Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë me Serwerin pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.
Kreu i Qeverisë e ka cilësuar si kënaqësi takimin me profesorin Serwer, duke theksuar se vizitat e tij në Kosovë janë gjithmonë mundësi për të shkëmbyer mendime dhe këshilla të vlefshme.
Kurti, po ashtu, e ka falënderuar Serwerin për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Burimi: RTKLive
