Blog

  • Gjermania rreshtohet kundër Infantinos, mbështet Philippe Diallon për kreun e FIFA-s

    Gjermania rreshtohet kundër Infantinos, mbështet Philippe Diallon për kreun e FIFA-s

    Gjermania rreshtohet kundër Infantinos, mbështet Philippe Diallon për kreun e FIFA-s

    Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar mbështetjen për kandidaturën e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, në garën për presidencën e FIFA-s.

    Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, i cili ka konfirmuar se Gjermania do ta mbështesë Diallon në zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin mars, ku ai synon të sfidojë presidentin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino.

    Mbështetja gjermane vjen pasi Diallo mori edhe përkrahjen e UEFA-s të hënën. Ndërkohë, pritet që nismës së tij t’i bashkohen edhe federata të tjera evropiane.

    Duke shpjeguar vendimin e DFB-së, Neuendorf vlerësoi përvojën dhe qasjen e kandidatit francez, duke theksuar se ai përfaqëson një alternativë ndaj drejtimit aktual të FIFA-s.

    “Philippe Diallo përfaqëson një qasje të përgjegjshme ndaj futbollit dhe është i vendosur të përballet me sfidat që e presin këtë sport në vitet e ardhshme. Ai ka përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar dhe gëzon respekt të gjerë në të gjithë futbollin evropian. Qasja e tij ndaj këtij posti dhe vlerat që përfaqëson janë dukshëm të ndryshme nga ato të presidentit aktual të FIFA-s”, deklaroi Neuendorf.

    Gianni Infantino është përballur me kundërshtime pas tentativës së tij të dështuar në korrik për të përfshirë investitorë privatë në një strukturë të re komerciale, e cila do të menaxhonte të drejtat e lidhura me garat e mëdha, përfshirë Kupën e Botës.

    Në atë kohë, UEFA kishte kërcënuar me bojkotimin e turneve të FIFA-s, por më vonë mori garanci se planet për shitjen e aksioneve në Kupën e Botës dhe garat e tjera madhore nuk do të riktheheshin.

    “Ne duam që futbolli të ndryshojë për të mirë. Duam një FIFA që i shërben futbollit dhe vepron në interes të të gjitha federatave anëtare”, shtoi Neuendorf.

    Përveç Diallos dhe Infantinos, në garën për presidencën e FIFA-s pritet të përfshihen edhe presidenti i nderit i Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, si dhe ish-mbrojtësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ramon Vega.

    Ndërkohë, përkrahjen për kandidaturën e Diallos e ka konfirmuar edhe Federata Holandeze e Futbollit, ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhen të ditura qëndrimet e federatave të tjera evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 19.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 35/10 [kV] Parku i Biznesit do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J11 Zona Industriale (kodi: 16023006) prej orës 10:00 deri në orën 15:30 Vendet: Biznes, te Parku i Biznesit Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – pastrimi i trasesë.

    Nga TS TS 110/10(20)kV Prishtina 2

    Në Daljen 10 kV J28 PR7 Dalja Nr.6 do të ndërprehet:

    TS 10/0.4 kV 19000077229-Pozhegu Brothers-Qemajl Pozhegu(1) nga ora 10:00 deri 16:00

    Vendet: 340.

    Muharrem Fejza

    Arsyeja: : Nderrimi i TR dhe panelit te TU sipas PEE dhe projektit te aprovuar

    Nga TS TS 220/10kV Drenasi do të ndërpritet: Dalja 10 kV Drenasi 3 me kod 16100003 nga ora 10:00 deri në 11:30 Vendet: Rr. Ismet e Bekim Elezi, Rr. Xhevat Demaku N1 K1, Drenas, Çikatovë e Re, Arben Bajraktari nr. 26, Adem Jashari, 812. Baincë Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal

