaj një prej sportistëve më të njohur të Kosovës.

    Akil Gjakova është një nga emrat më të njohur të xhudos kosovare dhe ka përfaqësuar vendin në gara të mëdha ndërkombëtare. Pikërisht për shkak të profilit të tij publik, rasti kishte marrë vëmendje të madhe, ndonëse një pjesë e raportimeve publike ishte fokusuar më shumë te karriera e tij sportive sesa te përmbajtja e dokumenteve gjyqësore.Tash, për herë të dytë, vendimi për rastin do të jetë në duart e një gjykate të shkallës së dytë.

    Seanca e 25 nëntorit do të tregojë nëse aktgjykimi lirues do të mbetet në fuqi apo nëse çështja do të kthehet për rishqyrtim

    Burimi: Insajderi

  • End of receptions in sports, Kosovo launched digital wallet (6) documents and mobile signatures

    The Ministry of Digitalisation and Public Administration has launched the National Platform of Electronic Identification and Digital Culletes.

    This was described as significant digital transformation, enabling citizens and businesses to identify electronics and electronically signing documents.

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has declared that digitalisation is changing the way citizens receive public services, enabling institutions to be closer to them, without having to have physical performance.

    According to him, the launch of the National Identification Platform of Electronic Identification and Digital Qualettes would enable citizens to save time, avoid unnecessary travel and conduct administrative procedures from everywhere, without the need to print documents.

    Kurti has named this platform, along with the app for electronic signature éi Signı, as an important step in Kosovo’s digital transformation.

    European Union Ambassador to Kosovo Dirk Schuebel said the EU has invested 2.3m euros in the platform.

    This dictatorship’s minister, Luluzon Jagxhiu, said today they are taking an important step in digital transformation in our country.

    In our daily life, we communicate, pay, and do many of our jobs by telephone, but when we have to prove our identity or sign a document, we often still have to show up physically or obtain documents on paper. Today, we are taking an important step that we also take these actions in digital form. We’re launching one of the most important pillars of our country’s digital transformation… Electronic identity is one of the foundations of trust in digital services and transactions, he said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • The Hague Act in Albanian, Hashim Thaci’s defence request revealed before the start of the session

    The Albanian-language act of prejudice was published on the special court’s page, where Hashim Thaci, Kadri Veselini, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi were sentenced on September 16th.

    What is noted at the beginning of the act is the statement of the panel’s chief judge Charles Smith, who invites the Court’s photographer to take photographs inside the hall without starting sessions.

    He explains, however, that Hashim Thaci’s defence has demanded that they not be photographed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës

    Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës

    Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës

    Në faqen e Gjykatës Speciale është i publikuar aktgjykimi në gjuhën shqipe, ku u dënuan më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Ajo që bie në sy në fillim të aktgjykimit, është deklarata e gjyqtarit kryesor të Panelit, Charles Smith, i cili fton fotografen e Gjykatës që të bëjë fotografi brenda sallës pa nisur seanca.

    Megjithatë ai sqaron, se mbrojtja e Hashim Thaçit kanë kërkuar që të mos fotografohen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fundi i pritjeve në sportele, Kosova lanson kuletën dixhitale – Dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

    Fundi i pritjeve në sportele, Kosova lanson kuletën dixhitale – Dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

    Fundi i pritjeve në sportele, Kosova lanson kuletën dixhitale – Dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

    Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale.

    Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm dixhital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik (me telefon) të dokumenteve.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si qytetarët marrin shërbime publike, duke mundësuar që institucionet të jenë më afër tyre, pa pasur nevojë për paraqitje fizike.

    Sipas tij, lansimi i Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale do t’u mundësojë qytetarëve të kursejnë kohë, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kryejnë procedura administrative nga kudo që ndodhen, pa pasur nevojë për shtypjen e dokumenteve.

    Kurti e ka cilësuar këtë platformë, së bashku me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, si një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të Kosovës.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel tha se BE ka investuar 2.3 milionë euro në këtë platformë.

    Ministri i këtij dikasteri, Lulëzon Jagxhiu tha se sot po bëjnë një hap të rëndësishëm në transformimin dixhital në vendin tonë.

    “Në jetën e përditshme, përmes telefonit komunkojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona, por kur duhet ta dëshmojmë identitetin ose ta nënshkruajmë një dolument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht ose të marrim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime t’i kryejmë në formë dixhitale. Po lansojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit dixhital të shtetit tonë…Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet dixhitale”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lansohet Platforma Nacionale e Identitetit Elektronik dhe Kuleta Digjitale

    Lansohet Platforma Nacionale e Identitetit Elektronik dhe Kuleta Digjitale

    Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka organizuar ceremoninë e lansimit të Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale, raporton Ekonomia Online. Në këtë ceremoni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se digjitalizimi mundëson që institucionet t’u ofrojnë shërbime qytetarëve kudo dhe kurdo, duke ua kursyer kohën dhe duke eliminuar nevojën për vizita fizike në institucione.