    Nga TS TS 220/10kV Drenasi do të ndërpritet: Dalja 10 kV Drenas Qendra me kod 16100001 nga ora 11:30 deri në 13:00 Vendet: Rr. Rasim Kiqnina N1 K1, Rr. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Rr. Fehmi dhe Xhevë Lladrofci, Drenas, Dobrashevc, Berishë, Adem Jashari, Abri, 95. Rr. Bedri Shala, 812. Baincë, 703. Skënderbeu, 434. Fehmi Lladrovci Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal

    Punime nga pala e tretë

    Nga TS TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV J11 PR2 Dalja Nr.6 me Kod 11000077

    Dalja 10 kV J28 PR7 Dalja Nr.6 me Kod 19000077

    nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00

    Vendet: Ndue Përleshi Obj/4/3 B, Mati I Rruga C, Enver Maloku, Brahim Ademi Objekti -4, 411.Rr.Xheladin Hana, 342.Ndue Përlleshi p.n., 340.Muharrem Fejza tregtia-Hyr.X/24, 340.Muharrem Fejza TREGTIA-Hyr.5, 340.Muharrem Fejza, 34. Rr. Robert Doll Vita-II-Hyr.1/33, 30.Rr.Gazmend Zajmi p.n., 30.Rr.Gazmend Zajmi AFA9-Ob.1Hy1-Kat.2/4, 30.Rr.Gazmend Zajmi, 3. K. e Diellit II Objektet e  bardh. Lura prop.IV/42, 237.Rr.Abedin Rexha A1/1, 110. Rr. ENVER MALOKU Alko Group Ob/A2/L/1, Muharem fejza KI-A1, Astrit Rrushi, 410.Hasan Jashari, 347.Ukshin Kovaçica A1-K-1 Ll-C, 347.Ukshin Kovaçica, 340.Muharrem Fejza Relax-4-Hyr.I, 340.Muharrem Fejza Premtimi-I, 340.Muharrem Fejza hyr.1, 340.Muharrem Fejza Bl/urbanC10/1, 340.Muharrem Fejza B-C VIII/3, 340.Muharrem Fejza, 157. Rr. Rifat Berisha Pozhegu B.-B15/4, 120. L. e Spitalit

    Arsyeja: : Nderrimi i TR dhe panelit te TU sipas PEE dhe projektit te aprovuar

    Nga TS TS 110/10(20)kV Prishtina 2

    Në Daljen 10 kV J28 PR7 Dalja Nr.6 do të ndërprehet:

    TS 10/0.4 kV 19000077233-“POZHEGU BROTHERS”SH.P.K.Qemajl Pozhegu(2)

    TS 10/0.4 kV 19000077179-Ibrahim Morina N.N.H.”MORINA”

    TS 10/0.4 kV 19000077234-Fidan Hasani”BTP HOLDING”SH.P.Knga ora 10:00 deri 16:00

    Vendet: 410.Hasan Jashari, 340.Muharrem Fejza, 340.Muharrem Fejza

    Arsyeja: : Nderrimi i TR dhe panelit te TU sipas PEE dhe projektit te aprovuar

    Pejë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 110/10 [kV] Klina do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] Gllareva (kodi: 52000009) nga ora 10:00 deri në orën 11:00 Vendet: Fshatrat: Cerovik, Dresnik, Gllarevë, një pjesë e Klinës, Qabiq, Rixhevë, Stapanicë dhe Zabergjë. Arsyeja: Shkyçja e konsumatorit.

    Punime nga pala e tretë

    Nga TS TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:Dalja 10 kV Barani me Kod 53000002nga ora 13:00 deri 16:00Vendet: Vranoc, Turjakë, Rashiq, Qallapek, Prapaqan, Papiq, Nepole, Llukë e  Eperme, Llugagji, Kryshec, Kotradiq, Kosuriq, Kamenicë, Isniq “Avdyl Osdautaj”, Isniq, Gllogjan, Dubovikë, Dubovik, Buqan, Broliq, Baran I Ulët, Baran I Epërm, BaranArsyeja: Realizimi i punimeve që përfshijnë vendosjen e konzollës në shtyllën ekzistuese të betonit, në pikën e kyçjes në rrjetin e tensionit të mesëm, si dhe punët e tjera përcjellëse për ndërtimin e linjës së re 10(20) kV deri te trafostacioni i ri me fuqi të instaluar Sn = 250 kVA.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS TS 110/35/10 kV Prizreni 1

    Në Daljen 10 kV J16 “5 Dëshmorët” do të ndërprehet:

    TS 10/0.4 kV 30000016001-TS Lagjia Arban te tranziti nga ora 10:00 deri 16:00

    Vendet: Beteja e Pashtrikut

    Arsyeja: Ndërrimi i ormanit TU te demtuar dhe kyqja e daljeve 0.4kV te reja sipas projektit

    NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 Nga dalja 10 [kV] J16 5 Dëshmorët do të ndërpritet: NS 10/0.4 [kV] TS Arbana, lagjja te Tranziti SHPK (kodi: 3000016001) nga ora 10:00 deri në orën 15:30

    Vendet: Rr. Fetah Sylejmani, rr. Çerqiz Topulli, rr. Flamuri i Arbërit, rr. Nuhi Rexhepi. Arsyeja: Ndërrimi i kthinave të TM.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:Dalja 10 kV J07 Stacioni Hekurudhor me Kod 73000004 nga ora 09:00 deri 15:00Vendet: Taraxhë, Shtruher, Shtitaricë, Rr.Drenices, Pantinë, Oshlan, Novolan, Liqej, Galicë, Dubovcë, Dolak, Bukosh, Bruznik, Beqiq, Balincë, Ashlan, Akrashticë

    Arsyeja: Realizimi i punimeve konform PEE & ZT me nr: 3897 te dates: 18.04.2026 dhe Leje_Hyrjes me numer: 17300 te dates: 29.10.2026

    Punime nga pala e tretë

    Nga TS TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:Dalja 10 kV J07 Stacioni Hekurudhor me Kod 73000004 nga ora 09:00 deri 15:00Vendet: Taraxhë, Shtruher, Shtitaricë, Rr.Drenices, Pantinë, Oshlan, Novolan, Liqej, Galicë, Dubovcë, Dolak, Bukosh, Bruznik, Beqiq, Balincë, Ashlan, Akrashticë

    Arsyeja: Realizimi i punimeve konform PEE & ZT me nr: 3897 te dates: 18.04.2026 dhe Leje_Hyrjes me numer: 17300 te dates: 29.10.2026.

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J20 Mulliri (kodi: 80080030) nga ora 10:30 deri në orën 14:00 Vendet: 5 konsumatorë komercialë në rrugën Nënë Tereza. Arsyeja: Eliminimi i shkarkimeve në kthinë H02.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J21 Dalja 5 (kodi: 80080013) nga ora 10:30 deri në orën 14:00 Vendet: Rrugët: 14 Qershori, Bajram Curri, Bujar Roka, Dah Polloshka (1 konsumator), Demush Taha, Dërgut Vokshi, Elton Zherka, Hasan Dashi, Ismail Qemali, Lekë Dukagjini (një pjesë), Luigj Gurakuqi, Mark Malota, Mihail Grameno, Mithat Frashëri, Nënë Tereza (një pjesë), Përmet Vula, Pjetër Bogdani (2 konsumatorë), Tivarit (2 konsumatorë), Sadik Pozhegu (2 konsumatorë), Shefki Shasivari, Shtjefën Gjeçovi (2 konsumatorë), Tahir Efendija (një pjesë). Arsyeja: Eliminimi i shkarkimeve në kthinë H02.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J22 Dalja 11 (kodi: 80080014) nga ora 10:30 deri në orën 14:00 Vendet: 5 konsumatorë komercialë në rrugën Sadik Pozhegu. Arsyeja: Eliminimi i shkarkimeve në kthinë H02.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J23 Jatex (kodi: 80080025) nga ora 10:30 deri në orën 14:00 Vendet: 1 konsumator komercial në rrugën Nënë Tereza. Arsyeja: Eliminimi i shkarkimeve në kthinë H02.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J25 IMN (kodi: 80080027) nga ora 10:30 deri në orën 14:00 Vendet: 1 konsumator komercial në rrugën Mithat Frashëri. Arsyeja: Eliminimi i shkarkimeve në kthinë H02.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J26 Kompresori-Medicina e Punës (kodi: 80080031) nga ora 10:30 deri në orën 14:00 Vendet: 8 konsumatorë komercialë në rrugën Nënë Tereza. Arsyeja: Eliminimi i shkarkimeve në kthinë H02.