    “Nga shkuarja në institucione te qasja në shërbimet që ato ofrojnë kudo e kurdo, digjitalizimi praktikisht mundëson ardhjen e institucionit te qytetari në vend se anasjelltas. Kur flasim për digjitalizimin, mendojmë për kohën që mund t’ja kursejmë qytetarit, për rrugën që nuk do t’i duhet ta bëjë, për punën që do të mund të përfundojë kudo që ai apo ajo ndodhet, për dokumentin që nuk do t’i duhet ta shtypë.

    Sot me lançimin e platformës kombëtare të identitetit elektronik, kuletës digjitale (Digital Wallet) dhe aplikacionit për nënshkrimin elektronik (e-Sign), Republika e Kosovës shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e saj digjital. Në një kohë kur gjithnjë e më shumë veprime të përditshme kryhen në internet, është e domosdoshme që në mjedisin digjital të kemi mënyra sa më të sigurta dhe të besueshme për të dëshmuar identitetin tonë dhe për të nënshkruar dokumentet e rëndësishme.

    Identifikimi elektronik u mundëson qytetarëve të dëshmojnë identitetin e tyre në mënyrë të sigurt në mjedisin digjital. Kuleta digjitale krijon mundësi për përdorimin e identitetit dhe të kredencialeve, ndërsa nënshkrimi elektronik mundëson firmosjen e dokumenteve pa pasur nevojë për letër dhe prani fizike. Këto zgjidhje përbëjnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së besimit digjital të Kosovës, mbi të cilën do të mund të ndërtohen shërbime më të avancuara, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

    Gjatë viteve të fundit kemi bërë përparim të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve publike. Përmes platformës e-Kosova, sot qytetarëve dhe bizneseve u ofrohen mbi 330 shërbime digjitale, duke reduktuar kështu nevojën për vizita në institucione, dokumente fizike dhe procedura të panevojshme. Tani me identitetin dhe nënshkrimin elektronik po lëvizim drejt gjithnjë e më shumë shërbimeve që mund të përfundohen tërësisht në mënyrë digjitale. Me zgjerimin e shërbimeve, për bashkëkombësit tanë do të krijohen më shumë mundësi për të kryer punë nga vendet ku jetojnë e punojnë ata.

    Të nderuar të pranishëm, zhvillimi i kësaj platforme ka nisur në Ministrinë e Ekonomisë dhe ka vazhduar dhe është finalizuar në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim edhe me shumë institucione e partnerë tanë. Dua të falënderoj veçanërisht Bashkimin Evropian për mbështetjen e këtij projekti përmes fondeve IPA, si dhe të gjitha ekipet e profesionistët që kanë kontribuar në realizimin e tij. Sot po hapet një fazë e re e zhvillimit dhe zgjerimit të shërbimeve që do të mbështeten në këtë platformë, e vlera e së cilës do të rritet me integrimin e gjithnjë e më shumë shërbimeve publike dhe përdorimeve nga bizneset.

    Mirëpo, zhvillimi i këtyre shërbimeve duhet të shoqërohet, të nderuar të pranishëm, me përgjegjësi të lartë për sigurinë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe besueshmërinë e sistemeve. Besimi i qytetarëve ndërtohet çdo ditë përmes funksioneve që funksionojnë, përmes institucioneve që përgjigjen dhe shërbimeve efikase që e respektojnë kohën dhe dinjitetin e secilit”, tha Kurti.

    Ndërkaq, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, bëri të ditur se ky projekt është mbështetur financiarisht nga BE-ja me 3.2 milionë euro, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe integrimit evropian të Kosovës.