    Nga TS TS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet: Dalja 10 kV Xërxa me kod 82081003 nga ora 09:30 deri në 10:00 Vendet: Xërxë Arsyeja: Shkyçja e konsumatorit për borxh.

    Nga TS TS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet: Dalja 10 kV Xërxa me kod 82081003 nga ora 09:30 deri në 10:00 Vendet: Xërxë Arsyeja: Shkyçja e konsumatorit për borxh.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] J10 Ponosheci (kodi: 80080053) nga ora 10:00 deri në orën 15:30 Vendet: Fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman, Smolicë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – pastrimi i trasesë.

    Punime nga pala e tretë

    Nga TS DS 10kV Gjakova II Në daljen 10 kV J11 Gjakova III me kod 81000116 do të ndërpritet: TS 10/0.4 kV 81000116374-Art-Konstruksion A. Dedaj nga ora 09:00 deri në 15:00 Vendet: Yjet e Erenikut, Skënderbeu, Skënderbeu, Migjeni, Martin Camaj, Is Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit energjetik dhe panelit të TU.

    Burimi: Insajderi

  • Ekstradohet nga Kosova në SHBA një shtetas i kërkuar për krime kibernetike

    Ekstradohet nga Kosova në SHBA një shtetas i kërkuar për krime kibernetike

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

    I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane, ndërsa pas realizimit të procedurave përkatëse, ai iu dorëzua zyrtarëve të Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së (U.S. Marshals) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti takohet me Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Kurti takohet me Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë me Serwerin pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë e ka cilësuar si kënaqësi takimin me profesorin Serwer, duke theksuar se vizitat e tij në Kosovë janë gjithmonë mundësi për të shkëmbyer mendime dhe këshilla të vlefshme.

    Kurti, po ashtu, e ka falënderuar Serwerin për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen katër persona në Mitrovicë të Veriut, sulmuan dy policë

    Arrestohen katër persona në Mitrovicë të Veriut, sulmuan dy policë

    Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 01:15, ku si pasojë e sulmit, dy policët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e  të dyshuarve janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive

  • Jakup Krasniqi vazhdon vizitën në familje, sot dita e dytë në Kosovë

    Jakup Krasniqi vazhdon vizitën në familje, sot dita e dytë në Kosovë

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, shkruan KosovaPress.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurt meets Serwer, discuss Special Act

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has held a meeting with former US senior diplomat Daniel Cerwer, with whom he has discussed recent political developments in Kosovo and beyond.

    Through a Facebook post, Kurti has announced that the meeting was held yesterday and was the first following the September 16th trial of Specialised Chambers in The Hague, as well as elections held in Serbia and the United States of America.

    Government head has said meetings with Professor Serwer are always welcome, but time often is not enough to discuss all issues and take his advice.

    The day we first met after the September 16th act of Specialised Chambers in The Hague and elections held in Serbia and the US. We talked about these events, as well as other important developments within and abroad. As always, Professor Serwer I thanked him for his continued contribution to the state and the people of Kosovo, Kurti wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti takon Serwer, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales

    Kurti takon Serwer, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales

    Kurti takon Serwer, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe më gjerë.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se takimi u mbajt dje dhe ishte i pari pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kreu i Qeverisë ka thënë se takimet me profesorin Serwer janë gjithmonë të mirëpritura, por koha shpesh nuk mjafton për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë këshillat e tij.

    “Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Si çdo herë, profesorin Serwer e falënderova për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Three protests today in Pristina: Workers, social services, and students with demands on institutions

    Three protests will be held in Pristina today, where child protection organisations, KEK workers and students will submit their demands.