    “Jam krenar të them se kjo është bërë e mundur falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 3.2 milionë eurosh. Megjithatë, nëse e shohim pamjen e përgjithshme, ky investim është pjesë e partneritetit shumë më të gjerë të BE-së me Kosovën. Si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, Bashkimi Evropian ka dhënë më shumë se 3.7 miliardë euro mbështetje që nga viti 1999, duke ndihmuar Kosovën të modernizohet, të zbatojë reforma dhe të përparojë në rrugën e integrimit evropian. Falë këtij partneriteti, qytetarët e Kosovës tashmë mund të kenë një identitet digjital të sigurt në telefonat e tyre, ashtu siç e përmendi edhe kryeministri. Ata mund ta përdorin atë për të nënshkruar dokumente në mënyrë elektronike, me të njëjtin efekt juridik sikurse nënshkrimi me dorë, si dhe për t’u kyçur në mënyrë të sigurt në shërbime të tilla si E-Kosova, përmes EID-së së ruajtur në Portofolin Digjital të Kosovës. E gjithë kjo është pa pagesë. Për bizneset në Kosovë, kjo nënkupton efikasitet më të madh, më pak dokumentacion dhe produktivitet më të lartë. Kompanitë, punonjësit e tyre dhe klientët do të mund ta vërtetojnë identitetin e tyre online, të nënshkruajnë dokumente elektronike me fuqi ligjore dhe të kenë qasje të sigurt në shërbime dhe portale, pa pasur nevojë për dokumentacion fizik. Një identitet digjital i besueshëm është thelbësor për një shoqëri dhe ekonomi moderne. Ai mundëson që shërbimet publike të kalojnë plotësisht në internet dhe u jep bizneseve dhe klientëve besimin për të bashkëvepruar në mënyrë të sigurt në botën digjitale. Për Kosovën, sistemi EID gjithashtu mbështet përafrimin më të ngushtë me standardet evropiane dhe Tregun e Përbashkët Digjital të BE-së. Ai është në përputhje me rregulloren e BE-së për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, duke përbërë një hap konkret teknik në rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe duke hedhur themelet për përdorimin e tij të ardhshëm ndërkufitar. Ky është gjithashtu një hap i rëndësishëm në zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së. Ai kontribuon në angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për zhvillimin e sistemeve kombëtare të identitetit digjital dhe kuletave digjitale, të cilat mund të funksionojnë së bashku në të gjithë rajonin. Vetëm teknologjia nuk i ndryshon jetët; ajo që bën ndryshimin është përdorimi i saj në mënyrën e duhur. I inkurajoj institucionet publike që ta integrojnë EID-në dhe nënshkrimet elektronike në shërbimet e tyre, kompanitë që t’i pranojnë ato dhe qytetarët që ta pajisen dhe ta përdorin EID-në e tyre”, tha ai.

    Ndërsa Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, njoftoi se nga dita e hënë e javës së ardhshme qytetarët do të mund të pajisen me identitet elektronik në zyrat e regjistrimit civil, fillimisht në shtatë qendrat rajonale.

    Ai bëri të ditur se identiteti elektronik do të ruhet në kuletën digjitale, e cila është në dispozicion për telefonat Android dhe iOS, ndërsa aplikacioni iSIGN do të mundësojë nënshkrimin elektronik edhe në telefonat e mençur, edhe në kompjuterë.

    “Në jetën tonë të përditshme, përmes telefonit komunikojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona. Por kur duhet ta dëshmojmë identitetin apo ta nënshkruajmë një dokument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht apo të përdorim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime të mund t’i kryejmë në mënyrë digjitale. Po lançojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit digjital të qeverisë dhe shtetit tonë: platformën kombëtare të identifikimit elektronik eID dhe kuletën digjitale të Kosovës. Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit dhe shërbimeve në transaksionet digjitale. Përmes autentifikimit të fortë elektronik, qytetarët do të mund të identifikohen dhe të kenë qasje të sigurt në shërbimet e sistemeve digjitale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Përmes nënshkrimit elektronik, qytetarët do të mund të nënshkruajnë dokumente nga distanca, ndërsa përmes vulës elektronike, bizneset dhe organizatat do të mund të vulosin dokumentet e tyre në mënyrë digjitale. Kjo hap rrugën për largimin gradual të letrës dhe digjitalizimin e plotë të proceseve administrative dhe atyre afariste. Një komponent i rëndësishëm i sistemit që po lançojmë është kuleta digjitale e Kosovës. Ashtu siç në kuletën fizike mbajmë dokumente që dëshmojnë identitetin apo kualifikimet tona, kuleta digjitale do të na mundësojë t’i ruajmë dhe përdorim këto dëshmi në formë elektronike. Fillimisht ajo do të përdoret për identitetin elektronik, ndërsa në të ardhmen do të mund të përfshijë edhe kredenciale të tjera të verifikueshme si patentë shoferin, diplomat dhe certifikatat profesionale.Të nderuar të pranishëm, nga dita e hënë e javës së ardhshme, qytetarët do të mund të pajisen me identitet elektronik përmes zyrave të regjistrimit civil, fillimisht në shtatë qendrat rajonale, për të vazhduar më pas edhe në komunat e tjera. Identiteti elektronik do të ruhet në kuletën digjitale që është në dispozicion për telefonat Android dhe iOS, ndërsa aplikacioni iSIGN mundëson nënshkrimin elektronik si në telefonat e mençur ashtu edhe në kompjuterë me sisteme operative Windows, macOS dhe Ubuntu. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se identiteti elektronik dhe kuleta digjitale tashmë janë integruar në platformën e-Kosova dhe ofrohen falas për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo u mundëson qytetarëve të kyçen në e-Kosova në mënyrë të sigurt, pa fjalëkalim, si dhe të nënshkruajnë dokumente elektronikisht, qoftë si veprim i veçantë, qoftë si pjesë e një shërbimi publik. Një nga rastet e para konkrete të implementuara është integrimi i nënshkrimit elektronik në procesin e regjistrimit të bizneseve. Lançimi i sotëm shënon fazën e parë të vendosjes së përdorimit të platformës. Në vazhdim do të punohet për lëshimin e vulave elektronike për biznese dhe organizata, përfundimin e proceseve përkatëse të certifikimit dhe kualifikimit, si dhe zgjerimin e integrimit me shërbimet publike dhe private. Një prioritet i veçantë do të jetë harmonizimi me kornizën evropiane të identitetit digjital eIDAS 2 dhe me kuletën evropiane të identitetit digjital, me synimin që në të ardhmen identiteti elektronik dhe shërbimet e besuara të Kosovës të mund të përdoren edhe përtej kufijve tanë. Kjo platformë është e rëndësishme për modernizimin e administratës publike dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale. Njëkohësisht është pjesë e zotimeve tona në kuadër të agjendës së reformave të dakorduara me Bashkimin Evropian, duke i kontribuar edhe procesit tonë të integrimit evropian. Të nderuar të pranishëm, realizimi i kësaj platforme është rezultat i bashkëpunimit të shumë institucioneve dhe partnerëve. Projekti është iniciuar nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa pas themelimit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, pronësia dhe përgjegjësia për udhëheqjen e zbatimit dhe vendosjen në përdorim është bartur në ministrinë tonë”, tha Jagxhiu./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

    Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

    Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ka publikuar një video me pamje nga koncerti i mbajtur më 30 tetor në Robert-Schumann-Saal të Düsseldorf-it, ku u takua me publikun shqiptar në kuadër të turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”.

    Përmes një postimi në Facebook, Lahaj ka ndarë emocionet pas koncertit, duke falënderuar të pranishmit për pritjen. Ai ka thënë se atë mbrëmje u ndje si në shtëpi dhe se takimi ia lehtësoi mallin e viteve të kaluara larg bashkatdhetarëve.

    “Si rrallëherë, u ndiva si n’shpi. Ma shuet mallin e krejt atyne viteve larg njani-tjetrit”, ka shkruar tenori.

    Në fund të mesazhit, Lahaj ka paralajmëruar takimin e radhës me publikun, që do të mbahet në Vjenë më 8 nëntor.

    Koncerti në Düsseldorf ishte ndalesa e dytë e turneut “PASSION & ORIGIN”, i cili nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës. Në këtë projekt, Lahaj performon së bashku me ARMA Ensemble, me një program që ndërthur këngë shqiptare me repertorin ndërkombëtar.

    Përveç melodive nga Kosova dhe Shqipëria, programi përfshin këngë italiane e franceze, muzikë filmash dhe pjesë të njohura të repertorit ndërkombëtar. Në repertor janë edhe këngë si “Parla più piano”, “Ne me quitte pas”, “La Bohème”, “Bésame mucho”, “Caruso” dhe “My Way”.

    Pas koncertit në Düsseldorf, ndalesa e radhës e turneut është Wiener Konzerthaus në Vjenë, më 8 nëntor, në orën 19:00. Më pas, më 13 dhjetor, Lahaj dhe ARMA Ensemble do të performojnë në Bluma Appel Theatre në Toronto.

    “PASSION & ORIGIN” sjell në skenë dy dimensione të rrugëtimit artistik të tenorit: muzikën që e ka shoqëruar gjatë karrierës dhe lidhjen me vendin e origjinës./Telegrafi/

  • New talks between Russia, Ukraine and US take place on November 10th 11th

    RThe Usia will hold trilateral peace talks with Ukraine and the United States in Abu Dhabi on November 10th, the Kremlin confirmed on Tuesday.

    Vladimir Medinsky, an assistant to Russian President Vladimir Putin, will serve as Moscow’s chief negotiator in these talks, Kremlin spokesman Dmitry Peskov told reporters during a telephone conference, reports ReutersKlankosova broadcast.tv.

    American negotiators have sought progress in the war, which has already entered its fifth year. The recent US-mediated peace talks were held in February, before the United States and Israel launched a war against Iran.

    The US envoy, Steve Witkoff, said on Monday that the United States will collect delegations from Ukraine and Russia to Abu Dhabi next week to discuss security agreements for the post-war period and to reduce tensions.