    Three protests will be held in Pristina today, where child protection organisations, KEK workers and students will submit their demands.

    The first protest will begin at 10: 00 p.m., in the Square of Ibrahim Rugova, organised by the Coalition of NGOs for Child Protection ( KOMF), which represents 35 member organisations, and the Kosovo Women’s Network, with 108 member organisations.

    The organisations require increased budgets for social services, assessing that current budgetary divisions do not meet real sector needs.

    The request is addressed to 120 Kosovo Assembly deputies, of whom they are required to secure sufficient and sustainable financing for social services under the 2027 budget.

    The protest is meant to last until 11:00.

    Meanwhile, at 11:00, the New Union of Kosovo Energy Corporation Workers ( KEK will protest before the KEK Directorate, at the Toscan object in Pristina.

    Workers require growth and levels of wages, as well as pay of the 13th salary.

    According to the union, the protest aims to seek dignified treatment and fair appreciation for workers’ work and sacrifice.

    The union has also raised concerns about professional diseases, which according to it, some workers face, voicing doubts that they relate to working conditions.

    The third protest will be organised at 11:30, ahead of the University of Pristina Rectorate, by the Student Parliament.

    Students have warned protests after an email that, according to them, contains threats from the Pristina University Rector.

    The Student Parliament has singled out threats and pressures unacceptable, assessing that such actions violate student security, freedom of expression and the academic environment.

    Through the protest, students demand that Pristina University remain a safe space, where freedom of expression and democratic principles are respected.

    All three protests have been warned to take place within a 90-minute interval at various locations in the capital.

    Source Layer: Insander

  • Tri protesta sot në Prishtinë: Punëtorët, shërbimet sociale dhe studentët me kërkesa ndaj institucioneve

    Tri protesta sot në Prishtinë: Punëtorët, shërbimet sociale dhe studentët me kërkesa ndaj institucioneve

    Tri protesta sot në Prishtinë: Punëtorët, shërbimet sociale dhe studentët me kërkesa ndaj institucioneve

    Tri protesta do të mbahen sot në Prishtinë, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët do të paraqesin kërkesat e tyre.

    Tri protesta do të mbahen sot në Prishtinë, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët do të paraqesin kërkesat e tyre.

    Protesta e parë do të nisë në orën 10:00, në Sheshin “Ibrahim Rugova”, e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), që përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare.

    Organizatat kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale, duke vlerësuar se ndarjet aktuale buxhetore nuk i përmbushin nevojat reale të sektorit.

    Kërkesa u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga të cilët kërkohet të sigurojnë financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.

    Protesta është paraparë të zgjasë deri në orën 11:00.

    Ndërkohë, në orën 11:00, Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojë para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskan në Prishtinë.

    Punëtorët kërkojnë rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe pagesën e pagës së 13-të.

    Sipas sindikatës, protesta synon të kërkojë trajtim dinjitoz dhe vlerësim të drejtë për punën dhe sakrificën e punëtorëve.

    Sindikata ka ngritur shqetësime edhe për sëmundjet profesionale me të cilat, sipas saj, përballen disa punëtorë, duke shprehur dyshime se ato lidhen me kushtet e punës.

    Protesta e tretë do të organizohet në orën 11:30, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nga Parlamenti Studentor.

    Studentët kanë paralajmëruar protestë pas një emaili që, sipas tyre, përmban kërcënime nga rektori i Universitetit të Prishtinës.

    Parlamenti Studentor i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet dhe presionet, duke vlerësuar se veprime të tilla cenojnë sigurinë e studentëve, lirinë e shprehjes dhe mjedisin akademik.

    Përmes protestës, studentët kërkojnë që Universiteti i Prishtinës të mbetet një hapësirë e sigurt, ku respektohen liria e shprehjes dhe parimet demokratike.

    Të tri protestat janë paralajmëruar të zhvillohen brenda një intervali prej 90 minutash, në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

    Burimi: Insajderi